Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ã‡eshtja Kombetare arrow Përmendorja e Ballistit të njohur Xhem Hasa - Gostivari
Përmendorja e Ballistit të njohur Xhem Hasa - Gostivari PDF Print E-mail
04 Dhjetor 2006
Article Index
Përmendorja e Ballistit të njohur Xhem Hasa - Gostivari
Page 2
Page 3
Page 4
Page 5
Page 6
Page 7
Page 8
Page 9
Page 10
Xhem Hasa - Gostivari

 

Biografia e shkurtër e XHEMË HASA – GOSTIVARI 1908-1945

 

Në rrëzë të malit Ahishtë, në afërsi të vendit i quajtur Pallma, ku gufon një burrim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati Simnicë, në një largësi prej pesëmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Këtu, në këtë fshat në vitin 1908 lindi Xhemë Hasa. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë. Pasi ariti moshën e pjekurisë, Xhema ia fillon punës si bujk dhe si blektor me pasurinë e tij që e posedonte. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqipëtarë me anë të provokimeve dhe ofendimeve, i ka përjetuar personalisht edhe Xhemë Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave të pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar këtë trim që ta braktiste pasurinë dhe familjen e tij dhe të hudhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e kombit dhe për mbrojtjen e atëdheut të tij.
Xhema në fillim ishte ushtar ndër të  parët që luftoi në jug të Shqipërisë per mbrojtjen e tokave shqipëtare. Për suksesin e treguar, mbretërija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris së atëhershme të Shqipërisë.
Me fillimin e luftës së dytë botërore në vitin 1941 kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte.
Padrejtësia që i silleshte kombit shqipëtar ai çohet në luftë kundër fashizmit italjan, kundër sllavo-komunistëve ku vlen të përmenden aksione luftarake si ata :
  -Lufta për çlirimin e fshatit Zajas,
  -Lufta për çlirimin e Dibrës,
  -Lufta në Mal të Thatë,
  -Lufta e Kërçovës,
  -Lufta e Debarcës,
  -Lufta e fshatit Beliçicë,etj.
Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore tërë pushtetin e merr  Ushtria e Ballit Kombëtarë , me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sunduar pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.
Lufta e Xhemë Hasës si oficer dhe si komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.
6 Maj 1945 vritet mizerisht trimi shqiptarë , ku prej asaj dite fati i shqiptarëve në Maqedoninë Perendimore ngel në duart e sllavo-komunistëve. 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-08 10:33:09
Me gezon fakti pa mase, qe pas 60 viteve njollosje dhe margjinalizimesh te figurave te mirefillta kombetare, nga regjimet sllavo-komuniste, sot filluan ti ndricojn dhe zbukurojn ambijentet hapsinore, si qe eshte rasti me permendoren e Xheme Hase Gostivarit.  
Sa per dieni, jame i interesuar me u informu, sa eshte madhesia e permendores dhe ku do te vendoset (ose eshte vendosur).  
Eshte mire me rastin e zbulimit te permendores te ketije kolosi te ceshtjes kombetare, te organizohet nje tribune shkencore, permes te ciles, jo vetem qe do te zbardhet nje pjese e veprimtarise kombetare e Xheme Hases, por do te nxite institucionet kompetente dhe organizatat politiko shoqerore, iniciativa te tille per ngritjen e permendoreve te nderrmerren edhe per Mefailat e Zajazit, Sule Htolen e te shume personaliteteve tjera kombetare, deri me tani te anatemuara. 
I pergezoj iniciatoret per realizimin e nje vepre te tille kombetare, urime. 
Riza Sadiku 
Muzeu i Kosoves, Prishtine

Koment nga GUEST më 2006-12-08 10:35:14
Lavdi per tanë heronjtë e Ballit...

Koment nga GUEST më 2006-12-08 10:37:51
Jam 52 vj.  
Isha shum i ri kur iu bashkova Ballit Kombtar. 
Kur nuk besova se e shoh ket dite te bukur qe te ringjallet Xhem Hasa........ 
.........po ja ky asht realitet . Famen me te madhe ia dhan veye maqedhoncit ne filmin e tyne kushtuar Xhemes..... Pati te drejt xha Dalipi qe i tha ne fsh> Kollare "ama Xhem qenke po Xhem" edhe juve publicistve u lumte per kesi veprash  
Ruzhdi Selmani SH B A

Koment nga GUEST më 2007-01-02 12:59:58
Securiti_allfa 
 
Shum bukur eshte Xheme Hasa-Gostivari. Por duheshte te jet ne qender te qytetit te Gostivarit.  
me respekt Securiti_allfa

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:05:11
pershendetjet e mija vllazror nga bunes airesi ku jam ne nji shetitje mu dha rasti hapa copjuterin dhe kenaqsi e madhe per nji shqiptar nga nji familje ballisti ne ket shtet te ngrofet lexova pe punen dhe kontributin tuaj urime festat e vitit rij dhe njiherit uruar festa e bajramit ng shaban elezi igostivarit  

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:05:34
Lavdi te gjith Patriotve Shqiptar qe nuk kursyen asgje per ditet e sotme por duhet te jemi prap sy qelur se amaneti nuk ësht arritur deri ne fund RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:06:01
xhem hasa is my great grandfather i am so proud that the albanian people respect and honour his monument 
 
Joanne Hasa

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:06:52
Ju lumtë atyre që e ideuan, e financuan dhe e realizuan këtë përmendore të patriotit të njohur kombëtar.  
Ngadalë, por sigurtë, fryma balliste kombëtare shqiptare po çlirohet nga laku sllavist dhe komunist! 
Përpara patriotë shqiptarë... 
Arben Gashi, Prishtinë

Koment nga GUEST më 2007-01-09 12:00:44
Është një kënaqësi që me vite e pritëm. 
Përmendorja e medhërishme e Xhemë Hasës që rri në fshatin Simnicë, 
I jep një gjallëri në mbarë Shqipëri 
Ska në botë gjë më të mrekullueshme po që jam mbesa e tij 
 
Anesa Hasa

Koment nga GUEST më 2007-01-09 12:01:25
Erdhi dita krenohet mbarrë shqipëria, 
mburemi të gjithë me atë madhëri të Ballit Kombëtarë, 
lavdi i qoftë Xhemë Hasës trimit të rrallë, 
por mos u tutni se ka të birë dhe nipër gjallë. 
 
Flora Hasa



International
English
Faqe interaktive