Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Çamëria, plagë që rrjedh gjak…
Çamëria, plagë që rrjedh gjak… PDF Print E-mail
30 Qershor 2010

Nga Këze Kozeta Zylo

Shqipëria nuk mund të jetë e çliruar pa Çamërinë…
 
            Shoqata “Çamëria” në Staten Island New York me kryetar z.Sali Bollati organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të popullsisë shqiptare Çame, që 66 vjet më parë u masakruan, u therrën, përdhunuan dhe u dëbuan nga tokat dhe shtëpitë e tyre, nga gjenerali famëkeq Zerva në bashkëpunim me shtetin grek.
Ceremoninë përkujtimore e hapi z.Cenko Brahimaj, një aktivist i çështjes çame, i cili po lufton me përkushtim për të drejtat e Çamërisë.  Z.Brahimaj ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të Çamërisë.
Më vonë z.Brahimaj ia dha fjalën kryetarit të shoqatës “Çamëria” , z.Sali Bollati, një nga personalitetet e shquara të Diasporës, i cili së bashku me shoqatën dhe me familjen e tij fisnike, po bën përpjekjet maksimale për të fituar të drejtat e Çamërisë, dhe për të dënuar genocidin grek.

 

Z.Bollati foli me dhimbje në palcë të shpirtit për masakrat që janë bërë karshi popullit çam, dhe tha se shteti shqiptar dhe Parlamenti duhet të ngrenë zërin dhe të luftojnë për Çamerinë.
Z.Bollati është një i mbijetuar nga holokausti që shkaktoi gjenerali shpirtzi, greku Zerva.
            Pas fjalës së tij tejet emocionuese ai ftoi të pranishmit të shikonin filmin dokumentar: “Endrra e Çamërisë”, me regji nga regjisori i mirënjohur shqiptar Kujtim Gjonaj.
Të gjithë të pranishmit ishin të fokusuar tek filmi tejet i dhimbshëm, ku jepej realisht  drama e popullit çam, një tragjedi që u luajt në zemër të Europës, në kurriz të popullit martir çam.
            Në këtë përshpirtje morën pjesë dhe kryeatari i shoqatës “Vatra”, dr.Gjon Bucaj, i cili në intervistën që dha për TV Alba Life, duke falënderuar organizatorët për këtë ceremoni përkujtimore, dënoi ashpër masakrën çame të ushtruar nga genocidi grek.  Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe duhet të ngrenë zërin e tyre për Çamërinë vazhdoi ai, që të fitojnë të drejtat e tyre dhe pronat që ua vodhën barbarisht.
Ndërsa Editori i gazetës “Dielli”, z.Dalip Greca, i cili disa herë ka publikuar shkrime analitike për cështjen çame, ishte tepër i prekur nga skenat e tmerrshme që shfaqeshin në ekran për Çamërinë, dhe pohoi para kamerave se genocidi grek duhet dënuar dhe viktimave duhet t’u kërkohet falje për masakrat që iu kane bërë brenda shtëpive të tyre çame.
Shkrimtari dhe aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare, z.Naum Prifti kërkoi që zëri shqiptar duhet të çohet në instancat më të larta ndërkombëtare për të gjykuar genocidin që u ushtrua karshi popullsisë së pafajshme çame.
Z.Esad Rizai president i fondacionit të shoqatës shqiptaro amerikane, një patriot zemërzjarrtë që nuk lodhet kurrë për Atdheun, e dënoi me forcë terrorin që është bërë karshi popullit të Çamërisë, dhe tha se Holokausti fillon pikërisht në Çamëri…
 
