Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Shovinizmi i kryeministrit grek Papandreu
Shovinizmi i kryeministrit grek Papandreu PDF Print E-mail
16 Shtator 2010

Ditet e fundit Greqia zyrtare ka kaluar ne pozitat e nje shovinizmi ekstrem. Se pari kryeminstri i Greqise Papandreu del para medias me nje deklarate ne te cilen shprehet per aksidentin e paradokohshem  ne Himare ku humbi jeten Aristotel Gumi. Dhe me pas kryetari aktual i bashkise se Himares Vasil Bollano pritet ne Athine nga vete kryeministri grek per te diskutuar problemet e minoritetit  grek ne Shqiperi.
Ne te dyja keto takime eshte folur per "minoritetin grek" duke aluduar se edhe Himara ben pjese ne kete minoritet.
Deri tani ka patur nje konsensus zyrtar midis dy vendeve se minoriteti grek ne Shqiperi ka qene i perqendruar ne jug te Gjirokastres. Por me sa  duket qendrimi i Athines zyrtare ka ndyshuar dhe ajo sot konsideron si minoritet grek edhe zonen e Himares, duke kaluar ne pozitat e qarqeve me ekstreme shoviniste greke.
Kete ndryshim te sajin, Greqia perpiqet t'ia imponoje edhe Tiranes. Eshte ky qellimi i aktivitetit te dendur shovinist te z. Papanderu ditet e fundit : te sugjestionoje Tiranen zyrtare per ta konsideruar Himaren si minoritet.

 

Natyrisht qe Himara eshte shqiptare dhe pretendimet e Greqise jane jorealiste. Megjithe perpjekjet 20-vjecare e Greqise per te greqizuar kete qyteze ku nuk ka me shume se 3 mije votues, Himara ka mbetur shqiptare dhe nuk mund te jete ndryshe. Megjithate Greqia, duke perdorur ndihmat ekonomike dhe disa emigrante, ka arritur disa suksese si per shembull zgjedhjen e nje grekofili, z. Vasil Bollano,  kryetar bashkie. Z. Bollano duke perdorur pozicionin e tij, ka arritur te krijoje iluzionin e nje greqizimi te Himares. Kete e ka bere me akte anti-ligjore si vendosja e tabelave ne gjuhen greke, vendosjen e flamurit grek ne bashki etj. Natyrisht ka perfituar ketu edhe nga mos-reagimi dhe servilizmi i Tranes zyrtare ndaj Greqise. Per te krijuar kete iluzion jane perdorur provokime te ndryshme edhe nga nje grup emigrantesh te ardhur nga Greqia, sidomos ne periudha elektorale. Keto provokime kane shkaktuar edhe incidente si ai i muajit gusht, i cili perfundoi me nje fatkeqesi.
Ne kete situate, qellimi i Greqise eshte qe ta shtyje Tiranen zyrtare te pranoje pikepamjen fallco se Himara eshte pjese e minoritetit. Ose te pakten ta detyroje qe te reagoje. Ky reagim do te zyrtarizonte ne nje fare menyre shtrimin e "ceshtjes se Himares" midis dy vendeve. Ndoshta per kete aresye Tirana zyrtare nuk ka reaguar. Megjithate duhet shtruar pyetja: a eshte kjo zgjidhja e duhur? Sepse mos-reagimi ne nje rast te tille mund te interpretohet edhe si pranim i pikepamjes greke. Per me teper qe kryeministri Berisha menjehere pas aksidentit te gushtit foli per "komunitet bilingual" kurse shtypi shqiptar ra ne gracken e provokimeve greke duke folur per motive "etnike".
Perpjekjet per greqizimin e Himares kane kohe qe kane nisur. Qe prej shume vjetesh ka qene e qarte qe nje dite do te arrihej ne kete pike. Strategjia e evitimit te problemit po arrin e limitet e saj. Prandaj sot duhen bere pergatitje per t'u perballur me kete problem, sepse Greqia duket e vendosur dhe do ta vazhdoje politiken e saj shovene dhe eskpansioniste.
Tirana zyrtare duhet te filloje te reagoje ndaj deklaratave don-kishoteske  te Papandreut duke e bere te qarte se nuk ka minoritet grek ne Himare. Nga ana tjeter, nuk ka aresye qe te lihet nje agjent i greqizimit ne krye te bashkise se Himares. Ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne maj 2011,  partite politike ne Himare do te benin mire te bashkoheshin ne nje front patriotik per te larguar z. Bollano nga pushteti. Partite e medha politike duhet ta perkrahnin nje aleance te tille, qofte edhe vetem ne nivel lokal, sepse nuk duhet harruar se ishin ato qe me ane te nje koalicioni e sollen ne pushtet ne vitin 2003  z. Bollano, i cili perndryshe do ta kishte patur te pamundur te fitonte. Jane pikerisht keto parti qe tani duhet te korrigjojne gabimet e tyre para se te kthehen ne faj kombetar.
Himara ka qene dhe eshte shqiptare. Jemi te bindur se ajo do dije t'i heqi nga kurrizi keta kameleone dhe bukshkale qe, per interesa te tyre te çastit,  perpiqen ta shkepusin nga trungu shqiptar dhe ta çojne drejt Greqise. Vetem kur të shpëtojë nga këta aventurierë, Himara do te jete e lire per t'u bere nje nga perlat e bregdetit te Jonit.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-11-13 00:34:16
Τurp te diskutohet me Berishjanet.Duhet te reagojne per temat teritorjale populli tone nuk ka mare nga trualli grek dhe ska ngritur ndonje flamur ne bashkite e tyre por nuk kemi shtet mire ,bejneBollanot me klanin etij.


International
English
Faqe interaktive