Faqe kryesore arrow Historia arrow Nën hijen e Zagorisë, jemi djemtë e Shqipërisë !
Nën hijen e Zagorisë, jemi djemtë e Shqipërisë ! PDF Print E-mail
04 Maj 2010
                  MBRESA  QE  NUK MUND  TI  TRETE   HARRESA
                                              
                                                    KENGA    ZAGORITE  
             
              Nuk kam ndermënd të bëj një vështrim historik,as të sjell kujtimet e mia,po vetëm tu pyes :e njihni këngen e ZAGORITEVE?
   Këngët e tyre ,një minierë.   Një pjesë e vogël pasurie!    Ajo është si pjesë e kulturës së  tyre sepse kënga të hap zëmrën,kënga të çliron,kenga polifonike i bashkon  njerëzit.Këndojnë zagoritet dhe përpiqen të bëjnë diçka të mënçur e  të bukur.
Ky truall poetik shpjegon dhe përmasat e gjera të një shpirti  fisnik.
  Kujtojnë,  CAJUPI  në martesen  e ILIA DILO SHEPERIT , nisi këngën :
 “  DIL  , MOJ   DIL  A PO   S’TE  LENE”/
     Sos je Yll,sos je Hënë/ …”   qysh sa u bë gati të dilte nusja nga shtepia e saj,e  ARISTIDH RUCIT   , dhe e vazhdoi labçen me atë zë aq të bukur  ..deri sa mbriti  lart , te  shtëpia DILO .Mbahej mënd dhe vallja në lëmë  ,  e SAVES nuse  :
“ Ti me penë unë me zanat
   Pa na i bërë qerpiku fap
   Do ta ngrëmë shtëpinë lart..” –  C’mund të kishte ënderr më tepër një zagorite,nje sheperjote,veç “ngritjes së shtëpisë lart”,kur   gjithë  njerëzit jane te barabartë para ZOTIT ?  Ngrihen  lart ato    familje solide që dallojnë  nga virtytet,VIRTYTET SHQIPTARE-jo nga pasuria dhe pozita-  Ndaj jepet  dhe mesazhi për t’u mos u kursyer asgjë për vëndin, për Shqipërinë.
 

       Kam qënë kudo në jug më thoshte një i moshuar nga Skrapari(M. K.),xhandar aso kohe – po,kënga që bëhej në Sheper,asgjëkundi ! Si tani më vjen në në vesh :
                                   “ MOJ  HARBI  E  LARE  ERGJENDE
                                                   HASMIT   I    TREGON     KUVENDE….”
  I thosh  këto vargje etj. si këto e dukej sikur jetonte këtë komunikate burrerore
       Asgjë s’mund t’u japë një kënaqësi të njëjtë zagoriteve me këngën..
Në këto anë  njeriu , që këndon nuk mund të jetë kurrë i njëjtë me atë që nuk hap gojë,qoftë ky dhe  njeri i muzikës. Me  këngë  rigjëjnë  veten,në gëzime dhe vuajtjet e tyre,me  të vertetën e tyre!
                      “Baba me se rriten djemte ?
                                Ashtu  si jam rritur vetë
                                Me lakra dhe me lëpjetë..”
       Dhe  mërzitë zbuten me këngë,gëzimi  zmadhohet , “para se të fitosh mbi atë që s’të do,duhet të fitosh -të mundish  vet-vehten”-thonë në zagorie.
        Dhe,në se ndonjë zagorit ndjehet i vetem,nuk ka shok më të mirë se kënga që mund ta këndoje ngadalë me vete.I dëgjon kur   ja thonë këngës dhe, para syve të del një pjesë e kësaj trashgimnie kulturale.” O Ili, Illi i YLLTE !
                  Gjithëve u hape Sytë
                  U  dhe gjithë mirësitë
                 Gjuhes  SHQIPE  Gramatike “ …
…thotë kështu  poeti popullor  edhe pse  çvarrosur  ILIA DILO SHEPERI  prej asaj  kaste, që asnjë nivel dhune nuk ish i tepëtë për të … Jep këtë mesazh ,Areti Paraveli,  pa  ja bërë syri tërr ! dhe, një krenari të dyfishtë ndjen për :euriditin dhe  mësuesin  e Shqipërisë. Streh ka ZOTIN zagoritja , jeton sikur qielli të ish në tokë  për këtë Madheri Shqiptare,që shkriu tërë jetën e tij për Atdhe , punoi sikur nuk  i nevojiteshin para.Për këtë arësye e gatëshme për të hedhur tutje nikotinën e shpirtit – z ë m ë r i m i n –e ti  japë fund armiqësisë,por  kurrë  vëndit ku e varrosën atë.
  … . Në këngë,vetëm dëshira për jetë dinjitoze   lind përfytyrimie të tilla në këtë ngjitje drejt qiellit.
:”Dolla një ditë në mal
                       moj syzezë!
 Të gjeçë tek korrje bar
                  shkronjë e zezë!”...
     Tablloja e punës e  pjellave të Dhëmbelit e plotë  nëpërmjet kësaj shetitje imagjinare.  Ndihet këtu shkathësia e “sy-zezës” zagorite që karakterizohet nga refreni i mrekullushem”Shkronjë e Zezë”! sintezë e vyrtyteve të saj.”Shkronjë Zezë “si  ne libër,po,në librin e madh të jetës,ku mund të lexohet ,mësohet prej “sy-zezëzës  “,si kapërcehen veshtirësitë e pengesat pa peshuar ne to.Kënaqësi,që dhe vetë e shprehnin  atje në pllajen  eDhembelit duke korrur bar e duke kënduar Ika,Zoica ,Fotinia e tërë ai koll në Krëhër..nxiton duart sa më shpejt,që në fund të plotësojë  tere gezim dhe barrën me bar  të shoqes mbetur prapa   e ,  nisen gjithë bashkë   :
                                                                             Në këto shkrepa,në keto male        
                                                                            Ku thëllëzat,shkojnë nga-dale
                                                                            Sheprjotet hedhin valle…
     Ekzistojnë pengesa dhe halle që kënga polifonike zagorite i pjek dhe e çlodh shpirtin e njeriut . Ato ,kanë marrë pjesë gjerësisht në proçesin jetësor.Futet në to ndjenja dhe mendimi ashtu si e gjykon vetë  njeriu  i këtushëm:”Kush  është si bari i Dhembelit ?
                                                    E shoqja e Male dylberit/” ..
Shpreh impulset e jetesese kënga,sjelljet njerëzore,tregojnë – Njeri. Dashuria për Njerinë,për Zagorien  në kuptimin e krenarisë-SHQIPTAR! përbëjnë  thelbin për të cilën mbulon kënga. Ato i kanë dhënë tonin madhor  jetës  në Zagori se,jeta nuk është një problem për tu zgjidhur  por, një dhuratë për ta mbajtur gjallë, dhe kur “thyhesh po,s’përkulesh”  përseri je në këmbë .    
      Japin imazhin e një repertori edhe pse  shumë të vogël  këngët zagorite por, për të mësuar që ti jepet vetës respekti i duhur se, ahere  bëhesh qënia njerëzore më e lumtur  ! Kujtimi  jeton shumë  e  ndoshta përgjithmonë.
     Eshtë i gjallë,zogu i shqiponjës, zagoriti,e do jetën ai, dhe jeta e do shumë atë. Edhe kur patriakalizmi ish në kulmin e tij në këngën e sheperjotit ndjehej realisht e kërkohej të ndikonin në proçesin e demokratizimit         ”..Lëshon shënjë syri me çika
                                                       Folmë moj të rëntë  pika”..          apo
“Dolle në udhë e më prite/
 Diç më thë ,diç më porsite.”..
Ndikimin e tij,s’kërkon ta harrijë me lutje: “ta marrça” “t’u bëfsha” e me të tjera sentimente po, me tonin burreror :
”Pse s’me flet qënëz e qënit/
 Se ngriva në gur të lëmit”. ..dhe më testamentin  shpirtëror:                                                                                                                               
                                                                                                             Mike moj ,në të kam mike
                                                                                                              Kur te vdes të bëhesh qyqe
                                                                                                               Dil më qa brigje më brigje
                                                                                                              Herë  me vaj e  herë me ligje.
,shpreh  karakterin,mendimin e tij ,forcon besnikërinë deri në limitin   e vetmisë së dhimbeshme..     
 Më transparentja( në këngët e tyre): nuk sakrifikohet kurrë e vërteta . Sinqeriteti pasqyrohet në vargje deri edhe tek fëmija  që e pyet: NGA  JE  ?  _ Me zë të lartë e krenari përgjigjet : JAM ZAGORIT ! Sa ndezin ndonjë zjarr majë bregu (se ,në përrej bëjnë vetem frikacakët !..)  heqin vallen rëndë-rëndë  rreth  tij dhe duke përplasur  këmbët tere forcë mbi tokë  ,ja thonë këngës:
                             “Ja vumë zjarrin qipisë
                              Jemi djemtë e Shqipërisë …”  
..
 .. ….Në  ”MALE” – më jetikët,të paktën kështu thonë ,janë :“thëllëzat” dhe “shqiponjat –
    Thëllëza ,zogë që pa të, malet s’kanë lezet e ,si  ja thoshte dhe kenges Rako Ziso:
                                                                             “Vajzë zagorite je !
                                                                            “Shoqe per mbi vete s’kë
                                                                               ………………………….  “                                          
  (Tregojnë:”madhëri-e pyetën sulltanin-nga do te donit ta keshe nusen e princit?-Nga një vënd  pas maleve të mallkuar(Zagorie) sepse,ato janë të egra e të bukura  si sorkadhe.” )
 
   KENGA  NE   TRAPEZE   ZAGORITE…
   Mbahet mënd dhe kujtohet ai zëri i bukur e i ëmbël si rrallë kush tjetër, i asaj gruaje të qetë e dinjitoze ,Zoica Haxhiut, kur ja tha këngës  të trapeza e burrave në dasmen e Filip Lekës/aty nga fundi i viteve I929:
      “ Hani e pini o  shokë  ,   bëni muhabete                         
                    Keshtu ka për të shkuar ,lulja e kësaj jete !
         Luluja e  kësaj jete kështu ka  për të shkuar
                               Ca duke kënduar, ca duke vajtuar.                                                                Prej kohësh ka patur në këto anë një demokraci të habiteshme në to edhe kur patriakalizmi shtrihej në tërë deltën e gjërë të jetës ,me tërë atë fanatizëm të tij. Kurrë nuk futej mendimi dhe ndjenja në kallëpin e të tjerëve,se,në Zagorie ja thonë këngës ashtu si e mendojnë. Pra, asnjëherë  sakrifikuar e vërteta për hir të oportunitetit dhe dobësisë,burri duke forcuar përgjegjësinë e tij,forcon atë te gruas  ngjer në besnukërinë e vetmise së madhe.
  Edhe më indiferentin bën për vehte kënga e gruas kur thirrej në tavolinë.
 Një përfytyrim dinjitoz,me një ngarkesë emocionale  në mënyrë të fuqishme shtoi  dëshirën e tavolinës,(ku kishin zënë vënd fiset:Sulaj,Haritej,Calaj,Dilo,Dervishi,Puravelaj,Kondaj,Pina etj.,në atë ,”darkë më1935-së të pregatitur nga guxhinierë me ze:Pero e Dhimo Duli.  …)që   kërkoi një këngë  nga Kleopatra  Puraveli(Dilo) …“Zoterinj !-u përgjej  virtuozja zagorite,sa serjoze dhe fisnike-Gëzimi i kësaj darke te madhe e mbulon mërzinë time, se,moj Kalopja me derte/Baba s’njohe Baba gjete/ ( tha për vjerrin ILIA DILO SHEPERIN ) dhe..filloi  këngën ,që  i buroi nga zëmra:  
              “  Lumja Unë për këtë darkë
                  Darkë e madhe,darkë e gjatë  ..Dhe,pranë kësaj pamje aq të gëzueshme(sa u fol në atë kohe dhe në letra  jashtë Shqipërie : buçiti e gjëmoi shtepia nga kënga labe  … ngritur një pëllumb-simbol mbaresie  çiftit - dalë nga ëmbëlsira e porsa prerë  ,fluturoi rreth tavanit te   asaj ode)   ja një vendim,një vlerësim i situatës, me motiv :
                  Ndaj moj  darkë ,do prish zinë  
dhe,   prekshëm bie theksi në këta vargje me dhimbje: ( për dy vëllezerit e  saj që nuk lane shok )
                  Për ata trimat e mirë  
                  Që mungojnë në tavolinë…   Kuadrin e plotëson   me një ton madhor  burreresha zagorite : “Gëzo,moj Uço dhe tinë
                 Se i  ke  rritur  jetimë….”
      Pjesë  të jetes  këto  në trapeza zagorite që ngjajnë si me një skenë ku vihen në lëvizje tërë emocionet e njerëzve ,që deshmojnë e kerkojnë virtytin .Shembull  i nje jete inteligjente.Fjale te tilla  janë sa fisnike për zagoriten, por njëherazi dhe edukuese se,u sherbejnë brezave.
     Gjallëria e trapezave zagorite me ata burra që u kish lezet ,kënga e  vallja ,fjala e muhabeti e jo rrallë-herë  i bymyer me humor me prirjen e shquar të mësuesit Odise Ngjela,apo Come Thanasit  që kish raste shakane  e adresonte edhe te vet-vetja..Tabllo të tilla sillnin para syve: emocione, realitete ku s’mungonin kurrë mendimet,idetë .Kënga polifonia labe, aq e domosdoshme , sejcila me gradacionin e vet niset- ngrihet- zbret e behet medium i shprehjes së realitetit duke i shërbyer aktualitetit..Ja me ç’finese  bën  dhe  prezantimin e krushqisë: “Zonja krushkë,moj kadënë
                                                                                                      Sonte gjumi s’të ka zëne
                                                                                                       Nga krushqia që ke bere..”
   ( Veno Stavri, Nderan,1946 në fejesën e vajzës Ollgës Dervishanje ,Hariklës)
          Muze  i vërtetë i punëve intelektuale,patriotike është Zagoria!Eshtë kjo atmosfere që  ushqen dhe mban gjallë  zhvillimin e ngjarjeve,vlerësimin e tyre dhe të njerëzve kënga,si ja thoshte Malja e ja kthente Koço Dilua ,apo Come Thanasi, kur ngrinin e pinin shendene e  trimit Jani Dilo-s,e jepnin komunikatë  burrerore :
                                                                   :” Shumë djem muarr dyfeknë
                                                                       Gjithë trima dhe levendë
                                                                        Të dil  sh q i p j a   në skenë”…
 
   Ja  se si një zë, një këngë,një  kushtrim që të ngreh lart drejt idealeve kombëtare , na thotë: shqiptar ngjitu pra lart tek ajo që nuk vdes kurrë ! SHQIPTARIZMI DRITE DHE   FORCE   PER   DALLGET  E   JETES .
   Vlerat e larta të  tij,burim frymëzimi.
  Vetëm populli mund të japi me një konçizitet të tillë kuadrin e udhëheqësit:
”.. O Mihal balli i karvanit
     I shtive  frikën sulltanit” Eleganca etike zagorite”ball karvani” shprehet  për  Mihal Hariton .Sjell frymën e historisë për burrin udhëheqës, në rrugën e karvanit për ndertimin e Shqipërisë.Fakt që e tregon dhe letra e ambasadorit englez aso kohe në turqi drejtuar Londrë:”Të përkrahet  bashkimi i 4-tër vilajeteve,shqiptare…”..problem ngritur në parlamentin turk e,”i shtiu frikë  sulltanit”Në kënga zagorite  pra,regjistrohen ngjarjet,faktet, mision i saj  ky, në kohra..
        Laboratori  i  folklorit zagorit  karakterizohej nga siguria e kurajua civile e zagoritit , që kanë patur kurdoherë dhe që pasqyrohet në atë që nuk jane drejtuar as tërhequr para askujt:
 “Zoti….ç’të të thom
  S’bëhet shqipja me  lipom
  As me lipom as me efendëm
  Janë fjalë pa lazëm
     Ne nuk jemi qe e buaj
    Të flasim në gjuhë të huaj”      Fjalë   të   zagoritit   këto,  -sa fisnike  por,njëherazi dhe edukuse për brezin e ri-lartesim për NDERIN  e  MEMEDHEUT .
    Shpresa për “nje shqiptar të lire ne nje SHQIPERI të lire “shpalosi idealin shpirtëror te sheperjotja Sava Xhamballo: që në  atë  trapezë –mes  të deleguarve nga Tirana e kuqe  i tha  fjalët  si të sajat, me mënçuri dhe dashuri për  popullin :  të sinqerta, të qarta, dhe  asnjëherë me inat,asnjëherë me nerva, veç , gjithmonë   mjet    i    së     vërtetës :
 E,… ja mori këngës  shtruar , shtruar  :                                                                                                  ”    Moj Rusi moj bollshevike   
     Gjithë botën na i prishe..”                        
Mes zërit të saj  të qetë dhe kumbues u degjuan  britma ..
 _Mjaft moj Hallë SAVE  se,na bëre gjëmën,na more ne qafë…,kush të ka mësuar ,_ një tjeter zë , djemt e DILO-s ?…Heshtje…
 Mbas shikimit të saj njerëzor dëgjohet :
      EH!... MORE  DJEMA; psherëtimë e thellë  RIGONI NUK BEHET KURRE LIS !
 LISAT JANE  GJETKE….Qëndrojne  të fortë,të heshtur e krenare,me  shtatin dhe kryet e tyre  pranë qiellit të kaltërt…
      Historia funksionon...Vepra folklorike tregon rrenjet e thella shpirterore te shqiptarizmës te sheperjotja qe,ka dhenë gjak te dy bijve te saj për Shqipërinë…e aq i egërsuar  iu largua biri i saj, Pilua, që kuptoi sjelljen çnjerëzore të Mugoshes i pranishem aso kohe në Sheper .

 KENGA, NJE ARTER KOMUNIKIMI…
       Hap një arter komunikimi kënga me botën më të pasur –botën e të gjithëve.Ndriçon mëndjen,ndërgjegjen dhe zëmrën e njeriut. I jep  kuptim jetës .Jeton me këngë e ç’do ditë e më tepër kupton njeriu se, i  është  një dhuratë  qetësijë e lirijë..për të vendosur dashurinë  për njeri-tjetrin në vepra. Shpreh realitetin duke sherbyer aktualitetit,vokacioni i këngës:
                                                                “ç’janë këto llafe që dalin nga fshati/
                                                                  Të verteta s’janë  vine që për së nalti..”......Vijnë nga ata që,kanë mësuar artin  e shtypjes  stalinjan e hitlerjan. Muza zagorite nuk di të zbrapset  para asnjë problemi apo pasoje të ç’do përmase  djallëzore  e burracakërie  çfaqur …deri dhe me  çirrma e britma primitive. Nuk duron dot supremacinë   e judëve të Tiranës së kuqe,mbi moralin se, duan të na skuqën si  ruse,të na zverdhin si kinezë e të na nxijnë si shqiptarë ,! Jep sinjalin.-”vinë që për së larti”- me zgjuarësi e dipllomaci sheperjoti sugjeron :“hapni sytë”!.
    Dhe jeta rrjedh… në tërë vazhdimësinë  e saj ashtu si e do dhe e shpreh në të parin urim:” Sa gjallë e me nder” “Armiqtë kokë-poshtë” se, armiqtë e tij janë dhe armiqtë e Shqipërisë…  Forcat dhe nervat e forta janë më të nevojshme se kurrë tani , për të dalë nga kjo kënetë,për  të mos  u  gjendur  tjetër mynxyrë si në atë linçim 100vjetorit të Stalinit…Fati i keq shkaterroi shumë jetë,i bëri viktimë të mirësisë së tyre. Ndaj tregoi: guxim, siguri shpirtërore ,cilësi karakteri - shkallë që të ngjitin në lartësinë e atdheut - duke ndjekur ngjer në fund  idealin që i jep kuptim jetës së Njeriut(edhe pse në moshë të thyer Male Dilua )   nxjerrë në shesh- poshtersinë e besimtareve të kishës së kuqe..që sillnin në skenë babanë e mjerimit: vra,pre,shkatërro,çduk ç’do deshmimtar krimi sa,dhe po të kishin mundësi edhe bomba do ti hidhnin dhe qiellit për të vrare dhe ZOTIN! e,me që nuk e vranë dot-e mohuan.
