Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Zemërzana e Diasporës
Zemërzana e Diasporës PDF Print E-mail
24 Shkurt 2009
Nuk e dimë në e kemi ekzagjeruar me titullin e parashtruar, ngase diaspora ka zana të panumërta që e tejkalojnë bukurinë e Zonjës për të cilën shkruajmë, por e dimë se mërgata shqiptare ka nevojë për afrim, afirmim, bashkim dhe përkrahje. Mërgata jonë ka vlera të larta të humanizmit, nacionalizmit dhe internacionalizmit. Vitorja është njëra nga to. Ajo është Zonja që ka dhënë kontribut të pashoq për mërgatën shqiptare dhe shqiptarët me halle, madje edhe për Kosovën, për të cilën, Theodoraq Prifti, alias Pylo Ziba, do të shprehet në emër të Shpëtimit nga Tirana: “Po të doni të dini cilët janë kosovarët, urdhëroni e lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin  e Trojën.” Zemërzana e Diasporës del në dritë në emër të redaksisë së revistës Shqiptari, me përkrahjen e disa bashktadhetarëve tanë, duke patur për redaktor dhe autor të parathënies, Drita Brahon nga Berati, e mbesa e te Bilall Xhaferit, poete dhe publiciste.

Simbol i Humanizmit dhe Atdhedashurisë

Zemërzana e Diasporës është parathënia e një fragment/ thëniesh të panumërta për një Zonjë të respektuar të diasporës sonë. Një vëllim me një kapitull konsideratash të përzemërta në adresë të saj, me disa nga krijimet dhe kujtimet e saj, si dhe me një titull të bukur, ndoshta nga me titujt më të bukur që defillojnë në spektrin e literaturës shqiptare: Zemërzana e Diasporës. Sa i përket famës, Vitorja është e famshme në fushë të humanizmit dhe atdhedashurisë. Edhepse sistemi ia cenzuroi të drejtën për të frekuentuar bangat e Universitetit, ajo din të qëndisë vlera letrare që të joshin ti lexosh me admirim, kujtime, tregime dhe poezi. Poezi ku dëgjohen pëshpëritjet e truallit shqiptar, siç kemi thënë kohë më parë për vlerat lirike të Sali Bashotës, apo siç do të themi nesër për frymëzimet e Alma Papamihalit, e cila, njësoj si Vitorja, din ta pasurojë universin me vlera të reja që ushqehen me gjuhën e dashurisë. Dy zemërzana të diasporës, njëra në Itali e tjetra në Gjermani, dinë të krijojnë perla poetike të përzjera me elemente të realitetit dhe imagjinatës.

Vitorja e Kostaq Stefës dhe Zemra Shqiptare e Gëzim Markut janë energjia shqiptare që e kallin energjinë. Vitorja me një numër i panumërt ëndërrimtarësh në diasporë dinë ta duan gjuhën shqipe dhe dinë të digjen për Shqipërinë. Në faqet e fundit, para ciklit me poezi, jepet një varg mesazhesh kushtuar kësaj gruaje humane me vlera të veçanta, e cila u gjend si nënë për emigrantë të panumërt në brigjet e shpresave të humbura. Jo më kot, dikush ka thënë për të, shkurt e shqip: “Ky është një përkushtim imi poetik i thjeshtë, në shenjë respekti e nderimi me rastin e dekorimit të saj nga Presidenti i Shqipërisë. Mendoj që njerëzit me shpirt të mirë, human e të dashur, luftëtarë për çështjen atdhetare, ashtu siç i nderon koha vetë, si dhe kreu i shtetit tonë, le t’i nderojmë dhe t’i respektojmë edhe ne me mundësitë që kemi!”  

Zëna diasporei albaneze

Zanës i thonë Zanë edhe në gjuhën rumune (Zâna), siç i thonë gëzimit bucurie, kuzhinës bukëtërie (bucătărie) dhe bukëpkeksit bukëtar (bucătar). Zemërzana e Diasporës fillon me një bibliografi të shkurtë që del edhe rumanisht (bibliografie scurtă), pas të cilës defilon parathënia me titull “Zemërzanë e dorëzonjë, në Shqipëri e Diasporë”, duke pasuar një sere konsiderata të përzemërta të bashkatdhetarëve tanë, me tituj si “Ajo është mirësia e Zotit që e ka bekuar” (Pjetër J. Pali), Emigrantët shqiptarë kanë nevojë për shembullin e saj (Dhimitër Xhoga), Jemi bij të zgjedhur të Zotit, pasardhës të denjë të ilirëve të lashtë (Alban Kraja), Në zërin e saj ndjej forcën e gruas shqiptare dhe gjallërinë që të inkurajon (Shpresa Ibrahimi), Yll i Diasporës Shqiptare në Botë  (Nazoralda Gjoshi), Ajo na këshilloi që këtë lidhje ta forcojmë në dobi të kombit dhe të identitetit tonë në emigracion (Alida Hysku), Shpirti i saj është një botë që mban në gji oqeane me dashuri të pakufishme (Agim Bacelli).
Pasojnë një varg artikujsh, përgëzimesh dhe telegramesh  me tituj si Bukuria e Beratit e mahnit botën, E nderuar me respektin e qytetit të lindjes, Për njerëzit që i shërbejnë Beratit, Kosovës dhe Shqipërisë, Mirsetëvini në shtëpinë ku zemra i hap portat e shpirtit, Zonja e shqiptarëve të cilën të gjithë e thërrasin Nënë, Kur punon për kombin edhe At/mëmëdheu të nderon, Nënë e shqiptarëve me shpirt e gjak të atdhedashurisë, Me trupin në Itali dhe shpirtin në Shqipëri,   Zë i ëmbël, shpirt i florinjtë, dashamirësi e përzemërt, të nënshkruara nga Kozeta Zylo, Xhovani Shyti, Namik Selmani, Engjëll Koliqi, Gafurr Adili, Riza Lahu, Merita Bajraktari McCormack, Federova Dauti, Dashamir Shehi, Armando Ruco, Fatmir Hoxha, Ylber Valteri, Iledin Pillati, Fran Bruka, Makfire Canolli, Engjëll Shehu Eleonora Gjoka Vlashi Fili, Qerim Shkreli, Luigj Shkodrani, Eleonora & Kosta Gjoka, Nelson Qirjaku, Kolec Traboini, Llemadeo etj. Librin e dinamizon edhe një album kujtimesh të paharruara.
Në vazhdim të kësaj vepre me 100 faqe pasojnë disa shkrime të Vitores me tituj si, Linda, Ëndrra, Flora dhe Kosova, Kujtime të paharruara nga fëmijëria, Mendime të shkëputura nga bota e mençurisë, Mesazhe urimi me rastin e ditëlindjes, Intervista të realizuara nga Albert Zholi, Muhamet Krasniqi, Shpëtim Zinxhiria dhe Xhovani Shyti, poezi dhe prozë poetike dedikuar Vitore Lekës, Poezi të Vitores në gjuhën shqipe dhe italiane, të shoqëruara nga reçensioni Poetesha që di ti zbusë plagët e shpirtit, si dhe nga një mini/album me Vitoren në prezencë të ambasadorit të Kosovës në Romë, të poetit Visar Zhiti dhe dashamirëve të saj të panumërt nga Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora shqiptare.

(Baki Ymeri)

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive