Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Tortura malazeze mbi Shqiptarėt dhe Malėsinė Shqiptare ėshtė vepėr penale juridiko-ndėrkombėtare
Tortura malazeze mbi Shqiptarėt dhe Malėsinė Shqiptare ėshtė vepėr penale juridiko-ndėrkombėtare PDF Print E-mail
06 Nentor 2006

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 If a response is not made by Albania and international community, the Montenegrin aggressor never stops to oppress and tyrannize Albanians in Montenegro. However, Montenegro’s  authorities must be aware that their crimes and torture  against Albanian minority, according to the international law,  it is never too late to punish them.

Krahas vlerësimit pozitiv  se shekulli XX ishte shekull i progresit të njerëzimit në të gjitha poret e tij, megjithatë ai karakterizohej edhe nga  aspektet e errëta të tij që,  para së gjithash kanë të bëjnë me shkeljen dhe kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përmasa botërore. Në këtë kontekst, ndër të tjera ishte pa dyshim edhe ushtrimi sistematik i formave dhe i metodave të ndryshme të torturës, që ndikoi në dehumanizimin e marrëdhënieve politiko-shoqërore dhe të marrëdhënieve të tjera sociale dhe ekonomike të ekzistencës dhe të zhvillimit të njerëzimit.

Një regres i tillë shpuri në institucionalizimin e dhunës më të vrazhdë fizike e psikike, në krijimin e ligjeve dhe të institucioneve të rregullta antihumane, të destinuara për dënimin dhe asgjësimin efektiv të viktimave të torturës (kampet e përqëndrimit dhe qendrat speciale  hospitalizuese, që ishin në funksion të denoncimit të kundërshtarëve të sistemeve të ndryshme ideologjike  dhe politike, duke mos kursyer as moralin e as integritetin e tyre fizik dhe psikik në saje të diagnostifikimit të “gabuar” dhe të përshkrimit të “ terapisë përkatëse”, të detyrueshme për konsumimin e medikamenteve dhe të narkotikëve).
 
Duke  u tmerruar nga mënyrat dhe metodat e këtilla mizore, që janë në funksion të shthurjes dhe të zhdukjes së njeriut si qenie njerëzore, bashkësia ndërkombëtare (në veçanti, me të përfunduar Lufta e Dytë Botërore) erdhi në përfundim, që kësaj njolle të zezë të qytetërimit t’i pritet hovi, duke i dënuar ligjërisht të gjitha ato shtete dhe titullarë të tyre, që ushtrojnë diskriminim dhe torturë  mbi njerëzit e pafajashëm. Për këtë qëllim, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nxori një sërë konventash dhe rezolutash, të detyrueshme juridikisht për parandalimin  absolut të ushtrimit të torturës, duke nënvizuar se asnjë shtet dhe asnjë tiitullar i tij nuk  mund të lirohen nga përgjegjësia e kryerjes së torturës ndaj personave, pavarësisht se në çfarë kushtesh dhe rretnanash është kryer  ajo.
 
Nocioni përkufizues i torturës
 
Torturë do të thotë “dhunë  e rëndë trupore a mundim me mjete e mënyra të ndryshme, që i bëhet dikujt për ta detyruar të flasë, të tregojë të fshehtat, të nënshtrohet, të zbulojë fajin dhe bashkëfajtorët etj.; rrahjet, lënia pa ngrënë, pa ujë e pa gjumë, ngacmimi i plagëve etj., që përdoren për këto qëllime.”(Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, “Rilindja”, Prishtinë, 1981, f.2009).
 
Ndërkaq, sipas normës juridike ndërkombëtare, nocioni i torturës është përkufizuar në kuptim edhe më të gjerë :” torturë do të thotë çdo veprim që i bëhet një personi, me qëllim që t’i shkaktohen dhimbje ose vuajtje të rënda fizike ose mendore për ta detyruar atë ose ndonjë person  të tretë që të  japë informacione ose pohime për ta dënuar veprën, të cilën ai ose ndonjë person i tretë e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, ose me qëllim që të frikësohet ose detyrihet ai ose ndonjë person i tretë, ose për ndonjë arsye tjetër, të bazuar në diskriminimin e cilitdo lloji, kur dhimbjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen nga një person zyrtar ose nga një person i tertë sipas detyrës zyrtare ose me nxitjen a pëlqimin e tij. Ky nocion nuk përfshin vuajtjet dhe dhimbjet që rezultojnë vetëm nga sanksionet ligjore, që u përkasin ose janë shkaktuar prej tyre.” (Neni 1, pika 1  e Konventës kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese, sanksionuar në Rezolutën Nr.39/46.10.12.1984, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara(hyrë në fuqi më 27.06.1987).
 
Që në fillim duhet të nënvizojmë faktin se pavarësimi i Malit të Zi nga Serbia  për shqiptarët nuk solli asgjë të re dhe të dobishme, përpos reprizës së ushtrimit të dhunës, të terrorit dhe të torturës shekullore (1878-2006) si “shpërblim” për  votën e mbështetjes së tyre që Mali i Zi të “shkurorëzohej” nga Serbia(Maj, 2006).  Këtë të vërtetë të hidhur e provoi edhe aksioni i organizuar qeveritar i Podgoricës, i quajtur “fluturimi i shqiponjës”, me ç’rast më 9 shtator 2006, arrestoi dhe burgosi  14 shqiptarë, ku tre prej tyre me shtetësi amerikane: Rrok Dedvukaj, Kol Dedvukaj dhe Sokol Ivanaj, të cilët pa  të drejtë, qe dy muaj rresht mbahen dhe torturohen në burgun hetues nga organet policore malazeze.
 
Se çfarë formash të “metodologjisë” së ushtrimit të torturës fizike dhe psikike kanë ushtruar  policia me maska malazeze  ndaj Rrok Dedvukajt, Kol Dedvukajt dhe Sokol Ivanajt dhe 11 shqiptarëve të tjerë, dëshmon edhe  deklarata origjinale e tyre e dhënë Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane më 18.10.2006: “ Ata janë marrë nga shtretërit e tyre në orët e hershme të 9 shtatorit nga ekipet e policisë “SWAT” të pajisura me maska të plota në fytyrë dhe të armatosur me armë automatike. Policia ka traumatizuar ata dhe familjet e tyre, duke ua drejtuar pushkët në fytyrë, duke i poshtëruar e duke i kërcënuar dhe duke i rrahur e shqelmuar pa pushim. Veç kësaj ndaj tyre ka përdorur sharje dhe thirrje raciste, si, fjala vjen: Do t’u dërgojmë në Shqipëri, do t’u vrasim që të gjithëve se ky vend është yni”.(Burimi:LQSHA,18.10.2006).
 
Kjo formë brutale e torturës së policisë së shtetit “demokratik” malazias ndaj 14  shqiptarëve të arrestuar dhe të burgosur, serbët dhe malazezët barbarë e patën ushtruar mbi shqiptarët në Kosovë (1989-1999), me qëllim që shqiptarëve t’ua “mbyllnin gojën” para botës në mënyrë që t’i detyronin për të hequr dorë nga kërkesa  legjitime dhe e drejtë e realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës. Mirëpo, në fund, kjo politikë strategjike antishqiptare, serbomëdhenjve çetniko-fashistë gjenocidalë të Beogradit dhe të Podgoricës iu doli “dradhë me bisht”, sepse si  shkak dhe pasojë e djegies dhe e pushtimit të Kosovës, si  dhe të mijëra viktimave të shkaktuara shqiptare, ata së bashku me Serbinë e tyre terroriste-kolonialiste (si rrjedhim i ndërkombëtarizimit të Kosovës) e humbën përfundimisht Kosovën-koloninë e tyre 100-vjeçare.
 
Gjithashtu, edhe malazezët dhe Mali i Zi nëse vazhdojnë me ndjekjen  dhe me aplikimin e  politikës agresive, pushtuese dhe gjenocidale të regjimit të Slobodan Milosheviqit, që t’i shtypin shqiptarët e Malësisë, për shkak se ata janë duke kërkuar të drejtat dhe liritë elementare të ekzistencës së tyre si minoritet në Mal të Zi, atëherë s’ka dilemë se, edhe   Mali i Zi do të përjetojë të njëjtin fat politik të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, do të humbas Malësinë shqiptare, të kolonizuar dhe të  aneksuar (me gjenocid dhe me ndihmën e fuqive të mëdha të Evropës, 1878; 1912-1913).
 
Koherenca e barbarizmit mesjetar serbomalazez ndaj shqiptarëve të Malësisë së Madhe
 
Shembulli drastik i ushtrimit të torturës të shtetit policor të Malit të Zi  ndaj shqiptarëve të Malësisë, si dhe ndaj tre shtetasve amerikanë (Rrok e Kol Dedvukaj dhe Sokol Ivanaj, të cilët së bashku me 11 bashkëkombas të tyre janë ofenduar, janë rrahur dhe tortuar deri në alivanosje) përveç “kopjes origjinale” të praktikës 100-vjeçare të terrorit dhe të gjenocidit të institucionalizuar serbo-malazez, karakterizohet edhe nga format e tjera të egra dhe antihumane të torturës mesjetare të periudhës së “ikuiziocionit të shenjtë”, që u përket shekujve XIII,XV,XVI, si dhe në kohën e re të socializmit-komunizmit (1945-1990) të Evropës Lindore. Vërtet, edhe pse në kohë, në rrethana dhe në rende të ndryshme historiko-politike dhe civilizuese  të bashkësisë njerëzore, emërues i përbashkët i torturës ishte  përndjekja, arrestimi, burgosja dhe likuidimi i njerëzve dhe i lëvizjeve me ide dhe me  programe përparimtare në funksion të emancipimit dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm të njerëzimit.
 
Fatkeqësisht, një doktrinë dhe praktikë të këtillë me përmbajtje të zezë dhe tiranike anticivilizuese për gllabrimin e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike, si dhe për shfarosjen institucionale dhe koherente të shqiptarëve në Ballkan janë duke e ndjekur dhe e praktikuar edhe Serbia, edhe Mali i Zi, edhe Greqia, edhe sot, në fillimshekullin XXI.
 
Ja, dhe kjo formë e ushtrimit të torturës policore malazeze ndaj Kolë Dedvukjat, dëshmon koherencën shekullore të ushtrimit të terrorit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve të pambrojtur: ”rrahja pa ndërprerje gjatë tërë kohës, shkurtimi i ujit ditë me radhë dhe konsfikimi i barnave mjekësore kundër tensionit të lartë të gjakut, që ai ishte i detyruar t’i mbante me vete rregullisht” (LQSHA, po aty,18.10.2006), pikësëpari është në kolizion flagrant me  dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, neni 55, sipas të cilit, të gjitha shtetet-anëtare të OKB-së, duhet të respektojnë dhe të avancojnë parimin universal të drejtave dhe lirive të njeriut. Mbi këtë bazë parimore juridike ndërkombëtare, OKB-ja ka miratuar një serë rezolutash dhe konventash ndërkombëtare sipas të cilave rreptësisht dhe absolutisht ndalohet ushtrimi i torturës dhe i të gjitha formave dhe mjeteve të saj johumane. (Shih: Deklaratën  për  mbrojtjen e të gjithë personave nga nënshtrimi i torturës dhe i instrumenteve të saj antiligjore, sanksionuar në Rezolutën nr.3452(XXX), 1975, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara).
 
Pra, duke  u nisur nga fakti se tortura është akt barbar i shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, gjë që, si e tillë ndalohet rreptësisht me ligjet e brendshme të shtetit dhe me të drejtën ndërkombëtare, ndaj,edhe qeveria e malit të Zi e ka për detyrë, që t’i pezullojë nga politika dhe praktika e saj, të të gjitha mjetet dhe format e ushtrimit të torturës dhe të terrorit, që është duke i zhvilluar mbi shqiptarët e pafajshëm të Malësisë shqiptare, si dhe t’i lirojë menjëherë nga burgu ndëshkues dhe i torturës   14 shqiptarët e arrestuar më 9 shtator 2006, për shkak të veprimtarisë së tyre politike kombëtare.
 
Për t’u realizuar lirimi i plotë i këtyre shqiptarëve të  burgosur dhe të torturuar nga “gestapoja” fashiste  serbo-çetnike malazeze, Qeevria e Malit të Zi, juridikisht është e detyrueshme, që t’i respektojë, edhe këto rezoluta dhe konventa ndërkombëtare: (i) Deklarata universale e të drjetave të njeriut e vitit 1948 (prembula): “...është e nevojshme që të drejtat e nevojshme  të njeriut të mbrohen me dispozitat juridike të shtetit, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes”. Gjithashtu, ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drjetave dhe të lirive themelore të njeriut, është edhe Neni 5 i kësaj Deklarate, ku thuhet: “Kurrkush nuk guxon t’i nënshtrohet dhunës ose aktit të dënimit brutal, johuman ose poshtërues”; (ii) Gjithashtu, edhe sipas nenit 7 të  Paktit ndërkombëtar për drejtat qytetare e politike, parashikohet ndalimi i formave dhe të mjeteve të tjera të tortuës;  (iii) Deklarata e sanksionuar në Rezolutëna e theksuar nr.3452(XXX),1975: “ Çdo akt i torturës ose çdo formë tjetër brutale, johumane, poshtëruese ose ndëshkuese nënkupton cenimin e dinjitetit njerëzor dhe, duhet të dënohet si mohim i qëllimeve të proklamuara të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, si shkelje e të drejtave dhe lirive themelore, të shpallura në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut”.
 
Asnjë organ, as institucion shtetëror i Malit të Zi nuk ka të drejtë të ushtrojë përndjekje, arrestime, persekutime, burgosje, torturë dhe terror ndaj asnjë personi(jo vetëm shqiptar) që kërkon realizimin e të drejtave dhe lirive të tij,  sepse këto  akte të shëmtuara antihumane dhe antinjerëzore të botës së qytetëruar janë të ndaluara dhe të dënueshme sipas normave dhe rregullave të së drejtës  ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar përbëjnë krim, përkatësisht vepër penale, e cila sanksionohet rreptësisht  sipas Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
 
“Çdo njeri ka të drejtë në respektimin dhe në mbrojtjen e integritetit të tij fizik dhe mendor. Askush nuk guxon t’iu nënshtrohet vuajtjeve dhe dënimit johuman dhe poshtërues”, sepse këto forma të  ushtrimit të torturës janë të ndaluara, edhe me Kartën mbi të drejtat themelore në BE (Kreu I, nenet 3 dhe 4), të miratuar në Nicë, më 17.12.2000).
 
Gjithashtu, sipas dispoziatave të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, neni 3, thuhet se “Askush nuk guxon t’i nënshtrohet torturës, as dënimeve e  trajtimeve çnjerëzore dhe degraduese”(Konventa pët mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe  lirive themelore, Romë,4.11.1950/hyrë në fuqi, më 3.09.1953; Konventa evropian për parandalimin e torturës, të dënimeve dhe të trajtimeve çnjerëzore dhe degraduese, Strasbug, 26.11.1987/hyrë në fuqi më 1 shkurt 1989, paragrafët 3 dhe 4).
 
Të gjitha konventat, deklaratat dhe rezolutat e theksuara lidhur me torturën, Mali i Zi i ka shkelur paprecedencë, me rastin e arrestimit, të burgosjes dhe të keqtrajtimit  anihuman, antiligjor dhe antidemokratik të 14  shqiptarëve të Malësisë së madhe. Kushtu që, një veprim i këtillë brutal, çnjerëzor dhe antishqiptar i qeverisë së Malit të Zi, pa dyshim përbën krim ndërkombëtar, ndaj, tanimë,  edhe është  bërë objekt shqyrtimi i institucioneve ndërkombëtare (qeveritare dhe joqeveritare) për ndëshkimin e tij të ligjshëm dhe me procedurë të shkurtër, pikësëpari nga OKB-ja,  BE-ja, OSBE-ja, SHBA-ja etj.
 
Në këtë vështrim, ashtu si kanë reaguar me kohë dhe, në mënyrë civilizuese dhe paqësore, duhet të veprojmë unanimisht, edhe të gjitha subjektet politike dhe jopolitike të Malësisë së madhe në Mal të Zi, në Tiranë, në Shkup, në Prishtinë e në diasporë, duke kërkuar që sa më parë të lirohen nga burgu hetues i torturës dhe i terrorizmit të organizuar shtetëror të Malit të Zi, Rrok Dedvukaj, Kolë Devukaj, Sokol Ivanaj (që të tre shtetas amerikanë), si dhe 11 të bashkëburgosur të tjerë shqiptarë.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-11-14 11:42:49
kjo pra vllezer shqiptare e mban shqiptaret ne shqiperi dhe vendet fqinje te neperkembur ,nuk jane malazezet me te forte se ne as grekt apo sllavet e maqedonise ,por kemi nje kryeministe qe 16 vite e neperkem popullin shqiptar per interesat e sllavo greke se nuk u intereson ktyre te fundit qe shqiperia te jete e forte edhe e stabilizuar ,shih kaosin e 97 emigrantet shqiptare qe bjen preh e policise e ushtrise greke perfshi ktu edhe mua kur kam ikur ne greqi ,ne na trajtojne sikur skllevrit para 200 vitesh dhune psiqike dhe fizike ,se po te kishim nje qeveri qe tju kerkoj llogari shteteve fqinje per cdo gje qe u ndodh qytetarve shqiptare do te ishte ndryshe ,por kjo sndodh ne te gjithe shqiptaret e dime qe greku per ne shqiptaret ngel grek he serbi ngelet serb dhe ne duhet te tregojme 3 here me shume kujdes me kta rraca ,se historia thote keshtu .mark milot kurbini, ny usa


International
English
Faqe interaktive