Të enjten, më 7 Janar 2010 në shkollen e mesme Susan E. Wagner, në Staten Island, New York u zhvillua një orë mësimi e rregullt rreth krijimtarisë së poetes shqiptaro-amerikane Këze Kozeta Zylo.
Profesoresha Decker prane kesaj shkolle, kishte marrë leje nga edukimi dhe drejtoria e shkollës për të zhvilluar këtë orë mësimi brenda programit.
Poezitë e zonjes Zylo u përkthyen në anglisht, spanjisht dhe gjuhen kineze nga nxenesit e klases dhe njëkohësisht u lexuan ne versionin e tyre origjinal në shqip.
Studentët e mirëpritën me një kënaqësi të veçantë poeten Zylo dhe diskutuan me pasion rreth krijimtarisë së saj.
Vete aktivistja e komunitetit e konsideron kete aktivitet te bukur jo thjesht si nje arritje personale, por edhe si nje rast shume te mire per te prezantuar denjesisht kombin tone, letersine dhe kulturen e lashte shqiptare.
Në këtë orë mësimi kishte mësues të ftuar, punonjës të administratës, studentë të rrethit letrar të shkollës etj…
Gjithëpërfshirja e studenteve të klasës dhe përkthimet e poezive të saj në gjuhë të ndryshme, e mbushi sallën me emocion dhe kënaqësi. Ata kishin bërë një studim paraprak për këtë poete, studim që udhëhiqej nga profesoresha amerikane, znj.Dekcer.
Znj.Decker eshte dhe vete poete e botuar dhe po perfundon doktoraten ne Universitetin e Qytetit te New York-ut (CUNY). Ajo eshte duke perfunduar per nje project te titulluar “Sylvya Plath dhe Ted Hughes: Side by Side” ( Sylvia Plath dhe Ted Hughes: Krah per krah), te cilin e prezantoi ne Simpoziumin e 75 kushtuar shkrimtares se shquar amerikane Sylvya Path te organizuar nga Oxford University ne tetor.
Ajo lavderoi poezitë e zonjes Zylo duke i pershkruar ato si “delicate, me mendim te thellë dhe art”.
Aktiviteti rreth kësaj ore mësimi do të pasqyrohet në gazetën e shkollës, e cila ka rreth 3,500 studentë dhe është një ndër shkollat e mira publike të New Yorkut.
Në fund studentët i dhuruan znj.Zylo 26 letra me komentet e tyre përkatëse ne anglisht rreth poezive si: Mjellmat po të vijnë, Monumenti i Lotit, Në gjoksin tim, Në hojëza mjalti, Mirëmëngjes dashuri” etj.
Komenti që bëri më shumë përshtypje ishte rreth poezisë: “Mirënjohje Amerikës”, ku shkruhej: “Kjo poemë eshte një himn për gjithë emigrantët”!
|
Koment nga GUEST më 2011-04-05 15:05:58 edhe mua gjithashtu me la pershtypje me shum poezia mirnjohje amerikes
| |