Nacionalizmi  ish tradhetuar por,kurrë vdekur.Me të drejtë poeti  popullor  dëshmon qëndrimin prometik:     “Fjala juaj ninull djepi
                                        Oshetimë oqeani
                                    Bijt’e Dilo-s lavdi-plotë
                                    S’u tundën nga ideali.. “ Para së gjithash admirohet  vëndi,që i formoi këta njerëz,edukata që brumosi tek këta bij,të vinin në rrezik jetën për Demokracinë e vërtetë, vendosmëria,solidja,ai edukim, që nuk ka nevojë për fjalë se,sejcili gjen tek tjetri-gjithë vëllezërit,eKjo është dhe pjesë  e qënësishme e një nga kryeveprat e ILIA DILO SHEPERIT
  Gjithmonë  ka lëftuar sheperjoti burrerërisht të jape gjykime duke luftuar për progresin e tij demokratik:”Na kerkon ushtar Enveri/…
                     Enver të kemi rixha
                     Mos  na mba  tre vjet e ca! ..   Me shprehjen e rafinuar  “Të kemi rixha,mos na mba tre vjet e ca/ tregonte memzi i  duron zgjedhën. Në kërkim të një përgjigjeje  eshte dhe kënga :
                                                                                                      Mora pushken dolla malit
                                                                                                     Të luftoja për Atdhe
                                                                                                      Ku ta dinja unë i varfërii
                                                                                                      Qe armiku ish me ne..(K. Spiri)        
     Flet diagrama  shpirtërore  zagorite .   Kjo,s’është thjesht  vlerësim por, dhe një qëndrim ndaj jetës!.Muza zagorite nuk zbrapset para asjnë problemi apo pasoje të ç’do përmase kur e verteta nuk është ajo që shfaqet  e  flitet  .
… Nuk duron dot supremacinë e administrates së kuqe mbi moralin,e,për të dale nga kjo kënetë –përballet me realitetin më të errët : lane vëndin edhe pa një zog pule e rrahin gjoksin për harritje:
                                                                                             “Kapardisjet e të medhejve
                                                                                               Kush do që t’i marrë vesh
                                                                                              Janë e drejtë e fukarejve
                                                                                              Flakur e hedhur në shesh.(1956ADuka)                                                                                                 
Në këtë rezonancë mjerimi edhe  Dhëmbeli – mal me dhimbje! Pesha që  mbahet është historia çnjerëzore ! Edhe më shume   shton efektin kuptimor të këtyre vargjeve ,vlerë  ka mbeshtetja emocionale e kenges sheperjote,shtyn  dhe dëgjuesin të jetë dakord me to. Kurajohet shpresa…Oshetin  Dhëmbeli : ..Gjat grabitjeve… nuk u kursye as edhe një gje! Dhe, padrejtësitë e mëdha nuk janë punë  amatore..
 Mes maleve jeton zagoriti , era duket si një fare çlirimi,e prej lartësive  nuk i shpëton dot vështrimit kudo poshtë. .Derdhet pikëllim e të dridhet mishtë  kur dëgjon në Sheperin e diturise ne ata burra që u kish lezet kënga e muhabeti ,dëgjon këngën e kurbetit  kur isua pushon e zëri i Tefta e Leko Duda ,  aq i bukur,me kthesën melodioze të Come Stanes , mbledh gjithë mjerimin e botës se,”Zeri i Nenes del nga  dheu/ O biro ku je?!”:
      Zë NENE i kristaltë.! Një zë nëpër natë duket sikur vjen nga poshtë dheut e merr tingellim aktual..” O BIRO KU JE ?! Ngjan sikur mërdhi e të thotë :afroju  prane.!Mbizotëron një pezmatim ..Kjo kostante zgjeron dimensionet e kënges ,trajton dukuri jetësore dëshpëruse,sa Nëna thërret  të birin”Ku je ? ” që të mos nxjerr kokën hiçi  se,plagët e hapura   kane shpërthyer me tërë dhimbjen e tyre..
  Opozitë kërkon  zjarri i kënges A.Vasit me mesazhin qe jepte :     
                                                                                    “More rrap te qofsha fale,more rrap!
                                                                                     Ku i ke burrat e pare ,more  rrap!..  “  Burri kërkon burra.  Kënga mban gjallë vlerësimin e ngjarjeve dhe të njerzve. Mosha e thyer i ish mirënjohës kësaj jete që i dha rastin të kuptonin :ç’jetonte njerëzimi !.. “..Me një mëndje,një karar
E mbajnë reaksionar…” tha poeti më  1960 për të persekutuarin Margarit Dilo,po shpirtërisht i lirë.
     I presin kokën te pafajshmit ,posi ja shkurtojnë bishtin hardhuces ! Ç’do me thënë çmënduri  k o m u n i s t e ! Ndaj përballë, sheperjoi plot optimizëm u vë  Njeriun  f i s n i k :                                                                   “ SADO NDJEKUR E  PERNDJEKUR
          MIRE E DI ç’FITORE  KAM
   KUR TE  NGRIHEM  DO  TE  NJIHEM
        QE  JAM   UNE     AI ,    QE        J A M  “(I957Anastas Duka)
Jane me  dhimbje këto  vargje,po vlerë ka  dhe mbeshtetja emoconale e kenges zagorite,ajo shton dhe më shume efektin kuptimor të vargjeve..Situata të tilla gjejnë ngushëllimin ose rri drejt ose vdis! Veç,kënga   polifonie e tyre kurajòn shpresën .
Një reagim i llogjikshëm se, kush nuk ka nevoje për një helmetë të tillë?
    E,kush nuk ka nevojë për një helmetë ,që të përballojë trazirat e luftës së klasave:hidherimet, krimet e kohes  të stuhishme ? Aq më tepër  shqiptari, e do, jetën ta jetojë ashtu si kishte për qëllim ta jetonte: saktësisht të njihte të vërtetën,  ndaj dhe merr zëmër ! duke ja lëshuar vëndin fakteve.  : “kur të ngrihem ,do të njihem/ Që jam Unë ai,që jam!  
  ..Nje reagim i llogjikshëm që bazohet te vyrtytet shqiptare që përbën tmerr për kastën e  kuqe ;përpara  saj dy pengesa:Malet   dhe burrat fisnikë zagoritë.    I trëmbëte kjo trimëri,mercenaret e kuq   se ,zagoriti burreri  ka treguar në kohra,gjithmonë. …ndaj nuk i kursyen  krimet…dhe në tranzicion.. “Ngrehu moj Kalope
                    bjeri atij varri
                     Malja mal me kengë
                     Po të pret te Mali”       Te mali,-thotë poeti popullor-se, prej lartesise së tij, kërmat me gjak miu nuk i shpëtojnë dot  veshtrimit ,kudo poshtë e ngado që të futen mijt’e sjollave,sadoqë ti ndihmojnë e ti mbulojë materjali i gropës së zezë ,duart,me gjak të pafajshëm s’i lajnë dot  ...
        “   Të vrareve  zëri nuk u vritet/
          Kur duket i shuar,ahere nis e ngrihet ..” ( Etien Dilo,”Një botë që lind e nuk lind dot”)                                                                  
      Dëgjonte njeriu me ritmin e ngadaltë ..me intonacionin valë-valë për   krah largësisë së shqiptimit të pikëlluar , këngës që ja kthente aq bukur Milo Duda         ”Qani male,qani gurë”
                                                                                                                  Qani për Qiro Papulë       dhe përjetonte një tërësi tronditëse në keto male,për këta burra stralli. Pastaj vendsmerinë:
” Nuk e dha te shkretën vulë
 Ikë këteja kamejkam/ “        
 dhe hapet si  në një imazh Homerik burreria sheperjote:
 ”Nuk ta jap se behet nam/ …
  Janë vargje që përcjellin historinë.  Mali dhe guri shpërthejnë  njerëzisht. Kënga sheperjote i bën më njerëzore  se,
 “ ky  fshat ka zot/
 I thonë  popull sheperjot”/.. Isua që mbushte  këngën (e Lush Mandilit),aprovim. Dhe e gjallëruar me gjestet burrerore si te tyret, e të thëna burrerisht me sigurinë e fuqine e shpirtit,kenga fluturon-bën dhe  dëgjuesin  të marre pjese në të.
.” Hapu moj zemër e shkretë
    Nxirri jashtë derametë”.. se,jeta  eshte provizore-e verteta e përjetëshme(thoshteQirjako Dilo)    Nostalgjia,  të shohë: burrat  të besës,të drejtë ,të fortë,te  bëjshëm, hijerëndë si  rrapi.  Ata ,që si bien gjoksit me grushta,as qahen e  shkumëzojne prapa gardhit por,serjoze ,te mënçur,që  e kanë për turp të mburren e të flasin për trimërinë e tyre(veç gratë flasin atje për to) se,trimërinë e kane në gjak sejcili dhe e tregon kur duhet .Burri i trimerisë së urtë.,më shumë se jeta i peshon nderi, e lëshon komunikatën:
                                                             “Dil pasha se jam për udhë,
                                                                                            dil pasha!       
                                                               Një nga ne do rrojë më shumë,
                                                                                             dil pasha!...     (Leko Duda)
Zogu i shqiponjes ,kerkon në duel një pasha turk…dhe  e ka viziatuar hartën e aksionit…”Gjym”  oshetin kënga .. dridhen xhamet  e shtepise e  jehojnë malet. Ndjehet dhe sot pulsi kohës në të cilën eshtë krijuar kënga,po ka dhe tingëllim aktual e të bën të kujtosh fjalet e RUSOIT  :  ”Ata ,që moralin e politikën e trajtojnë veçmas s’kuptojnë dot as  njerën e as tjetrën.”
Eshtë klime që mban gjallë vlerën e ngjarjeve dhe të njerëzve.   Vallja:..”O Para, më hëngërsh m…/
                                                                                                                     Kur  bëre   njeri   harbunë”
                                                                                                                        (M. Harito-te Zhapa) Burri çmon virtytin ,jo pasurinë.Shton fondin e vlerave të modestise e burrërise shqiptare..       Zbulon  shpirtin krenar e dëshirën për te vështruar gjithnjë lart   Sa më lart atje, në   Mal, aq më i madh bëhet horizonti! Eshtë dhe  kjo arësyeja  që  këngët në Zagori,  mbijnë e ngrihen si bari në radhojtë shkemborë te Biseit së, kërkon ajër të pastër:..
                                                                                         ”Dhame  Daci një fshatar  
                                                                                           Merr inat  e bëhet zjarr
                                                                                           Merr inat e bëhet bishë
                                                                                           Pse?! flitet gërqisht në kishë!…”
Ja thoshte  këngës  trimi PILO XHAMBALLO që shqiptarizmi-ideali i Tij,më kuptimplotë se, vetë  jeta e njeriut ..Eshte vëndi ku lexohet zgjuaresia ,kurajua civile e trimëria e urtë.Motoja:
  Më i miri ai ,që jep me shume kontribut për  SHQIPERINE.
Të jesh ballë për ballë me këta njerëz- diçka e paharrueshme
       Kështu na i lane të parët tanë këtë vënd,jo si një histori të  vdekur,por si një trup të gjallë  : me shpirtin,mendimin  ,  gjëndjen e qëndresën     si durimi i maleve të  Dhembelit e Rapavicës  ku na flasin: këtu ndjenja e bashkësisë  është  , të kesh nje  VEND TENDIN !
      Në se pyet një zagorit se,cili është vendi më i bukur,më i miri-do përgjigjet ZAGORIA ,ku Shqiponja eshtë monark natyral i qiellit,zagoriti zot i vendit !
      Dhe,duhet ruajtur  ky vend, kjo tokë   Pa  malet,brigjet e  arat ne nuk jemi asgjë !Shumë mësojnë nga tradicionalja e jetës: Jeto KRENAR në këtë troje! Cajupi ,bir i këtij vatani,simbol  i shquar  i autoritetit letrar   na thotë.                          
                                                                                 ”Luftën që prish njerëzinë
                                                                                     Nuk do t’a doja kurrë    
                                                                                             Po të më prekin pak kufinë           
                                                                                            Do luftonja si  BURRE.”.  .
Dhe zagoriti  ashtu si gjithë shqiptaret  token-(dheun),e ka lidhur me dy emrat më të shtrënjte MEME(DHE)  dhe AT(DHE) si rrallë kush tjetër popull në bote.  Po ligji komunist i tokes ja mori tokën vendasit dhe ja dha  grabitesit!!  Atë tokë  që  “Nen  HIJEN e ZAGORISE ,  JEMI DJEMT E SHQIPERISE  .
   Admiron njeriu tërë mrekullitë e  kësaj   krahinë …që duken se të premton parajsën...
    .Dhe në se ndonjeherë  ndjen  shkretëti,a ka shok më të mirë se kënga që mund ta këndojë ?. Asgjë s’ja jep zagoritit një kënaqësi të tillë.Edhe vetem kur  ja thoshtë me atë krenari ,Male Dilua  që shkonte për Shulaz (i pushuar  nga puna).. Ashtu si dikur me mikun e tij te ngushte Pilo Xhamballon,vinin nga Përmeti e gjemonte ,oshetinte Dhembeli nga kënga  e tyre :
           “… Hingellin hati me rafte
                  Vate Musa beu vate
                     E qan e motra në shkallë
                     Dil’ o Musa dhe një radhë..”
”…   Halli  behej  më njerëzor……edhe atje në  rrugë ku një mal takohet me tjetrin, të bën të duash e të adhurosh njerinë e këtyre aneve aq  të ekuilibruar, të dhimbshur aq sa  dhe kalit  i bën zë “De  vëllaçko “  –e bën vella të vogël e i jep kurajo  të kapërceje rrezikun  ndersa mushkes,që është me e sigurt në çapin e saj,  me  një zë më të ëmbël e të butë:   “hop këndorez”.!...Nuk do ti bëje keq askujt. E zgjedh  shoqërinë e miqësinë , ndryshe  thonë” Po u fute në llucë me derrin- fiton derri .” Kurrë nuk i pëlqen të jetë  e të sillet një njeri i pa shpirt  si një kalkulim matematik.Puna është gjaku që ushqen jetën e  këtyre njerëzve aq komunikues!
       Futeshe në një dyqan të zagoritit nuk qe e mundur të dilje prej andej dhe kuletën  mos ta bëje  më të lehtë.. Natyrisht përsosja nuk ehziston në këtë botë;përpjekja për përsosje mjafton .
     Gjithnjë modest i pëlqen të jetë.Gjykim i mënçur dhe i rëndesishëm  ky,sepse vetëm ahere kur  ne  shqiptaret kalojmë “unin” tek “ne” behemi vërtet të medhej...Dashuria për natyren,shpesh e pranishme në trapezat e tyre,po dhe nga lisat e çarrokut për në Sheper,burrat apo te rijte vargje-vargje ktheheshin duke kënduar:”Kroji i fshatit tonë në zëmer të fshatit/Kyç në gjithë udhët si kyç i sahatit”/dhuratë më e bukuer s’kish si bëhej kurrë/si kroi dhe era tek ky vend me gurë/  ose në trapeza në dy grupe:
  “O bilbil me kanë thënë                        
    Që ti qënkërke i pa sy
   (   grupi i dytë:)
            Lërë dëllënjat ,gushë-kuqet.
             S’janë ato në rang me ty…
                Kur nisin çelin burbuqet
                Hajt t’ja marrim ne të dy ”..
  Këngë e birbilit këngë e tyre.Këndo-thonë- sikur nuk të sheh njeri.Vinin ditet e shënuara: Pashket, 28 Nentori etj…ndjehej që,diçka largohej e diçka vinte. Diçkaje i vihej pikë e diçka e re fillonte.Harrohej ajo qe duhej të harrohej.zënka e mërira të pa kuptimta që”budallejtë i mbajnë mend.”Humbja më e madhe – të humbiste respektin ndaj ndaj vehtes.(N’atë shtëpi që oxhaku s’nxirrte  tym,të nesërmen sa hapnin portën  në mëngjes - gjëndeshin  dhurata.. për  t’a festuar edhe ata..Të ndihmosh  të tjerët – punë , më tepër kënaqësi për  zagoritin,që përbuz justifikimet si sëmundjen më të keqe.)
       Natyra vishte rrobat e saj,njeriu të tijat .Diku një muhabet. Diku gjym kënga.Në  çarrok ku lisat maten me lisa,zëra burrërorë derdheshin. Burrat t’ ardhur për festa,studentë që vinin në pushime i shoqëronte kënga.Pleqtë ne sofàt të portave,vajzat në krua,grate qe vareshin nga Dhembeli me mushka ngarkuar me bar,i bashkonte kënga..         
          Fiton  këtu entusiazmin që të bën  t’a shohesh botën më të madhe. .  “Të kaluarën e vështron –ashtu si thotë   JANI DILO- (Ai që dinte te luftonte aq burrerisht po,dhe të falte)“jo për të marrë hak po për të përmirësuar punën në të ardhmen” Aq e ngrohtë zëmra zagorite sa,edhe Dielli i korrikut …E.. si të mos ndjehesh dyfish krenar që je Njeri dhe je SHQIPTAR!?Amanet   lë, Themistokli Dilo,Pano Pina etj.”Varrin ta kem në Sheper, kur të hapen rruget”..
   . Kjo  më duket se është përshtypja më jetësore që nuk shlyhet kurrë!
     Pak të huaj ,kanë patur privilegjin të kenë vizituar ndonjëherë këtë madheshti që,më madhorja-bukuria e shpirtit! Dhe ç’ka jeton në botën e shpirtit kurre nuk humbet.  Eshtë forcë lëvizëse e karakterit- energia shpirtërore në vendin ku NJERIU BASHKOHET ME MALET. Eshtë  vëndi i burrave të kombit: JANI DILO ,PETRO HARITO, CAJUPI,ILIA DILO SHEPERI, MIHAL HARITO,ARISTIDH RUCI,SPIRO ZHEJI ,KOSTIKA ,JORGJI  CAKO , PANO E PILO XHAMBALLO  THEMO  VASI  etj.etj.që u dhanë me mish e me shpirt për një qëllim të madh e nuk ju trëmbën vdekjes.
 Vështruan rrugën e përjetësisë.        
     Pushuan së deshiruari gëzimet e jetës.Fituan ndaj vehtes,para se të fitonin ndaj armikut . Mësimi që na lanë ,të duash Atdheun kerkon sakrifica ,ashtu si të gjitha qëllimet e mëdha,për të cilat ia vlen vertet të jetosh .
      Edhe pse vuajtjen ka  pasuri ,  në çastet më te veshtira , zagoritin e shikon me   atë  -v eshjen më të të bukr  - buzëqeshjen fisnike burrerore ! me aq vet-përmbajtje , guxim dhe hapësirë,me atë shtat  të  drejtë nga burreria dhe dinjteti,. qe të bën të kujtosh fjalët e mëçurise  popullore  :
      ”PAS   DITES  ME   SHI , VJEN   DITA   ME   DIELL”.    
                                                                                        

Ksenofon M. Dilo

                                                                                                                                           


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-05-05 23:31:50
Shkrim me vlera te medha per historine e Zagorise qe ka nxjerre njerez te shquar. 
Falnderojme Z. Ksenofon qe e ka shkruar mjeshterisht e plot ndjenja e dashuri dhe Gazeten e nderuar "BALLI KOMBIT"!

Koment nga GUEST më 2010-05-05 23:32:50
Nje veshtrim i mençurse popullore qe vjen nga e kaluara ne ditet e sotme ku ,fiton entusiazem , qe ta shohish boten me te madhe.Falnderoj autorin dhe stafin e gazetes. 
Niko 

Koment nga GUEST më 2010-05-05 23:33:26
Nje artikull me vlera te larta folklorike,historike,patriotike,i shkruar me nje stil te perkryer letrar.Ksenofon M.Dilo,kjo enciklopedi e pasur e historise,traditave dhe virtyteve shqiptare pasuron fondin e arshives kombetare me dokumenta me shume vlere.Shkrimet e tia thyejne rekorde nga numuri i lexuesve per korektesine e ngjarjeve qe pershkruan,larmine e temavedhe mbi te gjitha humanizmin dhe drejtesine pa kompromis.

Koment nga GUEST më 2012-06-05 15:03:39
Shume bukur ! Fakti dhe arti ne harmoni me njeri-tjetrin ne kete perfytyrim te gjere te nje dashurie te madhe,reale.Nje kenge qe te çlodh nga hallet e jetes kjo kenge e shtruar po madheshtore ku ndihet pershperima e vajzes se re sheperjote e gjithe kjo mes permes fshatit kur dhe kalon karvani i dasmoreve e fshati zien nga kenga, ku ka vetem nje portret te padiskutushem demokratik e femra sheperjote gjithnje fat ka ne jete e ne kenge ku kendohet aq gezushem "njohja nga rrenja..." ne kete mjedis kaq te gezushem pèr ta pare vajzen sheperjote ZONJE te vertete qe hijen e Dhembelit ,rapavices etere ketyre maleve e tonit madhor ne jete,e ruajne me vehte kudo qe u shkel kemba edhe ne mergimin e larget. 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?