Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Peticion kundër ratifikimit nga parlamenti të marrëveshjes shqiptaro-greke për kufijtë detarë
Peticion kundër ratifikimit nga parlamenti të marrëveshjes shqiptaro-greke për kufijtë detarë PDF Print E-mail
09 Tetor 2009

Kufiri detar Greqi-Shqipëri sipas marrëveshjes
Para disa muajsh qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me Greqinë për përcaktimin e kufijve detarë. Fatkeqësisht kjo marrëveshje e ndryshon kufirin detar në favor të Greqisë me 354 kilometra katorë dhe ngushton hapësirën detare të Shqipërisë në një zonë strategjike në kanalin e Otrantos. Në datën 19 tetor kjo marrëveshje do të paraqitet për ratifikim përpara parlamentit të Shqipërisë. Në këtë situatë kritike ku Shqipërisë rrezikohet t'i shkëputen edhe 354km2 detare të tjera, një grup qytetarësh shqiptarë kanë përgatitur një peticion drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar për të penguar këtë cënim skandaloz të integritetit kombëtar.
Gazeta "Balli i Kombit" e përkrah fuqimisht këtë peticion dhe i bën thirrje  Parlamentit të Shqipërisë që të mos e ratifikojë këtë marrëveshje anti-kombëtare.
Deri më sot peticioni është nënshkruar nga  233 vetë.
Redaksia e "Balli i Kombit" iu bën thirrje lexuesve të saj që ta firmosin sa më parë këtë peticion i cili gjendet në internet në adresën:
 
http://www.gopetition.com/onlin/31143.html

Me poshtë teksti i plotë i peticionit:

 

 

PETICION

Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
3. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Për dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit
Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit
Byrosë së Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ne, shtetas të Republikës së Shqipërisë, të indinjuar thellësisht nga projektligji që pritet të ratifikoje marrëveshjen ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për përcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndërmarrë këtë iniciativë qytetare për t’iu drejtuar kërkesa të caktuara nëpërmjet këtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e këtij peticioni është fakti që NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË.

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
Kështu, kërkojmë interesin më të madh për këtë çështje me përmasa kombëtare të institucioneve të cilave u drehtohet ky peticion. Në përputhje të plotë me nenin 134 të Kushtetutës pika 1, gërma “a”, “b”, “c”, “ç”; në përputhje me nenin 131 gërma “b” të Kushtetutës, nenit 49 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga:
1. Presidenti i Republikës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundësitë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji për të inicuar një gjykim kushtetues paraprak me qëllim që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht për pajtueshmërinë e kësaj projektmarrëveshjeje me Kushtetutën;
2. Kuvendit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh që kërkesa të vijë nga minimalisht 25 deputetë të këtij Kuvendi;
3. Kryeministrit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi këtë marrëveshje, mënyrë që të shtohet edhe një filter më shumë në këtë vendimarrje të rëndësishme dhe kjo nismë të përmbushë standartet e transparencës së funksionimit të administratës shtetërore në një shtet të së drejtës.
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që në përputhje me Kushtetutën të rakordojë punën me autoritetet e lartpërmendura për të inicuar sakaq një gjykim kushtetues paraprak mbi këtë çështje.
Gjithashtu kërkojmë vëmëndjen e veçantë e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje; vëmëndjen e veçantë të Kryetarit të Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencës së Kryetarëve dhe Byrosë së Kuvendit që të kenë parasysh kërkesen tonë në punën organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, në planifikimin e kalendarit të punës dhe të votimit të projektligjeve.
Duke mbetur me shpresën e madhe se kërkesa jonë do merret parasysh ju urojmë punë të mbarë!

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-10-14 22:43:59
TE NENSHKRUHET NGA TE GJITHE SHQIPETARET DHE TE GJITHE PARA PARLAMENTIT

Koment nga GUEST më 2009-10-14 22:43:46
Kam mendimin se duhet t'ju drejtohemi organizmave nderkombetare juridike e politike si dhe shteteve-miq ne mbare boten qe te mos lejojne SHITJEN e detit shqiptar nga Qeveria e sali berishes.Le te japin kontributin e tyre te gjithe intelektualet shqipetare kudo qe ndodhen, per te ZBARDHUR TE VERTETEN E KETIJ PAZARI qe do rendoje ( n.q.s. populli shqiptar s'do mund t'a ndaloje), per tere jeten KOMBIN SHQIPETAR. Vulen le te j'a vere populli nepermjet REFERNDUMIT.

Koment nga GUEST më 2009-12-14 00:54:53
jam kunder kesaj marreveshjeje sepse per interesa politike e partiake te sali berishes shiten hapesira jetike te shqiperise . kerkoj te mos ratifikohet nga parlamenti


International
English
Faqe interaktive