Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Qeveria e Tiranës nuk heq dorë nga falja e hapesires ujore Greqisë
Qeveria e Tiranës nuk heq dorë nga falja e hapesires ujore Greqisë PDF Print E-mail
28 Tetor 2009
Marrëveshja për delimitimin e kufirit ujor me Greqinë, e nënshkruar përpara disa muajve nga ministri i papërgjegjshëm Lulzim Basha dhe kryeministri "patriot" Sali Berisha, ngjalli shqetësim që në fillimet e saj për mungesën e transparencës dhe nxitimin me të cilin u bë. Dukej qartë që për palën shqiptare kjo marrëveshje kishte të bënte me zgjedhjet që po afronin. Kurse për palën greke interesat ishin të një rëndësie të veçantë kombëtare, kjo u duk nga zhvendosja e një kryeminsitri grek në Tiranë përkrah ministres së tij të jashtme, Dora Bakojanis.
Që nga momenti i bërjes publike të koordinatave të reja të kufirit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë u pa qartë se kufiri grek ngjitej drejt gadishullit të Karaburunit në mënyrë anormale duke kufizuar keqas hapësirën detare strategjike të Shqipërisë.  Sikurse disa media të tjera, gazeta "Balli i Kombit" shprehu shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, më 27 prill 2009. Por për fat të keq nuk pati asnjë reagim nga politikanët e Tiranës, të cilët tashmë kishin hapur kapitullin e zgjedhjeve, dhe e lanë mënjanë këtë çështje të rëndësishme kombëtare.

 Derisa në fund të shtatorit të kaluar, qeveria e re e bazuar në koalicionin PD-LSI, futi me nxitim dhe thuajse fshehurazi në axhendën e parlamentit, për ratifikim marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar me Greqinë.
Megjithatë kjo u mor vesh dhe shkaktoi një shqetësim të gjithanshëm. Për më tepër, një studim i realizuar ndërkohë nga ekspertë të ushtrisë tregonte se delimitimi ishte bërë në favor të palës greke, dhe Shqipëria humbiste 354 kilometra katror hapësirë detare. Zëra të shumtë u ngritën kundër këtij ratifikimi në media dhe në jetën publike. Një peticion kundër kësaj marrëveshje i organizuar në internet, mblodhi brenda pak ditësh më shumë se 3 mijë nënshkrime  nga shqiptarët  në Shqipëri, Kosovë, emigrim etj. duke treguar se ndryshe nga politikanët e Tiranës, shqiptarëve iu dhimbset çdo metër katror i territorit të Shqipërisë, qoftë ky në tokë apo në ujë.
 Të përballur me këtë presion të paparashikuar nga llogjika e tyre e pazarllëqeve, pushtetarët e Tiranës e hoqën nga axhenda e parlamentit ratifikimin e marrëveshjes. Por kjo nuk do të thotë se e kanë harruar atë, por vetëm se presin një moment kur shqiptarët të jenë në gjumë për ta bërë ratifikimin të qetë e të patrazuar.
Aktualisht kjo marrëveshje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e majtë dhe një grup partish të djathta jo-qeveritare për të verifikuar nëse përputhet me Kushtetutën e Shqipërisë.
Në këtë situatë qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë mediatike për t'iu mbushur mendjen shqiptarëve se kjo marrëveshje është në interes të Shqipërisë. Ose më saktë për të na mbushur mendjen se "katrani zbardhëllon". Flamurin e kësaj fushate e ka marrë ministri i jashtëm "pragmatik" Ilir Meta. Deri dje Meta, megjithëse i majtë,  kishte bërë një emër të mirë si një politikan dinjitoz dhe pa komplekse ndaj të huajve. Për më tepër "i papajtueshëm"  me politikanë "anti-kombëtarë" si Nano dhe Berisha. Dhe LSI paraqitej si një forcë serioze vërtetë e majtë por me dinjitet kombëtar. Kurse sot ç'të shikojmë: një ministër të jashtëm që na flet për kesonofobi në mes të detit ku nuk ka njeri dhe që duket qartë që i ka lënë principet peng në pazaret e beharit të kaluar në Dhërmi. Si dhe një LSI që me këtë akt shënoi fundin e saj politik.
Në skenën e kësaj fushate është ngjitur edhe bukuroshi Basha, i cili shkon edhe më larg. Sipas tij, ata që sulmojnë marrëveshjen paskan interesa anti-shqiptare??!! Kurse qeveria shqiptare që i fal Greqisë 354km2 mbroka interesa shqiptare? Z. Basha para se të mbrojë marrëveshjen, është mirë të na sqarojë se përse llogaritja e vijës "baraslarguar" së kufirit bazohet në shkëmbinj për palën greke dhe në tokë për palën shqiptare? Cila është përmbajtja e pazarllëqeve të tij me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis? Cfarë angazhimesh të tjera ka marrë qeveria shqiptare ndaj Greqisë?
 
Konceptuesit e fushatës pro ratifikimit, përpiqen ta paraqesin kundërshtimin e marrëveshjes si vepër të Edi Ramës, drejtuesit të opozitës, për të destabilizuar qeverinë. Por kjo marrëveshje kundërshtohet nga shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare si dhe në emigrim. Influenca e Edi Ramës nuk është kaq e madhe. Është i gjithë kombi shqiptar që është i tronditur thellë  dhe e kundërshton këtë marrëveshje. Është shpirti i kombit që e ndien se po përpiqen ta dhunojnë.
Por këtë nuk mund ta kuptojnë politikanët  dhe pushtetarët për të cilët çdo gjë është pazar. Prandaj vazhdojnë në rrugën e tyre anti-kombëtare pa u skuqur dhe u nxirë. Këta mjeshtra të pazareve  është mirë të kuptojnë një gjë: pazaret e kufijve nuk janë bërë asnjëherë as me lek, as me euro dhe as me dollarë, por vetëm me gjak dhe me armë.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-11-19 23:59:14
keta qeveritare qe kemi ne kane te drejte te tallen me ne se i tille popull jemi popull frikacak ne dit dote na shesi edhe neve si popull se keshtu eshte kor voton per bastrtat 
 
 

Koment nga GUEST më 2010-04-22 00:59:05
kto jan varja mo...vetm plumbi i mban keto...atehere do t shpetojme nga dora e zeze e ketyre ''politikaneve tane''sic pretendojne se jane...


International
English
Faqe interaktive