Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow "Poli i Lirisë" fton PBK ne koalicion
"Poli i Lirisë" fton PBK ne koalicion PDF Print E-mail
04 Shkurt 2009

"Poli i Lirisë", grupimi më i ri i të djathtës, fton PBK dhe PDI në koalicion zgjedhor. Ky koalicion përbëhet aktualisht nga LZHK (drejtur nga Dashamir Shehi), PLD (Partia për Ligj dhe Drejtësi e drejtuar nga Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli) dhe PDK (e drejtuar nga Nard Ndoka).
"Poli i Lirisë" synon të paraqitet si një alternativë tjetër e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Gilman Bakalli i PLD thekson se ky pol synon të perfaqesojë vlerat e vërteta të së djathtës që janë harruar nga mazhoranca aktuale.
“Në fund të ketë një grupim partish të djathta që të realizojnë ato aspirata te disa grupimeve që janë harruar”, pohon Bakalli.
"Poli i Lirisë" i ka bërë ftesë edhe PBK dhe z. Adriatik Alimadhi për bashkëpunim në këtë koalicion.


 

Kodi i ri zgjedhor, që ka hyrë në fuqi para disa javësh, e vështirëson shumë konkurrimin e partive të vogla dhe tenton krijimin e një sistemi bi-polar, duke përjashtuar nga pjesëmarrja në parlament çdo forcë tjetër. Kodi vendos një prag të lartë prej 3% për partitë e vogla ( PBK arriti në 1.68% në 2005, PBDK 0.56% ). Nga ana tjetër sipas kodit të ri, partitë e voga nuk mund t'i përdorin votat e mbledhura në nivel kombëtar për të nxjerrë deputetë. Mund ta bëjnë këtë vetëm  në nivel rajonal (rrethi).
Ky kod e detyron PBK të realizojë hapat e mëposhtëm nëse synon të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm:
1. të hyjë në zgjedhje në një koalicion të fuqishëm
2. të vendosë në lista kandidatë të aftë për të motivuar antarësinë e PBK madje edhe më gjerë

Megjithë vështirësitë që paraqet Kodi i ri Zgjedhor, Balli Kombëtar ka një potencial jo të vogël, i cili nëse arrihet të vihet në punë, mund të sjellë rezultat. Duke u bazuar në rezultatet e proceseve zgjedhore 2005/2007, zonat me prioritet që PBK mund të synojë  gjenden në Vlorë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Patos, Berat, Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Pukë etj.  

Është kryesia e PBK dhe z. Adriatik Alimadhi të cilët do të vendosin për koalicionin ku do të marrë pjesë PBK. Në zgjedhjet e viti 2005, PBK pati një marrëveshje bashkëpunimi me PD-në, e cila për fat të keq nuk u zbatua asnjëherë.

A.M

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-02-09 13:38:02
Mendimi tim eshte qe Balli perpara qe te hyje ne koalicion duhet ti zgjethe problemet ne vet kryesin e vet a ajo do te thote qe se pari Adriatiku te jape doreheqje qe Balli te behet me i fuqishem

Koment nga GUEST më 2009-02-11 01:36:39
I uroj kryetrit te ballit Kombetar qe ne dite kaq te veshtira qe po kalon aktualishte nacionalizmi shqiptar te bej zgjidhjen e duhur e te futet ne koalicion me forcat e djathta - Polin e Lirise dhe jo me ish-komunistet qe perfaqesojne PD.  
Doja ti thoja komentuesit te pare se kryesia e Ballit Kombetar nuk ka asnje problem, dhe z.Adriatik Alimadhi nuk ka pse te japi doreheqje, por te vazhdoje luften e drejte qe ai ka nisur dhe qe perfaqeson idealin e vertete te B.K, dhe jo te servilizmit ndaj komunisteve te PD, per nje karike te qelbur, qe me pas ta perdhosin dhe poshterojne gjakun e derdhur per liri te ish-gjyshllareve tane ne vitet 1939 - 1944, sic ka bere deri me tani komunistet felliqur dhe ish-sigurimsat qe jane aktualishte tek PD. 
Koment nga ADI - Lushnje

Koment nga GUEST më 2009-02-13 12:07:06
Dote doja me te VERTETEyertete qe Balli Kombetare te aspiroje te djathten shqipetare e cila i mungone me te vertete shqiperise,perpara se te zgjedhin koalicionin duhet te mendohen mire.

Koment nga GUEST më 2009-02-16 01:23:19
Jam i mendimit qe Balli duhet te futet ne koalicion me Polin pasi P.D vetem kur ka nevoje per vota i theret partite e vogla dhe pastaj u kthen krahet,sikur e provoi dhe vete Balli.Ne koalicionin Poli i Lirise eshte mundesia qe sejcila parti te mund te perfaqesohet ne bastionet e saj,dhe te mbeshtesin njera tjetren ne zonat e tjera,pasi jane aty ketu me elektorat.

Koment nga GUEST më 2009-02-27 00:20:02
Cfare ben "Balli Kombetar"qe vonohet per te hyre ne kualicion me "polin e lirise"???apo do te rri nen hije???mos valle vdiq ideali i Shqiperise???


International
English
Faqe interaktive