Faqe kryesore arrow Diktatura Komuniste arrow Emigrimi në Australi
Emigrimi në Australi PDF Print E-mail
10 Mars 2010

Petrit Kello

Kujtime

Babai, qe nga Australia, me pagoi bileten e udhetimit me aeroplan dhe sipas aprovimit te lejes per te hyre ne Australi, qeveritaret  Gjermane me leshuan dhe Pashaportin provizor No.0127738 me te cilen u paraqita ne Ambasaden Australiane, qytetin Cologn  ku me daten 04-Tetor 1952  me dhane vizen per Australi, e vlefshme per nje udhetim.

Rrugetimi per Australi

Ne Aeroportin e Frankfurtit A.M. me percollen dy shoket e mij: Dhimitri me Hakiun. Me Aeroplanin British Airways, te dates 4 Nendor 1952, u nisa per Australi. Udhetimi ishte i gjate. Frankfurt-Rome-Bejrut-Karachi-Singapor-Darwin (7-Nov.52)-Sydney-Brisbane-Cairns, me aeroplane te vegjel, dhe qendrimet neper stacionet na mori dhe dy dite te tjera.


 

Afer mbremjes te dates 9 Nendor-it  mberritem ne Aeroportin e Cairns-it  Atje kishin dale te me prisnin Baba, Axha dhe nje djal i Hallos, Ismahili.  Te tre banonin ne nje vend mjaft te izoluar qe quhesh Dimbulah, nja 110 kilometra ne veri te qytetit Cairns. Mereshin me kultivimin e bimes te duhanit. DIMBULAH ishte nje qytet me me pak se 200 banore, kishte 2 dyqane te vegjel, nje garazh apo kovaçane, nje furre buke e nje kasap. Dyqanet dhe shtepiat e banimit i kishin nen te njejtat mbulesa. Edhe une fillova pune me nje here ne fermen e duhanit, atje kishim dhe vend banimin. Dimbulah ishte 10-12 kilometra larg dhe atje shkonim vetem nje here ose dy ne jave sa per t'u furnizuar. Vitin e pare e pata veshtire sepse lashe stinen e dimrit ne Evrope dhe gjeta stinen e beharit dhe te nxehtin me shira tropikale te Australise veriore!  Me sakrifica dhe durim e kalova vitin e pare saqe e shtrova kurrizin si te tjeret, bile edhe me teper se kisha detyrime me te medhaja sidomos ndaj familjes qe kisha lene ne Shqiperi ne tere ato halle. Posa mberrita dhe zura vend ne Australi  nisa vazhdimisht letra te thjeshta si per familjen, te afermit edhe shoket ne Shqiperi qe i lajmeroja se isha gjalle dhe kisha  ardhur ne kete vend kaq te larget. Letrat  edhe qe i regjistronim (Rekomande) shpesh na ketheheshin prape me nje shenim  (jane te pa njohur ose nuk pershtatet me nenin 28 te RPSSH).  Puna ne fermat ishte e rende, me ore te gjata dhe vegla primitive kali, shati dhe pompen e shpines per sperkatjen ishin mjetet me te perdorshme per bujkun e asaj kohe ne kete rreth! Neve qe Familjen dhe Atdheun e kishim mbi te gjitha, pranuam kete jete primitive dhe larg qejfeve dhe defrimeve. Ne kete krahine deri ne vitin 1963 nuk ka pas as linje telefonike, as korent elektriku dhe as rruge te asfaltuara.

Nje kusheriri tim, Qamil Sadiku, ishte i ardhur nga Shqiperia dhe i stabilizuar mire qysh me 1936 ne Qytetin York, Australine Perndimore. Yorku ishte 8 mije kilometra larg nga ku banojsha une. Ishim ne kontakt vetem me letra, Qamili shkoi ne 1954 ne Greqi, me ndermjetesi, dhe atje u martua me nje vajze shqiptare, Myrvete Kondi, qe posa ishte aratisur nga Shqiperia bashke me vellane Hamdi Kondi dhe me motren e saj, Donika apo Desdemona Kondi. Qamili si Qytetar Australian me gjithe nusen u kethye shpejt ne Australi dhe mbasi kryen dokumentat te regullta simbas ligjit Australian sollen ketu dhe Hamdiun me motren e vogel, Doniken.

