Faqe kryesore arrow Emigracioni arrow Shqiptarët në Zelandën e Re, festuan 28 Nëntorin
Shqiptarët në Zelandën e Re, festuan 28 Nëntorin PDF Print E-mail
07 Dhjetor 2009

Ditën në piknik, darkën në restorant Santa Lucia falas

Shqiptarët në Zelandën e Re për festën e 28 Nëntorit u mblodhën në parkun e bukur Cornwell Park One Tree Hill të qytetit në Auckland. Dalja në piknik që nga viti 1999 për shqiptarët në Aucland sikur u bë tradicionale.  Grupi organizues: Xhevdeti, Vetoni, …  të ndihmuar nga Tahiri, Ismeti, Enisaja, Luljeta, Vjollca,  Fatmirja, Lavdija, Flutura  etj. kishin sinkronizuar gjitha veprimet si është më së miri që pikniku të ishte sa më festiv dhe sa më i rehatshëm. Manifestuesit ishin lajmëruar me kohë nga sekretarja e Kryesisë së Komuniteti, Zonja Hana Xharra-Bates përmes emaileve për kohën dhe vendin e piknikut. Që në orën 11 të ditës në hyrjen e parkut të mrekullueshëm u duken makinat e para të shqiptarëve me flamuj kombëtar në xhama dhe për pak minuta një aneks i parkut të madh u mbush me manifestues.  Manifestuesit sapo i uruan mirëseardhje, përgëzuan njëri tjetrin, për festën e Flamurit dhe festën e Bajramit të vogël që sivjet ndodhi në të njëjtën ditë, kënduan himnin e Flamurit, dëgjuan fjalën përshëndetëse të kryetarit Ali Hoxha, u ndan gjithsecili sipas dëshirës, kush duke lozur me top, kush duke pirë e hëngër nën hijen e drurëve gjigant të parkut. Bisedat e përzemërta nuk kishin të ndalur. Deri në fund të piknikut gjithçka frymoi shqip. Familjet ashtu siç kishin ardhur u shpërndan për ta vazhduar festimin në restorantin e Bajram Jusufit, biznesmenit nga Kosova, që brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur majat  e suksesit në industrinë e hotelerisë. Bajrami, që më 4 tetor 2009 kish bë me dije bashkëkombësit përmes postës elektronike se me rastin e festës sonë të madhe, Ditën e Flamurit në të dy restorantet e tij të gjithë shqiptarët në Zelandën e Re do ta kenë sofrën shtruar falas.  

Në hyrje të restorantit Santa Lucia: Bajrami, mirëpret të ftuarit.
Restorantet e Bajramit në orën 19.00 i hapën dyert për familjet shqiptare të të gjitha grupmoshave. Brenda në restorantet e stolisur me flamuj kombëtar, tavolinat e pastra, mbi to pije e ushqime, personeli i restorantit në gatishmëri të plot për t’u ofruar mysafireve shërbime sa më të mira, të ardhurit veshur me elegancë, shumica në ngjyrat e  flamurit kombëtar, kuq e zi, zunë vend sipas dëshirës. Zonja e restorantit, Flora Jusufi gjithë qejf, buzagaz të ftuarve veç e veç u uron mirëseardhje. Çdo gjëje i vinte era Shqipëri. “Shqipëri, unë i quaj gjitha tokat shqiptare, ashtu siç jemi edhe këtu në ketë sallë të gjithë shqiptarë pa marr parasysh se prej cilës krahinë apo qyteti shqiptar vijmë... nga Kosova, Shqipëria, Çamëria, Prespa, Ulqini, Struga etj.” –  thotë i zoti i restorantit Bajram Jusufi. Kënga dhe vallja nuk kanë të sosur. Në mesin e sallës vallëzohet. Pranë tavolinave plot e përplot dëgjohet kënga “O, sa mirë me qenë shqiptar”. Të gjithë janë të gëzuar. Ahengu e gëzimi ndezët, merr flakë edhe më shumë, kur në restorant vajzave dhe djemve shqiptarë u bashkëngjitet një grup vajzash angleze, të cilat shpejt u shkrinë në ritmin e valleve shqipe. Vallëzuan pa u ndalur me orë të tera. Në orët e para të ditës në vijmë, pasi falënderuan pronarin e  restorantit për darkën aq të begatshme, pijet dhe shërbimet e ofruara krejt gratis, manifestuesit u shpërndan të gëzuar.

Sabit Abdyli, Auckland


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-08 11:50:48
Te gezon fakti qe shqiptaret e te gjitha trevave shqitare ne zelanden e re festojne te bashkuar festen kombetare , por shqiptaret qe jetojne ne shqiperi , perse jane te ndare , mos valle semundia e shekullit 20 me diagnoz BOLSHEVIZMI nuk le te bashkohen , ado ndrgjegjesohen se bashkimi eshte domosdoshmeri per interesat e vendit dhe kombit tone . me respekte emigrante .

Koment nga GUEST më 2010-01-08 11:51:09
me vjen mir qe po ju shoh dhe i degjj kaq fjal te mira per ty Bajram dhe familjen tuaj,me respekt Xifa ,


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?