Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Kushtetuta dhe Presidenti i Republikes dinjiteti i Kombit apo...
Kushtetuta dhe Presidenti i Republikes dinjiteti i Kombit apo... PDF Print E-mail
02 Janar 2007

Keto dite u nda nga jeta ish-Presidenti 38 Shteteve te Bashkuara  Gerald Ford. Ne marrjen e detyres se presidentit pas dorheqjes se Presidentit Nixon Ai tha "Bashkatdhetarët e mi amerikanë, ëndrra e frikshme dhe e gjatë tashmë ka marrë fund. Kushtetuta jonë funksionon. Kjo do të thotë se në Republikën tonë të madhërishme qeverisin ligjet dhe jo individët. Këtu tek ne, vendi drejtohet nga populli". 

A munden valle politikanet tane te nderuar qe ta perserisin per publikun shqiptare kete deklarim solemn ? E nese do e benin nje gje te tille me siguri qe duhet te binin edhe prova per te vertetuar nje sentence te tille percaktuese e mjaft te rendesishme per nje shoqeri te civilizuar e demokratike.

Partite politike jane vlera kombetare e factor te rendesishem ne jeten politike shoqerore te nje vendi e nje shoqerie pluraliste e demokratike por gjithesesi veprimtaria e tyre zhvillohet krenda kornizes kushtetuese qe eshte kontrata e qytetareve me shtetin e tyre  e ne roje e zbatim te kesaj kontrate qendron funksioni i Presidentit te Republikes.

Pra kur partite politike arrijne ta shnderrojne Presidentin e Repuplikes ne nje lecke per te fshire kembet e lidereve te tyre atehere ketu kemi dy probleme madhore:

- Ose kushtetuta e republikes nuk e ka te percaktuar qarte funksionin e Presidentit .

- Ose Presidenti nuk eshte i zoti te kryeje detyren e tij funksionale  e per pasoje duhet te larghet duke i dhene autoritetin e nevojshem funksionit te Presidentit te Republikes.

Per hir te se vertetes duhet thene se te dyja vajantet kane mundesi qe te merren si te qensishme .

E para qe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ka mangesi te medha menoj se nuk perben sensacion per asnje shqiptar nje deklarim i tille pasi dihet se si eshte inicuar kjo kushtetute ne zjarrin dhe eren e barutit te revolucionit  komunist mund e them une me disa, e   disa te tjere si revolucion i vonur demokratik por per hir te se vertetes duhet thene ose shtuar i realizuar nga komunistet. Se si mund te realizojne revolucion demokratik komunistet vetem mendjemykurit e Stepave te Uraleve  mund ta thone por gjithsesi kjo i takon nje teme te vecante pasi une ju referova tangent per vazhdim llogjik e vertetesi te trajtimit e problemit.

E nese i shtojme kesaj qe Kushtetuta eshte aprovuar zyrtaisht afersisht me 50+1 te votave te Shqiptareve kur rreth gjysma jane ne emigrim e nuk e ka marre kush mendimin me ju krijuar mundesite qe te votojne atje ku jane as per ligjin themelor te shtetit , atehere partite politike kane te drejte qe e trajtojne kete dekument qe duhet te jete i shenjte si lecke pa vlere e bashke me te edhe rojen e garantin e saj.

Ne kete kuader per hir te se vertetes duhet thene se Presidenti i Republikes z Moisiu nuk ka edhe aq faj pasi aq eshte tagri dhe detyra e tij se nga pensionist dominosh e emeruan ne ate detyre e larte keta qe tallen sot me te .

Kushtetuta e Repuplikes eshte nje kontrate e qytetareve me shtetin e pushtetin e tyre dhe te tera organizmat perfshi ketu edhe Qeveine e bashke me te edhe Kryeministrin duhet ta ushtrojne detyren e tyre konform Kushtetues e ne respekt te plote te cdo fjale e nenit te saje.

E ne rastin konkret Presidenti i Republikes ne respekt te afateve kushtetuese ka tagrin te percaktoje daten e zgjedhjeve e Qeveria ka detyrim kushteues qe te plotesoje te tera kushtet per zgjedhje te lira te ndershme.

E nese qeveria nuk i ploteson keto kushte ose nuk deshiron ti plotesoje kushtet brenda afateve kushtetuese atehere Presidenti i Repuplikes duhet te kerkoje dorheqjen e qeverise  para zgjedhjeve duke zgjedhur nje ekip te ri nga  kolicioni qeverises qe do plotesonte detyrimin kushteues te plotesimit te sandarteve e nese koalicioni qeverises shkon ne zgjedhje e realizion zgjedhje te papranueshme sipas standarteve nderkombetare duke e shperfillur thirrjen e Presidentit te Repuplike per rikompozim qeverises atehere Presidentit i lind e drejta e mocertifikimit te zgjedhjeve e caktimit te nje date te re te zgjedhjeve parlamentare e lokale se bashku e vendi duhet te drejohet nga nje qeveri teknike apo tranzicioni pak rendesi ka emri. Pasi qeveria qe guxon te shkele kushtetuten nuk ka as nuk duhet te qendroje edhe nje dite te vetme ne kembe pas kesaj.

Nuk ka ne kushtetuten aktuale ndonje hapsire qe partite politike apo qeveria mund te marrin kompetencat dhe tagrin e Presidentit te Repuplikes te ndryshimit apo spostimit te dates se zgjedhjeve.

Qeveria se bashku me partite politike kane detyrimin kushtetues qe te plotesojne kushtet e te shpalosin alternativat.

Nese qeveria nuk ploteson kushtet duhet te largohet e nese ndonje parti  apo koalicion partish politike nuk shpalos alternative denohet nga elektorati. Qeveria ne kushtet e demokracise e pluralizmit ka detyrim kushtetues te siguroje barazi mundesish e hapsirash e konkurimi e nuk ka e nuk mund e kete te drejte te zgjedhe apo te seleksionoje kundershtaret politik pasi te tera partite politike legale kane te drejta e detyrime te barabarta.

Megjithate duhet thene se politika nuk e ka per here te pare qe e injoron apo trajton Kushtetuten si nje leter pa vlere. Nga kjo del se ose qytetaret e Republikes se Shqiperise nuk jane te vetedijshem per te drejtat e tyre ne raport me administratoret publik kur u shkelen te drejtat e tyre ose Kushtetuta nuk i ka te percaktuar mire sanksionet per ata qe guxojne ta shkelin apo injorojne kete dekument te rendesishem qe duhet te jete i shenjte per te gjith Shqiptaret.

Deshiroj te trajtoj pjesen e fundit pasi eshte me e lehte per tu ndrequr e kerkon kohe me pak pasi vetedija qytetare e kurajoja civile e nje shoqerie postdiktatoriale kerkon kohen e vet te maturimit.

A mos ka ardhur koha qe ne kuader te pretendimit te ingranimit te Shqiperise ne familjen e strukturat Euro-Atlantike, klasa politike, shoqeria civile, te tere faktoret politik e social ne Shqiperi e diaspore te ndalen e te percaktojne qarte rregullat e lojes per vendosjen e gurit kryesor te themeleve te shtetit shqiptar me te tera detyrimet e te drejtat e shprehura qarte e te pranuara nga shumica absolute e shqiptareve.

Aprovimi i nje Kushtetute te re qe fare mire mund te quhet Kushtetuta e Repuplikes se Shqiperise perendimore te pranuar e apovuar nga pjesa dermuese e qytetareve te Shqiperise ne Shqiperi e diaspore mbase do behet nje kurs i ri  shpejtesie integrimi e perparimi e ne anen tjeter te perpilohet ne ate menyre qe te behet nje barriere e pakalueshme qe tere ngjyrat dhe llojet e dallkaukeve qe e kane zhgrryer ate popull pothuaj qe ne krijimin e shtetit shqiptar.

A do te mare fund endrra e gjate dhe e frikshme shqiptare nje dite? Hope so thone Amerikanet

 

AJET DELAJ
NEW YORK

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-01-09 12:00:15
Pazari per zgjedhjet qe po bejne dy forcat politike ne Shqiperi tregon, as me pak e as me shume, kulmin e degjenerimit e korruspsionit politik, ekonomik, financiar e moral te tyre ku njerezit jane te mpire nga propaganda genjeshtare e nje te neserme me te bukur. Mosrespektimi i Kushtetutes eshte domethenia me kuptimplote e saj.

Koment nga GUEST më 2007-01-09 12:03:56
Zoti Delaj! 
Jam nje i denuiar politik i sistemit te mallkuar komunist. 
I denuar dy here nga mizoret e pa shpishrte,vuajta ne kampe e burgje me dashamiret tane, ku shume prej tyre sote stojne me . 
Per kohesisht punoj dhe jetoj ne Gjermani .Idete e mia jane ato kombetaret sikunder duhet te cdo Shqipetar i ndershem. 
Por me te ndershmit e kombit jeni Ju .Me e drejta Parti eshte ajo;qe ende ne shqiperi mohoet nga komunistet.Nano-Berisha etj.Kjo tregon qe ende ne Shqiperi egziston komunizmi,por teper i kamufluar.Ai komunizem ku dje te goditnin me cte mundeshin ,ndersa sote te perkedhelin po me ato duart e ashpra ende ,te lyera me gjak ,por me gjak ,por me gjak shqipetari. 
Une as kam qen i nje mendimi me ta dhe as me interesojne,ata kriminele marshues. 
Ju nderoj dhe respektoj ,dhe shpresoj qe nje dite shqiperine do e regullojme,dhe kombin do enxjerim ne drite. 
Me shume respekt (emrin do u jap me vone ) Spaci

Koment nga GUEST më 2008-06-24 19:40:40
Eshte e vertete qe roli i Presidentit te Republikes shqiptare eshte shume dytesor,dhe kjo,jo me shume per faktin se Kushtetuta nuk e percakton qarte,se sa per arsyen se jane vete ata qe bejne politiken ne Shqiperi qe duan ti atribuojne kete rol.Duke qene se Shteti shqiptar eshte nje Republike parlamentare,nuk mund te presim qe politika te jete e dominuar nga figura e Presidentit,gjithsesi eshte e vertete qe zeri i tij duhet te degjohet me shume.Politikanet shqiptare kane si prioritet luften per pushtet dhe jo respektimin e Kushtetutes,keshtuqe per sa kohe te ekzistoje kjo mendesi do te qeveriset sipas "ligjit te xhungles" dhe jo sipas principeve kushtetues.


International
English
Faqe interaktive