Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Republika patrimoniale
Republika patrimoniale PDF Print E-mail
18 Qershor 2010

Nga Bekim Rexhepi
 
Pse për një pjesë të popullit qeveri e Kosovës nuk ekziston? Sepse kjo pjesë e popullit nuk e ndjen prej kohesh efektin e qeverisë ose atë e ndjen aq dobët, sa që i bëhet se është pa jetë. Qeveri ekziston vetëm për shtresën e organizuar të korrupsionit, ma tha këto ditë një mik i imi qe bënë pjesë në atë popullit disonant të qeverisë. Po më pëlqen ta quajë popull disonant, sepse tani ky popull e ka në mendjen të qartë se kjo qeveri aktuale është shndërruar totalisht në jo qeveri.
Diku, diku nëpër Kosovë, jo më kotë po pranohet edhe vdekja e saj. Në fakt nuk është lajm i mirë ky, sepse qeveria nuk po jap shenja jete. Derisa kjo pjesë e popullit, këtë qeverinë po e ndjen dhe po e gjykon të vdekur, le të pyesim dhe pak se pse dhe çfarë në të vërtet aty s’po shkon?  Para se ty hymë ne atë se çfarë s’po shkon, është me interes të sqaroi dhe këtë, se ku ndodhet ajo pjesë e popullit qe tash e sa vjet mendon kështu, dhe pozicionohet në disonancë, është në jugë e më shumë në veri të Kosovës. Kjo pjesë e mbetur disi apo dhe fare jetim, e mbetur pa ndihma dhe pa mbrojtjen e domosdoshme të republikës, është kjo një pjesë e cila nuk di të bëjë një jetë normale e konkrete, sepse moszotmakeq është i ndarë nga kujtesa e tij, e gjërave më të ndjeshme, pa shtëpitë, pa ndërtesat pa pronat e gjysheve, e të baballarëve, pa bizneset, dhe gjithçka qe kishin.

 

Qyteti i ndarë, çdo ditë po bëhet brengë e thellë edhe për ata që kanë pasur shpresë se një ditë do të ndodhë së paku ajo e mundshmja, që republika ta shtrijë vetveten deri aty ku e ka kufirin. Ndërsa qeveria me retorikë dite dhe mbyste, e ka mëshikëzuar çfarëdo përpjekje të saj për tu shtrirë çoftë edhe me pak pushtet. Ndërsa gjendja absurde vazhdon dhe se vazhdon prej vitesh, komuniteti qe ndarjen se pranojnë sepse kanë pronat dhe të kaluarën e tyre atje, edhe për ata qe me krime ndarjen duan ta bëjnë realitet. Mes të tri qëllimeve të parealizuara, padyshim qe e pëson zhvillimi normal i qytetit, edhe për disa kohë të tjera, ky qytet do të mbetet një qytet i rëndomtë dhe mjaftë relikt, për shkaqe të tilla problematike nuk mund të integrohet as brenda sistemit legjitim dhe mbase do të provoj të mbaj në jetë një sistem tjetër vetëm me dhunë.
Qyteti i komuniteteve që në fakt do të duhej të linte prapa paragjykimet politike për të ardhmen e tyre, nuk arrin ta bëjë sepse nuk di ti kthehet konkretes, ngase e kaluara po u bëhet akoma më shumë prezente. Shteti i dobët nuk ka pushtet të vërtet, më shumë ngjason me teatër, lexova këto ditë diku!... dhe në këtë, nuk kam fare dyshim se ne jemi shtet i dobët, e para nuk kemi kontroll në gjithë territorin, e dyta, për interesa të komuniteteve të vogla dhe fare të vogla sakatoset e drejta elementare e shumicës për vetëvendosje, e treta, administrohet nga një shef i një vendi tjetër, e katërta, strukturat e ndërkombëtarëve menaxhojnë rrugëtimin tonë nën kontrolle të rreptë dhe tej të rreptë, etj.

Dallimi serioz

Shpesh herë duke dashur ta fshehin synimin e tyre, liderët apo edhe institucionet e nxjerrin në pah atë dallimin serioz mes identifikimit dhe shtetit. Madje përpjekjet e tyre për ta fshehin këtë dallim serioz, i dërgon ata në cilësime për vetën se shteti jam unë, dhe përpiqen ta bëjnë sa ma të pranishme atë që mundën, duke i thurë vetës lëvdata, e në këtë vazhdë ata kanë komplikuar edhe qartësimin e qytetarit, për të kuptuar se deri ku është shteti dhe deri ku është pushteti. Vështirësitë e qytetarit janë sepse nuk arrijnë të dallojnë dhe aq tendencën e pushtetit qe e shpallë vetveten shpëtimtar të kombit dhe si shpallës të ligjshëm të shtetit. Ndërsa nuk arrijnë të kuptojnë me qartësi se sa lëshime, koncesione të dëmshme i janë bërë në emër të kombit dhe të idesë së shtetit nacional.
Pra, në këtë gjendje qytetari duhet t’ia di më shumë për vete, të zgjedhë interesin e vet duke u lidhë më  fortë me shtetin dhe duke mos e qarë kokën me lëvdatat që pushteti i thurë vetvetes.
Iniciativat e pushtetit qe me aksione dekorative të aty-këtushme të ngjallin më shumë interesin e vet pushtetit apo dhe të subjektit që aludon që për mes këtyre aksioneve qe ne thelb janë vetëm dekorative, të marrë votues të rinj, se sa ne fakt që ata duan shteti të jetë në shërbim të qytetarit. Qytetari më parë atakohet me klanet politike se sa qe atakohet me ligjet e shtetit, kjo tregon se shteti ka anim në interes të klaneve dhe jo në bazën e shëndosh të popullit.
Të ndalem pak ne vendimet politike qe merr parlamenti, qeveria, presidenti dhe institucionet tjera përkatëse të shtetit, të cilët duke i vënë në analizë, me atë ftohtësi më të mundshme, karshi gjithë problemeve të grumbulluara, na e nxjerrë fare thjeshtë ne shesh një politikë minore dhe fare të dëgjueshme. E dimë, se në ç’gjendje është krijuar shteti, por nuk mund të pajtohemi qe në këtë gjendje ky shtet nuk arrin dot të konsolidohet.
 
Korrupsioni qe në shqip ndryshe quhet edhe hajni

Korrupsioni dhe shkelja e sovranitetit në veri të, mund edhe ta shembin fare republikës e Kosovës, sepse janë aktet më të dëmshme politike, qe i bëhen një vendi, për ta dobësuar nga brenda.
Pakica serbe në Kosovë me 5% të popullatës së përgjithshme, mban nën kontroll 30% të gjithë territorit të Republikës. Pra, republika e Kosovës nuk ka fuqi dhe sipas kësaj ajo as qe ka provuar të tregoj fuqinë e saj, madje as edhe tani kur shumë probleme janë në sipërfaqe kjo qeveri me gjithë ato institucione nuk po pranon të fuqizohet, të mbaj ne favore të saja pavarësinë dhe sovranitetin e plotë.
E para: Ekspedita e policisë se EULX-it, në ministrin e transportit dhe postës së telekomunikacionit dhe legjitimimi i Kryeministrit të vendit nga kjo polici, e anulon pavarësinë e tij dhe të vendit.
E dyta: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, e anulojnë sovraniteti e vendit dhe këtë vend e shndërrojnë në gjymtim politik.
Krekosjet tona për pavarësi dhe shtet, sikur tani po e pësojnë më së keqi, nga vet politika e mjerë, e cila duke mos ditur, dhe duke e humbur gjithnjë e më shumë udhën në oborr, madje krejt çfarë dinë të bëjnë zyrtaret e republikës është se atë bëjë atë që është lëshimi pe në të gjitha rastet.
Kryeministri i Kosovës legjitimohet, ministrat hallakaten, të tjerët vëzhgohen e, frika e tyre hy deri në asht, a kështu e ka shteti pyete secili prej nesh qe shtetin e koncepton ndryshe.
Serbët qe vijnë nga Serbia, u pan te armatosur dhe nuk u legjitimuan, nuk vëzhgohen, nuk shpallen arreste, sepse ata duket më qartë se nuk e rrezikojnë as UNMIK-un, as KFOR-in, as EULX-in,  etj. Këta që hyjnë lirisht në Kosovë janë serb të një shteti të nxitur për konflikte, për ndarje, për kundër Kosovë. Janë serb, qe nuk skanohen në doganat e republikës dhe mbi të gjitha janë njerëz, akoma të pa pastër nga hijet e krimit, ata kanë arme sepse frikësohen të mos kenë arme një ditë, por, se kuptoj dhe aq se pse të kenë arme, kur në jug nuk i frikëson njëri, ndonjë strukturë a qeveri të republikës, madje kjo as që është provuar ndonjëherë.
Nëse e kemi parë këto ditë shqetësimin e disa njerëzve për republikën, at ishin të mbledhurit e shoqatave dhe disa grupimeve jo qeveritare dhe nëse është e thënë se nga ta duhet të mbrohet republika, atëherë medet për republikën dhe organizimin e tij.

11. 06. 2010

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive