Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Vizita për të mos i humbur edhe vizitat
Vizita për të mos i humbur edhe vizitat PDF Print E-mail
08 Janar 2010


Bekim REXHEPI

Dioptria e ngushtuar

Kam një dozë prej kohesh, e cila më bënë të besojë në qëndrimet e Lëvizjes për Vetëvendosje ndaj shumë fenomeneve në jetën politike në Kosovë. Dhe sita e situr nuk po ma tret dot të vetmin politikan Albin Kurtin, dhe/ose është më i zhdërvjelltë, ka fat në kohë, apo diç e jashtëzakontë tek ai, qe po s’ma hedh në turmën e të siturve.  Por, pavarësisht nga doza që kam, më lejohet devijimi i shkathtë i një analize lidhur me ardhjen e mundshme të Tadiçit në Kosovë. Po mendoja, se çfarë i duhet akoma një serbi zyrtar, të vije në Kosovë pas shumë pranimeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe vetëm një i çmendur serbë do të mund të besonte në të kundërtën e “jo shtetësisë së Kosovës”. Ta themi se Tadiçi është një i çmendur,  na duhen prova të tjera, dhe qëllimi ynë nuk është ky. Tadiçi është më shumë përgjegjës se të tjerët për Kosovën e humbur, sepse të tjerët ose kanë marrë dënimin ose presin të marrin një dënim të tillë. Pse duhet të jetë Tadiqi akoma përgjegjës për humbjen e Kosovës?. Të marrim si të saktë se: Tadiqi nuk po luan kartën e ashpër të nacionalizmit serb ndaj Kosovës, me faktin se i janë ngushtuar rrugët edhe nga ndërkombëtaret por edhe nga shqiptaret (edhe pse nga syri serb shqiptaret nuk duken ndonjë faktor solid i pengesës).

 

Por, edhe një serbi të thjesht sot për sot nuk ja mbush mendjen se shqiptaret në Kosovë janë më të strukturuar në shtetësinë e tyre. Kosova asnjëherë nuk e ka provuar shtetësinë e saj më legalisht se sa këto dy vite, por, dy vite nuk janë mburrje për ti dhënë fytyrës sonë “mimikën e mitsokolit”.
Tadiqi, në kalendarin e tij të vizitave ka edhe vizitën e tij në Kosovë. Le ta analizojmë më të relaksuar vizitën e tij në Kosovë, sepse nuk është e para dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Tadiqi këtë vizitë e realizon për të mos i humbur vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë. Edhe komuniteti serbo/kosovar e di qe nga kjo vizitë e presidentit serb Tadiq, nuk mund të jetë tjetër veçse një marketing politik për të mbetur në pushtetin serb. Madje, çfarëdo broçkolline e tij për Kosovën nuk ka ndonjë impuls të fortë që të mund të ngjallë reagime të fuqishme kundrejt shtetësisë së Kosovës. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të Hagës, kundrejt legjitimitetit të Kosovës akoma nuk ka nxjerrë rezultatin përfundimtar i cili do të mundë të zgjonte një ego serbe. Pra, shikuar në afekt vizita serbe për Kosovën do të jetë edhe një përsëritje monotone e broçkullave Tadiqjane për Kosovën, ne emër të kishës dhe bashkimit ortodoks serb. Unë mund të mos kem të drejtë në këtë, por çfarëdo shikimi tjetër më çon në një dioptri të ngushtuar të analizave politike karshi realitetit.

Pushteti në gjunjë

Ndofta duhet pasur durim më parë se sa të provohet një nguti (“nguti politike”), ka disa gjëra që më bëjnë të jem më i saktë në këtë: Evropa shquhet për disa veprime të saja dhe e cila nuk kërkon aq shumë vlerësime të tjera për veprimet e saja. Ndërsa Amerikanet, në ndryshim nga Evropianet shquhen për aksione të shpejtuara, dhe vetëm më pas tyre jepen vlerësime të tjera se sa dhe se si ishte më e drejtë të veprohet për to.  Pushteti ynë e ka mungesën e të dyjave, sepse nuk ka strategji as për njërën dhe as për tjetrën. Pushteti ynë ndodhet gjunjë, sepse nuk merr dhe as qe provon të marrë vendime të mëdha në dobi të shtetit, ka shumëçka si ruajtja e pikave doganore në kufi me Serbinë, pastaj lidhur me forcimin e FSK-së, menaxhimin e ekonomisë se brendshme, e etj.

Vizita e Tadiqit nuk mund të parandalohej nga një pushtet i cili ka dhimbje gjunjësh, këtu nuk duhet harxhuar kot akuza dhe drejtime të gishtit drejtë fajtorit. Sepse fajtori ynë tashmë ka rënë nga sita në turmën e të siturve.

06 Janar 2010

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive