Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Sikur...?
Sikur...? PDF Print E-mail
10 Mars 2009
Astrit Lulushi

Asnjë komb në botë nuk dëshiron të duket më i vogël sesa është, por kjo vetëm kur mungojnë udhëheqës me ambicje për të kontrolluar një vend edhe nëse u duhet t’a copëtojnë e izolojnë atë.

Njerëz të tillë e quajnë veten shpëtimtarë. Ata vijnë duke menduar se njerëzit mezi i kanë pritur. Para tyre, u pëlqen të thonë, vendi ishte pa zot, duke përgatitur terrenin për një politikë të tokës së djegur.

Pasi shkatërrojnë gjithcka që gjejnë, ata ngrenë sarajet. Pastaj hedhin vështrimin për rreth dhe shpallin pronë të vetën, me njerëz e tokë, aq sa u sheh syri, vetëm aq, sepse më shumë nuk janë në gjendje t’a kontrollojnë. Ata nuk janë vetëm dritëshkurtër, por edhe mediokër.

Cfarë ndodh a cfarë ka përtej kësaj prone, ata nuk duan t’ia dijnë. Qëllimi i tyre është pushteti i plotë mbi një territor të rrethuar me mure e gardhe nga ku askush nuk lejohet të dalë. Sa më i vogël cifligu e numri i bujkrobërve brenda tij, aq më i gjatë e më i efektshëm kontrolli, por jo administrimi.

Për shqiptarët në Ballkan është thënë se ndjehen të tkurrur e të vegjël, se ata sot janë jobashkë, të pakët në numër e të ndarë në 4 shtete. Shpesh për këtë faji u hidhet të huajve. Dhe ky arsyetim ndoshta vlen vetëm kur shihet se udhëheqësit e marrin përsipër këtë detyrë për t'i shërbyer popullit, jo vetes.

Që në fillim të shekullit XX, ndërsa vendet fqinje i shtrinin pretendimet e tyre shumë larg kryeqyteteve të veta; mjaft prej udhëheqësve shqiptare të lëvizjes për pavaresi ishin gati të negocionin gjithcka përvec Vlorës, Tiranës, Durresit e Shkodrës, ku ata kishin pronat e tyre.

Kur rasti e solli gjatë luftës së dytë botërore, që Shqipëria, Kosova e Camëria të bëheshin bashkë, njerezit e kishin mendjen tek lufta vëllavrasëse dhe pak mendonin për integrim trojesh. Pas luftës, për hir të internacionalizmit, ata hoqën dorë, sic ishte rasti i pranimit heshturazi i zbrazjes së Camërisë apo rasti i Kosovës, kur komunistët e Shqipërisë nuk donin t’u rikujtonin jugosllavëve të zbatonin marrëveshjen e arritur gjatë luftës.

Kjo mund të ketë qenë rezultat jo vetëm i një qendrimi gjunjëzues a idealist i komunistëve shqiptarë, por edhe pasqyrim i mendësisë së feudalëve të rinj. Sepse sic e treguan zhvillimet e mëpasme, komunistët donin një vend plotësisht të mbyllur me një numër sa më të vogël njerëzish; sa më i vogël e i mbyllur cifligu, aq më i sigurt e nën kontroll.

Kjo ndodhi gjatë viteve 1944 – 1990, kur Shqipëria u udhëhoq nga njerëz dritëshkurtër. Kushdo që i ka përjetuar ato vite, si brenda e jashtë Shqipërisë, sot nuk ka si të mos pyesë jo vetëm - sa ndryshe do të kishte qënë historia, por edhe sa fatkeqësi do të ishin shmangur, sikur…..?

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-03-14 21:19:11
mesuesja ditë e gëzuar ditë urimi per mesusen ditë gezimi mesuesen time unë e nderoj nje buqet lule do t'ia dhuroj i'a dhuroj me njëdëshir qoft e gezuar me kosoven e lirë


International
English
Faqe interaktive