Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike PDF Print E-mail
30 Mars 2010

Jeton Ameti

Shqipëria EtnikeKryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë,kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane, dhe kundër politikës së vjetër të fqinjëve tonë shovinist,mbartë me vehte vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Epoka e lavdishme e Skenderbeut,Lidhja Shqiptare e Prizrenit,Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit,e sidomos kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911 të cilat pasuan me kryengritjen e përgjishme të vitit 1912 e cila kryengritje përfshiu mbarrë hapsirën e shtresës së popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike më 28 Nëntor 1912 përbën një akt më madhorë në mbarë historinë e popullit shqiptar,dhe ishte një fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore për të mbrojtur tërësinë territoriale,dhe për të formuar shtetin etnik shqiptar.Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijoj të drejtën e tij të pamohueshme,për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike,si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapsirën e botës,krijimi i shtetit shqiptar zhvillon një prespektivë të përgjithshme në të gjithë shtresën njerëzore duke ngritur potencialin e zhvillimit ekonomik,shoqëror,kulturor e politik, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset përparimtare të civilizimit botëror.
Vendimi historik i pavarësisë kombëtare që burroi nga Kuvendi i Vlorës nën udhëheqjen diplomatit shqiptar Ismail Qemali,arriti të parandaloj programet antishqiptare të cilët ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist dhe nga diplomacia Franko-Ruse që kishin një mentalitet të vjetër bizantin,për të asimiluar popullin shqiptar nga hapsira e Gadishullit Ballkanik.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët,e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj,kundër sunduesve të ndryshëm.  

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive