Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow PDI përfaqësohet në Parlament
PDI përfaqësohet në Parlament PDF Print E-mail
08 Korrik 2009
Megjithë zhgënjmin nga zgjedhjet e 28 qershorit, ka edhe një lajm të mirë. Partia për Drejtësi dhe Integrim ose PDI e cila ka si objetiv kryesor zgjidhen e çështjes çame, arriti të fitojë një mandat për parlamentin e ardhshëm. Kjo në sajë të rezultatit të arritur në qarkun e Vlorës me 4932 vota ose 4.61% të votave në këtë qark. PDI nuk ishte larg fitores së një mandati të dytë në qarkun e Fierit me 2.62% të votave (4619 vota), por për fat të keq kjo nuk u realizua.
Deputeti që do të përfaqësojë PDI-në në zgjedhjet e ardhëshme është z. Dashamir Tahiri, i cili në intervistat e dhëna shtypit deri tani ka theksuar se tashmë është koha për zgjidhjen e çështjes çame.

Z. Dashamir Tahiri midis të tjerash ka deklaruar: "Unë jam djalë çam dhe përfaqësoj këtë komunitet në Parlament. Si i tillë, çështja jonë tashmë duhet vënë në rrugën e zgjidhjes. Pra çështja çame është e para me të cilën unë do të merrem. Që në fillim të punës në Parlament do të kërkoj miratimin e një rezolute për zgjidhjen e këtij problemi. Komuniteti çam do të kërkojë nga Parlamenti shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare, zgjidhjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut që u është bërë nga grekët që në vitin 1944. Duhet t’u jepet e drejta të shkojnë të vendosin një tufë me lule te varret e të parëve në tokat e tyre në Çamëri. Të tjera të drejta të shkelura do të gjejnë zgjidhje hap pas hapi në vazhdimësi. Për të formuluar rezolutën, e cila do të paraqitet në parlament, po punon një grup pune me specialistë të njohur të fushave të ndryshme. Gjatë fushatës, i vetmi premtim që i kam bërë këtij komuniteti ka qenë zgjidhja e çështjes çame. Këtë premtim do ta mbaj."
Z. Tahiri shpreson të gjejë edhe ndihmën e deputetëve çamë që vijnë nga forcat e tjera politike.
Redaksia e gazetës "Balli i Kombit" i uron z. Dashamir Tahiri dhe PDI suksese në punën e tyre për zgjidhjen e drejtë të çështjes çame.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-07-10 13:43:25
URIME PDI  
per kandidatin e saje ne parlamentin e ri. 
I urojme qe te perfaqesohet denjesisht ceshtja came ne parlamentin shqiptar, dhe mos te lihet ne harrese sic ka ndodhur deri tani, sepse nga kjo kane fituar politikat shoviniste greke te cilat jane munduar qe artificialisht te ngrene minoritet grek ne shqiperi duke e blere ate me leke,

Koment nga GUEST më 2009-07-14 21:25:14
Me ne fund u arrit qe nje perfaqesues i denje is komunitetit cam ne Shqiperi te perfaqesoj ate ne Parlamentin Shqiptar.

Koment nga GUEST më 2009-07-18 12:28:47
Mire PDI-ja e cameve po Balli Kombetar kur do te rikthehet ne parlament?Ariti sukses qysh ne konkurimin e pare kurse partia e Ballit Kombetar,nje parti e vjeter mbahet e mberthyer nga ger-veret e vjetra.Ku humben ballistet?Neqoftese i gezoheni sukseseve te partise demokratike eshte krejtesisht gabim.Partia e ballit Kombetar duhet te kete perfaqesuesit e saj ne parlament.

Koment nga GUEST më 2009-11-06 23:07:28
Cdo Parti Nacionaliste duhet te perfaqesohet nga me shume se 7 deputet,vertet e uroj te ndodhe sa me shpejt,do te dale ne drite Shqiperia e Shqipetaret.Partia Demokratike te merre sa me shume,por shqipetaret duhet ti kthehen Nacionalizmes.

Koment nga GUEST më 2009-11-06 22:54:40
Sa per marveshjen,problemi i madh eshte se po dalin fjalet e Konices se Shqiperine e bene Atdhetaret dhe do ta shkaterojne Politikanet(iternacionalistet-fantazmat e gjalla te komunizmit). 
per kryeministrin e dinim,por turp dhe tradheti per presidentin se tani po vertetohen fjlet e nje perfaqesuesi ne takimin e bamirit me presidentin grek,kur bamiri filloi te fliste per problemin cam ,presidenti grek i thote,"je politikan i ri dhe moshe e re,prandaj mos ja prish te ardhmen vetes,mos fol per prblemin cam".nuk foli..........pra u qelb dhe nje politikan,pra mendoj referendum per marveshjen,te pakten te kuptojme qe eshte ... populli Shqiperise,apo eshte i paster.


International
English
Faqe interaktive