Faqe kryesore arrow Ã‡eshtja Kombetare arrow Pavarësia e Kosovës nuk varet nga veto-ja e Rusisë, por nga Amerika!
Pavarësia e Kosovës nuk varet nga veto-ja e Rusisë, por nga Amerika! PDF Print E-mail
20 Nentor 2006

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 Tanimë, si opinioni i bendshëm publik, ashtu edhe ai ndërkombëtar janë në dijeni se Martti Ahtisari ( i dërguari spcial ndërkombëtar i KS të Kombeve të Bashkuara) në marrëveshje me Grupin e Kontaktit dhe me aktorët e tjerë relevantë bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë debatin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm, pasi të jenë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 21 Janar 2007. Mirëpo, ky potez absurd dhe  i papranueshëm për interesin jetik të Kosovës shqiptare, nuk nënkupton edhe vënien e pikës pavarësisë së saj, pavarësisht nga “paralajmërimet kërcënuese” të diplomacisë proserbe të Moskës.

Një vendim i tillë i Martti Ahtisarit dhe “aminuesve” të tij evro-ndërkombëtarë, në asnjë mënyrë nuk është i bazueshëm dhe i justifikueshëm në aspektin e realizmit politik, as diplomatik, sepse nuk ka kurrfarë ndërlidhurie kauzale me zgjdhjet e ardhshme  parlamentare në Serbisë, as me kushtetutën e as me referendumin e bërë në Serbi në muajin tetor të vitit 2006, por është i bazuar vetëm në dështimin katastrofik të “shuttle diplomacy” të tij, përkatësisht të titullarit të tij të KS të KB, Kofi Annan.
 
Mirëpo, me gjithë pasojat e mundshme negative të tij, si rrjedhim i infiltirimit të diplomacisë ruse në favor të mbështetjes së politikës antishqiptare dhe antidemokratike të Serbisë, politika dhe diplomacia shqiptare, nuk duhet të heqin dorë nga opcioni i pavarësisë së plotë të Kosovës, pavarësisht nga llogaritë strategjike dhe taktike të koalicionit të madh serbo-rus dhe evro-ndërkombëtar, që pavarësia e Kosovës të pezullohet nga “itinerari” i ardhshëm i negociatave ndërkombëtare në relacionin Grupi i Kontaktit dhe Kombet e Bashkuara.
 
Nëse bashkësia ndërkombëtare do të përfillë kërkesat iracionale dhe të paqëndrueshme të Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, atëherë  jo vetëm se do të shtyhet dhe zvarritet  afati i zgjidhjes së tij, por  do të vihet në pikëpyetje edhe  esenca e përmbajtjes së tij, që juridikisht dhe politikisht nënkupton kontestimin  e pavarësisë së Kosovës. Në këtë rast, do të vinte në shprehje mohimi i së drejtës legjitime  historike dhe juridike ndërkombëtare të shqiptarëve mbi Kosovën shqiptare. Pa dyshim se, një ndërlikim i këtillë i zgjidhjes së statusti të Kosovës, do të zhbalanconte edhe ekulibrin ekzistues të marrëdhënieve të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë, e cila qëmoti (mbi bazën e tradicionales historike sllave) është deklaruar si mbrojtëse lojale e interesit kolonial të Serbisë mbi Kosovën.
 
Një përzierje e tillë e Rusisë në  çështjen e Kosovës, do të  shkaktojë  kundërti dhe disonanca kontradiktore  negative si ndërmjet anëtarëve të Grupit të Kontaktit, të Bashkimit Evropian(BE), ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bahkuara, ku në rast se Kosovës do t’i njihet pavarësia, atëherë një vendim të tillë do ta kundërshtonte Rusia, duke përdorur të drjetën e “veto-s” së saj si anëtare e përherhshme e KS të Kombeve të Bashkuara.
 
Edhe pse Serbia i ka mbështetur të gjitha shpresat e saj të fantazisë gjeopolitike në Rusinë “mëmë”, se me veto-n e saj në KS të Kombeve të Bashkuara,  do t’ia arrijë që të neutralizojë pavarësimin e Kosovës nga sundimi i saj  i derisotëm kolonial, me gjithatë  llogaria e politikës dhe e diplomacisë së këtillë të Beogradit, që tani mund të cilësohet  si e gabuar dhe iluzore, sepse  edhe  nëse Rusia, do  të votojë kundër kundër Kosovës në kuadrin e KS të Kombeve të Bashkuara, kjo, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se  Rusia dhe Serbia, do të kenë kapacitetin e nevojshëm politik dhe diplomatik, që ta “ngrijnë” procesin e pavarësisë së Kosovës në favor të  Serbisë kolonialiste, përkatësisht në favor të ruajtjes së mëtejme të sferës së influencës së Rusisë në Ballkan.
 
Me të drejtë shtrohet pyetja e pashmnagshme dhe racionale se çfarë  do të ndodhë më pas me fatin e Kosovës, nëse “veto-ja” e Rusisë do ta bllokonte njohjen e pavarësisë së Kosoovës nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara?
 
