Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Federalizëm sine qua non, ose ribashkim me Shqipërinë Nënë!
Federalizëm sine qua non, ose ribashkim me Shqipërinë Nënë! PDF Print E-mail
04 Maj 2010
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
BAROMETRI DIPLOMATIK


*** Sali Berisha(kryeministër): “Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.”(www.kospress.com,3 maj 2010).


Ky “vizion politiko-shtetëror” i kryeministrit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë është tejet i gabuar, sepse sheshit para gjithë botës mbron status quo-n e “integritetit” të “Maqedonisë” në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes , të lirisë dhe të barazisë së shqiptarëve, të cilët që nga shkëputja e “Maqedonisë” nga ish-RSFJ-ja (1991), janë të përjashtuar nga Kushtetuta e Republikës së “Maqedonisë”. Këtë status të minoritetit (edhe pse shqiptarët nuk janë minoritet, por komb) shqiptarëve ua ka vulosur edhe “Marrëveshja e Ohrit” (13.08.2001).

Me gjithë këtë diskriminim antiligjor dhe antikushtetues të shqiptarëve nga ana regjimit apartied të Shkupit (1991-2010), pikërisht ish-presidednti dhe (tani) kryeministri aktual i qeverisë së Republikës së Shqipëerisë, Dr. Sali Berisha ka luajtur rolin më negativ, më antikombëtar dhe më antishtetëror në moszgjidhjen e çështjes së statusit të shqiptarëve në “Maqedoni”, sepse politika dhe diplomacia e tij e dikurshme (si president), edhe sot (si kryeministër) ka mbrojtur interesat e politikës zyrtare të qeverisë sllavomaqedone të Shkupit në dëm të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve!!!

Këtë politikë të gabuar antikombëtare dhe antishtetërore të Shqipërisë ndaj mbështetjes së qeverive të deritashme sllvaomaqedone (1991-2010), Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Fatos Nano, Bashkim Fino, Edi Rama, Ilir Meta, Pandeli Majko etj., tani, i pakorrigjueshmi politik, Sali Berisha e ripohon prerazi, duke nënvizuar se “Qëndrimi i Shqipërisë, qeverisë shqiptare, autoriteteve shqiptare është dhe mbetet i pandryshuar, paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.”(www.kospress.com, 3 maj 2010).

Kush di ta kuptojë thellësisht dhe gjithanshmërisht këtë sintagmë politike negative të Sali Berishës ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, duhet të bindet se shqiptarët as në “Maqedoni”, as në Kosovë, as në Anamoravë, as në Çamëri, e as në Malësinë e Madhe nën Mal të Zi (praktikisht) nuk do të kenë kurrfarë ndihme konkrete dhe reale nga qeveria e sotme e Tiranës, ashtu sikurse në 20-vjeçarin e shkuar (1990-2010).

Kjo është fakeqësia dhe problemi më i madh për të gjithë shqiptarët e kolonizuar dhe të shtypur në Ballkan (nën: Serbi, Mal të Zi,Greqi dhe “Maqedoni”). Ky është realitet i hidhur dhe i zhveshur (që na vreros dhe, na bën të flasim me vetëvetën), por i pakundërshtueshëm, të cilin de fakto dhe de jure, e provon gjendja e mjerueshme e shqiptarëve nën sundimin e regjimeve koloniale dhe gjenocidale të shteteve të theksuara.

Politika e status quo-s nuk do të sjellë asnjë ndryshim politik, juridik as kushtetues për kombin shqiptar në “Maqedoni”!!!

Përkitazi me statusin politik të shqiptarëve në “Maqedoni” që nga viti 2001 kemi shkruar dhjetra e dhjetra herë, mirëpo, deri tani në praktikë asgjë nuk është ndryshuar në favorin e së drejtës së vetëvendojes së tyre të brendshme, as të jashtme.

Shkaku kryesor i mosmarrëvjeshjeve dhe i përplasjeve midis politikës sllavomaqedone dhe popullit shqiptar në “Maqedoni” është përjashtimi i shqiptarëve si komb nga Kushtetuta famëkeqe e Republikës së “Maqedonisë”.

Koha e hidhur dhe zhvillimi i ngjarjeve politike dhjetëvjeçare provoi se ky status diskriminues mbi bazën kombëtare, shtetërore, politike, juridike dhe kushtetuese të shqiptarëve në “Maqedoni” nuk mund të zgjidhet me “Marrëveshjen e Ohrit” dhe me asnjë marrëveshje të deritashme dypalëshe a shumëçalëshe të politikës sllavomaqedone dhe të partive politike shqiptare, të cilat kanë participuar dhe, edhe sot participojnë në pushtetit shtetëror sllavomaqedon (1990-2010).

Problem tjetër serioz që kërcënon stagnimin e moszgjdhjes së statutsit politik, juridik dhe kushtetues të shqiptarëve në “Maqedoni” është PËRÇARJA midis liderëve dhe subjekteve politike shqiptare në “Maqedoni”, si dhe mbështetja e tyre e verbër dhe diletante, e vetëquajtur dhe e vetidentifikuar si “ amortizator preponderues” me ambicie të ëndërruara politike, karrieriste , materialiste dhe promovuese të “Bretkocës” së fabulistit të shquar francez Jean de La Fontaine.

Kjo simbiozë e spektrit politik dhe e disa masmediave shqip në “Maqedoni” janë faktori kryesor dhe aleati më besnik i politikës dhe i praktikës shtypëse të regjimit sllavomaqedon mbi kombin shqiptar në “Maqedoni”.

Derisa mbisundon ky fenomen absurd dhe iracional i PËRÇARJES së faktorit politik dhe masmedial shqiptar në “Maqedoni”, si dhe mbështetja e politikës zyrtare e qeverisë së Sali Berishës, e cila qe 20 vjet është në funksion të mbrojtjes së “integritetit” të Maqedonisë(1990-2010), është e pamundur zgjidhja e drejtë e statusit politik, juridik, kushtetues dhe nacional të shqiptarëve në “Maqedoni”, sepse politikat zyrtare (Tiranë, Tetovë, Shkup), si dhe masmediat e tyre mbështetëse filsosllave prakitkisht qe 20 vjet kanë luftuar kundër realizimit dhe jetësimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në “Maqedoni”, të cilin pa të drejtë, me Kushtetën ekzistuese sllavomaqedone dhe me Marrëveshjen e Ohrit (2001) de fakto dhe de jure e kanë cilësuar “minoritet nacional”!!!???

Ja, kjo është “merita historike” e të gjitha subjekteve politike të derisotme shqiptare, të cilat që nga viti 1991 e deri më sot (2010) kanë participuar në pushtetin shtetëror të qeverisë dhe të parlamentit të Republikës së “Maqedonisë”, të cilat së bashku me politikën dhe me diplomacinë e qeverive të sali berishëve u dëshmuan si shtylla kryesore e mbrojtjes së “integritetit” shtetëror dhe territorial të “Maqedonisë” në dëm të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, edhe pse janë komb, e jo kurrfarë pakice kombëtare, ashtu siç i kanë pasqyruar qe 100 vjet statistikat e rreme dhe falsifikatore sllavomaqedone (1912-2010).

Zgjidhja e vetme politike paqësore!

Nëse politika shqiptare (Tiranë, Tetovë, Shkup), si dhe politika sllavomaqedone donë të ruajnë me çdo kusht “integritetin, paqen, stabilitetin” multietnik dhe pluralist të “Maqedonisë” së sotme, si dhe kohezionin dhe balancin e derisotem politik, diplomatik dhe ushtarak paqësor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n dhe me BE-në, atëherë, domosdo, dhe në mënyrë urgjente, duhet të ulen tête-à-tête dhe të debatojnë për ndryshimin e Kushtetutës diskriminuese në fuqi, e cila është “gjeneratori” kryesor i krizës politiko-shoqërore në “Maqedoni”.

Ndryshimi i Kushtetutës, do të bënte të mundur federalizimin e “Maqedonisë” në mënyrë paqësore dhe me dialog demokratik. Pikërisht, kjo zgjidhje juridiko-kushtetuese politike dhe demokratike, do ta shpëtonte pa luftë dhe pa gjakderdhje Republikën e “Maqedonisë”.

Formula e federalizimit paqësor, do të ishte në interes edhe të partnerëve evro-ndërkombëtarë. Prandaj, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, do ta mbështetnin një zgjidhje të tillë paqësore të konfliktit të sedimentuar politik 20-vjeçar shqiptaro-sllavomaqedon Natyrisht, nëse për këtë do të dakordoheshin paraprakisht palët e involvuara në konflikt- sllavomaqedonët dhe shqiptarët.

Potezin e parë në favor të zgjidhjes së krizës ekzistuese poilitike përmes FEDERALIZIMIT, duhet ta tërheqë vetë Ali Ahmeti me përfaqësuesit e tjerë partiakë shqiptarë në pushtetin ekzistues sllavomaqedon në Shkup. Hapin e dytë, në mbështetje të propozimit të Ali Ahmetit për federalizimin e “Maqedonisë”, do të duhej ta bënte qeveria dhe Shqipëria e Sali Berishës dhe e Bamir Topit.

Nëse lidertët politikë dhe shtetarët e theksuar shqiptarë (Tiranë, Tetovë, Shkup) nuk kërkojnë federalizimin paqësor dhe demokratik të “Maqedonisë”, atëherë pse këtë ta kërkonin sllavomaqedonët?

Nëse politika shqiptare nuk angazhohet urgjentisht dhe maksimalisht me propozimin e saj të njësuar politik për federalizimin e “Maqedonisë”, atëherë faji dhe përgjegjësia do të bjerë mbi vetë palën shqiptare, e cila do të sanksionohet si nga pala sllavomaqedone, ashtu edhe nga ajo evro-ndërkombëtare.

Formula e pësimit “më mirë vonë se kurrë”, në politikë do të thotë “shah-mat”!

Këtë vonesë me pasoja fatale kombëtare dhe shtetërore jemi duke e vuajtur me lëkurën tonë që nga viti 1878, e edhe sot në fillimshekullin XXI (viti 2010), si rrjedhim i faktorit të brendshëm përçarës dhe, i faktorit sundues dhe pushtues të jashtëm. Këtë konstatim tonin e provon edhe statusi i çështjes së pazgjidhur kombëtare, shtetërore dhe territoriale i shqiptarëve në Ballkan.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse shqiptarët në “Maqedoni” ende janë në sundimin kolonial të konglomeratit sllavo-maqedon (1990-2010). Nuk ka asnjë dyshim se krahas sundimit të egër segregues dhe nënshtrues të shtetit “maqedon”, fajin dhe përgjegjësinë kryesore e kanë kryeliderët e partive politike shqiptare në “Maqedoni”, të cilët qe njëzet vjet kanë bërë politikë përfituese, karrieriste, klanore dhe partiake për të mos i humbur karriget e tyre në pushtetin shtetëror sllavomaqedon (në qeveri dhe në parlament etj), jo për realizimin dhe jetësimin e të drejtave dhe lirive politike, kombëtare dhe kushtetuese të popullit shqiptar. Këtë e provojnë edhe ngjarjet dhe konfliktet politike dhe të armatosura në “Maqedoni”, të cilat kërkojnë zgjidhje imediate politike dhe paqësore, duke shtruar probelmin e FEDERALIZIMIT në qeverinë dhe në parlamentin e “Maqedonisë”. Ndryshe, çdo alternativë
tjetër në dëm të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, do të shpjerë në konfliktin e pashmangshëm ushtarak midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve.

Një konflikt i tillë (shkëndiat e të cilit kanë filluar të shfaqen edhe nga vringëllimi i armëve në terren) mund të parandalohet vetëm po qe se politika zyrtare e Ali Ahmetit dhe ajo e kryeministrit Sali Berisha, që tani angazhohen dhe dakordohen, të zhvillojnë negociata me qeverinë e kryeministrit Nikola Georgievski për FEDERALIZIMIN e “Maqedonisë”, gjë që vetëm ky opcion politik paqësor do të shpëtonte “Maqedoninë” nga përflakja e luftës midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve.

Prandaj, nëse Sali Berisha dhe Ali Ahmeti duan që me çdo kusht ta ruajnë “integritetin, stabilitetin, paqen” e kësaj “Maqedonie”, që të mos shthuret nga lufta eventuale, atëherë, logjika e shëndoshë e thotë, që sa më parë të jetë e mundhsme këta dy kryeliderë politikë, ta njohtojnë Amerikën, BE-në dhe NATO-n se e vetmja alterntaivë objektive dhe racionale, e dobishme për ruajtjen e koekzistencës së këytre dy popujve në një shtet të përbashkët, është vetëm FEDERALIIZIMI. Ndryshe lufta dhe ndarja e këtij shteti artificial, është vetëm çështje dite. Këtë rrezik duhet ta kenë parasysh të të gjitha palët e involvuara në krizën e përshkallëzuar kohëve të fundit në “Maqedoni”.

Natyrisht, faji dhe përgjegjësia do të bjerë mbi ata liderë politikë (qoftë shqiptarë, qoftë sllavomaqedonë), të cilët nuk e inicojnë dhe nuk e mbështesin opcionin e FEDERALIZIMIT PAQËSOR të “Maqedonisë”, i cili është në interes të dy palëve në konflikt, si dhe në kuptimin e gjerë, edhe të faktorëve të pranishëm ndërkombëtarë, strategjia e të cilëve konsiston në rujatjen e paqes, të sigurisë dhe të stabilizimit të Ballkanit, në përputhje me agjendën afatgjatë të integrimeve rajanole dhe evropiane të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Pra, edhe pse pas kemi lënë pothuajse dhjetë vjet të humbura dhe shumë të dëmshme për interesin politik, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në “Maqedoni”, ja, së fundi koha dëshmoi se ishte plotësisht politikë dhe diplomaci e gabuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit nga përfaqësuesit legjitimë shqiptarë, sepse gjaku dhe viktimat e UÇK-së nuk u therroizuan që shqiptarët në “Maqedoni”, të jetojnë si populli i rangut të dytë, si “pakicë kombëtare”, e përbuzur, e diskriminuar, e torturuar dhe e burgosur në kazamatin famëkeq të Idrizovës, të rezervuar vetëm për patriotët shqiptarë (1945-2010) pse kërkojnë të drejtat e tyre natyrore, historike, kombëtare, politike, juridike, kushtetuese dhe demokratike, që të jenë të lirë dhe të barabartë me sllavomaqedonët pushtues dhe, me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit.

-Fazlli Veliu: Ose shtet i përbashkët ose të ndarë”!

Si Ali Ahemti, Fazli Veliu, Arben Xhaferi, Gëzim Ostreni etj., përfundimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001 është dashur ta nënshkruanin vetëm me këtë kusht-FEDERALIZIM-SHTET I PËRBASHKËT SLLAVOMAQEDON-SHQIPTAR, OSE NDARJE-RIBASHKIM ME SHQIPËRINË.

Se është i ngutshëm, i domosdoshëm dhe i pashmangshëm federalizimi i “Maqedonisë”, tani së fundi, është bindur edhe Fazli Veliu (kryetar i SHVL-së dhe deputeti i BDI-së së Ali Ahmetit), i cili për shkak të gjendjes së acaruar dhe të tensionuar politike në “Maqedoni”, publikisht ia ka tërhequr vërejtjen kryeministrit Mikola Gruevski, duke e bërë me dije se :” Provokimet e kryeministrit na detyrojnë t’i tregojmë atij se ne jemi shqiptarë s’jemi si ai, ne kemi flamur e identitet. SHVL e UÇK nuk është e ndarë, por është e bashkuar ashtu siç ishte UÇK-ja. Nëse brenda një jave nuk realizohen kërkesat tona, atëherë përgjegjësinë për plasaritjet do t’i mbajë Shkupi, i cili disa herë deri më tani diti t’i nënçmojë shqiptarët”, porositi Veliu nga Sllupçani gjatë fjalës së tij me rastin e përvjetorit të nëntë të fillimit të konfliktit të vitit 2001.

“Pushtues, ne jemi duke vepruar në Shkodër, në Ulqin, në Manastir. Ne më nuk do të dalim në male, më të fortë jemi në mes të Shkupit. Shtet i përbashkët ose të ndarë, jemi për këtë të dytën nëse na detyrojnë. Maqedonasit i kemi fituar gjithmonë me luftë”, tha Veliu fjalimi i të cilit u përcjell me shumë duartrokitje.”( http://www.lajme.net/lajmi/3 maj/2010/).

Këtë mesazh shumë përmbajtësor politik të Fazli Veliut ( deputet në parlamentin sllavomaqedon dhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës) për zgjidhjen në mënyrë paqësore dhe me dialog demokratik civilizues të problemit ekzistues politik shqiptaro – sllavomaqedon, duhet ta kuptojnë drejt dhe, ta marrin seriozisht si qeveria e Nikolla Gruevskit dhe e Ali Ahmetit në Shkup, ashtu edhe qeveria aktuale e Sali Berishës në Tiranë, që të iniciojnë dhe të fillojnë sa më parë negociatat zyrtare për FEDERALIZIMIN politik, juridik, kushtetues, paqësor dhe demokratik të “Maqedonisë”. Ndryshe, do të marrin përgjegjësinë për çdo rrjedhë tjetër të shpërthimit eventual të dhunës dhe të ndonjë konflikti të armatosur në “Maqedoni”.
_________


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive