Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Balli Kombëtar (PBK) përcakton këtë javë aleancat
Balli Kombëtar (PBK) përcakton këtë javë aleancat PDF Print E-mail
21 Prill 2009
Koalicioni i drejtuar nga PD dhe "Poli i Lirisë" dy opsionet e mundshme

PBK përcakton këtë javë se në cilin koalicion do të marrë pjesë për zgjedhjet parlamentare. Duke qenë se kodi i ri zgjedhor e bën thuajse të pamundur konkurrimin e partive të vogla, drejtuesit e PBK kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje brenda një koalicioni.
Ka qenë "Poli i Lirisë" i cili e ka ftuar i pari PBK-në në koalicion. Por drejtuesit e PBK kanë preferuar një aleancë me partinë demokratike (PD) me të cilën kanë qenë në koalicion që nga zgjedhjet e vitit 2001. Pas disa takimeve me përfaqësues të PD-së ku është diskutuar për mënyrën e bashkëpunimit, pritet që këtë javë të nënshkruhet marrëveshja midis PD dhe PBK për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Megjithatë ende ka çështje për të cilat nuk është rënë dakord nga ana e të dy palëve dhe nuk është e qartë nëse marrëveshja do të nënshkruhet përfundimisht. Nëse kjo nuk ndodh, kryesia e PBK është e përgatitur për negociata me "Polin e Lirisë" i cili është treguar i gatshëm për një koalicion me PBK. Marrëveshjet e koalicionit duhet tê mbyllen përpara datës 28 prill, datë kur skadon afati i regjistrimit të partive pjesëmarrëse në zgjedhje pranë KQZ-së.

A.M
 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive