Faqe kryesore arrow Diktatura Komuniste arrow Rikthimi në Shqipëri
Rikthimi në Shqipëri PDF Print E-mail
21 Mars 2010
Petit Kello

Kujtime


Ne vitin 1988 mora nje leter nga prinderit ku me thoshin midis te tjerave se nga Greqija kane filluar te dergojne frigorifera dhe orendi shtepije, dhe mundesisht dergona dicka!  
Nje ish komshija tim i quajtur Athanas Poulicas, qelloi per vizite ne Greqi dhe mbas nje bisedimi telefonik i dergova dhe pare te mjaftueshme, e keshtu m'i nisi familjes me aeroplan, Athine-Janine-Tirane, 1 frigorifer dhe 1 stofe elektrike. Komshija, Athanasi, vendosi t'i bente nje vizite familjes Kello ne  Bilisht dhe me dy greke qe shkonin ne Shqiperi per tregeti, mori vize nga Ambasada shqiptare dhe Athanasi e u nisen me makine qe nga Janina neper malesine e Kelcyres atje. Arriten ne hotelin Turizmi  te Korçes. Tregetaret greke shkuan ne Pogradec, Tirane e  Durres per biseda me zyrtaret dhe u kethyen mbas tre diteve ne Korce per ta marre pasagjerin.  Athanasin, jo vetem qe nuk e lejuan te shkonte per vizite ne Bilisht, por s'e lane as te shetiste neper Korçe! Si perfundim te gjithe u kethyen shendoshe e mire ne Greqi po ne ate drejtim nga kishin vajtur.

Frigoriferin dhe stofen, familja e kishte pranuar por me taks doganor te renduar. Derguam dhe nga Australia tesha vesh-mbathje dhe orendi shtepie, te cilat i pranonin por me pagesa e korrupsion doganor, gjera qe i mesuam me vone.

Me 1 te Marsit 1990 morra mandatin telegrafisht nga Vellai se Baba kishte vdekur dhe me 2 Mars varosesh ne Bilisht.
Nga mezi i vitit 1990 filluan te na benin telefona direkt, me teper nga postat e qyteteve. Pati raste te shpeshta qe na benin thirje per te vizituar vendin se disi po zbutesh situata per te gjithe si turista!  Mema, nga Bilishti, kishte shkuar per mjekime ne Tirane dhe me telefon me beri lutje te vinja sa me pare ta shihnja se ishte e moshuar dhe e semure, i premtova se do bej çmos per t'ja plotesuar  deshiren.  Mora guxim dhe fillova nga formalitetet, si nxjerrje pashaporte e te tjera, per nje udhetim rotull Botes.

Po afrohesh viti 1991 dhe per te vene ne vend deshiren e Memes, pagova dhe bileten me aeroplan, te hapur, per te udhetuar nga Australia-Singapor-Athine-Frankfurt-Toronto-Losangelos-Singapor-Brisbane.
Disa here i telefonova Ambasades shqiptare ne Athine per t'i marre mendimin ne se do te me jepesh vize si turist per te hyre ne vendin tim! Me ne fund morra nje pergjigje te lekundur dhe eshte po kjo aresyeja qe bileten e mora per te pare boten.

Ne Shkurt '91 e permbysen monumentin e diktatorit famekeq ne Tirane dhe kjo me inkurajoi, i hipa aeraplanit dhe me 2 Prill zbrita ne Athine, i lashe teshat ne hotel dhe me taksi shkova ne Ambasade ku kerkova sekretarin, Demir Kambo, qe kishim folur ne telefon. Qendrova ne hotel dhe me daten 6 Prill 1991 me dhane vizen Nr.973/91. Sekretari ishte i sjellshem, te tjeret mu duken abrapta, paraqitja zyrtare nuk i perngjante aspak perendimoreve ku deri ne ate kohe kisha jetuar afro 43 vjet. Me daten 10/4/91 hyra ne Shqiperi, Posta Kapshtice. Atje me takoi Vellai Irfani. Tani jam vetem 4 kilometra nga vend lindja. Megjithese nje nga ne-punesat mu prezantua si i njohur, prapseprapi me hipi nje hije e rende se portreti i Enver Hoxhes ishte i ngrehur, rojet dhe nenpunesat doganore u suallen mire dhe komtrollimi ishte pa asnje incident. U nisem per ne Bilisht, me nje fare taksie qe kishte pamjen e nje xhipi te vjeter ushtarak. Me vone e mesova qe ajo ishte e vetmja taksi qi i sherbente Bilishtit dhe 48 katundeve te Devollit!
Mbas pak minutave arritem ne Bilisht, ne shtepi ishte Mema qe e kisha lene 40 vjecare dhe e gjeta ne moshen 83 vjecare! Baba kishte vdekur nje vit me pare!  Nje shumice e madhe nga te farefisit, miqesise dhe te njohurve vetem sa i perfytyroja por kishin shkuar atje ku nuk ketheheshin me! Ishte pra nje vizite me gjysme vlere! Mema nuk mi hiqte syte dhe une nuk i ndahesha se me dukesh sikur nuk kisha mundur te bej detyren sa duhet ndaj prinderve kaq te shume vojtur!
Qendrova me te afermit reth 5 jave dhe me 20 Maj 1991 dola ne Greqi, via Kapshtice.
Nga Follorina shkova me autobus ne Athine ku qendrova dy dite derisa regullova vendin ne aeroplan qe shkova ne Frankfurt, Gjermani.
Nga  Frankfurti shkova Toronto, Kanada (24 Maj 91). Ne Kanada me Ziniun dhe familjen e tij vizituam, per rreth nje muaji, shoke miq dhe te afert me te dy anet e kufirit, Kanada-Amerike. Meqenese ne Australi ala meresha me rritjen e bimes se duhanit, shkova per te pare edhe industrine e duhanit ne Kanada dhe Amerike se me te vertete pervetesoja diçka me shume nga eksperienca e andejshme.
Me 26 te Qershorit 1991 u ktheva ne Australi, lumterisht, punet i gjeta ne regull dhe ia filluam zanatit te buiqesise si me pare.

Me 5 Dhjetor 1991 me mberriti nje telegram ku me lajmeronin dhe vdekjen e Memes. Ishte nje tjeter rast hidherimi se na u duk sikur u hapen rruget dhe do te shkonim ne Shqiperi  per tu çmallosur me shpesh me te afermit.

Ne muajin Maj te vitit 1993 shkova perseri  per nje vizite ne Shqiperi, kesaj here, u prita ne Aeroportin - Rinas nga vellai, me makine private, shkuam direkt ne Bilisht, shetitem dhe miqte ne Elbasan, Tirane, Lushnje, Konispol dhe gjetke. Gjendja ishte qetesuar deri diku dhe une i bera thirje, Donnas, te vinte edhe ajo nga Australia per t'u njohur dhe ajo me farefisin dhe sidomos motra e saj e moshuare Sanija, ne Konispol, e kerkoi posaçerisht per ta pare, keshtu mbas nja 3 javesh mberriti dhe ajo ne Rinas, Tirane bashke me Agronin.  

Ne hotelin Dajti, per dy dite, pritem miqte nga te dy anet dhe prej andej shkuam ne Konispol dhe Sarande, vazhduam Bilisht dhe fshatra, Elbasan, Tirane  dhe me  9 Korrik une dhe Donna lame Rinasin e arritem ne Brisbane me 11 Korrik 1993.

Agroni  gjate qendrimit ne Shqiperi ardhi ne mareveshje dhe u martua ne Korçe me Vera Pepellashin por paten veshtiresi  dhe per te marre vizen nga Ambasada Australiane i u desh te shkonin ne Athine.
Me daten 6 Shtator 1993 u nisa dhe une per ne Athine duke pasur me vehte disa  shkresa garantuese dhe me daten 9 Shtator morem vizen e Veres nga Ambasada Australiane dhe u nisem te tre me taksi nga  Athina per ne Follorine dhe prej andej me tjeter taksi per ne Kufi te Shqiperise, via Kapshtice. Atje na priste Vellai, Irfani, arrdhur nga Bilishti. U-suallem   pak dite Bilisht  e  Korçe dhe  shkuam ne Tirane nje grup njerzish qe percuallem per ne Australi te posa  martuarit, Agron dhe Vera.  
Une i shoqeruar dhe nga im Vella Irfani qendruam ne Tirane ku morem dhe pjese ne Kongresin e 8-te te Partise se Ballit Kombetar qe u mbajt me 17 dhe 18 Shtator 1993.                 
Kongresi ishte pregatitur shume mire dhe punimet shkuan jashtzakonisht ne regull. Atje takuam shume nga veteranet ballista te ardhur nga Gjermania, Amerika, Kanadaja dhe vende te tjera qe ishim te njohur qysh ne vjetet e para te emigracionit.

Me 1 tetor 1993 u nisa nga Tirana per ne Australi. Ne Rome qendrova per dy dite se shkova ta vizitoj posaçerisht Profesor Vasil Andonin, me taksi shkova nja 100 kilometra jashte Romes, ku ishte shtruar ne nje spital te pleqve, taksia me priti per disa ore dhe u  kenaqem duke folur me Profesorin, se megjithese i semure  dhe lart nga te nentedhjetat, ishte i mprehte, plot ndjenja Patriotike dhe fliste po me ate shpirtin e nje Kryeudheheqesi te denje! Ne mbasditen vone, i lashe lamtumiren Profesorit e me taksistin u ketheva ne hotel ne Rome.

Me daten 3 tetor, heret ne mengjes, me linjen AL ITALIA, u nisa per ne Australi.

Mbrita ne Brisbane me daten 6 te tetorit 1993 e me kenaqesi u grumbulluam ne shtepi dhe mbas disa diteve beme edhe ketu dasmen e Agronit dhe Veres ku mblodhem me kenaqesi ne fermen  tone, shumicen e te njohurve dhe komunitetin shqipetar te Brisbane-it  e te ketij  rajonit.
Ketu ne Australi vazhdojme me punet tona te perditshme duke kultivuar token si mbas metodave te vendit ku jetojme.

Ne vitin 2004 qeveria Australiane me ligj Parlamentar ndaloi rritjen e duhanit ne kete Kontinent dhe e importojne nga jashte. Ky vendim i pa parashikuar shkaktoi humbje financiare per fermeret qe ishin preokupuar me kete industri.

Komunizmi u gremis qysh me 1990, komunistat ose pasardhesit e tyre qe moren pushtetin ne dore dhe vazhdojne te qeverisin vendin nen masken e demokracise, i  kane dhene popullit   nje fare lirije te shregullt, jane duke bere dhe reforma te prapa pa marre ne konsiderate pronaret reale!   Fakti eshte qe rruget u hapen dhe kushdo qe deshiron mund te hyje e te dali ne Shqiperi lirisht.
 
Ne 2005, vendosa e dolla dhe nje here rotull Botes. Alberti na pagoi  biletat mua dhe vajzes se tij, Sabries. Me 8 Shtator u-nisem nga Brisbane  me aeroplan dhe arritem  ne Londer me 10 Shtator. Atje na priste Alberti. Mbasi qendruam dy dite ne Londer Alberti me vajzen shkuan per te shetitur Europen  ndersa une shkova ne Shqiperi via Roma.
Me 12 shtator arrita ne Tirane. Ne aeroportin e Rinasit me priti im kusheri Mergim Kello me djalin dhe dhendrin e tij. Me familjen e Mergimit ku qendrova per disa dite u radhiten edhe vellezerit e tij Idaeti, Shkelqimi, Fatmiri dhe motra, Teuta me familjet qe banojne te gjithe ne  Tirane.
Ardhi nga Bilishti ne Tirane mbesa Benereta me burrin e saj Sabah Martinaj e me moren me makinen e tyre. Ne Bilisht qendrova 4 dite. Sabahu me makinen e tij me shpuri ne Korçe edhe ne disa fshatra te Devollit ku kishim dhe farefis te shperndare. Shetitem edhe me Kusherinin, Bashkim Shehu, vizituam  Tylben e Teqese dhe disa qendra te tjera.
Sabahu, me makine me shoqeroi deri ne Elbasan. Atje na priste kusheriri Gazmor Kello me familjen. Ne Elbasan qendrova dy net dhe prej andej shkuam ne Tirane tek Mergimi dhe Idaeti. Me Idaetin vizituam familjen e kusheririt  Nehar Voci ne Yzberisht  dhe prej andej shkuam e pame  kusherinjte Nexhmi e Remzi Bylykbashi ne rethin e Sukthit.

Me 26 Shtator  2005, lashe Shqiperine , via Roma,  per Amerike dhe Kanada. Me daten 27 po te shtatorit  arrita ne Amerike ku ne aeroportin e Detroitit me priste Irfani me Gezimin. Ne Detroit Gezimi posa kishte blere nje shtepi dhe aty jo vetem qe u çmallosem me njeri-tjetrin por edhe  u çlodhem e rehatuam per pak dite. Prej Detroit, me aeroplan , shkova e vizitova ne New York, kusheriren e pare Shpresen e  burrin e saj Vebi Bejlerin dhe krejt familjen e tyre. Atje ardhen mbas dy diteve, bashke-fshataret dhe te afermit e mi nga New Jersey, e me moren: Jashar dhe Skender Meka. Me familjet Meka kalova disa dite plot kujtime por, me prekse ishin bisedat terheqes me Baben e tyre te shume vojtur nga diktatura e kuqe, Z. Selami Meka.
U ktheva prape ne Detroit dhe Windsor te Kanadase ku kaluam duke u shmallur deri ne fund te Tetorit me familjet, Kello, Shehu, Berberi etj. Ne javen e pare te nendorit, via Singapor, u ktheva prape ne Australi.

Nje tjeter udhetim jashte Australise: 2008

Alberti kishte arrdhur nga Anglia per pushime e per t'u çmallur me neve te gjithe, nga kendej do te shkonte per pak dite me pune ne Amerike dhe nga andej te  kethehesh ne Londer ku e ka punen prej disa vjetesh. Alberti me sugjeroi qe te shkoj edhe une deri ne Amerike per tu pare me Vellane dhe familjen e tij, se kishim 3 vjet pa u pare. Ai s'priti as sa te mendoshim per kete pune por shkoi dhe mori  bilete per mua qe te udhetonim se bashku! Biletat me aeroplan ishin Brisnane-Los Angeles-Las Vegas-Detroit.

Me 2 te Gushtit 2008 arritem ne Los Angeles dhe me nje aeroplan me te vogel shkuam ne Las Vegas. Ketu Alberti na kishte zene hotelin "LUXSOR" per 3  nete. Gjeja shume interesante per mua ishte shkuarja me helikopter, te nesermen, nga Las Vegas per ne Grand Canyon. Atje pame malet e larta dhe vende te pa shkelura kurre! Ishin 5 helikoptera te mbushur me turiste, shumica e tyre prej Hotelit "LUXSOR", u trasportuan ne aeroportin e qytetit dhe u vune ne helikopterat qe dote shkonin njeri pas tjetrit. Ne majrat e nje mali kishin rrafshuar disa siperfaqe te vogla sa te zbrisnin halikopterat. Ne majen e malit turistat pushuan pak, na dhane dhe nje fare dreke dhe pije te fresketa  dhe ne kethese shkuam siper rezervuarit me te madh qe egziston ne gjith Boten. Mjaft te lodhur por edhe te kenaqur nga panoramat e çuditshme qe shikuam nga qelli, u kethyem ne hotel.

Me daten 5 te Gushtit shkuam ne Detroit, atje na prisnin Irfani me Gezimin dhe Edmondi dhe te gjithe se bashku u mblodhem ne shtepine te Mondit dhe Lides. Lida dhe Mondi me djemte kishin pregatitur nje darke me te gjitha te mirat dhe kaluam nje nate te kenaqshme. Qendruam ne shtepine e Gezimit 3 nete dhe pasandaj u hodhem ne Kanada ku e kishte  me teper qendren Irfani. Ne apartamentin qe kane Irfani me Myrseten banonte dhe Nusja me Djalin si dhe Gezimi kur vjen nga Amerika. Erisi, Djali i Gezimit, plotesoi nje vit dhe me ate rast i kremtuam dhe Daten e nje vjetorit te lindjes. Grumbullimi i familjeve dhe ceremonia e dite lindjes u be ne restorantin e Isa dhe Merita Berberit. Isaj dhe Merita megjith ndihmsat qe pregatiten dhe mbushen tryezat me mishra te pjekura dhe gjellra nga me te mirat, meritojne lavderime.  
Momenti me i hijshem ne ate mbremje ishte  kur Irfani me Eris ne krahe dhe Gezimin  perkrah tyre dollen fotografi, pamje treshe qe perfaqeson tre  breza.  Ishte nje nate shume e gezushme se ndonse ne mergim e ne dhe te huaj, prapseprapi, traditat e zakonet e mbajtura plotesisht si perpara  vleresojne jeten dhe te bejne krenar mbi racat e tjera.

Alberti, mbas ketij ziafeti, u pershendet me ne te gjithe dhe shkoi ne New York dhe s'andejmi u kthye ne Londer ne punen e vet.

Une qendrova me vellane e familjen ne Kanada dhe shpesh Gezimi na shpinte per vizita ne te dy anet e kufirit Detroit dhe Windsor.

     Me Irfanin  nuk ngopeshim me te fjalosur, dit e nat e shpesh here perseritmin te njejtat muhabete! Qendruam bashke pa u ndare deri me 10 Shtator kur ika per ne Australi via Detroit-Los Angeles-Brisbane.

Ne Australi vazhdojme mire me familje, edhe nje fare aktiviteti ne vendin ku jetojme e kemi, deshiroj te dal dhe nje here per te pare e çmallosur me te afermit si ne Amerike, Kanada edhe ne Evrope por dhe pleqeria  po na rendon!

12 Dhjetor 2009
Petrit Estref Kello

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?