Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Letersia arrow "Bijtë e shqipes në token e reve të bardha"
"Bijtë e shqipes në token e reve të bardha" PDF Print E-mail
24 Maj 2010

Libri i mërgimtarit që ngryset e zgjohet me Kosovën në gojë

Këto ditë (26 prill 2010) në qytetin e Aucklandit (Zelandë e Re) doli nga shtyp libri i katërt i Sabit Abdylit “Bijtë e shqipes në token e reve të bardha”.  Është ky libër,  siç thotë recensuesi i veprës, Agron Krasniqi,  i mërgimtarit që ngryset e zgjohet me Kosovën në gojë. Në  libër autori ka përmbledhur disa prej krijimeve të veta letrare: prozë e poezi  si dhe artikuj  të publikuar më parë në gazeta e revista në gjuhën shqipe që bëjnë fjalë për Mërgatën shqiptare në Zelandë të Re.  Në artkujt, të cilëve u prinë artikulli “Bijtë e shqipes në token e reve të baradha” të shkruar rrjedhshëm dhe me të dhëna të begatshme,  ka parqitur kronikën e ardhjeve të shqiptarëve me emra njerëzish dhe datime në  Ishullin e largët, Ishulli që aq miqësisht u hapi derën shqiptrëve kur ata patën më së shumti nevojë, si dhe aktivitetet e tyre kulturore e sportive në mjedisin e ri.

 

 Në faqet e librit zënë vend edhe  proza të shkruara me mjeshtri, stil të pasur letrar dhe plot emocione, disa prej tyre janë përjetime konkrete të autorit të marra nga jeta në kohën e dhunës mizore serbe, si prozat; “Dushkaja”, “Inkuizicioni” etj,   kurse në tregimin një faqesh “Lesi”, (tregimi është i përkthyer edhe në gjuhën angleze) autori me figura shumë të goditura ka dhënë gjithë tragjikën e luftës së vitit 1999, pasojat e së cilës po i ndiejmë edhe sot. Shkrimtari,  tregimet dhe pamfletet  i ka  me pak fjalë, shkurt, mirë e saktë. Në pamfletet  me plot humor të dorës së parë shigjeton anomalitë shoqërore, njerëzit makut, qylaxhi, fals e të shpërftyrur.  Librin “Bijtë e shqipes …” e bëjnë edhe me tërheqës edhe tetë poezitë e poetit  fjalëpak e modest, i ndjeshëm dhe mirëdashës, tipare  këto, që i hasim të reflektuara edhe në vjershat e tij, të cilat  kur i lexon zgjojnë admirim  e kënaqësi shpirtërore, por ndonjëherë edhe revoltë.  Në librin “Bijtë e shqipes në token e reve të bardha” Sabit Abdyli ka përfshi edhe dy proza të prozatorit e poetit shumë të njohur Italian, Dino Buzzati (1906-1972), të përkthyera nga vetë ai.
Sabiti  Abdyli u lind në vitin 1946 në familjen kabashësh, në Kabash. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Viti, ndërsa Fakultetin Filozofik, dega - Gjuhë Letërsi  Shqiptare në Prishtinë. Ishte ndër kuadrot e para me kualifikim të lartë në Rajonin e Moravës së Epërme. Për 32 vjet rresht e ushtroi profesionin e mësimdhënësit. Sabit Abdyli që nga vendosja e tij në Zelandë të Re (29 tetor 1999), është aktiv në organizimin e aktiviteteve artistike ndërthurur edhe me veprimtari për ruajtjen e unitetit, gjuhës dhe traditave kombëtare në mesin e Mërgatës shqiptare në Zelandë të Re. Libri “Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha”  është libri i katërt i tij.

Faruk Asllani, Auckland, (Zelandë e Re)


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive