Faqe kryesore arrow Shoqëria arrow Mjaft më "Zoti të dhashtë"
Mjaft më "Zoti të dhashtë" PDF Print E-mail
22 Janar 2010

Astrit Lulushi

Kanë kaluar 20 vjet, dhe dëmshpërblimi a kompensimi i ish-të përndjekurve politikë vazhdon të mbetet një ndër cështjet më të vështira. Shtresat e sotme të përfituesve të djeshëm materialë, politikë, e moralë - që i blenë këto përfitime me heshtjen a bëmat e veta -  nuk kanë hedhur asnjë hap për t'ia kthyer në forma të ndryshme shtetit të sotëm ose drejtpërdrejt viktimës, një pjesë të përfitimeve të atyre viteve. Kështu edhe qeveritë e sotme do të ndihmoheshin, nxiteshin, angazhoheshin e përgjegjësoheshin për të dëmshpërblyer viktimat e komunizmit dhe kjo cështje, megjithëse plagëhapur, të mbyllej..

Sa e madhe do të ishte humbja e sotme e "ishëve", në krahasim më vuajtjet e të përndjekurve të djeshëm? Asgjë, ose as që mund të llogaritet. Të zhbësh një padrejtësi nuk është kurre vonë - mbetet gjithmonë aktuale - por nuk është as edhe herët, sepse koha ikën, bashkë me 'të edhe ata që vuajtën, duke lënë të rënduar qiellin e brezit tjetër.

Dihet se shembja e "kullës" a kupolës komuniste në Shqipëri ishte më shumë rrjedhojë e vetëshkatërimit,  sesa e ndonjë sulmi të llojit "9/11" nga jashtë saj. Ishte thjesht dështim i një sistemi ekonomik që me kokëfortësi qëndroi deri në falimentim politik e moral. Në raste të tilla, në ekonomi, sipas ligjeve, të paktën në perëndim, një person a kompani që falimenton nuk ka të drejtë të zotërojë pronë a pasuri pa paguar më parë borxhet, shpenzimet a humbjet si rezultat i shpërdorimeve, që cuan në dështim. “Që të zotërosh, më parë nuk duhet të zotërosh”.(T.S. Eliot, East Coker)

Cuditërisht, menjëherë pas dështimit të shtetit komunist, në Shqipëri mbinë të pasurit e rinj. Dhe nga kush përbëhej shumica e kësaj shtrese? - nga funksionarët e djeshëm a të afërmit e tyre. Ligjet që parandalojnë shpërdoruesit në ekonominë kapitaliste për të bëre shpërdorime të tjera, nuk ekzistonin a nuk njiheshin në atë kohë, por kjo s'do të thotë që s'duhen njohur e ndoshta ushtruar ndaj përfituesve të djeshëm për të dëmshpërblyer a rimëkëmbur pjesën më të rrënuar nga regjimi i kaluar;  ish-përndjekurit.

Fushata ndërmerren për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive natyrore, dhe me të drejtë, por asnjë hap zgjimi ndjeshmërie nuk është bërë për të ndihmuar viktimat e gabimeve të qëllimshme njerëzore. Kjo ndoshta sepse, njeriu  si qenie, rrallë i pranon gabimet e veta.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-25 16:26:17
Ish te perndjekurit jane shtresa me e diskriminuar e popullit shqiptar.Me keqardhje shrehem keshtu por ky eshte nje realitet .Nuk me vjen keq me asnje qeveritar shqiptar (ata meqe kaluan ylberin nuk mund te beheshin demokrate,pa nje kulture perendimore nuk mund te ndjejne kenaqesine qe te jep dliresia dhe zbatimi i drejtesise),por indinjohem nga gjithe ato organizata nderkombetare,nga gjithe ata specialiste vezhgues qe me misjonin e pellumbave te paqes u derguan per te ndihmuar kete vend. 
Me pyeti dikush:Do ta marresh shperblimin qe te kane llogaritur? Pergjigja ime:Ah moj Shqiperi te qofsha fale !


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?