Të gjithë të intervistuarit si anëtari i Bordit tëVatrës dhe i Ligës Qyetare shqiptare, z.Zef Balaj dhe i palodhuri çam z.Cenko Brahimaj dënuan ashpër dhe ndiheshin të tronditur, që akoma çështja çame nuk është zgjidhur.
            Ndërsa u largova nga kjo ceremoni duke marrë me vete tronditjen dhe dhimbjen në sy, pasi Shqiperia nuk është e çliruar pa Çamërinë, në vesh akoma më ushtonin vargjet e Naimit, që u interpretuan aq mjeshtërisht në këtë film homazh për Çamërinë që ende rrjedh gjak:
Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjale, 
Dhe te k'enda vahn' e lumn, që vjen me vrap e me val, 
A mos vjen nga Shqipëria?  Eni vjen pej Camërie 
Me këto MILËRA FJALË E ME GLUHË PERËNDIE? ...
Ceremonia përkujtimore do të publikohet në gazetat e Diasporës nga gazetarët e mirënjohur z.Greca dhe z.Sina dhe gjithashtu do të shfaqet dhe në TV Alba Life, SI, New York .
 
27 Qershor, 2010
Staten Island, New York



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-07-18 00:59:09
"PA KOSOVE E CAMERI NUK KA SHQIPERI"èshtè ky zze qe ka oshetuar fuqishèm i organizates BALLIT KOMBETAR,kèsaj KRIJESE KOMBETARE qe mbi gjithçka vuri interesat e medha te KOMBIT e luftoi pèr njè shqipetar te lire e tè lumtur nè njè SHQIPERI (tè plotè) TE LIRE. 
Lavdi trimave qè nuk kursyen jetèn nè luftè kundra fashizmit,nazizmit dhe sllavo-komunizmit. 
FONI

Koment nga GUEST më 2010-07-18 01:10:48
Eshte per tu cuditur- 
 
Nje shtet si Greqia- ne fakt jo-egzistent, sepse ka mbi 200 miliard Euro borxhe. Nje shtet qe ne diten kombetare, ushtaret dhe oficeret e saje nuk kendojne/harrojne hymnin kombetare, po ulerijne do hame zorre dhe mushkri shqiptaresh - duke pranuar haptazi se jane kanibale, duket qarte se e kane nga frika e madhe nga shqiptaret paqsor. Ata shikojne ne Greqi qe femijet e shqiptareve mesojne me mire, se shqiptaret jane me intelegjent dhe po u marrin bisneset dhe tmerrohen. Por me e madhja eshte se ata e dine qe nenshtresa e tyre gjuhesore eshte shqipja, dhe kudo flitet shqip, sidomos ne ishujt e larget si Hidra e shume e shume te tjere. 
 
Si duhet ta spjegojne ata qe Arbreshet e ikur- jo nga Shqiperia gjeografike e sotme por nga Morea, me shume se 600 vjet perpara flasin dhe ruajn shipen- qe flitej ne More. 
Kjo tergon qarte se 600 vjet perpara ne More dhe ne pjesen me te madhe te Greqise flitej vetem shqip. 
 
Greket qe mendojne se duhet te hane dhe pine non- stop 24 ore, dhe te tjeret duhet te paguajne- perkatesisht shqiptaret qe punojne atje, dhe gjermanet qe mbulojne gati gjysmen e buxhetit te Evropes se bashkuar i bejne llogarite keq.  
 
Imagjinoni nje kryefamiljar qe ka disa milion borxhe, qofte dhe njeqindmije dollare, c'fare integriteti ka, si e shikojne te tjeret- Te gjithe i largohen, se po mos u kerkon borxhe te tjera dhe po si pagoi dot e pret fundi i njohur. 
 
Koha perfundimisht punon per te drejten shqiptare, per kufijt natyrale te rraces pellazgjike-ilire-shqiptare. 
Ku jane Greket ketu?!

Koment nga GUEST më 2010-07-18 01:11:27
Ajo qe trishton ,dhimbjen e rèndon edhe mè shumè eshtè se,dhe forcat partizane qe kishin kaluar kufirin e,,fare pranè asaj masakre tè ndodhura , nuk reaguan?! pèr vèllezèrit e tyre e dredhej gjak shqiptari..,aq mè tepèr qe ishin dhe mè tè shumta nè numur!!! 
Selami


International
English
Faqe interaktive