Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Deklarimi i etnisë dhe i besimit fetar - iniciativë e qarqeve anti-shqiptare
Deklarimi i etnisë dhe i besimit fetar - iniciativë e qarqeve anti-shqiptare PDF Print E-mail
25 Janar 2010

Në janar 2010 qeveria shqiptare ka vendosur që në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2011, qytetarëve shqiptarë t'u kërkohet të deklarojnë etninë dhe besimin fetar. Këtë e deklaroi me shumë entuziazëm ministri shtetit Genc Pollo në mbledhjen e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA). Por a është normal deklarimi i etnisë dhe besimit fetar gjatë regjistrimit të popullsisë?
Në radhë të parë regjistrimi i popullsisë është një praktikë e cila ka filluar në kohën e Romës së Lashtë dhe kishte si qëllim numërimin e popullsisë për njohur pasurinë e vendit dhe për të llogaritur taksat për çdo individ. Në shekullin e XIX qëllimi i regjistrimit ishte kryesisht ushtarak, për të të ditur numrin e trupave që mund të mobilizoheshin në rast lufte. Kurse sot regjistrimi është një mjet parashikimi ekonomik, nëpërmjet të cilit institutet e statistikave  marrin të dhënat për numrin e banorëve, moshën e tyre, nivelin shkollor, profesionin, kushtet e banimit, dhe zhvendosjet punë-shtëpi apo shkollë-shtëpi.

Nëse shikojmë praktikat e vendeve europiane si Franca, Belgjika; Zvicra, Italia, Greqia etj. gjatë regjistrimit të popullsisë pyetësori përmban këto kritere: emri, mbiemri, datelindja, vendlindja, adresa dhe profesioni, niveli shkollor dhe të ardhurat. Siç shihet nuk përdoret as kriteri i etnisë dhe as ai i besimit fetar, dhe kjo jo rastësisht. Arësyeja kryesore është se objektivi i regjistrimit ekonomiko-shoqëror dhe jo politiko-etnik. Për më tepër nëse rezultatet janë të kontestueshme, regjistrimi mund të keqpërdoret për të realizuar objektiva politikë dhe mund të shërbejë si mollë sherri në marrëdhëniet midis vendeve të  ndryshme apo brenda një vendi. Në Belgjikë për shembull, ka ekzistuar një regjistrim gjuhësor për të identifikuar komunitetet frankofone dhe holandeze, por është hequr që në vitin 1962, sigurisht për të  evituar debate destruktive.
Kurse sot qeveria shqiptare, me një papërgjegjshmëri totale, lajmëron regjistrimin e popullsisë sipas etnisë dhe besimit fetar. Natyrisht kjo i paraqitet opinionit shqiptar si një ide europiane, e përkrahur nga Europa dhe e financuar nga Europa. Por do të ishte e çuditshme që një iniciativë e tillë të vinte nga Europa, e cila e eviton regjistrimin fetar dhe etnik me çdo kusht për vendet e saj. Por ajo që ka më shumë mundësi, është që kjo ide të vijë dhe të  financohet nga një vend i Europës siç është Greqia.
 Ky dyshim shtohet edhe më tepër në kontekstin aktual, ku qeveria shqiptare pranon një marrëveshje për kufirin detar ku Greqia përfiton më shumë se 400 km2. Nga ana tjetër Greqia trumbeton me të madhe se kërkon të fusë në Europë deri në vitin 2014 krejt Ballkanin Perëndimor (me apo pa Shqipërinë?)
Ky dyshim shtohet edhe më tepër, kur mësojmë se për të menaxhuar regjistrimin, qeveria ka ngarkuar ministrin Genc Pollo, njeri mjaft i përfolur për afrimitetin e tij me qeveritarët grekë dhe ndjenjat e tij grekofile.
A mos do të thotë kjo se qeveria shqiptare ka bërë një pazar me Greqinë në lidhje me këtë çështje? Shpresojmë që jo. Siqo që të jetë, qeveria shqiptare duhet të kishte parasysh disa gjëra përpara se të ndërmerrte iniciativa të tilla.

1. Që nga fillimi i viteve '90 ka disa qindra mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Një pjesë e mirë e tyre kanë marrë dokumenta qëndrimi në Greqi duke ndryshuar emrat, sepse Greqia u jepte dokumenta vetëm nëse kishin emra grekë. Nuk do shumë mend të kuptohet, që Greqia jepte dokumenta të tilla, jo se nuk e dinte se kishte të bënte me shqiptarë, por sepse donte që ata të ndryshonin emrin që një moment të caktuar (siç mund të jetë ky regjistrim i popullsisë) të ushtrojë presion tek ata që të deklarohen si "vorio-epirotë".
2. Cilido që të jetë rezultati i një regjistrimi të tillë, ai do të kontesohet nga Greqia. Duke patur parasysh problemet e vazhdueshme të proceseve zgjedhore në Shqipëri, kontestimi nuk do të jetë i vështirë, dhe ky regjistrim do të shërbejë si mollë sherri në marrëdhëniet me Greqinë e cila në të ardhmen mund t'i lejojë vetes të ndërmarrë edhe iniciativa më të mëdha gjoja për të "mbrojtur minoritetin grek".
3. Regjistrimi fetar mund të sjellë debate dhe probleme të kota, të cilat nuk i kemi patur deri tani. Për më tepër këtu preket një nga liritë themelore të njeriut, ajo e besimit të lirë pa qenë i detyruar ta deklarosh atë tek autoritetet e vendit.

Shihet qartë se futja e kritereve të etnisë dhe besimit fetar në regjistrimin e popullsisë janë një papërgjegjshmëri e madhe kombëtare. Nëse ministrave të qeverisë së Tiranës iu ka mbetur pak gjak shqiptari, do të duhej që ata urgjentisht të kërkonin anullimin e regjistrimit etnik dhe fetar. Përndyshe do të jenë të implikuar në operacionin më të madh anti-shqiptar të kohëve moderne, i cili do t'i sillte Shqipërisë dëme të pallogaritshme në vitet e ardhëshme.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-25 23:52:43
Mire se deklarimi i etnis dhe besimit fetar eshte iniciative e qarqeve antishqiptare, por kush po e zbaton? 
 
Ilir Hashorva

Koment nga GUEST më 2010-01-27 23:05:25
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria - kjo duhet te jete pergjigjja e mbare shqiptareve per regjistrimin e popullsise.Ndersa per kombesine, pervec deklarimit me ndergjegjesim te larte kombetar, duhet patjeter te behet verifikimi ne baze te regjistrave te Zyrave te Gjendjes Civile. BATO DELVINA.

Koment nga GUEST më 2010-01-29 23:53:14
Tashti qe punojne ne Greqi shqipetaret u bene greke, kjo eshte te shesesh vehten dhe une banoj ne Israel por jam SH q i p e ta r me fe fe Shqipetar

Koment nga GUEST më 2010-02-21 00:19:31
Historikish,Greqia dhe Serbia[MonteNegro]jan armiqte me te eger te kombit shqiptar dhe sot e kesaj dit dihet 30 deri40procent jane shqiptar[nje an etrungut shqiptar].Sa me teper forcohet shqiptari dridhet ne zemer monarku dhe sllavet komshi ne ish tokat shqiptare.


International
English
Faqe interaktive