Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Balli Kombëtar hap fushatën elektorale
Balli Kombëtar hap fushatën elektorale PDF Print E-mail
01 Qershor 2009

 

Hapja e fushatës elektorale të PBK

Ditën e shtunë në datën 30 maj, Balli Kombëtar hapi fushatën elektorale në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë me praninë  e rreth 500 pjesëmarrësve. Takimi u hap nga kryesia e PBK me prezantimin e programit dhe të platformës elektorale të PBK. Më pas në një atmosferë entuziaste u bë prezantimi i kandidatëve të PBK në këto zgjedhje, të cilët premtuan të punojnë me përkushtim për ta përfaqësuar Ballin Kombëtar në Parlamentin e ri.

 

 

Hapja e fushatës elektorale 2009 të PBK

Kjo është lista e kandidatëve (krerët e listave)  të PBK në 12 qarqet:

1.    Tiranë                   Adriatik Alimadhi
2.    Shkodër                Gëzim Brezda
3.    Fier                       Majlinda Toro
4.    Vlorë                   Kujtim Lamaj
5.    Korçë                   Arben Hoxha
6.    Durrës                    Shpëtim Varaku
7.    Elbasan                Dalip Kadriu
8.    Berat                   Behar Velmishi
9.    Dibër                   Fatmir Doksani
10.    Gjirokastër               Petrit Pollo
11.    Lezhë                   Dile Nikolla
12.    Kukës                  Basri Shani Elezi

 Hapja e fushatës elektorale 2009 të PBK


Në hapjen e fushatës morën pjesë edhe përfaqësuses të forcave politike aleate si PD, PLL etj.  
Pas hapjes së fushatës në Tiranë, PBK ka hapur fushatën të dielën edhe në qytetin e Fierit kurse të mërkurën më 3 qershor do të prezantohen kandidatët e qarkut të Elbasanit për të vazhduar me hapjen e fushatës në qytetin e Korçës të dielën 7 qershor. Balli Kombëtar synon që zgjedhjet e 28 qershorit të rifutet në Parlamentin e Shqipërisë pas një mungese 4-vjeçare.

A. M.

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-06-13 00:40:31
Ju uroj pune te mbare dhe sukeses 

Koment nga GUEST më 2009-06-17 11:25:57
ju uroj sukses nga PEJA

Koment nga GUEST më 2014-05-02 18:05:11
Adriatik Alimadhi,eshte nje pasardhes i denje i Abdyl Frasherit,nje nder udheheqesit e Lidhjes se Prizerenit.Pse te neglizhohet Partia e Ballit Kombetare.Ne nje kohe kur Vendet Fqinje,kerkojne ate qe su takon,Balli Kombetare eshte e vetmja Parti qe ngre zerin kunder pretendimeve dhe privilegjeve qe kerkojne Vendet Fqinje,Serbia dhe Greqia.Qa kerkon Balli Kombetare?Pune,mireqenje njerezore,dhe pak llafe e mendje madhesi,dhe pse jo,nje referendum per Bashkim Kombetare.Balli Kombetare,eshte kunder konflikteve nderqytetare,dhe kunder propagandes mashtruese pseudo nacionaliste te Partive qe e bejne kete.Balli Kombetare eshte nje Parti Nacionaliste,pse duhet qe te kemi frike nga nje Parti e tille qe drejtohet nga Njerez te perkushtuar pe fatet e Atdheut.Nuk bej pjese ne ndonje Parti Politike,por kur nje Parti drejtohet nga Njerez te ditur,dhe me pikesynime te mira per Shqipetaret dhe Miqte e Tyre,dhe me te drejte kerkon rishikimin e historise,sepse eshte per te ardhur keq,ne jemi te demtuar nga previlegjet qe vendet fqinje kane marre ne kurriz te shqipetareve,atehere e meritojne edhe nje rrespekt,dhe pse jo nje perfaqesim te denje ne Parlament.Suksese Zoteri Alimadhi.


International
English
Faqe interaktive