Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow 66 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Çamëri
66 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Çamëri PDF Print E-mail
30 Qershor 2010

Nga Valon Kurtishi

Me largimin e ushtrive të fuqive të boshtit nga Ballkani në vitin 1944, krijohen rrethana tjera politike si dhe vendosen raporte të reja të forcës mes shteteve ballkanike. Pikërisht në këtë periudhë kohore shovinizmi grek realizoi një ndër qëllimet e veta kombëtare, pastrimin e krahinës shqiptare të Çamërisë nga banorët autoktonë shqiptarë të saj. 
Gjenocidi i tmershëm i filluar më 27 qershor 1944 ka rezultuar me mëse 10,000 mijë të vrarë (8000 mijë të masakruar në vend dhe reth 3000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe reth 50,000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufinjtë e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet. 


 

Masakrat e tmershme ndaj civilëve shqiptarë i kanë dokumentuar edhe një numër i përfaqësuesve të misioneve ushtarake aleate në Greqi si koloneli anglez Kris Udhaus (Chris Woodhouse), i cili e ka përshkruar saktë ngjarjen në fjalë duke e cilësuar shumë hapur si masakër dhe spastrim etnik i një popullate të tërë realizuar nga shteti grek. Sipas tij, “Zervas i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica ikën në Shqipëri të gjenin strehë. Dëbimi i tyre u bë me gjakderdhje të shkallës së madhe. Puna e Zervës u ndoq në Mars 1945 nga një masakër në shkallë të madhe e çamëve të Filatit, e cila nuk mund të falet. Pasoja ishte dëbimi i popullsisë së padëshiruar shqiptare nga toka e tyre”. 

Nga këto shënime të këtij ushtaraku anglez përndryshe udhëheqës i misionit ushtarak britanik në Greqi, shihet qartë masakra e planifikuar greke ndaj shqiptarëve të atjeshëm e cila sipas vetë kolonelit anglez është e “pafalshme”. Masakrat kolektive ndaj ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallim moshe, gjinie apo ideologjie janë kryer gjoja nga forcat e “djathta” të Napoleon Zervës, por në realitet ato janë planifikuar, nxitur dhe kontrolluar me saktësinë e kriminelit të regjur në Athinë nga vetë qeveria greke e kohës. Sipas shumë historianëve modernë grekë, “patrioti i madh grek Napoleones Zervas” ka kryer një detyrë të shenjtë kombëtare duke e pastruar njëherë e përgjithmonë këtë krahinë nga shqiptarët e padëshirueshëm etnikë.

Zbrazja e krahut jugor të banuar me shqiptarë nuk ka pasur përgjigjen e merituar të shtetit shqiptar të atëhershëm. Reagimi shqiptar ka qenë thuajse inekzistent. Në atë periudhë kohore në zonat jugore të vendit, ushtria komuniste shqiptare ka qenë në gjendje të dërgojë ndihma si fizike ashtu edhe materiale për këtë pjesë të martirizuar të kombit tonë. Megjithë lutjet e njëpasnjëshme për ndihmë, ushtria partizane shqiptare nuk ka reaguar aspak dhe ka qëndruar spektatore në këtë masakër të një shteti të huaj dhe armik ndaj një pjese të konsiderueshme të popullit të vetë.
E vetmja lëvizje e komunistëve shqiptarë ka qenë përpjekja për të ideologjizuar luftën për mbijetesë të shqiptarëve të atjeshëm duke rekrutuar të rinj çamë që të luftojnë nën flamurin grek në radhët e komunistëve të ELAS-EAM-it kundër djathtistëve dhe fashistëve të EDES-it. Në këtë edhe u arit sukses me formimin e batalionit partizan shqiptar “Ali Demi” me 500 të rinj çamë, të cilët luftuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit e huaj në përbërje të ELAS dhe EAM, dy formacioneve ushtarake të majtistëve grekë në vitet 1941 – 1949.
Pushteti shqiptar i pasluftës së dytë botërore nuk u mor kurrë seriozisht me këtë çështje të dhimbshme kombëtare. Për më tepër, në një akt të pabesueshëm në vitet 50-të u hoqi shtetësinë greke gjithë shqiptarëve të dëbuar nga kjo zonë historikisht shqiptare duke u dhënë me detyrim shtetësinë shqiptare. Dhënia “en bllok” e shtetësisë shqiptare qindra mijëra shqiptarëve nga Çamëria, përveç një "non sensi" juridik paraqet edhe një veprim të tmershëm dhe të papërsëritshëm antikombëtar të regjimit të atëhershëm.

Më vonë, diktatura e egër komuniste ka shtrirë luftën e tmershme të klasave edhe në gjirin e pjesës më të masakruar dhe më të martirizuar të kombit shqiptar - atë çame. Një shembull më përfaqësues i kësaj katastrofe kombëtare ka qenë eliminimi i kundër-admiralit dhe komandant i flotës luftarake-detare Teme Sejko, një patrioti të dalluar shqiptar me origjinë nga krahina e Çamërisë, si dhe përndjekjet, burgosjet, internimet, difrencimet dhe vrasjet e shumë shqiptarëve të tjerë nga kjo krahinë shqiptare.

Në vitin 1994, presidenti i atëhershëm Sali Berisha ka shpallur 27 qershorin si ditën e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptarë të Çamërisë, (Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinizmi Grek). Shumë pak, shumë vonë. Janë themeluar në vazhdim një numër i shoqatave dhe organizmave të ndryshëm që përpiqen ti japin një zgjidhje sado kudo të drejtë kësaj çështjeje. Madje së fundmi është formuar një Institut për studime çame si dhe dy parti politike që supozohet se do të mbrojnë më mirë interesat e shqiptarëve të kësaj krahine në Kuvendin shqiptar. Është angazhuar një studio ligjore britanike e cila do të meret me aspektet ligjore të gjenocidit në nivele ndërkombëtare. Çdo vit organizohen aktivitete përkujtimore si dhe ndërmeret një marshim masiv deri në kufi me Greqinë në Qafë Botë për të përkujtuar viktimat e terrorizmit grek. Ka pasur përpjekje që ky problem kombëtar të trajtohet në kuadër të çështjeve të pazgjidhura pronësore mes dy vendeve. Madje traktati i miqësisë Shqipëri – Greqi i vitit 1996 (ratifikuar nga parlamenti grek më 1999) mund të thuhet se e ka degraduar çështjen e madhe kombëtare të Çamërisë në subjekt pronësoro-juridik.

Megjithatë, plaga shqiptare çame nuk mund të zgjidhet nga veprimet sporadike, emocionale apo tjera të dy deputetëve megjithë punën e çmuar të tyre, apo nga një institut studimor bashkë me një studio të huaj ligjore. Duhet bërë shumë më tepër. Këta duhet të jenë vetëm pjesë apo elementë të vegjël përbërës të nja makinerie të tërë shtetërore e cila duhet të punojë gjithë kohës me nyjen e madhe kombëtare në fjalë. Akademia e shkencave dhe arteve të Shqipërisë duhet të ketë seksione të veçanta që do të trajtojnë ekskluzivisht këtë problem madhor kombëtar. Akademia jonë shqiptare duhet të sjellë vazhdimisht botime të reja në gjuhët kryesore europiane ku me fakte, dëshmi e argumenta të shumtë të demaskojë përfundimisht insinuatat dhe falsifikatet greke dhe të zbardhë gjenocidin e fundluftës së dytë botërore në Çamëri.

Shoqëria civile shqiptare në Ballkan në bashkëpunim të plotë me mediat tona duhet të organizojë gjithë kohës debate publike ku të marin pjesë dëshmitarë të mbetur gjallë nga kjo kohë, historianë, specialistë të së drejtës ndërkombëtare, politikanë, patriotë e veprimtarë të ndryshëm njohës të mirë të kësaj çështjeje. Të ndërtohen memoriale të mëdha dhe monumentale kushtuar popullsisë së martirizuar shqiptare, të cilat të shndërrohen në qendra të vërteta pelegrinazhi të rinisë shqiptare që do ta frymëzojnë atë të gjejë rrugë për të vënë në vend padrejtësitë historike ndaj kombit tonë.

Parlamentet e Kosovës dhe Fyromit të japin ç’është e mundur për këtë kauzë, duke miratur fillimisht një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi grek si dhe mundësisht të shpallet edhe në Kosovë dhe në IRJ të Maqedonisë 27 qershori si ditë e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Çamëri.

Shteti shqiptar ta marë përsipër institucionalisht zgjidhjen e çështjes. Të inicohen dhe hapen debate në OKB dhe në gjithë forumet tjera ndërkombëtare dhe të kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar që të detyrojë shtetin e vet anëtar Greqinë, të respektojë konventat dhe standardet ndërkombëtare për minoritetet si dhe të pranojë gjenocidin çam.

Në këtë, ai duhet të ketë kujdes nga bllokadat e mundshme greke në rrugën e gjatë dhe të mundimshme drejt anëtarësimit të plotë në BE. Shteti shqiptar, në kuadër të standardeve europiane të marë masa të menjëhershme që të ndalë turrin e papërmbajtshëm të shovinizmit grek në Shqipëri. Të sqarohen përfundimisht çështjet në lidhje me varrezat greke në vendin tonë, çështja e të a.q “minoritet grek”, pronat e të a.q minoritet, shkollat vend e pavend në gjuhën greke, kolegjet, kisha e a.q “autoqefale” në fakt greke, çështja “Janullatos”, shkollat shqipe në Greqi, statusi kushtetues i arvanitasve dhe shqiptarëve të tjerë atje, shfuqizimi i ligjit të luftës i cili nga një akt nënligjor apo vendim i qeverisë greke i vitit 1987 të ratifikohet nga parlamenti grek dhe të dekretohet nga presidenti i këtij vendi etj. Siç shihet, janë një mori e çështjeve të hapura me shtetin grek të cilat paraqesin një sfidë të madhe, të jashtëzakonshme dhe gati të papërballueshme për demokracinë e brishtë shqiptare. Vetëm të bashkuar si shtete shqiptare, shoqëri civile, komunitet dhe komb mund të arijmë deri te një zgjidhje e drejtë e plagës më të madhe të kombit shqiptar sot – çështjes çame.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:32:57
O vellzer came ,nuk do te kaloje( sa ka kaluar) shume kohe qe dhe ju te fitoni te drejtat e ligjeshme ,token,shtepite etj ,etj deri ne bashkimin me atdheun Shqiperi

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:34:25
Mendoj se Çështja Çame nuk zgjidhet me lypjen e një të falure shtetit shovinist grek, me kërkesa për kthime pronash apo për ngritje lapidarësh dhe memorialesh në nderim të viktimave çame. Është paradoksale të kërkosh prej xhelatit të nderojë viktimat e veta. Sepse shteti shovinist grek, edhe sot e kësaj dite, në qëndrimin ndaj çështjes çame, vazhdon të udhëhiqet nga psikologjia e kriminelit Zerva. 
Çështja Çame zgjidhet vetëm me kthimin e popullsisë çame në trojet e veta etnike. Për mendimin tim, çdo përpjekje tjetër, jashtë këtij objektivi madhor, është gënjeshtër dhe hipokrizi. Partia Për Drejtësi dhe Unitet duhet ta ketë të qartë se Çështja Çame nuk mund të zgjidhet me këto mënyra që rekomandon zoti Idrizi. Zgjidhjen e kësaj Çështjeje Madhore të kombit shqiptar duhej ta merrte përsipër shteti shqiptar, pra, klasa politike që drejton vendin, e cila, paraprakisht, duhej të çlirohej njëherë e mirë nga vargonjtë e servilizmit të pështirë, me të cilët shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke e kanë lidhur këmbë e duar. Veç kësaj, kjo klasë politike duhej të hiqte dorë nga kompleksi i inferioritetit, nga psikologjia e vasalitetit dhe e mercenarizmit në marrëdhëniet me të huajt. EKZISTONTE MUNDËSIA NGA ANA E QEVERISË SHQIPTARE të djathtë dhe të majtë të kërkonte tek qeveritarët grekë padrejtësitë që u janë bërë popullsisë Çame ? ?Për cilë punojnë qeveritarët shqiptarë për për shqipërinë apo për greqinë?Si ta kuptojmë këtë qëndrim të qeverisë Shqiptare është paaftësi apo të shitur kokë dhe këmbë tek greku? Për masakrat në Çamëri nga nga qeveria greke , a do te kërkojë komision hetimor Berisha?Ç’farë I ka penguar Berishën, Nanon ,Majkon etj të kërkojnë të ngrënë zërin ?Po ata gjasm deputetë çamërve në parlament, pse nuk e kërkojnë me këtë rast një komision hetimor nga parlamenti? Pse heshtin në keto momente?Mos vallë presi ta ngrënë zërin Vangjel Dule,Bollano për Çamët apo Berisha, Nano ,Majko,Rama që janë më grek nga grekët? 
 
 
 
 

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:36:00
komplimente per shkrimin po... nje pjes e vogel e intelktualve.... politikajve..... akademia e shkie... nuk u bahet von ,po zgjonju shqiptar se ka ardh koha geg ballisti nga llapi 

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:36:29
ceshtja e camerise duhet zgjidhur sa m,e shpejt 
camet jane shqiptare te paster dhe kane te drejtat e tyre qe duhen zgjidh greket tu njohin te drejtat dhe ti japin zgjidhje problemeve te tyre 
jane njerezit me punetore dhe me te zgjuar 
te dua cameri 
 

Koment nga GUEST më 2010-09-29 13:44:23
ceshtja came duhet te zgjidhet .po flasim per nje popull 
qe ka vuajtur shume nga genocid grek. ata jane shqiptare dhe ceshtja e tyre duhet te zgjidhet. ata jane me shqiptare se shqipetaret 
jane populli me i vuajtur dhe me i paperkrahur por nga ana tjeter jane populli me punetor dhe i zgjuar. vete camet duhet te bashkohen dhe te kerkojne te drejtat e tyre 
rrofte cameria 
nga nje came qe e do popullin e saj


International
English
Faqe interaktive