Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Rexhep Agush Kabashi /1906-1945/ shembull burrėrie e atdhetarizmi
Rexhep Agush Kabashi /1906-1945/ shembull burrėrie e atdhetarizmi PDF Print E-mail
02 Janar 2007
Article Index
Rexhep Agush Kabashi /1906-1945/ shembull burrėrie e atdhetarizmi
Page 2
Page 3

“Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi për detyrë kemi me mbrojt atdheun, nji atdhe  kemi,  kur asht i robnuem  duhet me çlirue kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin më të lartë.”

Dinte shkrim-lexim dhe me mençuri i gjykonte gjerat. Në vitin 1929 me familje migroi në Turqi për shkak zullumit, terrorit serb, që ushtronte ndaj shqiptarëve dhe sidomos familjes së tij.. Në Turqi nuk qëndroi gjatë, fundja ai nuk kish si te jetonte në mesin e atyre, të cilët në vitin  1910 tradhtisht ia vranë xhaxhain Brahimin, kushërinjtë Adem  e Mustafe Kabashin dhe ia dogjën shtëpinë në shenjë hakmarrje për humbjet që ua kishin shkaktuar të përmendurit në luftën e vitit 1910 te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës se Epërme forcave të Shefqet Turgut Pashës. Rexhepi vendosi të kthehej dhe së pari vendoset në Shqipëri, pastaj me 1941 vjen në truallin e stërgjyshave të vet.

Në Gjilan emërohet postëkomandant i xhandarmerisë në Nënprefekturën e Gjilanit. Në zyrat ku punonte solli rregull, disiplinë dhe drejtësi. Punët i kryente me pasion dhe të njëjtën gjë e kërkonte edhe prej vartësve të tij. Me qëllim të mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në malet e Zeza  të Karadakut në bashkëpunim me Hasan Brahim Kabashin formuan formacione vullnetare që me sukses iu kundërvunë armikut. Pas kapitullimit të Bullgarisë, shtator 1944, në bashkëveprim me krerët e asaj kohe: Hysen Terpezën, Isë Seferin etj., Rexhep Kabashi e parapërgatiti vendosjen e  pushteti administrativ shqiptar në Viti. Për kryetar emërohet Hasan Brahim Kabashi, personalitet i njohur për atdhetarizëm, trimëri e aftësi organizative.  Ishte ndër të parët bashkë me Isë Seferin që e përgëzoi  Hasanin për emërimin e tij kryetar komune, kështu ai, qetësoi situatën që gati po shndërrohej në konflikt të armatosur mes katundeve, në lidhje me emërimin e kryetarit në Viti. Pas ardhjes së partizanëve Rexhepi bashkë me Hasanin, të vëllain Metin, kushërinjtë Hamdiun, Nezirin, Destanin, Mejdiun ... formacionet e vogla vullnetare i shndërruan ne Batalione. Ishte pjesëmarrës në të gjitha aksionet, betejat që u ndërmorën kundër çetniko-partizanve në Anamoravë dhe me gjer. Vlen te përmendim luftën për çlirimin e Ferizajt,  2 dhjetor 1944, ku Rexhepi u dallua për trimëri. “Pikë në zemër i mbetet që në përleshjen me Brigadën e XVII-të sllavo - maqedonase nuk qëllon aty, ishte në një takim pune me Isë Seferin, kur bien dëshmorë Hamdiu me djalin Bajramin. Ndoshta, na thoshte ai, krejt ndryshe kishte përfunduar beteja sikur të kisha qenë aty” /Sipas Nezir Hamdi Kabashit, kushëri dhe bashkëluftuar i Rexhepit/.  Gjithmonë ndodhej pranë komandant Hasanit, njëkohësisht ishte edhe zëvendëskomandant Batalioni dhe këshilltar i parë i tij. Kishte influencë te komandanti dhe shumë autoritet te luftëtarët e Batalionit.  Si orator i shkëlqyeshëm diti t’ua ndez zemrat, t’ua ngre lart moralin  luftarak para çdo aksioni bashkëluftëtarëve të tij. “Në mars të vitit 1945 UDB-a arreston shumë kabashas me qëllim që t’i masakrojë siç i masakroi edhe baballarët të tyre në vitin 1913, por kësaj radhe duke iu falënderuar Hasan e Rexhep Kabashit, të cilët e kërcënuan me armë Millun Popovqin, komandant i Komandës lokale në Viti se po u ndodhi ndonjë e keqe bashkëkombëseve,  ne do të hakmerremi.  Të arrestuarit të nesërmen u liruan nga burgu i Gjilanit” ./Shënime në dorëshkrim nga Sylejman Rexhep Agushi 1930-2004/

