Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Veprimtari kulturore në Zelandë të Re
Veprimtari kulturore në Zelandë të Re PDF Print E-mail
08 Nentor 2009


Në lokalët e shkollës Selwyn College, në qytetin e Aucklandit, u promovua libri “Kosova të bëhet Zvicër, kumbon fjala nëpër botë” me autor Qemajl M. Muratin.

Autori i librit, Qemajl Murati shënimet, kujtimet, bisedat nga udhëtimet e shumta metropoleve të botës dhe takimet me njerëz profilesh të ndryshëm me kujdes i ka sistemuar, përmbledh në librin “Kosova të bëhet Zvicër, kumbon fjala nëpër botë”.  Gjatë udhëtimeve gjithandej botës, në vizitat e ndryshme pune ose të rastit, autori takohet me diplomatë e njerëz të bizneseve, shoqatave civile, publicistë, ish ushtarakë e humanist  që e kanë  vizituar Kosovën dhe gjithsecili prej tyre është i mendimit se Kosova ka potencial, ka resurse të mëdha natyrore e njerëzore, kushte të përshtatshme klimatike për t’u bë si Zvicra. Shkrimtari jep informacion të begat, gjykime me realizëm për vendet të cilat i ka vizituar. Në librin letraro-publicistik “Kosova të bëhet Zvicër ...”  autori me një intuitë të kthjellët, me realizëm dhe fakte, përshkruan popujt, traditat e vendeve që i ka vizituar.

 

 

Mbresëlënëse janë vizita e tija në Gabon, Kartum, Ekuador, Bangladesh e Tanzani. Në të gjitha këto vende Kosovën e ka me veti. Në Tanzani, gjatë vizitës në kampin e 20,000 refugjatëve nga Borundi të rrethuar me kordon automjetesh ushtarake e policore autorit  i duket se po e sheh, Bllacën e vitit 1999 ... çadrat në Stankovec... lumin e gjatë të bashkëkombëseve mbi hekurudhë drejt Hanit të Elezit, nënat me foshnje në krah, pleq me valixhe në duar... ...  fëmijë të masakruar në Reçak... Duke shikuar turmën e refugjatëve poshtë aeroplanit, shkrimtari me ndjeshmëri humanisti, shpërthen:  “... t’i marrim, t’i shpijmë në vatrat e tyre, ku kanë ujë e ushqim, fëmijët të shkojnë në shkollë e pleqtë të prehen në shtëpitë e tyre ...”  (Faqe 88.).  Qemajl Murati, si një vëzhgues i mprehtë, vëren dhe analizon, hulumton fenomenet, merr opinione dhe pastaj jep ide se cilat janë rrugët e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Me një gjuhë të pastër, të stilit letraro-publicistik jep mesazhe të qarta: “Lëmshi i quajtur Kosovë është në fillim të formimit të tij, fillin e kemi në dorë ne. Lëmshi mund të rritet drejt, pa u ngatërruar, por rreziku që ai të rritet mbrapsht ... pandërprerë është i pranishëm. Miq, duhet të zëmë sa më shumë, miqtë duhet t’i ruajmë. Miqtë mund të na ndihmojnë, por fillin dhe të ardhmen tonë e kemi në duar ne. Vetë ne.”  (Faqe 67.) Jemi në fillim të fillimit, sikur thotë autori dhe uron me zemër që të jetë  i mbarë ky fillim. Në libër gjejmë ide interesante, të dobishme, që nuk duan shumë investime dhe me një organizim dhe përkushtim paksa më serioz mund të jetësohen.  Librin, “Kosova të bëhet Zvicër...”  pasi ta kesh lexuar të le përshtypjen se është shkruar enkas për ata që e duan Kosovën, lulëzimin e saj.  Autori i librit “Kosova të bëhet Zvicër ...” u lind në Kabash të Anamoravës. Shkollën fillore, të mesme dhe Fakultetin filozofik i kreu në  Prishtinë. Herën e parë punoi profesor i gjuhës angleze dhe më vonë edhe si përkthyes. Përveç shkollimit në Kosovë, Qemajli ka ndjek studimet pasuniversitare nga letërsia moderne angleze në Skotlandë. Është bashkëthemelues i  Lidhjes Qytetare Shqiptare në Zelandë të Re. Në vitin 2001 në kuadër të Lidhjes Qytetare Shqiptare në Auckland nxori gazetën e parë informative në gjuhën shqipe “Fjala jonë”. Ka botuar artikuj, në temën “Migrimet me presion”  në revista profesionale në Zelandë të Re dhe Evropë. Ka mbajt një seri ligjëratash para diplomatëve vendor dhe të huaj në kryeqytetin e Zelandës së Re (Wellington) rreth situatës në Kosovë si dhe mënyra e zgjidhjes së konfliktit në përgjithësi. Libri “Kosova të bëhet Zvicër ...” është libri i tij i parë. Qemajl Murati është edhe filatelist i pasionuar dhe koleksionist i librave të vjetër.  Që nga viti 1997, Qemajli jeton në Zelandë të Re. Pasa fjalës së rastit, të cilën e mbajti autori i këtij artikulli, për librin “Kosova të bëhet Zvicër...” folën edhe Ilir Hoxha, Xhemil Vraniqi, Ali Hoxha, Xhelal Jashari dhe Sefidin  Zeka. Autori i librit "Kosova të bëhet Zvicër..." e shfrytëzoi ketë rast për ta përkujtuar edhe dhjetëvjetorin i ardhjes së shqiptarëve në Zelandë të Re me një fjalim të titulluar “Jeta e dyfishtë.” Ai gjithashtu lëshoi një film dokumentar të cilin e kishte bërë me kamerë amatore në korrik dhe gusht te vitit 1999 me pamje të pasojave të luftës në qytetet:  Prishtinë, Pejë e Gjakovë si edhe nga një poezi të regjistruar në magnetofon, nga kolosët e poezisë shqipe; Enver Gjerqeku dhe Rexhep Hoxha, të cilët pas atyre përndjekjeve të dhunshme të vitit 1999  kishin mbërri në Zelandë të Re. Poezitë zgjuan emocione të forta estetike te të pranishmit në sallë.

Sabit Abdyli

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:33:08
komplimenti autorit Qemajl Murti nga kabashi i vities


International
English
Faqe interaktive