Une kisha korrespodence te rregullt me keto familje  dhe shkova  i vizitova e ndenja ca kohe ne York sa u njohem edhe me mire. Ardhi dhe im ate nga Dimbulah dhe ne prezencen e te dy palve shpallem fejesen time me Donika Kondi.

Me 15 Korrik 1956, ne zyren e gjendjes Civile, York W.A., hodhem kurore martese zyrtarisht dhe mbas disa diteve shetitje neper disa qytete te Australise, u kthyem ne fermen tone ne Dimbulah, ku na priste shati dhe buhitja buiqesore!

Formuam familje dhe kemi lindur 5 femije:

Lirim  dl.  14-8-1957.  Me shkolle te mesme, bujk.
Albert  dl.  28-12-1958.  Me universitet, ne-punes zyrtar.
Agron  dl.  14-3-1960. Me shkolle te mesme, Bujk.
Luljeta. dl.  5-9-1962  Me universitet, mesuese.
Dita.      dl. 15-6-1971. Me universitet, nenpunese ne Universitetin SYDNEY.
                                                                                                                                                 

Ne  rrethin Dimbulah-Mareeba, ku ishte zona me e mire ne Australi per rritjen e duhanit, ketu kishim dhe nje komunitet te mire shqiptar dhe gati te gjithe merreshin me rritjen e te njejtit prodhim, kishim kontakte te mira me zyrtaret dhe vendalinjte Australiane edhe me komunitetin Italian qe perbenin shumicen e fermereve te duhanit. Femijet po na rriteshin dhe djemte  njeri pas tjetrit  filluan shkollen. Na i deshi puna qe edhe neve si prinder te aktivizoheshim me keshillat shkollore, ku ndihmoeshin dhe mesuesat me ndonje fare pune vullnetare. Ne takimet e shpeshta qe beheshin flisnim vetem Anglisht dhe per me kollaj e gjeten qe emrat na i shkurtuan per t'iu afruar anglishtes, p.sh. ne vend te Petrit me thirren Peter dhe ne vend te Donika e thiren Donna. Ne regjistrimet zyrtare kemi mbajtur emrat e vertete, Petrit dhe Desdemona.          
Ne fermat puna na shkonte mire dhe sa vinte po e ngrinim ekonomine duke permiresuar jetesen,  modernizuar  veglat e punes dhe duke krijuar mundesite per ti ndihmuar  dhe familjet ne Shqiperi, duke ditur qe atje  familjeve te persekutuara  edhe lakrat u shiteshin me kandarin e farmacistit!

Ne vitin 1966 une hoqa nje krize shendetesore ku mjeket me gjeten nje difekt ne stomak  dhe sugjeruan operacion! Per kete mu desh te vija ne spital Brisbane, 2000 kilometra larg, se aty ishin mjetet e pershtatshme.  Ne shtator me  Aeroplan per ne Brisbane me shoqeroi  Donna me Luljeten 4 vjeç; ndersa te 3 djemte vinin ne shkolle dhe i lame nen kujdesin e tim kusheriri Ismailit i cili banonte me familjen e tij, ne Mareeba, 40 km larg  nga Dimbulah. Ismaili i çonte djemte tane ne shkolle çdo mengjes dhe i merrte mbas dite.
Ne Brisbane fjetem nje nate ne hotel, dhe te nesermen si mbas letrave mjekesore une u shtrova per operim ne "Matter Hospital" ndersa Donna me vajzen shkuan ne shtepine e  Familjeve fisnike Feti dhe Hysni  Meka. Si Vellezerve Meka ashtu dhe kusheririt Ismail u kam qene shume mirenjohes gjithe jeten se me te vertete m'u ndodhen prane kur m'u paraqit nevoja, por kane qene gjithnje dhe shume shtepi hapet per neve. Donna me vajzen qendroi  me familjet Meka ne Brisbane 3 jave dhe u kthye ne Dimnulah, ndersa une qendrova dhe dy jave mbas tyre per te vazhduar kurimin dhe perfundimisht u mblodhem ne shtepi.
Ate vit e kaluam punen e bujqesise me mundime por edhe me debate brenda familjes qe a duhet te vazhdonim me bujqesine apo te shisnim ç'ka kishim e te nderronim profesion!
Me ne fund e pame te aresyeshme shpernguljen nga  kjo krahine.
Ne Maj 1967 e shitem fermen me gjithçka permbante dhe vendosem si familje te shkonim per te jetuar ne Brisbane.

