Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Testim i lehtë i nonshalencës politike
Testim i lehtë i nonshalencës politike PDF Print E-mail
25 Shtator 2009
Bekim Rexhepi

Reagim lidhur me “Enciklopedinë Maqedonase”


Këtë radhë Akademia Maqedone u morr me opinione dhe jo me të vërtetën. A ishte qëllimi i saj ky, që të nxjerrë një opinion kundër shqiptarëve të cilët përkundër preferencave politike, po bëhen faktor në Ballkan. Le ti lëmi pak vend këti opinioni për ta analizuar dhe më pas, sepse e gjitha sikur i drejtohet precedentit historik e jo parimeve në politikën ndërmjet kombeve. Më sa duket se ky ka qenë më shqetësuese për Akademinë Maqedone, dhe tani kjo akademi ne emër te politikës ditore e futi vetën apo më mirë kjo akademi u zëvendësua me një këshillë koordinues. Këshilli Koordinues maqedono-serb, me sa duket u aktivizua, përmes nxjerrjes se një enciklopedie kundrejt shqiptarëve.

Maqedonia duke mos pasur alternativa racionale ka zgjedhur rrugën më të vështirë për vete, sepse të nxjerrësh të keqen e mllefit tënd ndaj tjetrit qe bashkëjeton natyrshëm është veprimi më i panatyrshëm dhe më skandaloz i një elite apo dhe i një shteti që mund të bëjë.

Qeveria aktuale maqedonase, sponsoruesja e mendimit dhe e veprimit që përkon me interesat e pushtetit, duke u aktualizuar në politikë me mendime e veprime skandaloze, një orvatje qe do të shoh ndryshe një realitet, duke e bërë këtë realitet objekt të një politike që më se paku mund te quhet politikë. Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit të elitës dhe të shtetit maqedonas tregoj pafuqinë intelektuale e shtetërore karshi problemeve dhe realiteteve politike, ekonomike e shoqërore. Të vije keq qe një elitë një shtet mund të bëjë po kaq me shqiptaret, sepse këta te fundit kanë dhënë provat e tyre te mundshme se mund te bashkëjetojnë. Është tjetër dhe pse të mos e marrim në analizë këtë veprim të elitës dhe të shtetit maqedonas, i cili po ia mbush mendjen dhe vetës se është një vëzhgues i painteresuar i marrëdhënieve politike, ekonomike dhe shoqërore me shqiptaret në shtetin e tyre të përbashkët. Fundi ne nuk na takon edhe aq e drejtë emancipuese të ndajmë opinione tona me te ardhmen e një shteti, i cili po i tregon rrugën dhe metodën e vet për të mos pasur më interes nga bashkëjetesa me shqiptaret në një shtet, dhe zgjidhja duket se po qon në ndarje përfundimtare mes këtyre dy komuniteteve. Janë këto veprime konceptuale të interesit të shtetit që dukët se e vë këtë te fundit në disiplinën skandaloze, e qartëson tendencën e pas veprimit politik. A ka nevojë të ndjehemi keq, padyshim se kjo enciklopedi është e tillë që na bënë të reagojmë, por, nëse vetë maqedonasit kanë parë se më e përshtatshme ne politikën e tyre është të veprohet me një ndarje të shtetit mes dy komuniteteve, atëherë nuk mund qe ne shqiptaret të mos mbajmë përgjegjësin tonë, të kemi edhe ne zërin tonë disonancë. Nisur nga ky qëllim i politikës maqedonase  arrijmë në përfundim se ky shtet nuk përmban moral të lavdërueshëm sa i përket shqiptarëve, më çka përfundon edhe besimi ynë në këtë shtet, nuk ka nevojë të bëjmë leksione të atilla politike, qe maqedonasit dhe shqiptaret ne vend te ndarjes të zgjedhin bashkëjetesën e cila po provohet te jetë e pabesueshme dhe fare e pamundur. Pse duhet akoma të mendojmë naiv se Maqedonia si shtet është edhe i shqiptarëve!?. Nëse përmes enciklopedisë tentohet sakatimi politikë i njërës palë (në këtë rast i shqiptarëve), pse të mos ketë revansh politike dhe të mos i lejohet testimi fare i lehtë nga një nonshalencë e sjelljes sonë politike.


 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive