Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow U promovua libri i autorit Tome Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe"
U promovua libri i autorit Tome Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe" PDF Print E-mail
26 Mars 2009
BEQIR SINA, New York

HARTSDALE - NEW YORK : Me 15 Mars 2009, ne Nju Jork - Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" perkujtoj themeluesin e kishes se pare katolike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Dr. Monsinjor Zef Oroshin. Me rastin e 20-vjetorit te vdekjes se tij - u mbajte edhe;  mesha per shpirtin e Mons. Zef Oroshit . Ne meshen per shpirtin e Mons. Zef Oroshit, moren pjese rreth 1500 vete. Per te marre pjese ne kete ceremoni erdhi edhe Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishes Katolike Shqiptare "Shen Pali " ne Detroit - Miçigan.  I cili kreu meshën, si dhe leshoi mendimin per ngritjen në oborrin e kishës të një shtatore të Dr. Monsinjor Zef Oroshit, si themelues i kishës Zoja e Shkodrës, në Amerikë
Promovimi i librit "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe"   Per te perkujtuar vepren e ketij kolosi, u zhvillua ne Qendren "Nena Tereze", prane  Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres, dhe nje aktivitet, ku u fole per jeten dhe vepren e Mons. Zef Oroshit, me referues kryesore  z. Tonin Mirakaj. I cili, mabjti kumtesen me titull "Jeta dhe veprimtaria e Mons. Zef Oroshit ne komunitetin shqiptaro-amerikan"

 


 
   Aktiviteti vazhdoj me pase i shoqeruar me promovimin e librit me titull : "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe ePromovimi i librit atdhe" . te publicistit, kritikut letrar, shkrimtarit te pese librave, autorit Tome Mrijaj, Sekretar i Pergjithshem i "Lidhjes se Trete te Prizrenit".


    Promovimin e librit  "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe", e pershendeti, famullitari i Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", Dom Pjeter Popaj, dhe kryetari i Keshillit te Kishes, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistes periodike "Jeta e Katolike", si dhe bashkepunetori i ngushte i Mons. Zef Oroshit, dhe njeherit edhe ish- Kryetar i Keshillit te Kishes aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj, dhe kengetari Vesel Marku.

   Ceremonia e promovimit te librit "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe", eshte nje jeteshkrim unikal, nje liber voluminoz me 400 faqe - i shkrimtarit  Tome Mrijaj, u zhvillua me pjesemarrjen e me shume se 500 vetave.  Ajo u mbajte ne Bibloteken, e Qendres Kulturore "Nena Tereze", te Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres". Ne kete promovim moren pjese, lider te komunitetit, studente, personalitete te njohura nga trojet etnike shqiptare, qe jetojne SHBA-es. Dhe kjo nuk eshte aspak diçka e rastesishme.Si per pjesmarrjen kaq masive por edhe per vendin e vyer, ku u zhvilliua aktiviteti.

   Gje qe duket edhe ne mesazhet qe libri i T. Mrijajt percjell, tek lexuesi i tij. I mbushur i teri me jeteshkrimet, leterkembimet me te gjithe komunitetin shqiptare, qe beri Mnos. Zef Oroshi, me njerezit  pa dallim feje dhe krahine. Gje, e cila, e ka bere klerikun, per te cilin ai ia kushton kete jeteshkrim, ai te nderohet dhe respektohet nga te gjithe, si dje kur ishte gjalle dhe sot ne kete tubim perkujtimor, 20 vjet pas vdekjes.

   Dhe, pikerisht ne kete kishe(ne Nju Jork - Kishen Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres"), kur Monsinjor Zef Oroshi, kur ishte ende gjalle, e pate  themeluar  kishen e pare katolike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,. Treguesi bibliografik, autori  librit, z T. Mrijaj, ka perfshire ne vetvete doreshkrimet e shenimet e mbledhuara te gjithe e jetes, se Mons. Zef Oroshit, qe nuk jane botuar me pare, edhe ne kohera te ndryshme ne libra te veçante ose ne shtypin periodik, si dhe letersine shqipe dhe ate shqipfolese, e te huaj, kushtuar jetes dhe krijimtarise se Mons. Zef Oroshit.

    Tani me kete liber mjaft te pasur bibliografik, çdo njeri qe e lexon mund te njihet deri ne detaje te pa ditura dhe te pa degjuara ndonjehere. Dhe, ne nje kohe tjeter, ndoshta vete z Tome Mrijaj ose ndonje shkrimtar tjeter, mund te shkruaj edhe liber tjeter bibliografik, qe te pasurohet edhe me shume me veprat e panjohura deri me tani te Dr. Monsinjor Zef Oroshin.

 
  " Te nderuar meshtare, zonja e zoteri,! tha ne fillim te kesaj ceremonie kryetari i Keshillit te Kishes, z Mark Shkreli, kryeredaktori i revistes periodike "Jeta e Katolike". Sot, u bene 20 vjet qe kur nderroi jete meshtari i nderuar, themeluesi i kishes se pare katolike shqiptare ne kontinentin e Amerikes dhe famullitari shumevjeçare i saj, Monsinjor Zef Oroshi." tha ai, duke falenderuar famullitarin e sotem, te perndershmin Dom Pjeter Popaj, bashkepuntoret e tij Dom Nikolin Pergjinin dhe Dom Viktor Dedajn, si dhe Keshillin e Kishes “Zoja e Shkodres”, per organizimin e ketij tubimi, jo se vetem kane nderuar monsinjorin, por edhe veteveten me kete gjest bujar dhe human" .

    Duke folur ne kete ceremoni z T. Mirakaj, tha se "Deshmohet me prova, se rreth 70 % te shtypit ne fjale e themelusesi i revisites "Jeta e Re", shkrimtari dhe perkthyesi Mons. Zef Oroshi, i pergatiste dhe i redaktonte vete. Teksa e rikujtonte Mons. Zef Oroshi, bashkepunetori i tij i ngushte dhe njeherit edhe ish- Kryetari i Keshillit te Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", aktivisti veteran z. Tonin Mirakaj, kujtoje se  “Monsinjori e merrte me vete makinen e shtypit, korrigjonte dhe redaktonte me shume kujdes shkrimet e tij dhe bashkepunetoreve te revistes”. Kjo vinte nga fakti, se Oroshi librat i kishte pasion dhe se Urdherat Katolike ne qytetin e lashte te Shkodres e kishin per tradite shtypin e lire, demokratik per te gjithe mendimtaret perparimtar shqiptare dhe te huaj te kohes."

 
Libri : "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe",

     Studuesi Azem Gjidija, ne kumtesen e tij "Nje veper qe meriton te lexohet"(Fakte dhe dokumente ne jeteshkrimin real: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi – Nje Jete e Shkrire per Fe e Atdhe”, te studiuesit e publicistit shqiptaro - amerikan Tome Mrijaj), u tha te pranishmeve : "Vepra e mireseardhur e zotit Tome Mrijaj “Nje Jete e Shkrire per Fe e Atdhe”, nuk e ka vendin per te zbukuruar vitrinat e librave ne shtepi, por ajo duhet lexuar nga dashamiret e fjales se shkruar pa dallim feje e krahine."

   Me kete rast, nuk mund te le pa permendur edhe kete titull te kujtimeve shkruar ne vepres voluminoze te zotit Tome Mrijaj: “Ikja e ardhja e nje engjelli”, thote z. Gjidija, permbajtja e te cilit me perket mua personalisht, me rastin e ndarjes ne menyre tragjike nga jeta te djalit tone, i cili, pesoi nje aksident komunikacioni kah fundi i shtatorit te vitit 1981. Ishte nje dhimbje e madhe per ne, dhembje te cilen e ndau me neve mbare komuniteti shqiptar i New York – ut me rrethina. Autori e pershkruan kete rast tragjik me nota te dhimbshme dhe me fryme realiste.

  Ketu ai tregoje se me rastin e vizitave ne Shtepine Mortore (Funeral Home), ne mesin e te cileve ishin edhe Imam Isa Hoxha dhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi, i cili, ne mesin e te pranishemve, ne mes te tjerave tha: “Kjo ka kene vullnesa e Zotit, por e ndjej thelle ne zemren time, se  Zoti do te gezoje se shpejti me nje djale!”


   Parandjenjen e Monsinjor Zef Oroshit, Zoti e beri realitet dhe me daten 30 janar 1982 lindi djali yne i dyte (Fatmiri), sot ne moshen 26 – vjeçare i diplomuar ne Pace University ne Manhattan NY.

 Me perulje dhe respekt nderoj pjesemarrjen e bashkevendasve tane pa dallim feje e krahine ne Shtepine Mortore, te cilet ndane dhembjen e madhe me neve. E sa i perket emrave te dy klerikeve te lartepermendur njeri mysliman e tjetri katolik, Zoti t’ua kete siguruar vendin e merituar ne amshim ne baze te punes me ndere e dinjitet qe bene ndaj Tij.


  A. Gjidija, perfundoje fjalen e tij duke thene Mbetem me shprese se ndoshta edhe dikush tjeter do t’a vazhdoi punen, te cilen fatmiresisht e ka filluar studiuesi Tome Mrijaj, apo edhe ai vete me nje veper tjeter, ne te cilen do te perfshiheshin perveç personaliteteve shqiptare me pergatitje akademike shkollore edhe ata te cileve fati i jetes, nuk ua beri te mundur qe te degjohet zeri i tyre, pa te cilen historia e hidhur e mergates shqiptare eshte nje kapitull i pashkruar dhe kesisoj historia jone gjithekombetare mbetet e manget.

 

  "Nxenesi i fundit i Kolegjes Saveriane" titullohej kumtesa e Klajd Kapinoves, (publicist e gazetar) me nentitullin … Presim si zogla veres ndoi shkrim T’uejin…”  Jeteshkrimi i Monsinjorit, theksoje Kapinova, eshte i shkrire ne menyre organike dhe ne harmoni te plote me bashkepunetoret e tij (nje pjese e mire te se ciles ende jetojne dhe deshmojne sot), dhe qe me kujdesin e nje hulumtuesi te vemendshem T.Mrijaj, na e ka dhene te gjalle klerikun dhe bashkeatdhetarin tone.

    Vepra e re, hapet me nje parathenie sinjifikative, vijoje Kapinova, hartuar me kulture nga studiuesi i mjedologjise Dr. Mentor Quku. Nuk eshte rastesi, qe autori Mrijaj, ka cekur ai, ka si lexues dhe kritik te pare te monografise, pikerisht studiuesin e apasionuar pas figures poliedrike te klerikut katolik, rilindasit produktiv, shkrimtarit, atdhetarit te flakte shume te mirenjohurin Dom Ndre Mjedja.

  Per Kapinoven, studiuesit bashkekohore: Quku dhe Mrijaj, kane te perbashkten, se plotesojne dhe begatojne shume mire figurat Mjedja – Oroshi, qe njeherit ishin bashkekohes. I pari ishte profesor i letersise ne Kolegjen Saveriane (Kolegji Papnor Shqiptar) ne Shkoder, duke i dhene mesim nxenesit shembullor te zgjuar Zef Oroshi (qe me vone do te behet Monsinjor); ndersa i dyti Oroshi, ishte nje nxenes shume i dashur i dishepullit te tij – Profesor Dom Ndre Mjedjes.

K. Kapinova, nenvizoje se jeteshkrimi ne fjale ka 395 faqe, te mbeshtetura teresisht ne dokumente arkivore, jetesore dhe foto, shumica e te cilave ekspozohen per here te pare. Midis shume te tjerave, deshmi historike origjinale eshte fotoja ku nje grup klerikesh katolike shqiptare, qe gjendeshin ne Kolegjin “De Propaganda Fide” ne Rome, ne vitin 1940 takohen me “Poetin Kombetar” At Gjergj Fishta.

  Keshtu hulumtuesi, permendi ne kumtese Kapinova, na ka dhene Dom Zefin nje njeri me shpirt e zemer te madhe shqiptari, permes historive te vendlindjes se tij ne Orosh te Mirdites, me vone ne Kosove, Itali dhe deri sa ai mberrin ne Token e Bekuar te Amerikes, qe behet Atdheu i Tij i Dyte.

     Ndersa u shpernda edhe recensioni me titull "Konsiderata rreth vellimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tome Mrijaj", shkruar nga shkrimtari e publicisti i njohur z Mergim Korça. "Figura madhore e nje apostulli te fese e te kombit"Refleksione rreth monografise: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Nje jete e shkrire per fe dhe atdhe”, te autorit Tome Mrijaj, shkruar nga Mikel Gojani gazetar i te perditshmes kombetare“Bota Sot” ne Kosove, Zvicer, Gjermani dhe Sh.B.A.

  "Shume jeteshkrime ne nje"  eshte shkrimi i Astrit Lulushit gazetarit ne radion "Zeri i Amerikes" (Voice of America) ne Washington D.C., per librin e z. Tom Mrijaj. Gjithashtu, Refleksione leximi me titull"Heroida dokumentare per Zef Oroshin" (Tome MRIJAJ: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, nje jete e shkrire per fe e atdhe – jeteshkrim”, New York, 2008) , ka paraqitur edhe studiesi Profesor Prend Buzhala, refleksion te cilin ai ka mbajtur  ne Simpoziumin VII “E Djathta Shqiptare ne Mbrojtje te Shqiperise Etnike” ne Ferizaj, Kosove ne muajin Korrik 2008 . "Homazh per Monsinjor Dr. Zef Oroshin", thekson ne nje recension tjeter z. Bep Kuqani, duke sugjeruar se edhe keshtu mund te titullohej libri i ri i Z. Tome Mrijaj kushtue Dr. Zef Oroshit, me rastin e pervjetorit te XX-te te ndrrimit te jetes.

Mesazh falenderimi

  Keshtu e kish titulluar fjalen e tij - autori i librit : "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe", publicisti, kritiku letrar, shkrimtari i pese librave,z. Tome Mrijaj, Sekretar i Pergjithshem i "Lidhjes se Trete te Prizrenit". "Sot pikerisht me 15 mars 1989, u nda nga grigja e tij udheheqesi yne shpirteror Mons. Dr. Zef Oroshi, i cili vendosi gurthemelin e pare te Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Keshillit te Mire”, ne Park Avenue, Bronx, New York" tha ai.

    Jemi te gjithe te bashkuar per te perkujtuar 20 - vjetorin e jetes, vepres dhe kalimit ne amshim te udheheqesit tone shpirteror Mons. Dr. Zef Oroshi, qe ishte nje meshtar i perkushtuar teresisht trinomit: Fe – Atdhe – Perparim, ka vijuar Mrijaj.

   Me kete perkujtim respekti, ne nderojme veten dhe i japim shembull te mire gjeneratave te reja, qe te vijojne te perkujtojne kontributin dhe sakrificat e shpeshta, qe kane bere personalitetet e ndritura te diaspores dhe ne veçanti ketu ne Amerike, duke qene gjithnje ne sherbim te komunitetit dhe çeshtjes shqiptare me forma dhe rruge te ndryshme gjate gjithe jetes se tyre.

  I tille ishte edhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi, jeten e te cilit me modesti u mundova t’a permbledh ne nje liber jeteshkrimor qe sot e keni ne duar. Libri qe sot ju keni ne dore dhe per te cilin punova 20 vjet, ka ne esence kujtimet e paharruara me Monsinjor Oroshin, qe i shkriva ne brendesi te tij. Ato jane nje pjese shume e vogel referimesh te mia, por me dokumente arkivore origjinale dhe literature shume te pasur, qe ne te ardhmen hulumtuesit e rinj, kane mundesi te shkruajne shume libra te tjere kushtuar ketij vizionari dhe misionari te palodhur te komunitetit tone ne Amerike.

   Ne fund s’me mbetet gje tjeter, vetem te falenderoj nga zemra te gjithe ata qe me ndihmuan ne realizimin e keitj libri, qe sot eshte bere pjese e bibliotekave ne shtepite tuaja ketu, ne Kosove, Shqiperi dhe shume shtete te Europes.

  Farefisi dhe te afermit e klerikut tone jane krenar dhe sot me kame thene qe t’u pershendes te gjitheve per respektin qe treguat serisht ndaj Mons. Oroshit, duke e perkujtuar dhe ndezur nje qiri mbi jeten dhe vepren e tij dje dhe sot, ka perfunduar autori i librit : "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe", autori ,z. Tome Mrijaj.
 
Tomë Mrijaj

Biografia ;
  Tomë Mrijaj, u lind në Zllakuqan të Komunës së Kilinës. Përfundon shkollën e mesme Normale (Pedagogjike) në Gjakovë, vijon studimet e larta me korrespondencë për Jurisprudencë në Universitetin e Prishtinës. Largohet nga Kosova dhe shkon si emigrant në Paris, ku qëndroi tre vjet. Më 1978, vendoset përfundimitsht në Neë York, ku martohet. Ai në të njëjtin vit rregjistrohet dhe përfundon në St. Johns University në Queens të NY studimet e larta. Më 1980, ka qenë kryetar i degës "VATRA" në Queens Neë York dhe antar i Kryesisë së Federatës Panshqiptare "Vatra" në Boston, për 12 vjet me radhë. Më 1982 në Kongresin e III-të, u zgjodh Sekretar i Përgjigjshëm i "Lidhjes së Prizrenit" në mërgim, detyrë që vijon ta mbajë sot.

Tomë Mrijaj
   Më 1997-1998, ishte Kryetar i Shoqatës Kulturore "Rozafat" pranë Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në NY dhe antar i Këshillit të Kishës. Më 2002, zgjidhet n/Kryetar i Shoqatës së Pajtimit Mbarëkombëtar "Nënë Tereza" dega Neë York.  Eshte antar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane ne shBA.  Ai është marrë qysh herët me publicistikë, duke shkruar poezi dhe portrete historike, si bashkëpunëtorë i disa gazetave dhe revistave në Kosovë, Shqipëri, ShBA. Gjithashtu ka shkruar parathënien e shumë librave jetëshkrimor. Ka në proces dhe disa libra të tjerë që më vonë do t'i botojë.
 
   Ka botuar deri me sot pese libra, kushtuar figurave te shquara kombetare, si " Dom Anton Kcira sherbestar i Zotit e i Atdheut" ( Shkoder, 2002)" ; "Lidhja e Prizremit 1962-2002, themeluesi e udheheqesi Ismet Berisha" ( New York, 2002), " Marie Shllaku, bije e Shkodres martire e Kosoves" ( New York, 2004)". "Ngjarje dhe portrete historike, jeteshkrime te figurave te shquara shqiptare", Prishtine, 2004, Dhe "Monsinjor Dr. Zef Oroshi, Nje jete e Shkrire per Fe E Atdhe ( New   2009)". Eshte njeri nder Organizatoret e shum simpoziumeve te mbajtura ne atdhe e diaspor:"E djathta Shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise Etnike".


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-25 16:27:00
Komenti është perfekt OK, por kam një nevoj në lidhje me një monografi të cilen jam duke e punuar dhe kam nevoj që të bie në kontakt me kët njeri të zotin dhe të penes Tomë Mrijaj nese keni mundësi të më ndihmoni me ndonji e-mail adres apo diçka të ngjajshem ju falenderon 
 
Suedi


International
English
Faqe interaktive