Ne muajin Korrik 1967 shkuam e u vendosem familjarisht ne Shtepine tone qe patem blere ne Brisbane. I regjistruam dhe femijet ne nje shkolle aty afer dhe  filluam njefarelloj  jete qytetare tjeter nga ajo qe kishim bere deri tani. Erdha rotull per disa jave sa u stabilizuam dhe mbasandaj zura nje pune ne fabriken e Gomave e mbas nje viti u punesova ne depon ku shiteshe duhani qe vinte nga fermat e rajoneve te ndryshme.
Nga viti 1958 paska qene hapur nje zone e re per te rritur duhan, ky rajon ishte vetem 70-80 km  larg nga Brisbane. Atje kishte shkuar mbillte duhan dhe Hamdiu, Vellai i Donnas, ku shkonim dhe neve shpesh per vizite. Nje dite na u mbush mendja mbas 3 vjet jetese ne Brisbane, shkuam e bleme edhe neve nje ferme te vogel ne vendin e quajtur Beerwah dhe ne fillim te vitit 1970  trasferuam dhe femijet nga shkollat e Brisbanit ne shkollat Caboolture-Beerwah. Qe ne Janar 1970 e deri me 5 Maj 2005 kemi jetuar e punuar ne Beerwah. Aty nga viti 1975 Bashkia e vendit pati miresine dhe rrugicen qe kalonte krahas fermes tone i vuri emrin Kello Road ( Rruga Kello).

Ne mesin e vitit 1976 erdhi ne Australi nga Amerika, per te vizituar emigracionin shqiptar, z. Sulejman Meço, ky njeri sa i mesuar dhe aq patriot shetiti neper gjithe shqiptaret e Australise  e  na mbushi plot deshire e shprese se nga goja e tij dilnin vetem fjale keshilluese qe na benin edhe me te dobishem si per vend lindjen tone ashtu dhe per vendin ku jetojme.

Po ne kete vit shkova ne Zelanden e Re. Takova dhe disa shqiptare por me e rendesishme ishte vizita e Matuekes, afer qytetit Nelson. Ne kete krahine fermeret e Zelandes kultivonin afro 6 milion kg duhan dhe shkova per nje vizite ne zyren e duhan-rritsve dhe bashke me nje agronom te asaj zyre vizituam disa ferma  ku rritesh dhe klasifikohesh duhani. Ishte interesante se bleresit ishin po te njejtit perfaqesues te Kompanive qe blinin duhanin ne Australi.

Rrugetime te tjera në tetor 1977 : Amerike, Kanada, Angli, Suedi, Austri dhe Itali.

Ky udhetim ishte krejt privat per te takuar miq, shoke dhe dashamires qe kisha njohur si ne Shqiperi ashtu dhe neper kampet e Refugjateve te Evropes.
Me daten 12 Tetor, me aeroplan direkt Sydney-San-Fransisko mbas 12 ore udhetimi arritem ne San-Fransisko dhe shkova direkt ne hotel. Atje qendrova dy dit ku dhe erdhi e me mori z. Mustafa Bushati ne shtepi dhe se andejmi  bashke me miqte qe i kishin ardhur nga Detroiti dhe Toronto, midis tyre dhe z. Ekrem Bardha  dhe te gjithe shkuam ne Qytetin Lake Tahoe, Nevada State. Z. Bushati na kishte zene hotelin modern ku qendruam per 3 nete nder kuriozitetet dhe teatrot me te mira. Te gjith sa ishim u kthyem ne San-Fransisko ne shtepine e familjes Bushati edhe per dy dit te tjera ku me te vertete e shijuam mik-pritjen tradicionale.

Me daten 19 Tetor shkova ne Qytetin Los Angelos, Kaliforni. Atje, simbas rekomandimeve qe kisha, mora kontakte me bashk fshataret e mij,  Hiqmet dhe Itabe Isufin dhe Myfit Hilmi Uzhurin. Kaluam disa dit duke shetitur dhe pare vende interesante.

Me 21 Tetor shkova ne Toronto, Kanada, atje me priste shoku im i vlefshem, Zini Alickolli bashke me Zonjen e tij Hillda dhe vajzen Sonia. Me familjen Alickolli  qendrova nje kohe dhe se bashku vizituam shume miq e te njohur si ne Kanada dhe ne Amerike. Ne Kanada, duke filluar qe nga qyteti Toronto e deri na qytetet London dhe Windsor kishte fusha te bukura ku rritesh duhan. Shkova e qendrova dy dite  ku ishte mjaft interesante rritja e kesaj bime dhe perfitova mjafte nga metodat e tyre. Ne Detroit na u dha nje darke e madhe nga Vellazeria Bardha si per mua ashtu dhe per z. Fevzi Postena qe kishte ardhur vizitor nga kompania Shqiptare e Gjermanise.
Detroiti me rrethe kishte mjaft shqiptare me te cilit ishim njohur qysh ne jeten e kampeve. Atje kishte qendren dhe Z. Sulejman Meço i cili ishte dhe perfaqesues i Ballit Kombetar.

Shkova ne New York dhe Waterburry Con., se dhe atje pata shume te njohur  qysh nga Shqiperia ashtu dhe prej jetes neper kampet e refugjatve. Kam shume kujtime te mira nga mikpritja mallengjyese qe me eshte bere por nuk dua te zgjatem per t'i permendur dot te gjithe. Ne New York kalova mjaft kohe me dy shqiptare te moshuar dhe patriote te dedikuar per ceshtjen kombetare. Keta ishin Xha Alo Mujo Luarasi dhe Xha Ismail  Shefqet Kadiu. Shkova prape ne Toronto, atje ku e kisha qendren tek familja Alickolli.

Me 28 tetor u dhashe lamtumiren Ziniut dhe Shqipetareve nga Aeroporti Toronto per ne Londer. Ne Angli qendrova vetem 4 dite. Atje takova  patriotin e shquar Z. Skender  Dume  Starjen. Me kete zotni ishim te njohur me se afermi se kishte sherbyer dhe si nen-prefekt ne vendlindjen time, Bilisht.

Me 2 nentor 1977 via Kopenhagen, arita ne Malmo te Suedise ku me priste Xhemil Halili, kusheri i pare i Donnas. Ne Suedi qendrova 4 dite dhe prej atje shkova ne Austri.

Ne Viene me priti z. Abdyl Sino, luftetar, anti komunist dhe mjaft i shkolluar. Njiheshim qysh ne Shqiperi e Gjermani, kishte qene nje nga organizatoret e çetave te Ballit qe luftuan trimerisht kunder italianeve dhe komunistave gjate luftes civile kur komunistat hapen vella-vrasjen ne rethin e Korçes dhe sidomos ne Devollin e siperm.  

Abdyli bashke me kolegun e tij z. Viktor Cami punonin si ne-punesa ne Ambasades Amerikane ne Austri.  Gjate 4 ditve qe qendrova ne Vjene, Abdyli me shetiti ne vende historike. Me e rendesishme per mua ishte muzeumi i Vjenes ku gjendesh Shpata dhe Helmeta origjinale e Skenderbeut te Madh.

Me nje aeroplan te dates 10 Nendor u nisa nga Viena per ne Rome.

Ne Rome  kisha zene vend ne Hotelin Cordiniale. Prej Hotelit kontaktova Z. Prof. Vasil Andonin i cili kishte dijeni per vajtjen time andej. Z. Andoni me dha dhe lajmin e hidhur qe kishte vdek Prof. Zef Pali, i goditur nga nje makine, TAKSI, duke shkuar ne pune. Ne Rome po grumbulloheshin shqiptare nga gjith anet per varrimin. Mbas disa bisedimeve me Komitetin ne Amerike u vendos qe trupi i Prof. Palit te shpihet ne Amerike e te varrosesh prane Mid-hat Frasherit. Mori disa dite kohe per kryerje dokumentash dhe simbas regullave dipllomatike trupi u percuall per ne New York ku dhe u varros atje me shume nderime.

Me 26 nentor u nisa direkt  nga Roma per ne Australi, Transit Londer-Singapor-Brisbane.

Fundi i nendorit 1977 me gjeti ne Beerwah, Australi, prane familjes ku dhe punet e fermes nen kujdesine e djalit te madh kishin shkuar fare mire dhe mua  me fjeti mendja  qe Lirimi e kishte pervehtesuar tamam si duhet profesionin e bujqesise (rritjen e duhanit dhe perimoreve). Ferma qe kishim ne Beerwah nuk kishte toke te mjaftushme per ta mbajt  dhe  Lirimin me pune, prandaj vendosem dhe bleme nje ferme tjeter duhani ne Elimbah, 15 kilometra larg nga Beerwah. Te organizuar mire dhe me punen e rregullt te Lirimit i dirigjonim te dyja fermat per mrekulli.
 
Ne mbledhjet e shpeshta qe benin fermeret ne prezenca te delegateve te zyrave bujqesore me kishin sugjeruar disa here qe te vija kandidaturen per t'u zgjedhur ne Keshillin e pergjithshem te duhan-rritsve.

Ne fillim te tetorit 1978 fermeret e ketij rajoni me sollen nje aplikacion te firmosur nga 12 duhan-rrites ku me propozonin te vija kandidaturen per ne Bordin e duhanit dhe pasi e pranova  u dergua aplikata ne zyren e Ministrise se Bujqesise. Votat u bene me shkrim gjate muajit Nendor ne gjithe Shtetin e Queensland-it dhe me 28 Nendor u numuruan ne zyren e Ministrise te Bujqesise, Brisbane. Per çudi rezultatet e votave, per kete rajon, dualle me 69% ne favorin tim. Votimet beheshin çdo 3 vjet dhe une e mbajta kete pozite per 15 vjet, duke me votuar çdo 3 vjet.

Megjithqe punet e bujqesise dhe marrdheniet e industrise se duhanit  me mbanin te okupuar, asnje here nuk u larguam nga komuniteti dhe shoqatat shqiptare, si per takime piknikesh dhe festen e 28 Nendorit. Me shume vershtiresi te madhe mbanim dhe kontakt me familjet ne Shqiperi. Jo vetem pakot por dhe letrat n'a ktheheshin, por dhe konfiskoheshin pa ditur gje te afermit se ç'po ndodhte.  

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-03-20 23:45:10
I nderuar Petrit KELLO ! 
E lexova me shume interes jeten tuaj e sot besoj se mbase shume peripecish jeni te lumtur me familjen tuaj .Jeteshkrimi tuaj te mbush me lot duke qene large Shqiprise tone qe te paret tane na e lane ta ruajme ata .Por mos u pendo qe jeni larguar nga Shqiperia ne se do te jetonit aty ju do te kishet vuajtur akoma me shume sepse per 50 vjet tek ne u be nje terror i pa pare nga regjimi komuniste i Enverit -dulles -bashke me shoket e tij komuniste anti Shiptare qe e mbeshteten ate -e sidomos familjet e medha e patriotet qe dhane gjithcka per Shqiperin e pesuan me shume,komuniste i vrane e i cfarosen e megjithe ate ka niper e mbesa qe i rezistuan menxyres komuniste ata jetojne prape per arsye sepse keta i duhen kombit tone per ta shpetuar nga diktatura e re qe ka ardhur perseri ne shiperi.Ju ne Australin e Demokracise keni punuar dhe djersa juan nuk shkoi kote ,kurse ne shqiperi na rropen e prape se prape shume shqiptare moren rrugen mbase 50 vjetesh mbase ikjes tuaj.Ju uroj suksese ne familjen tuaj -me nderime-- adresa pajto@web .de

Koment nga GUEST më 2010-03-20 23:46:19
E ka bere shume mire Z. Petrit Kello, qe dha nje pershkrim te jetes se tije, ne mergim, mbas largimit nga vend-lindja. 
Shqiptaret, kudo qe gjenden, duhet t'a dijne se jeta e mergimetarevet nuk ka qene e lehte! Pervec punes se lodheshme per te mbajtur vehten dhe familjen, Z. Petrit Kello e ka mbajtur pishen gjalle ne rrethin ku jetonte, nepermjet te Ballit Kombetar, duke punuar ne dobi te nje Shqiperije te lire, ethnike, demokratike, ku te mos sundoje korrupsionie krimi, por vetem drejtesia!! Te lumte dora, Petrit! 
Nihat Bakalli


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?