Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Kohë apatike
Kohë apatike PDF Print E-mail
28 Tetor 2009

Astrit Lulushi

Heroi është një, por edhe shumë ata janë të vetem secili në fushën e vet a komunitet. Shqiptatët kanë shumë heronj, ndoshta më shumë se kombet e tjerë, në përpjestim me numrin e zhvillimin.

Shumë njerëz janë indiferentë ndaj gjithckaje që ndodh jashtë rrethit të tyre. Edhe heronjtë i përdorin për të fshehur individualizmin e tyre. Apatia është indiferentizëm në dukje dhe egotizëm në shprehje, vetëm individualizëm. Shtoi paditurinë dhe apatia bën që cdo gje vetiake te duket e mirë a e bardhë, cdo gjë e tjetrit vetëm e keqe a e zezë, ku heronjtë e njërit grup jane antiheronj të palës tjetër.

Shpesh apatia ndjehet pas përjetimit të ngjarjeve të tmerrshme si vuajtje, vrasje, lufta dhe lufta e ftohtë. Apatia është gjithashtu simptomë depresioni.

Dhe kështu vijmë tek debatet mbi figurat historike si Skënderbeu, Buzuku, Bogdani a Nëne Tereza. Për motivet e tyre dhe vendin që zenë ata shpesh dekonstruktohen. Ndërsa figura si Fishta, Konica, Zogu, ashtu të hedhur në mëshirën e konjukturave, kanë ende njollat e përbaltjes. Ky indiferentizëm, individualizëm në grup, kjo zbaticë mendimi brenda një grupi apatik ndaj grupit tjetër nuk ka si të mos cojë në ndarje, ri-izolimin, përcarje, armiqësi, shqërberje të rrethit më të gjërë që quhet bashkësi a komb.
 


Eshtë ngutje të thuhet se koha që jetojmë është e vështirë, megjithëse cdo njeri kohën vet e quan të tillë. Dekada a shekuj duhet të kalojnë që ajo të quhet e artë a e errët. Por kohët ndahen. Dhe në kohë vërtetë të këqia rregullat e lojës ndryshojnë. Në kohë të tilla, njerëzit acarohen, bëhen të dhunshëm dhe kur godasin, forca është e pabesueshme ashtu edhe rezultati. Këto janë raste kur jo vetëm një individ e grup por edhe komb del nga apatia; nuk është më indiferent ndaj grupeve të tjera fisnore, shoqërore, fetare, politike. Për mirë a keq, kohë të tilla vijnë rrallë në historinë e një grupi a kombi.

Shekulli i XV ishte periudhe e vështirë për princërit e Arbërit, deri atëherë indiferentë ndaj njëri tjetrit. Pushtimi osman solli bashkimin, për herë të parë në një luftë të perbashkët, ku fati i nje principate varej nga nga fati i tjetrës. Për më shumë se 20 vjet, forca e tyre u bë e pabesueshme. Zhvillimet të tjera pasuan. Udhëheqësit e tyre vdiqën, u vranë a u pajtuan me fatin. Të pafuqishëm, apatikë, pa shpresë ata u bënë edhe indiferentë. Kjo gjendje vazhdoi për disa shekuj deri kur si rezultat marreveshjeve të armëpushimisht të luftës ruso – turke, pronat e pashallëve  kryesisht vendas u kërcënuan seriozisht. Ishte kohë e vështirë, që i bëri të dilnin me dhunë nga apatia për motive të ngushta personale. Përsëri goditja e tyre ishte e pabesueshme që solli krijimin e Lidhjes së Prizrenit, realizimi i synimeve të së cilës kërkonte patjetër një rilindje në shkallë të gjërë kombëtare.

Përse? - është pyetje e pashmangshme që një njeri mund të bëjë kur sheh se gjatë 20 vjetëve të fundit, shqiptarët mbajnë të njëjtin qëndrim - si brezi para tyre, apatikë edhe pse cështjet që shqetësojnë janë njësoj kyce e alarmuese. Si kur jetonin në fise, rrallë së bashku e shumë herë indiferentë, në kohën e diktaturës edhe më të ndarë e më apatikë ndaj tjetrit. Njësoj edhe sot, pa dashur të dijnë se cfarë ndodh jashtë rrethit të ngushtë ose luten të mos ndodhë gjë e mirë. Mësime nga periudha e diktaturës thuhet se janë nxënë, por indiferenca, vecanërisht ajo në grup, tregon të kundërtën. Apatia vazhdon të mbushë të carat në gurët e themeleve të kulturës shoqërore duke u bërë pjesë e trashëgimisë më të keqe.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-11-08 22:58:55
Ekxiston nje harte e vendim i komisionit te vendosjes se kufive ne vitin 1913, Per dekada te tera jane respektuar ne menyre korrekte kufinjet nga te gjithe palet ne kufi.....Nuk ka patur asnje mos marreveshje per kete .Kjo lindi si rezultat i pangopshemerise se kreut te politikes ,per tu pasuruar ne formen me te ulrte dhe me mafioze,, pra nepermjet tradhetise kombetare,,,, 
nga lemico tirane


International
English
Faqe interaktive