“Te vendi i quajtur Guri i keq 4-5 km. mbi katundin Kabash, një javë pas shëmitrit,  (me gjasë ditën kur u nisen për Greqi, 14 nëntor 1945 S.A)  neve, që kishin dal me u përshëndet,  strategu, vizionari Rexhep Agushi, na tha: “Na kësmet po nisemi drejt Greqisë, sa do të zgjat ky regjim /fjalën e kishte për regjimin komunist/  varet prej  Inglizit /Anglisë/ e Amerikës se neve naj kanë mshel  udhët...  çka asht ma keq edhe kah  Shqipnia. Sido që do të na shkojnë punët,  ku do që të jemi, luftën nuk  do ta ndalim, nji atdhe  kemi, kur asht i robnuem  duhet me çlirue, kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin më të naltë.”  Vullnetarët e lirisë ishin vendosun në një vend të sheshet mes lisash të naltë, nji zjarm pranë të cilit kishin var rrobat e sapo lame me i terë, pak përtej një zjarm tjetër ku zihej gjella, nji pozicion zjarri i kamufluar, ulëse të improvizueme me dru shkoze... Të gjithë disi ishin në ngutje. Vullnetarët shkonin e ktheheshin të heshtun tue raportue për situatën, pikat e takimit me luftarët e rajoneve tjera, shihej qartë se po baheshin gati me u nis. Të gjithë këta burra lanë  mas veti grat, fëmijët, prindit... por te asnjani nuk pashë lot a gjamë, kurse na që shkuem me u pjek /përshëndet/ me ta, u koritem, nuk mujshim mi mbajt lotët. Unë, u ndala ma gjatë me Rexhepin dhe me Mejdi Halil Kabashin /1908-1995/, nji personalitet tjetër shumë i ditun prej të cilit disa prej nesh në Kabash kishim mësue shkrim – lexim në gjuhen shqipe.  I njajti  .deri në frymën e tij të fundit demaskoi propagandën  komuniste se çështja e shqiptarëve në Jugosllavi asht zgjidhun  drejt dhe asnjiherë  nuk i humbi shpresat se Kosova nji ditë do të çlirohet. Për këtë ju kish fol sa e sa herë gastarbajterëve tanë në Gjermani. Për mos me u hetue se ku po shkojsha u bana sikur po i qes bagëtinë me kullot. Mëngjesi paksa i ftoftë, mjegulla që tërhiqej drejt rrjedhjes se lumit Morava tue lëshue udhën rrezeve të diellit ishin sheja se moti do të jetë i mirë. Dy bukë misri i lidha për trupi dhe sa çel e mshel sytë u ndodha te Guri i keq, në mesin e vullnetarëve.” Ruhan Abdylit /1906-1983/ kushëri, bashkëkohës i Rexhepit.

Rrugëtimi i mundimshëm në këmbë, plagosja për vdekje  e komandant Hasanit në kufirin Maqedoni-Greqi,  /Kranj, 28 nëntor 1945/, e thyen e dërrmuan shpirtërisht e fizikisht Rexhep Agush Kabashin. Me të arritur në Greqi i përkeqësohet edhe më tepër shëndeti dhe në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1945 vdes në Florinë /Greqi/, aty edhe varroset.  Shkuarja e strategut, trimit, zëvendëskomandantit Rexhep Agush Kabashit në krye të 20-22 ditëve pas vrasjes së komandant Hasanit ishte humbje e madhe për luftëtarët e mbetur, të cilët e patën zor për ta përballuar dhembjen, por lufta duhej vazhduar. Amaneti i Rexhepit, komandant Hasanit dhe dëshmoreve të tjerë duhej çuar në vend.

Sabit Abdyli


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-04-10 23:24:38
tung nga une rexhep agush kabashi i lindur ne shkup ne vitin 1978 mvjen mir qe pashe nje faqe si kjo por meritat e gjyshit tim nuk pershkruhen me fjal jam krenar qe kam pas nje gjysh qe flitet edhe ne ditn e sodit.  
e pershendes mundin edhen per ket faqe qe keni ber

Koment nga GUEST më 2007-04-19 22:22:28
tung nga afrim bytyqi ju prshndes un jam djali i bogjanakut te vllaut tyaj te ndjer Ejup Abdyli jam nga shkupi.e keni njohuri dic per Selim haziri(bytyqi) i vrar ne lesk te fshatit plitkovic sot komuna e lipjanit ivrar ne prill te vitit 1945

Koment nga GUEST më 2007-07-15 19:32:52
tung jam Jehona vajza e Ejup Abdylit jam krenare qe kam pas fatin te jem vajza e nje babai te till dhe jam krenare gjithashtu edhe me ty mixh -Sabit Abdyli i cile ne ēdo menyr mundohesh tju tregosh rinis kosovare qe kemi pas paraardhes te cilet e meritojn ti respektojm dhe tju permbahei amaneteve te tyre.

Koment nga GUEST më 2007-10-16 12:23:52
Mė heret nuk e kam dit se kush ėshtė Rexhep Agush Kabashi por tash qė e ke publikuar ne internet pata mundesin ta lexoj, vetem shkruaj sa ma shumė! 
Tė pėrshndet Florim Hasani (Godeni)!.

Koment nga GUEST më 2007-10-24 19:18:51
Edhe pse kam lexuar shum shkrime pėr Kabashasit me ėndje e kam lexuar. 
 
Pėrshėndetje nga Besim (Idriz) Nebiu Kabash-Viti

Koment nga GUEST më 2007-10-31 16:13:49
Telumt o Sabit per kto shkrime te bukra qe po i qet ne drit,se shum kush nuk ka dit per kta luftetar te mdhenj qe i ka pas kabashi.te pershendes nga suedija .E,J.

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:04:52
me ke pelque me ato si ke thene per ate atdhe un tone 
nga erjoni shqiperia ne qytetin e laqit ju falenderoj per me te per me shkruani tek andrtesa cao

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:07:02
tung tung shum mir jeni

Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:51:40
tung jam bajrush muljaku i lirndur ne shkup jam nip i rexhep kabashit jam krenar qe babgjyshi jem esht kan luftar i qoft dheu i leht ne ate jet tjeter dhe jam fat lum qe sod e tutje permendet meritat e rexhep kabashir ju pershendes edhe juve qe na mundesut qe ne te dhjm komentet tona ne ket faqe te internetit

Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:56:51
Pershendetje nga Masari me vendbanim te perkohshem ne Austri, pasi po hyj per 6-vite pa shkuar ne vendlindje dhe jam permalluar shume me duhet te kerkoj shume e te lexoj dhe te qmallem , me shkrimet tuaja i jap vetes shume force dhe shprese te lumte . 
Masari me familje Austri.



International
English
Faqe interaktive