Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Rrethimi i parë i "Krujës"
Rrethimi i parë i "Krujës" PDF Print E-mail
26 Nentor 2009

(marrë me ndryshime nga Historia e Shqipërisë)

Astrit Lulushi

Disfata që kishin pësuar në zgjedhje dhe pjesëmarrja e Kryeministrit në fushatën e përurimeve, e egërsuan aq tepër opozitën  sa që kjo, posa gjeti rastin e volitshëm, në vjeshtën e vitit 2009, vendosi t’i jepte grushtin e fundit kundërshtarit.

“Pasi mblodhi, - thonë kronistët, - një ushtri prej rreth 100 mijë vetash, sulltan Murati i dytë u nis në drejtim të Krujës. Ushtria osmane këtë radhë mori me vehte edhe shatorre. Duke kaluar përmes shumë qyteteve, ushtria doli në Elbasan dhe që këtej, gjatë luginës së Shkumbinit, iu drejtua Krujës, që ishte synimi i saj kryesor.

Skënderbeu i lajmëruar me kohë për ketë ekspeditë të madhe, mori një tok masash të shpejta. Sikurse dëshmojnë burime të ndryshme, lajmi i nisjes së një ushtrie të madhe dhe të egërsuar, kishte shkaktuar një shqetësim të madh dhe  shpresat për të përballuar furinë e saj ishin shumë të pakta. Skënderbeu nga njëra anë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë, nga ana tjetër duke kaluar nga një vend në tjetrin ngjalli me fjalimet e veta në popull besimin ndaj fitores. Epërsia e madhe në numër e kundershtarit, e bënë Skënderbeun të ndiqte këtë radhë jo taktikën që kishte ndjekur më parë duke u rënë në fushë të hapur, por i la ata të depërtonin thellë dhe të arrinin deri në muret e Krujës”

Kundërshtarët arritën nën muret e Krujës dhe filluan rrethimin e kështjellës”.  Masa kryesore ishte vendosja e kampit në bulevardin  e tejzgjatur “Skenderbej” ku filluan operacionet blerëse në stendat rreth e rrotull ku shiteshin, kafe, ujë, pije, sanduice e salcice

Brenda në “kështjellë”, Kryeministri, kishte lënë vetëm një garnizon me një nga komandantët e tij më të shquar. Vetë me pjesën tjetër të stafit qëndroi jashtë, duke patur si bazë për veprimet e tij malin e Tumenishtit, në veri të qytetit (sot mali i Skënderbeut).

Në fillim, sulmuesit provuan t’a merrnin Kryeministrinë pa luftë. Ata i propozuan Kryeministrit që të hapte “kutitë e votave”, por ky e refuzoi me përbuzje. Atëhere filluan bombardimin e kështjellës, me shpresë se mbrojtësit do të dorëzöheshin nga vezët që përdoreshin për të parën here si bomba në Shqipëri.

Nga jashtë, “Skënderbeu” e godiste opozitën parreshtur, me fjalime e takime për t’u mbrojtur nga sulmet e papritura kundër “kështjellës”. “Ditë për ditë - shkruan Barleti - Skënderbeu u binte shatorreve dhe nuk i linte kundërshtarët asnjë çast të pushonin”. Vetë ai dilte parreshtur në dritare dhe pershëndeste protestuesit. “Dhe sikurse një përrua që duke zbritur nga malet prej shirave të mëdha dhe vërshuese rrëmben çdo gjë me vehte, përmbys dhe shkatërron, ashtu edhe Skënderbeu”, duke përshëndetur a buzëqeshur pas xhamit të dritares së Kryeministrisë, ku nga një anë dhe ku nga një tjetër, mbi shatoret armike, u shkaktonte kërdi, dëme dhe humbje të pamasë, demoralizim.

“Rrethimi i parë i Krujës vazhdoi gjatë gjithë dimrit”. Opozita pati shumë të dëmtuar. Shpesh herë ata u ndodhën ngushtë edhe për arësye të sulmeve të vazhdueshme e të pa pritura që pozitarët u bënin.

 “Sulltani iu drejtua disa perëndimorëve, të cilët e furnizuan ushtrinë me karvanet e tyre duke nxjerrë nga kjo tregëti përfitime të mëdha. Skënderbeu në fillim protestoi por kur këta nuk hoqën dorë, atëherë filloi t’i sulmonte edhe karvanet e tyre. Në një raport raguzan thuhet në lidhje me këtë: “Shkruajnë nga Shqipëria se Turku ka ngulur shatoret nën Krujë, se Skënderbeu po mbrohet burrërisht dhe sikur disa perëndimorë të mos i shpinin miell e bukë të freskët turkut, ky do t’i kishte hequr shatoret".

Nën muret e Krujës shqiptarët korrën një fitore të shkëlqyer. Vetë Skënderbeu, në letrën që i ka dërguar 11 vjet më vonë princit të Tarantos, ka shkruar për këtë fitore: “…Kundër gjithë asaj fuqie, e mbrojta dhe e mbajta gjersa turqit u larguan me dëme dhe me turp, dhe me pak njerëz shtiva në dorë rishtazi atë që armiqtë e shumtë e kishin fituar për një kohë të gjatë”. Fitorja pati një jehonë zë madhe në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Në Shqipëri u rrit autoriteti i Skënderbeut, i cili u njoh nga masat popullore si udhëheqësi i vetëm dhe mbrojtësi i lirisë së tyre. Në vendet e tjera, populli shqiptar fitoi respektin e përgjithshëm kurse Skënderbeu u njoh nga opinioni publik evropian si një nga kapitenët më të shkëlqyer të kohës. Shprehje e kësaj konsiderate qe ardhja e delegacioneve të shumta për t’a përgëzuar për fitoren e madhe.”



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-12-14 00:53:06
me vjen shume keq per shkrimin e bere kur nje pale e quani skenderbe dhe nje tjeter sulltan.do ti lutesha shkruesit se ai skenderbeu nuk i shiti asnje cope te teritorit as serbit dhe as grekut ndersa ky skenderbeu sot po i a fale ose po e shet per interesa te familjes se tije prandaj ju lutem mos e njollosni figuren e skenderbeut me keto figura te felliqura se ky skenderbeu dhe ky sulltani i sotem sjane as me shume dhe as me pak vec tradhetare te kombit shqipetar

Koment nga GUEST më 2009-12-14 01:02:46
E pergezoj z. Lulushi per kete shkrim, 
sepse njesoj po zhvillohen edhe ngjarjet e kohes. 
Berisha ne Kruje, takimi me Papen ne Vatikan ne pervjetorin e vizites se Skenderbeut dhe krahasimi i tij me heroin kombetar. Edhe shqiptaret gjithmone te ndare ne te mire e te keqinj. Te keqenjte jane quajtur jo-shqiptare, turq, greke, serbe. Vetem te miret, shqiptare te kulluar. 
Hansi, 
Gjermani

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:35:51
Edhe un mendoj se ky shkrim nuk ka vlere ... epoka e skenderbeut nuk ka arsye te krahasohet me kte te sotmen sepse sot gjithkush sheh interesat dhe mesa kam informacion une , skenderbeu nuk e tradhtoi atdheun kurre


International
English
Faqe interaktive