Mbledhje komemorative në Auckland të Zelandës së Re |
|
|
|
04 Qershor 2010 |
Me rastin e vdekjes së Fadil Katselit, në qytetin e Auckland-it u mbajt mbledhja komemorative në cilën u bënë homazhe në nderim të të ndjerit Fadil Kastelit. Kasteli, i lindur në Tiranë, në vitin 1926, i takon grupit të refugjatëve të parë shqipatarë të ardhur në vitin 1951 në Zelandë të Re. Në ceromonin mortore morën pjesë familjarë, miq dhe bashkëkombës të Fadilit. Mes tyre po përmend Bajram Muratin që kishte ardhur nga Australia, Lul Pogonin, Shpresa Van Assema etj.
Për jetën e të ndjerit përveç të tjerëve foli edhe bashkëpatrioti i tij tiranas, Petrit Alliu, i cili kishte përjetuar të njëjtën histori rrëqethëse të arratsjes nga Shqipëria dhe rrugën e ardhjes me vapor në Zelandë të Re, në vitin 1951. “I ndjeri, tha Petriti, ishte atdhetar i flakët, punëtor, bashkëshort e prind i mrekullueshëm. Fadili ishte edhe sportist e muzikant i shkëlqyeshem. Sa here mblidheshim ne shqiptarët, ai na kënaqte, argëtonte me harmonikën e tij, duke ekzekutuar aq bukur vallet dhe këngët tona shqipe... “ Fadili la pas vetës gruan dhe dy djem.
Sabit Abdyli, Auckland
31 maj 2010
|