-Me gjithë përpjekjet e fundit të politikës propagandistike dhe të diplomacisë kolonialiste të Serbisë, që negociatat e ardhshme për zgjidhjen  e  statusit të Kosovës, të bëhen qëllim në vetëvete  dhe për qëllime të palës më të  fortë, më të përgatitur dhe më të gatshme që (duke e favorizuar njëanshmërisht interesin e lashtë kolonial të Serbisë mbi Kosovën) t’i sabotojë ato në themel, duke mos zgjedhur mjete as forma ligjore, që janë në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës, veto-ja e Rusisë në KS të Kombeve të Bashkuara, vërtet, do të paralizojë vendimin e njohjes së  pavarësisë nga ana OKB-së. Mirëpo, kjo në anën tjetër, do shkaktonte efekt tejet negativ për  një vendim të tillë  eventual të KS të KB, si shkak dhe pasojë e veto-s së Rusisë, sepse  ekziston mundësia reale që,pas një hapi të tillë të gabuar dhe të pajusitifikueshëm të OKB-së, automatikisht të vijë në shprehje njohja e pavarësisë së Kosovës në formën unilaterale nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shembullin e së cilës pa dyshim, do ta ndiqnin edhe aleatët e saj të Evropës Perëndimore.
 
Përveç kësaj, veto-ja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,  do të kishte efekt pozitiv thelbësor në kuptimin historik dhe juridiko-ndërkombëtar, sepse njohja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë unilaterlae nga Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë, pa dyshim do ta evitonte rrezikun potenacial dhe alternativ të saj, që  quhet “pavarësi e kushtëzuar”.
 
Pra, shprehur  qart në fjalorin e së drejtës  dhe të drejtësisë ndërkombëtare, shqiptarët nuk kanë asnjë arsye pse të brengosen, as të frikësohen nga veto-ja e mundshme e Rusisë në KS të OKB-së, sepse pikërisht ajo “veto” e Rusisë, do ta varrroste   alternativën iracionale me karakter antihistorik dhe antijuridik  “ pavarësi e kushtëzuar” (që tanimë, si duket është “gatuar” në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe të OKB-së, për hir të ruajtjes ekuilibrit  të marrëdhënieve  ekonomiko-politike dhe diplomatike me Rusinë) dhe, në vend të saj do të vinte në shprehje realizimi i së drejtës së vetëvenmdosjes së Kosovës.
 
Së fundi, ky do të ishte  “efekti pozitiv i zbatimit të  parimit universdal i së drejtës ndërkombëtare”  të Rusisë së Vladimir Putinit në “dobi” të politikës kolonialiste të Beogradit.
 
Pra,  si Beogradi zyrtar,ashtu edhe serbët në përgjithësi, nuk kanë arsye pse  të jetojnë në vetëkënaqësi dhe në iluzione  se do t’i “shpëtojnë” veto-ja e Rusisë dhe prolongimi i afatit të Martti Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, sepse asnjëra prej këtyre dy opcioneve  (përpos  “time out”) nuk do të shënojnë asnjë  poen politik në llogari të “ngrirjes” së statusit të pavarësisë  së Kosovës.  Moska zyrtare (me gjithë sondimet dhe simulimet e diplomacisë së saj, duke imituar rolin e superfuqisë së ish-BRSS-së në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, së këndejmi edhe të ruajtjes së sferës së inluencës ruse sllave në Ballkan)  është e vetëdijshme se ç’do të thoshte për interesin serb  aplikimi i veto-s së saj në KS të Kombeve të Bashkuara, mirëpo, jo edhe  politika kolonialiste dhe antidemokratike e qeverisë së Serbisë së Vojislav Koshtunicës dhe Boris Tadiqit, të cilët me këmbëngulje po i vardisen politikës dhe diplomacisë së Boris Putinit, që Rusia me veto-n e saj në KS të KB-së, të bllokojë çdo vendim a rezolutë, e  cila do nënkuptonte  njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, nëse do të vinte në shprehje veto-ja e Rusisë në OKB, atëherë, në të njëjtën kohë do të pësonin debakël edhe Serbia  edhe Rusia, sepse do të vinte në shprehje ridefinimi i marrëdhënieve politike, ekonomike  dhe diplomatike të Uashingtonit dhe të aleatëve të tij evro-perëndimorë  ndaj aleancës tradicionale serbo-ruse  lidhur jo vetëm me çështjen e Kosovës, por edhe të çështjeve të tjera në rajonin ballkanik, evropian dhe ndërkombëtar.
 
Sa më sipër,  diplomacia ruse është në dijeni se çfarë  efekti negativ do të kishte arritur veto-ja e saj kundër vendimit të KS të KB-së  për njohjen e pavarësisë së Kosovës, prandaj, (pavarësisht nga përzierja e Rusisë në zgjdhjen e çështjes së Kosovës, me qëllim që ta qetësojë Serbinë deri në “ditën e gjykimit” përfundimtar) prandaj, që tash, nuk mund të llogaritet si “akt i kryer” veto-ja e Rusisë në rastin e bllokimit të ndonjë vendimi a rezolute  të OKB-së për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:50:51
Profesor i lartnderuar iu lumte qe me shkrimet e juaja po na jep zemer dhe force qe te mos dorezohemi kurre para se keqes dhe amriqve te huaj. 
Veetem keshtu duke e mbrojtur interesin nacional dhe shteteror te Shqiperise etnike, do te na respektojne bota dhe te gjithe armiqte. 
Kosova ka qene, eshte dhe pergjithmone do te mbetet jona. 
Atdhetarisht, 
Ballisti 

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:46:49
me rrespekt per gjith ata vaxhdojne te meshtesin pamvarsine ekosoves . por une jam i mendimit qe pamvarsia do te ishte vorri i andrres shqipni e bashkueme prandaj iu lutem te mos tregohemi kaq " naiv " une mendoj se te pakten nje za si balli duhety te flasi me nje gjuhe e cila do te isht vize pamevaresise bashkim une mendoj lladrovcet galicet boletinet nuk kan dhane jeten per flamurin blu me rrespekt mandrin

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:44:40
Pajtohem plotesishte me mendimin e shprehur ne kete artikull te Prof.Dr.Mehdi Hyseni-t,dhe gjithashtu edhe une mendoj se nuk duhet te mirret seriozisht veto-ja e Rusise sepse edhe kjo vete e din qe nuk ka asnje interes (ose te pakten ka interesa me madhore se sa ta perdor nje veto negative per pavarsine e Kosoves) per ta perdorur kunder Pavaresise se Kosoves. 
Tjetra edhe une mendoj gjithashtu se edhe po te perdorej nje veto e tille,atehere padyshim se do te shkaktonte reagime te fuqishme nga fuqit e medha e veqanerisht reagimin e SHBA-se dhe vendeve aleate te saje perendimor,keshtu qe me nje veprim te tille Rusia vetem sa do ta ulte prestigjin e saj ne maximum,por edhe do ta dobesonte rolin e saje ne qeshtje globale (apo te pakten ne Ballkan).Pra edhe une mendoje se Rusia me nje veprim te tille nuk do te perfitoj apsolutishte asgje,perpos komlikimit te pozites se saje,pasi qe tashme dihet se edhe me veto te saje e edhe pa veto,Kosova do ta fitoje Pavaresine e saje,dhe kete gje e din shume mire edhe vete diplomacia ruse. 
Kam nje respekt te veqante per autorin e ketij artikulli. 
Ju pershendese Prof.Mehdi dhe ju theme se me shume kenaqesi i lexoj analizat e juaja.

Koment nga GUEST më 2007-06-12 12:30:29
Me nderime! 
Rregullisht i lexoje shkrimet serbe. Leximi i artikujve ashte shum interesant sepse atje serbet kryesishte i tregojne, parashtrojne idenat, konsulltohen etj. ne lidhje me Kosoven. Ashte interesant  
sepse mund te nxjerrim perfundime se cka deshirojne serbet me ndihmen Rusis me arrijte tue e pengue prurjen e rezolutes re. Kryesisht permenden qellimet: 
Me shkaktue paknaqsira te medha ne Kosove dhe me formue atmosfere se nuk kemi mundesi per pamvaresi, me na humb vullnetin, me shkaktue incidente me te cilat na kishin nxi ne syet e opinionit nderkombtare, me na cilsue si popull i cili nuk i ka kushtet per te qene shtet i pamvarun etj. 
- E gjithe akcjonit per pamvaresi  
me ia humbe kuptimin si zgjidhje e arsyeshme, gjate kohes me kerkue ndonje zgjidhje qe i konvinon serbve ma shum.  
Kam frige se neqoftese perdoret vetoja e Rusis nuk do te kemi mundesi me e shpalle vete pamvarsin sepse do ti kundervihemi Keshillit Sigurimit, cka sipas mendimit tim kishte me qene gabim i madh. Mendoje se lideret tone duhet ta shpallin pamvarsin menjehere mbasi e kuptojne se ne takimin e G-8 nuk ashte ashte arrijte vendim per pamvaresim te Kosoves, para se te vjen deri te votimi. Te gjithe punen nuk mundet me e ba Amerika dhe shtetet aleate, duhet me iu ndihmue edhe atyne edhe vehtes.  
Pajtohem me mendime se me veto Rusija kishte me humb mjafte ne prestigjin e vete, por cka kemi shqiptaret prej asaj. Mund te ndodhe te paraqitet ndonje situate me prioritet zgjidhjeje para Kosoves dhe Kosova harrohet. Edhe dicka, ka shum shtete ne Evrope qe kishin "me luejte bisht" kur jemi shqiptaret ne pyetje, kjo ashte e njoftun prej te kaluemes.  
Po ju pershendese! 
K.N.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?