Pluralizemi jetën filloi nga varret dhe jo nga djepi . Një atavizëm i trashëguar nga e kaluara për ti mësuar patriotit , ç’do të thotë zi e vërtetë ! Bashkë me pluralizmin shkeli fuqishëm dhe këmba e mafies sé kuqe,që është dhe mafie dhe shtet ! Shqipëria duhej të vishej né zi… Nata e zezë sllavo-komuniste e përgjonte prej kohesh shqiptarin e ndershëm,atë që,brënda urisë për bukë i rrinte uria për”LIRI – DEMOKRACI “
Vërshimi i kriminelëve,sadistëve erdhi e kapërceu te Ai , shumë pika horizontin e kohës .
Krimi temperatura politike e ditës . Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar - vrasja !
Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar ! s’do t’ja dijë fare për ligjin . Nuk e ka për gjë ta bëjë të bardhen te zezë dhe anasjelltas !
Kjo është fytyrë e vërtetë e jetës.
Dëshmi listat e zeza! Masakra né malin me gropa,vrasje “ me psikollogjinë e kundershtarit ” (si thotë D. A. né parlament) vrasje nëpër shtëpira ,né kufi,”aksidentalisht!!” .. Vrasje brenda e jashtë shtetit né demokratë të vërtetë. U njohin pikën e tyre më të dobët : Demokracinë Perëndimore ! ”Shqiptare te lire né një Shqiperi të lirë dhe të lumtur”.
Urrejtja përgjak të deklasuarit !
Një ëndërrim real tiranësh . Endërr e diktatorëve më përbindësha që ka njohur bota..
Dhe pse?!
Vetëm e vetëm se i trëmben popullit që sunduan , i trëmben té vërtetës aq të hidhur.. . Dora agjenturore dinte mirë se, Shqipëria me kërkimin e demokracisë sé vërtetë ,do ngjallnte sé pari kombin e rrezikuar , kombin aq të helmuar.. Duan vetëm njeriun që t’u thotë “si urdhëron “të këqijave ! E,për këtë projektuan një popull më të bindur e kokë-ulur.
Brumi tragjik sa erdhi e ndërlikohet né duart e mjeshtrit Ramiz,Odiseut dhelparan të zëmrës ,që shfrytëzon mjeshtërinë e fshehjes , teknikën e të gënjyerit,shkathësinë e sajimit , praktikën né një vazhdimësi kryeneçe si rrallë kush(edhe pse komunizmi mori goditje të rëndë né botë e llogjika komuniste vdiq) “gjen e shpik” struktura të reja,që ashtu “novatore ” :“lëndon” të persekutuarin , rekomandon rotacionin ne drejtësi që prona të mos vejë te i zoti…Me pak fjalë e drejta të jetë e burgosur.. dhe drejtesia-azil padrejtësie !
I lumtë(!) kodit të ri demokratik, e liroi ..,nuk “gjeti” dot argumente për të dënuar shefin e krimit, arkitektin e shkatërrimit të Shqipërisë ,të vazhdimësisë , si duket stivosesen e shndrohen këto né pasurim të Marksizmit Leninizmit, të ligjit të krimeve makabre, sa dhe sot kriminelë bredhin të lirë !
Mbi të deklasuarin ra dhimbëshëm pabesia ramizjane..Gjithë përpjekjet dhe arritjet bëjnë lojen e tyre… S’ mbahej përgjegjësi as për veprimin dhe as për mosveprimin e drejtësisë. Vajton ,më 25 janar 91 në Sheper të Zagorisë. e bija Memën, atë grua”këmbëngilëse si zagoritet ”,që ruante amanetin e burrit ( mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara te Ilia Dilo Sheperit dhe Jani Dilos .e”të tërë atyre burrave,të drejtë,të ndershëm,atdhetarë-që ishin vet-vetja ! “) ky, qe dhe faji i saj !... që,..u përcoll në atë arkivol të pahapshëm,thuaj se imitonte heshtjen e njerëzve te saj të shtrënjtë të burgosur : ”C’patën kriminelët, ç’patën/ Që erdhën na vranë/ “ Fshehur né fshat/ Fshehur né Tiranë!
/Andej porosira, këtu kasaphanë !
/Zjarri moj Tiranë ! “… Zgjimit zagorit nuk iu mbulua dot e verteta për” ata qe vinë ende rrotull ,vampirë nëpër popull dhe në se, “Të gjithë të gjallët,vdesin një ditë / këta kriminela do vdesin për ditë “
veç,
”..Humbën vlera,humbi fisnikëria.
Po s’varroset kurrë edhe historia..”(S.P.)
“Martirja..mbetet padi që nuk shuhet , si një legjendë që prodhon histori edhe me jetën e vrarë të Saj .”Tani ai varr atje ..flet shumë,aq shumë sa ka historia për të folur…Vitet e jetës të prera në mes- faqe dëshmonjëse se, s’ka tjetër , veç DEMOKRACI ! Vrasjes tragjike..ku mbetjet i kish sakatuar acidi , nuk ja mohoi dot ceremoninë mortore lufta klasore..Shqetësoi kjo,né të njëjtën kohë”zonat e shënjta ramiziste” …
Por..,gjat kohës dhe hapësirës zërat e e të vrareve na vinë né mënyrë të habitëshme .. Rrënjët e ngatërruara të historisë,janë akoma gjallë.. “Strehuar”né kujtesë e né biseda dite, kanë marrë vulën e kohes…flasin për” një lojë” drejtësie…ngjarje që sjell tronditje… ngacmojnë frikën e imagjinatën e njeriut.. sa.. dhe skeptikët ndalin… Atë që nuk e bënë shekujt duket që e finalizon e tashmja…Një sulm final,ndaj shqiptarizmit!: të zhduken dëshmitë..,ta çrrënjosim nga vëndi dhe historia..Një kolonizim i kamufluar ..në emër të zhvillimit zhduken traditat dhe vyrtytet ,lulezon pandershmeria ! Për këta Atdheu nuk është Atdhe por, diçka që mund të shkelet . Me një antishqiptarizëm të paparë u vunë né jetë skenarë spastrimi . Dhuna e bandave godet né shtëpira né orën 6-të ,kur dëgjohej mbrëmane “ Zeri i Amerikës”.
Krimet i bëri shteti si né Tiranë,Leusë të Përmetit, Sheper –Zagori , Shkodër etj. etj. familje opozitaresh dhe, shteti nuk dënon dorasit e vet . Kriminelët nuk ndeshkohen! Vrasje ngado e,asnjë e dhene për krimet- në tranzicion . Pantera e zezë ,kërkon gjak … dënohet për kafe… Një luftë civile e pashpallur . Juda çirret: demokracinë e solla pa gjak(!)( vetëm pa gjak komunistesh) . Se,..me gjak e kishin marrë pushtetin,me gjak e mbajtën dhe me gjak do ta dorëzonin.
Mukja kullon akoma gjak…
Populli e dinte fare mirë për atë që shkruhej e vulosej né naten e errët komuniste,edhe pse ju shitën “ ëngjej” të bardhë nga kapardina, që ti zgjatnin ditën e zezë…
”Kujdes ,bir,tani që thonë lufta e klasave u hoq..tani e forcojnë atë më shumë.Këta tërë jetën e tyre, këtë kanë bërë dhe bëjnë gjithnjë-të kundërtën e asaj që thonë”- tha Nëna atë ditë janari 1991 se, ujku qimen nderron zakonin ,nuk harron, po dhe dinte mirë që “ujku ujkun nuk e ha,i kuqi Njerinë e ha”Këtë ja kish vërtetuar praktika e jetës aq e hidhur që kur çirreshin “do hamë me lugë floriri”…dhe..si e katandisën 50vjet popullin?!. .. Me të drejtë njerëzit pyesin sa është arritur numuri i të vrareve né tranzicion ? Në ç’raport qëndron né kohë dhe hapësirë?
Dhe,të mos harrojmë sa me e madhe –zija aq më “vigjilente” qeverria e stabilitetit për të mos dalë né dritë” forcat e errata”-drejtësia të vriste drejtësinë !
Po gjykimi?
Sé pari i detyruar të braktiste truallin ku ndodhte ngjarja makabre plot bujë e gjak,për tu gjykuar shurdhërisht -si gjykim hijesh(si krimi né i Sheper –Zagori etj)e vendimi i tij –Pazar tiranesh! I bën iso krimit – vatani të kthehet tokë e djegur,antiligji vepron me formulën “shteti nuk merr hak” .. E keqja prodhuar me dorën e shtetit. Degëve u fshihet rrënja . Viktimës nuk i lejohet as mbrojtja! ! As vendimi i gjyqit nuk jepet me shkrim… Vetë mos zbatimi i ligjit prodhon dhunë. Kriminelët né prokurori , gjykatë.hetuesi,né parti e shtet . Bestytnia zyrtare vrasjet i konsideron për”para” duke diskredituar Demokracinë që po vinte . Krimi merr pashaportë njerëzore” komuniste . “Aty ku ka errësirë –thotë Hugoi- ka dhe krime “ (né parlament deputeti:”né Gjirokastër jetë të qetë!!!”-deklaronte) Veç, atyre që mblodhen paratë 50 vjet,nuk u prek as dhe një qime floku ! Duan (!)ti gjëjnë“ paratë” atje ku janë bërë arrestime ,linçime ..dhe kontrolle nga sigurimi, sa, nuk u ka ngelur pëllëmbë e cep pa kontrolluar , ku mund, shumë-shumë të ketë shpëtuar ndonjë libër se, dhe rrobat e trupit që kanë gjetur u janë rrembyer-sekuestruar !?
Drejtësia e gjën veten si një fëmijë që ka shkatërruar vetë lojën e tij.
Një çorganizim i organizuar !
Të bëhet të shikosh - të kthehet koha e kaluar për buzëqeshje-humburit ! E gjitha është vetëm xhirim i filmit ramizjan për të shikuar si zhytet né llum jeta e të deklasuarit.
Trishtohet,lëndohet shpirti i njeriut ! Dhe,mos habitni ,që fjala arësye nuk ka kuptim !
Me të drejtë pyetet ,ku është Liria,kur shtetasin nuk e mbron ligji ,kur prona nuk shkon te i zoti ? ! Taktika e teknika,të stërholluara (!), harrijnë të bëjnë “mrekullira”...të tundin malet(!)..Me gur varri mbulohet njerëzorja…e vërteta. Një gjëndje stabël né lëkundje ,njera duartroket tjetra zhgënjen,do me thënë asgjë e sigurtë në këtë diktaturë të trazuar! Dopingu social d.m.th. hi syve . U përhap psherëtima e habisë:Të persekutuarit,që jane dhe kraharori i demokracisë , duan ti lënë si bij të këqij shqiptarë… Duhen kosideruar si objekte që duhen shkaterruar e të humbasin dinjitetin ..
Pra,pas krimit fizik harriti ai psikollogjik,që trondit që né themelet e tij më intime njerinë. Kësaj përsosmërie,jo që nuk ka asgjë për të shtuar, por nuk ka dhe asgjë për ti hequr. Nuk ka nevojë për fjalë: Drejtësia vepron dhe si ai zjarr-fiksi që kërkon të shuajë zjarrin me benzinë...dhe e tere kjo përshkundje shpirtërore ngjason me një trazim pafund.
Kush mbron kriminelet-thotë mënçuria e popullit-është më kriminel nga kriminelët
C’do devijim nga qëndrimi ndaj krimit të shtyn né rrjetën e merimanges sé kuqe se, atje ku ka krime dhe korupsion,i zihet fryma DEMOKRACISE, nuk ka dhe s’mund të ketë Demokraci !
Duan ,(ata qe vetëm me fjalë janë pro amerikanë,pro perëndimorë se,me mëndje e zëmer janë lindorë të ideollogjisë sllave, ruse..) një SHQIPERI të dobet,të rrëzuar né batakun e turpit,të mos ketë fuqi të ngrihet né këmbë me dinjtet shqiptari. Po, le të hulumtojmë né të kaluarën tonë burra të shquar si Mit’hat Frashëri,Isuf Luzi,Jani Dilo,Nexhat Peshkëpija, Hasan Dosti,Stavri Skëndi,Vasil Andoni,,Hysni Lepenica ,Thoma Orolloguaj,Arshin Pipa, Martin Camaj etj .etj . që kanë sakrifikuar për Liri e Demokraci .Në këtë fushë do zbulojmë begatinë,durimin dhe pas tij besimin né triumfin e Demokracisë,të atyre që nuk e panë Atdhenë të çliruar që luftuan kundër fashizmit,nazizmit, e komunizmit,mbetën me një brengë të rëndë shpirtërore por, moralisht kishin triumfuar ndaj armikut,ndaj pabesisë sé tij,ndaj tmerrit që mbolli né rrugën e nisur dhe sosur né krime. Ata u dhanë me mish e me shpirt pas një idali,pas idealit kombëtar dhe nuk ju trëmbën vdekjes,sakrifikuan gjithçka për Liri e Demokraci perëndimore. E përsërisim, detyra është ti kujtomë me zëmër-ngrohtësi gjithë martirët, heronjtë,personalitetet e kombit,jo se kanë nevojë ATA po ATDHEU ka nevojë për TA, prandaj nuk duhet ti lejojmë ata që, gjakosën flamurin me gjak vëllai ,të gryejnë ç’do ditë besimin e njerëzve te DEMOKRACIA .
Njerëzit kanë humbur shijen e të qeshurit nga 4 shkurtet e përgjakëshme ramizjane nga ato vrasje në kufi..,né shtepira, tek e tek e çift e çift qyteteve e fshatrave,ku djalit iu grinë duart né makinen e mishit né sy te memes tij(né lagjen A. Demi ,Tiranë),gruaja u bë copë ,cope (né Leusë të Përmetit).. acid shiringe përdoret .…Djem që kërkonin një jetë më të mirë vriten pa paralamërim né kufi e hiqen zvarrë pas traktori(edhe pse u- hoq neni i arratisjes)!
E,drejtësia ka dështuar ! Të parët që duhet të ngrinin e të ngrënë zënë janë kryeprokurorët. Po,drejtësia nuk ka funksionuar…! Kjo,për faj të politikës.
Krimi tronditi botën shqiptare dhe, hesht ai,që tradhëton DEMOKRACINE . Nderohet kush bën gjithçka për SHQIPERINE .
Eshtë obligim etik,moral politik që kriminelet ti jepen drejtësisë. Ka ardhur koha që,drejtësia ta thote fjalën e saj e jo të heshti si né vrasjen makabre të burgosurit politik Fore Pocolit me të shoqen etj. e kriminelët të bredhin të lirë !!!U afruan Tiranë… Punë “delikate” të mbahet gjarpëri né gji…Arësyetimi dhe gjykimi popullor flet:si është e mundur të zvarritet kapja e autorëve të vrasjes makabre në Leuse të Përmetit?! Akoma do pritet që sadistet të mos japin llogari për krimi që ka tronditur aq shumë zemrat e njerëzve të ndershëm? ! Akoma të kurajohen kriminelët? Veprime të tilla për Drejtësinë janë si ai karrocieri ,që vendos karrocën para kalit për tia terhequr ! Ku po vemi ?..! Kur të molepsurit,të zgjohen nga gjumi i iluzioneve,të shohin të vërtetën né sy se, si kanë prekur palcën e shëndoshë të jetës shqiptare, nuk do t’u mbetet gjë tjeter rrugë-dalje veç,alkoli,droga ose të bëjnë vet-vrasje .
E tanishmja ushqen me të vërteta tragjike ! Krimi nuk ndeshkohet !..Shurdhëri e klientelës politike..Krimineli bredh i lire , e drejta është burgosur!! ! Drejtësia katandisur-azil Pandershmërie ! Me i hidhuri korrupsion –né drejtesi ! Një lidhje martesore qe nuk eshtë né krizë…Muaji i malti i Fehmijve.. nuk duhet të vazhdojë më . E vërteta shumë e qartë,madje me ngjyra : barbarizmi ka lëshuar rrënjë të thella…Vriten njerez né mënyrën më barbare sa,dhe Shekspiri do ti kish zili skena të tilla ferri;.. masakrat vazhduan . Ramizi e ramizistet ruajtën heshtjen , kthyer drejtësia né një mjet mashtrimi . Më shumë fajtor dhe se ai, që bën krimin,ai që bën eerrësirën .
Mos vallë marrëdhëniet ndërkombëtare janë të tilla që lejojnë të shkelet e drejta e jetës? Apo krimi,hipokrizia,paska më pushtet nga e drejta ?
Ahere si mund të pretendojme Demokraci ?! kur parimet e drejtësisë janë hedhur né erë!?
Cudia nuk duhet të vazhdojë… Le të shpresojmë se skenari i tragjedive klasike , për krime të tilla të tnerrëshme të parrëfyeshme né gjithë shqiptarët që humbën të dashurit e tyre,si të skllevërit ë kohës sé lashtësisë që vriteshin barabarisht dhe pasardhesit e tyre mund të jetonin vetëm nën mëshirën e kriminelëve,do ti jepet fund ... Ndryshe, nata e zezë sllavo-komuniste përgjon…besnikë të gjenetikës dhe ideollogjisë sé saj , trashgimtarët e diktaturës do vazhdojnë né gjykimin e Bajronit për diktatorët : “Gjaku do gjak,dhe kush me gjak e nis,do vazhdojë jetën ca më keq me gjak”…4 shkurte të përgjakëshme ramizjanë ofrojnë;..e keqja e djeshme vihet né majmeri..
Ksenofon M. Dilo
|
Koment nga GUEST më 2012-06-11 11:07:22 Perse sot Ballistet lejojn kryetarin e Tyre te qeverrise me komunistin pseudodemokrat quajtur sali berisha? Personalisht kam bindjen se mbas ç'na ndodhi nga Mukja deri sot nga komunistet Ne nuk duhet te lejojm ne asnje menyre bashkepunim me ke na ka tradhetuar dhe akoma sot na ofendon dita dites, per kete Ballistet duhet ti japin URDHER kryetarit te tyre te sotem te abandonoi bashkepunimin me komunistet! Per me teper ç'do Ballist i Vertete duhet te punoje pa u lodhur se pari ne RIBASHKIM TE BALLIT ne NJE PARTI ! Shqiperia Shqipetareve! | |