Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Ne Brisbane te Australise u festua Dita e Flamurit nga Komuniteti shqiptaro-australian
Ne Brisbane te Australise u festua Dita e Flamurit nga Komuniteti shqiptaro-australian PDF Print E-mail
01 Dhjetor 2006

Shoqata Shqiptare e Queenslandit qysh nga themelimi i saj me 1942 e ka festuar Diten e Indepedences per çdo Nendor. Edhe kete vit, Shoqata,  me letra  te regullta ftoj dhe priti ne  sallen e bukur te EAST LEAGUES CLUB, Main Ave. COORPAROO, te gjithe shqiptaret dhe miqt  pa asnje  perjashtim.

Lokalin per vec parulles te shkrojtur me shkronja te medha "Rofte 28 Nendori" e zbukuronin dhe dy Flamujt simbolike, i vendit ku jetojme dhe ay i Shqiperise. KUQ e ZIUN e stolisur dhe me kuroren e arte  rreth tij, e kishte sjelle nga Shqiperia posacerisht dhe ja dhuroi Shoqates  shqiptare bashkatdhetari i mire njohur, Zoti Rudi Kapshtica.

Ne tribune kishte zene vend Orkesta e famshme e grupit te Nevzat Rexhepit, orkester  shqiptare kjo e ardhur nga Melbourni, me ftesen e kryetarit  te shoqerise Z. Avdyl Isai.

Ora po binte 7 e mbremjes. Z. Haki Braho e hapi ceremonin ne gjuhen Anglisht duke pershendetur gjith te pranishmit, prezantoi me emra  pjestaret e orkestres dhe iu lut te pranishmëve te ngrihen me kembe se do kendohesh  Hymni e Australise dhe i Shqiperise. Pasi u kenduan hymnet e Flamurit Z. Braho ia dha  fjalen z. Rexhep Mehmetit i cili foli ne gjuhen shqip mbi rendesine  e festes.

"Sot u mbushen plot 94 vjet, tha Z.Mehmeti, qysh nga koha qe vendi yne shpalli pavaresine. Ay radhiti emra patriotesh e delegate te shquar nga te gjitha anet e Shqiperise, te Kosoves e Camerise si dhe perfaqesues nga kolonite dhe shoqatat shqiptare prej anembane botes u mblodhen te gjithe bashke ne Vloren kreshnike aty nen kryesine e kryepatriotit te matdh, Ismail Qemal Vlores formuan Qeverine e pare te ligjshme shqiptare. Duke shkundur  nje here e mire zgjedhen peseshekullore te perandorise osmane  dhe ngriten ne Vlore e ne cdo vend te shqiperise Flamurin Kuq e Zi."

Masandaj Z. Mehmeti e vazhdoi fjalimin e tij duke vleresuar shume dhe shoqerine e shqiptarve ketu ne Brisbane e cila ishte formuar qysh ne  vitin 1942. Gurin e pare ne themelin e kesaj Shoqerie e kene hedhur dy  shqiptare fort te ditur dhe shume patriote; i pari ishte Z. Jani Duro Luarasi,  mesues i vjeter i gjuhes shqipe; i dyti ishte Inxhiner Z. Zini Buzo qe kishte mbaruar shkollen Teknike te Fulcit, Tirane dhe dy universitete jashte shtetit! Keta dy shqiptare, e mbaruan jeten me ndershmeri, burra  shteti dhe te respektuar si nga autoritetet zyrtare Australiane ashtu e nga  komuniteti dhe emigracioni shqiptar. Z.Mehmet gjate fjalimit te tij i dha rendesi dhe ceshtjes te Kosoves se atje po dergjet gjysma e kombit shqiptar dhe le te shpresojme qe shpejt do  te regjistohet e te njihet plotesisht indepedenca e atij vendi kaq te shume vojtur.

Fjalimi sado i thjeshte u mireprit dhe duartrokit nga te gjithe.

Me pas doli perseri ne platforme Z. Haki Braho dhe pasi falenderoi  Z. Mehmeti  per fjalimin qe mbajti, urdheroi kamarieret qe te servirin darken. Ndersa darka shtrohej, nje muzike e holle shoqeronte me kenge shqip qe te kenaqnin shpirtin. Mbasi mbaroi darka Z. Braho falenderoi pergjegjesit e restorantit te lokalit per sherbimet e mira qe i  bene te pranishmve dhe drejtoi orkestren ti bjene muzikes shqip. Me nje here filluane argetimet dhe kercimet - si te  rinjte e te moshuarit vallzonin te gjith se bashku dhe gezoheshin per kete dite  te shenuar.

Shqiptaret si pas zakonit miqesor qe kane ngriheshin nga tavolina dhe pershendeteshin me njeri-tjetrin.Te gjithe, si te afermit dhe ata qe  kishin ardhur nga larg vazhduan valle e muhabet deri ne mes te nates, s'andejmi filluan e shperndaheshin plot harmoni  dhe mireqenje.

Raportuesit.
Refat Hyseni dhe Petrit Kello.
Brisbane, Australi.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-02-11 12:10:56
Nder dhe respekt per te gjithe ata qe mbjane te gjalle patriotizimin e tyre

Koment nga GUEST më 2011-12-07 14:46:31
Me respekt dhe mirnjohje te thelle pershendes te gjithe shqiptaret e Australise qe kujtojne festen e flamurit shqiptar 
Pershendes Xhaxha Haki Brahon, i pranishem ne kete feste si dhe Zotin Rexhep Mehmetin te cilet, megjithese larg Shqiperise nuk e harrojne kurre memedheun e tyre.Ju uroj te gjitheve gezuar festen. Rrofte Shqiperia dhe Flamuri shqipetar. 
Me respekt Daniela Toro  
 
Kiel Deutschland.


International
English
Faqe interaktive