Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow "Modernistėt" dhe "Nacionalistėt" Shqiptarė
"Modernistėt" dhe "Nacionalistėt" Shqiptarė PDF Print E-mail
04 Dhjetor 2006

ESE POLITIKE
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

- Kush, dhe pse po i përçan shqiptarët edhe sot? 
- Pse  “demokracia universale” evro-ndërkombëtare Ismail Kadaren e ka cilësuar si “modernist”, kurse Rexhep Qosjen e quan  “nacionalist”?!

- Sepse Akademik Rexhep  Qosja mbron konceptin e ribashkimit kombëtar shqiptar,kurse Ismail Kadare e mohon dhe e sakrifikon atë për hir të   puthjes së  “altarit” të Evropës. Kjo është një nga arsyet kryesore pse politika e huaj antishqiptare ka bërë dallimin ndërmjet Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadares, përkatësisht ndërmjet “modernistëve” dhe “nacionalistëve” shqiptarë.

Këta dy indikatorë tendenciozë dhe të rrezikshëm  janë prova më e argumentuar  se si dhe sa  diplomacia e sotme  integruese evropiane dhe globale ndërkombëtare është në funksion të përfilljes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
 
Edhe sot, krahas peshës  së rëndë të robërisë kolonialiste të shteteve fqnije sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia), kombi shqiptar po ballafaqohet edhe me fenomenologjinë e absurdit modernist, që është në funksion të shpërfytyrimit të identitetit dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkanik.
 
Kush janë bartësit e këtij fenomeni të shëmtuar absurd dhe iracional? – Mbeturinat e aleancës së vjetër të politokracisë autkratike të ish-regjimeve komuniste serbojugosllave dhe, kuptohet “farat e zeza” të  kuislingëve të dikurshëm dhe të sotshëm nazifashistë të brendshëm dhe të jashtëm, që po shtiren dhe po fshehen   me emra dhe me epitete të ndryshme të pajës së tyre “moderniste, demokratike, përparimtare, kombëtare dhe patriotike”.
 
Përmbajtja e kësaj amalgame është ndërtuar në saje të “kritereve metodologjike” të interesit egoist individual, grupor,nahior, partiak, ideologjik, ekonomik, tregtar, karrierist”. Kontradikta dhe paradoksi i kësaj kategorie të “modernistëve” pasqyrohet në faktin se,  në njërën anë, idenitetin e tyre (natyrisht në saje të kapitalit dhe të pozitave e funksioneve të tyre karrieriste në pushtetin shtetëror) “kombëtar”, “atdhetar”, “patriotik”, “demokratik” dhe “përparimtar” vetë e kanë cilësuar si “pronë të patjetërsueshme” të tyre, kurse në anën tjetër, me “ligjet demokratike” të përimituara sipas “kushteve klimatike” të ”interesit humanitar-demokratik” të firmave dhe të kompanive të huaja, interesat vlerore dhe vitale të identitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar i kanë shpallur të  pavlefshme dhe antimoderne ngase sipas logjikës së filozofisë së tyre të sëmurë, miope dhe andimekratike, ato nuk përkojnë me thelbin e “agjendës transitore” të tregut të lirë dhe të pakufijshëm të çifligarëve dhe të kullakëve të rinj “modernistë”, të cilët, qe 18 vjet të shkuara, njësoj, sikurse vargonjtë e skuqur të kolonialzimit serbosllav,  janë bërë lak në fyt për  interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Se në çfarë stadi dhe përmasash (kombëtare dhe ndërkombëtare) “modernistët” janë bërë të rrezkishëm për shthurjen dhe  mohimin e identitetit kombëtar shqiptar, si dhe  të kompremetimit historiko-politik, juridik dhe propagandistik të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, këtë e provon edhe lufta e tyre e ethshme 18-vjeçare antishqiptare (e aliazhuar me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve) kundër patriotëve të devotshëm dhe të pakompromis të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në relacione të brendshme, rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
 
Paradigmat konkrete me përmbajtje vulgare dhe armiqësore të luftës së përditshme të “modernistëve demokratë”, karakterizohen nga këto dy dimensione: (1) Së pari, ( në kuptimin e gjerë) janë anatemimi, përndjekja, perkuizimi, survejimi, izolimi, keqtrajtimi, arrestimi, burgosja etj. e intelektualëve dhe e  veprimtarëve të urtë, të guximshëm, largpamës, demokratë, përparimtarë, kombëtarë shqiptarë, që janë vënë vetëm në shërbim të pohimit dhe të mbrojtjes së  interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike; (2) Së dyti (në kuptimin e ngushtë), përjashtimi, diferencimi dhe izolimi i atyre intelektualëve dhe veprimarëve shkencorë, të cilët mendojnë, pohojnë, shkruajnë dhe  veprojnë me arsye ndryshe (në formë demokratike dhe progresive) nga “modernistët”(regresivë dekadentë, me ambicie shkatërrimtare të identitetit etnik, politik, kulturor, kombëtar dhe shtetëror shqiptar)  me origjinë të interesave të huaja dhe vetjake, që janë vënë “pararojë” dhe “kështjellë” e propagandimit dhe e mbrojtjes së “demokracisë së patentuar”, përkatësisht të importuar nga “shitja me shumicë” e hedhurinave demokratike të kalibrit të Musolinit, të Hitlerit, të Milosheviqit etj, të cilët luftërat e tyre pushtuese gjenocidale i patën zhvilluar për t’i “demokratizuar” dhe “reformuar ekonomikisht dhe politikisht” (nëpër krematoriumet dhe kampet e vdekjes së përeqëndrimit)  popujt dhe vendet e tjera, që nuk posedonin “gjenezën, kulturën dhe demokracinë” e tyre. Mirëpo, mëpastaj, luftërat çlirimtare, të drejta dhe përparimtare antifashiste dhe antidemokratike, dëshmuan se  forca, dhuna,  terrori, gjenocidi, shfrytëzimi dhe imponimi, nuk quhen demokraci, as liri e popujve me kulturë, me traditë dhe me sisteme të ndryshme politko-shoqërore, por okupim klasik dhe robëri koloniale e pafund.
 
“Harrojnë” eksportuesit dhe improtuesit e “demokracisë tregtare” dhe të “tregtisë demokratike”, se çdo gjë çka është e imponuar me forcë apo pa ushtrimin e saj, nuk quhet reformë ekonomike, as demokratike e as politike, por anarki, antidemokraci dhe antihumanizëm total  si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë gjerë. “Democracy is not something to be exported or given”, ashtu siç flasin kontratat e ndryshme mashtruese dhe manipuluese (të përfunduara në emër të “realizimit” të drejtave dhe lirive të njeriut, të zhvillimit ekonomik dhe të demokratik ME BAZË të vjetër kapitalizmit liberal të tregut dhe të qarkullimit të lirë dhe të pakufijshëm të “club elite”: -shfrytëzo dhe merr gjiçka, por mos jep asgjë për shumicën dërrmuese) të shitësve dhe të blerësve të  demokracisë “One size-fits-all”(!)
 
 
Dallimi dhe favorizimi
 
Sipas klasifikimit përzgjedhës strategjik dhe taktik të agjendave të ” tregut të lirë” të  kosmopolitistëve, të  neofashistëve dhe të neokolonialistëve, në  skenën e sotme politike dhe “tregtare” shqiptare ekzisojnë dy kategori kryesore  elitash: E para përbëhet nga “modernistët” apo të “moderuarit”, kurse dyta përbëhet nga “ regresivët” apo “nacionalistët”, siç i kanë “kryqëzuar” kështu armiqtë e huaj sipas “inofrmacioneve të sakta” agjenturore të “modernistëve” të brendshëm kolaboracionistë kuislingë.
 
Kuptohet përfaqësuesit e kategorisë së parë janë të favorizuar në mënyrë të shumëfishtë kanë në dispozicion të gjitha përparësitë dhe privilegjet si në aspektin ushtrimit të karrierës, të pasurimit, ashtu edhe të zgjedhjes për të sunduar në pushtet, sepse e kanë mbështetjen direkte nga institucionet dhe organizatat “humanitare” ndërkombëtare, kurse kategoria e dytë nuk gëzon asnjë prioritet, asnjë  privilegj nga shoqatat e huaja “humanitare”, si rrjedhim se përfaqësuesit e saj kanë zgjedhur rrugën e drejtë, të ligjshme dhe demokratike të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional, rrugë kjo e cila, sipas “mentorëve” të huaj është në kolizion me ineteresat e tyre strategjike të shfrytëzimit  kolonialist dhe neokolonialist “kosmopolit-paqësor”.
 
Pra, shumë thjesht, asimetria e këtyre dy kategorive të elitës shqiptare pasqyrohet në faktin se për “humanistët” e jashtëm “modernistët apo të moderuarit” siç i quajnë ata janë ”më të përshtatshëm”,” “më tolerantë” dhe “më vizionar” sa i përket zgjidhjes së problemeve aktuale të shqiptarëve në Ballkan. Ndërkaq, për “regresivët-nacionalistët” intelektualët shqiptarë, thonë se “pikëpamjet e tyre kanë karakter radiakal  regresivë, sepse nuk  përputhen me kërkesat e kohës konsumatore”(!)
 
Fatkeqësisht, këtë përçarje të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara për fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, “modernistët” apo siç po i quan me të drejtë populli “shqiptarë të ndershëm”, nuk janë duke parë se në çfarë honesh të rrezishme kanë shkelur. Si rrjedhojë e një miopie të këtillë, që është në favor të drejtpërdrejtë të shërbimeve dhe të agjenturave të jashtme ngase si shpërblim kanë mbështetjen e tyre të gjithanshme (financiare, pushtetore dhe karrieriste etj.)
 
Dallimi kryesor midis këtyre dy kategorve, të sajuara nga “importi politiko-ekonmik-tregtar” qëndron në faktin se “mdernistët” dhe të “moderuarit” mbështesin interesat heterorgjene të  politikave të huaja kolonizuese, të identifikuara me shenjën standardizuese “pluralsite” dhe “kosmopolite”, kurse “regresivët-nacionalistë” mbështesin vetëm interesin e përgjithshëm jetik të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, STRATEGI kjo, e cila është në përputhje të plotë me të drejtën historike dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse mbrojtja e interesit nacional në asnjë mënyrë nuk mund të kualifikohet si tendencë e dëmshme dhe shkatërrimtare e rendit, e drejtësisë, e së drejtës, e demokracisë, e bashkëpunimit, e paqes dhe e sigurisë  në dimensione rajonale dhe ndërkombëtare. Përkundrazi, përfillja e interesit nacional është kusht i domosdoshëm  për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë së rendit të ri botëror.  Si rrjedhim as strategjia e as vizioni kombëtar demokratik  i nacionalistëve shqiptarë nuk mund të cilësohen si “retrograd” qoftë në kuptimin e ngushtë (nacional), qoftë në kuptimin e gjerë (ndërkombëtar), kur është fjala për mbrojtjen dhe avancimin e interesit nacional shqiptar në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar.
 
Nëse  aktorët dhe faktorët e bashkësisë së sotme ndërkombëtare  luajnë në “devizën”  divide et impera, duke i ndarë shqiptarët në “modernistë”(domethënë në vasalë, në hyzmeqarë dhe në spiunë të huaj) dhe në “nacionalistë” ( domethënë të rrezikshëm për “demokracinë universale” dhe për “interersin nacioanl), atëherë s’ka dyshim se politika shqiptare dhe shqiptarët do të jenë të nënçmuar dhe të kushtëzuar ngase sipas një strategjie të këtillë të realpolitikës së fuqive të  mëdha  botërore, në vend të arritjes së ndonjë  kompromis politik a diplomatik në favor të zgjidhjes optimale të çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan, do të vijë në shprehje kërkesa e vjetër shekullore e asëve të Kongresit të Berlinit (1878), asgjësimi me çdo kusht i kundërshtarëve nacionalistë demokratë dhe përparimtarë  shqiptarë, të cilët,  edhe sipas logjikës paranoide të “modernistëve” shqiptarë paraqesin “rrezikun potencia  në bllokimin e reformave transitore ekonomike, politike dhe demokratike pluraliste”.(!?)
 
 
Kjo është esenca e dallimit të tyre. “Modernistët” qe më se 18 vjet po luftojnë që sa më gjatë të qëndrojnë në pozita dhe në  funksione të ndryshme pushtetërore, në mënyrë që të pasurohen sa më shumë, sepse sipas “logjikës” së tyre “moderniste” të huazuar, kjo është rruga e vetme dhe “shpëtimi” i tyre nga dhënia llogari para popullit dhe para historisë.
 
 
Tetëmbëdhjetëvjeçari i shkuar (1990-2006) provoi se “modernistët” ishin dhe janë  në shërbim të interesave të huaja polivalente dhe heterogjene, kurse nacionalistët realistë demokratë ishin dhe janë vetëm në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është dallimi thelbësor  që i dallon renegatët e sotëm  “modernistë” nga patriotët nacionalistë demokratë shqiptarë, të cilët sipas traditës së derisotme historike, demokratike janë vënë në shëribim të mbrojtjes së vlerave të shenjta kombëtare dhe atdhetare shqiptare. Prandaj, pavarësisht nga shpifja dhe etiketimet e propagandës së verdhë të nëndhshme të brendshme dhe të huaj, nacionalistët realistë demokratë shqiptarë  mbi asnjë bazë nuk mund të cilësohen “regresivë”, sepse përpjekjet dhe vizioni i tyre lidhur me  mbrojtjen e inteteresit të përgjithshëm nacional është në përputhje të plotë edhe normat  dhe me parimet  e politikës së jashtme dhe të sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare.
 
Në qoftë se nuk merret në konsideratë apo abuzohet interesi nacional i një shteti nga ana e politikës së varur të tij  nga “padronët” e huaj, atëherë ai  shtet është me të drejta dhe me  deyrime të kufizuara ngase nuk ka asnjë pikë takuese të përbashkët me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare. Si rrjedhim, subjektiviteti  juridik ndërkombëtar i tij në praktikën e së drejtës ndërkombëtare është vetëm një fikcion juridik, asgjë më tepër.
 
 Për një shkëputje të këtillë  juridiko-praktike të interesit nacional  nga interesat e politikës dhe të rendit juridik pozitiv  ndërkombëtar, para së gjithash,  mban përgjegjësi morale, ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare klasa sunduese politike  shtetërore si krijuese dhe interpretuese e interesit nacional e jo, në asnjë mënyrë nacionalistët “regresivë”, të  eliminuar nga  politika dhe pushteti zyrtar si pasojë e zhvillimit të makinerisë propagandistike  informative të ideologjizuar  dhe të sajuar nga ana e forcave  “moderniste” të pushtetit shtetëror të varur  dhe të kushtëzuar nga jashtë, me synim të fundmë që  nacionalistët realistë demokratë t’i mbajë të lidhur në periferinë e lirisë dhe të demokracisë si material të gjallë shfrytëzues të shoqërisë konsumatore. Kjo është strategjia hibride më e përshtatshme dhe më frytdhënëse  e strukturave sunduese të “modernistëve”, të ndihmuar nga të huajt, që  rivalët e tyre politikë t’i mbajnë në “ekuidistancën” e dyshimit dhe të papërshtatshmërisë së tyre kombëtare dhe ndërkombëtare, duke i cilësuar si “regresivë të rrezikshëm”  për  ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë universale  dhe të pluralizmit  kosmopolit.
 
Për fund, “dita e mirë shihet në mënegjes”. Përçarja dhe ndarja e shqiptarëve në  dy tabore: Në përparimtarë dhe në regresivë, ky është paralajmërimi më i saktë dhe me kohë se shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk do të kenë fatin  ta  puthin “altarin” e Evropës së integruar, pluraliste dhe demokrattike. Fatkeqësisht, integrimi i gjysmë Shqipërisë së sotme në Bashkimin Evropian(BE), do të jetë vetëm një  iluzion i shkretë dhe një ëndërr e bukur, e parealizueshme  si për “elitat politike”, ashtu edhe për “elitat shkencore” që  verbërisht dhe në mënyrë servile  janë vënë shërbim të mbështetjes së politikës ditore të “modernistëve” të brendshëm  shqiptarë dhe të neokolonilaistëve të huaj.
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-18 11:56:12
E goditur e sakte : e "modernisteve te brendshem" shqiptare e shqipfoles dhe e neokolonialisteve te huaj ..greke ..


International
English
Faqe interaktive