Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kulturë arrow Mentaliteti ideologjik
Mentaliteti ideologjik PDF Print E-mail
26 Mars 2009

Bekim Rexhepi

Ky mentalitet është i ngjashëm me parashikimin e neurozës, dhe për të shikuar me tej mentalitet i vetëdijshëm ideologjik, akoma nuk korrespondon me realitetin dhe bëhet pre e manipulimit qe të sjellin sa më shumë përfitime personale. Debatet e hershme dhe këto te fundit ne disa forume dhe opinione te tjera, kanë nxjerr kokën urithit, madje si një rrëfim ne vete. Vërtet rrëfimi na del i saktë, na tregon se manipulimi ka dorën e shkurtër, si ay përkufizimi ynë popullor me rrenën; - rrena i ka këmbët e shkurtra. Pra edhe manipulimi është si puna e urithit, kur ndjen qetësin absolute ay i pa frikshëm e nxjerrë broçkullën e vet mbi dhe. Kështu disi po ngjatë aktualisht.

 

Po e saktësoi se ky mentalitet ideologjik po jap era myku, dhe ç’është me rëndësi se nuk është interes i shumicës, por i një pakice qe orvatet te jetë solide, ndofta me çdo kusht deri ne përbaltjen e vlerave, për të cilat ka pasur një kosto të lartë kulturore e kombëtare.

Kanë, dhe do tu epja te drejtë anglosaksonëve, qe këtë mentalitet e përkufizojnë si (e quajnë –red.) çmendi morale.

Mentaliteti ideologjik qe fillon te myket, padyshim se ka nevojë për pastrim, mbase edhe urgjent nga bakteret më ndotëse, te cilat në shoqëri orvatën të lënë kancerin brenda. Këtë ofensivë kemi pasur mundësi ta vejmë në dukje madje edhe deri aty ku këto bakteret qelbin ambientin e shoqërisë, aty këtu ku munden dhe ku kanë mundësi.

Kam pasur një mendim rezervë dhe me herët se: duhet ofruar mundësin qe të bëhet një dialog i ndërsjellë, me ato organe qe përfaqësojnë mentalitetin ideologjik, çofshin këta përfaqësues legjitim dhe jo legjitim. Për të mos hyr ne hak me përfaqësuesit legjitim, ata më pak ose ne raste te izoluara ka provokuar ambientin e shumicës. e cila arsyeshëm po e ndjen vetveten indiferente nga ay kërcënim i mentaliteti ideologjik, qe sa vije e kundërmon.

Por, ç’është e vërteta, tani më nuk mund ti jap te drejtë vetvetes se duhet një dialog i ndërsjellë me zërat disonat, përfaqësues ilegal te këti mentalitetit ideologjik. Ata duhet te konvertohen në ligj, ndryshe ky ligj shtetëror duhet tu tërheq vërejtjen maksimale dhe ti linçoj nga frekuentimi i masës apo shoqërisë. Heshtja e shtetit, e ligjit ndaj këti mentaliteti padyshim se krijon premisa te volitshme dhe le vend për  pasojat të mundshme, sepse siç u kuptua edhe nga lartë: bakteret ideologjike, e frekuentojnë masën, e cila ne përshtypjet e para duket është e shkëputur nga trauma mentale.

Mentaliteti ideologjik siç mund të kuptojmë e cenon anatominë e njeriut të lirë. Disa ideologji përpiqen qe në praktikën e njeriut të lirë te mbajnë sa më shumë pushtet, duke e bërë këtë qenieje te jetë kufizuese, të jetë e nënshtruar sa më shumë brenda saj dhe përfaqësuesve eminent të saj.

Vetëm dhe njeriu i lirë është i predispozuar qe brenda arsyes së tij dhe kërkesave te tij, të mbaj qenien e tij sa ma të lirë, te arrijë qe mentalitetin e ideologjisë ( së fortë ) ta zbutë dhe ta modernizoj. Nga kjo tendencë fisnike e njeriut të lirë, e përpjekjeve të tij për tu zgjeruar mbi mentalitetin e ideologjisë, ne mund te kemi akoma më shumë popuj jo të izoluar apo mjedise jo të izoluara. Vetëm mentalitet ideologjike mund ta pengojnë njeriun te jetë i lirë dhe gjithashtu mjedisi i tij te jetë i izoluar. Siç kemi shembuj të shumtë, duket se edhe mentaliteti ideologjik i përngjet ati pedagogut te keq, që nuk do qe studentin e tij, ta aftësoj jashtë vetës së tij apo dhe ndikimit të tij, jashtë kulturës krijuese te tij, me qëllimin paraprakë qe ay te jetë kopja e vetës së tij. Me çfarë pedagogu do te mbetet gjithnjë objektivi i pa kapërcyeshëm. Njeriu i sotëm duhet ta le ideologjinë më anash që te mund te arrijë më shumë liri për vetën e tij dhe për mjedisin e tij.

Ne sot kemi ideologji te shumta te cilat nuk na e grabisin lirin dhe na izolojnë mjedisin me koncepte mentale e ideologjike. Sa më pak mentalitet ideologjik aq më shumë ka gjasa e shpresë për liri e mjedis të qetë e të lirë. Njeriu mental ideologjik sot është përfaqësuesi më i keq i shfaqur në shoqëri, sepse na e kërcënon direkt lirinë dhe mjedisin.

Liria është identike me mendjen, por sikur të mendojmë më shumë për jetën e mbijetesës së ideologjisë, atëherë do te thotë se ne mendojmë me pak për jetën e mbijetesës sonë të lirë, përkatësisht duke menduar për ideologjinë ne harrojmë te jetuarit tonë. Ky përcaktim për forcimin e ideologjisë nuk mund te jetë morali dhe vullneti i njeriut të lirë, sepse do te kishim krijesën e një kamikazi qe shkatërron vetveten për ti hapur jetë ideologjisë, e cila mbyllet pikërisht me akti i tij sublim për tu bërë viktimë e ideologjisë. Te tjerët mund te kenë, të mbartin pasojat e kamikazëve ideologjik, por, tek te tjerët nuk shkëputen gjasat dhe shpresat për tu bërë i liri dhe për të demonstruar vazhdimisht kundër mentalitetit ideologjik.

Morali i ideologjisë

Ç’moral ka ideologjia?. Morali i ideologjisë varet shumë nga bartësit e saj, pra, nga kjo do të thotë sa moral kanë bartësit, aq ka dhe ideologjia. A ka nevojë populli për moralin e ideologjisë?. Historiku i ideologjive na tregon një udhë te keqe moralizuese nga ideologjia. Nuk është thonë kot: më mirë është qe ideologjia ta mbaj për vete moralin se sa ta shesë ne tregun e masës. Masa ka nevojë që te ketë më shumë vlera te përgjithshme se sa përkufizime te tepruara ideologjike. Nëse ideologjia orvatet të na mësoi përmes disa bartësve te saj, mësimet e saja, nuk do të thotë qe ne, te jemi nxënësit e zellshëm te saj, sepse nga kjo zellshmëri ne prodhojmë kopjet identike te ati moralit ideologjik. Pra ideologjia më shumë, mund te shihet si konstrukt por edhe jo si domosdoshmëri imanente e metodës se te jetuarit. Jetesa sipas ideologjisë nuk na le moral jetesës dhe njeriut të lirë. Pra te jemi sa më shumë te lirë, qe te kemi me pak moral ideologjik.

Praktikat e organizimit

Duke e parë efikasitetin e funksionimit të shtetit dhe organizimin e mrekullueshëm të jetës shoqërore në vendet e ndryshme, e sidomos në ato perëndimore, s’ka pse të mos te joshin ato mënyra, ato sjelljes qe duhet të marrë vendi kur vendosin strukturat e tij, qe ky shtet të bëhet sa më funksional në vetvete. Gjithashtu edhe organizimi i jetës shoqërore te begatohet përmes strukturave përkatëse te saj, e cila nuk heziton qe te zhvilloj dialogun më qëllim qe ketë përparime dhe jo mbetjeje në intencë.

Ne kemi parë mungesa te mëdha edhe ne funksionimin e shtetit tonë, e edhe në organizimin e shoqërisë civile, që përbën konkurrencën ne vlerat e përgjithshme.

Praktikat e organizimit qe zhvillohen jashtë diologjikave mentale te një shoqërie e cila për sa kohë ngelet ne proceset e saja, e shtynë të kapërcej hendeqet më lehtë, që janë praktika te njëmendta civilizuese.

Mars 2009

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive