Historia e fotografise dhe fotografia e historise |
|
|
|
09 Janar 2007 |
nga Astrit Lulushi, SHBA
Arti komunikon perpara se te kuptohet, thote T.S. Eliot. Keshtu edhe fotografia. Te shkruash nje histori mbi fotografine shqiptare, eshte po aq e veshtire sa te tregosh historine e letersise nepermjet fotografise. Por nje histori e fotografise eshte njesoj e domosdoshme. Me librin "Fotografia - nje grusht diell", autori Qerim Vrioni, studiues prane Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane, duket se ka hedhur hapin e pare serioz, ne nje rruge teper te gjate. Por ajo mund te mbetet edhe rruga me e shkurter nese nuk pasohet nga hapa te tjere.
Zberthimi e analiza e fotografive te tilla artistike si "Lypesi" nga Pjeter Marubi me 1885, qe Vrioni thote se "perfaqeson shurdherine dhe moskokecarjen" e shkaktareve te gjendjes se lypsit, eshte me se aktuale nese shihet hendekun qe vazhdon te thellohet papushim midis te pasurve e te varferve ne Shqiperine pas komuniste e cila perpiqet te shkeputet nga kthetrat e korrupsionit.
Ne kete epoke mosmarreveshjesh fetare ne bote, nje aktualitet perben edhe fotografia e "Haxhi Shaban Domnorit" nga Kel Marubi. Analiza qe studiuesi Qerim Vrioni i kesaj fotografije eshte informativ, filozofik dhe artistik. Ne te ai shikon "nje njeri qe do t'u percillte shqiptareve bashke me mesimet fetare, miresine njerezore, deshiren per dije dhe forcen e nje rilindasi te vertete". Sipas historiografit Vrionit, "ky portret eshte nja nga me interesantet e fotografise shqiptare deri ne ditet e sotme". Kjo ndoshta edhe per faktin se fotografi Marubi nje katolik arriti te fiksonte me drite anet me te mira te nje udheheqesi mysliman. Me kete Marubi sillte jo vetem figuren e klerikut por edhe botekuptimin e vet dhe cfare mendonte ai si i krishtere per fene tjeter bashke-ekzistuese. Kel Marubi, ishte pa dyshim nje artist i madh, pasi vetem artistet e medhenj mendojne thuajse njesoj; ata ruajne te njejtat vlera. Disa dekada me vone nje artist i madh ne nje vend tjeter, Pikaso do te thoshte se "i pikturonte gjerat sic i mendonte dhe jo sic i shikonte" Dhe keshtu do te ndodhte edhe me Gjon Milin kur ai realizoi fotografine e Pikasos duke pikturuar me drita. Vrioni thote se "Pikason e kane fotografuar shume mjeshtra te fotografise,..... por fotot e Milit jane me brenda shpirtit te piktorit"
Me librin e tij, autori Vrioni, perforcon ate bindjen se fotografia eshte histori e shkruar me drite "nje grusht diell", dhe se "cdo gje qe shohim fsheh dicka tjeter qe ne duam t'a shohim", thote Rene Magritte. Dhe sikur per t'a provuar kete, Vrioni merr ne shqyrtim fotografine "Kater princa te letrave shqipe". Fotografia u be nga Geg Marubi ne Shkoder me 1938, kur Asdreni dhe Poradeci ishin ftuar nga Fishta e Koliqi per te festuar se bashku pervjetorin e shpalljes se pavaresise. Vetem duke pare kete fotografi, njeriu mund te kuptoje marredheniet e ngushta mes ketyre personaliteteve, me mire sesa do t'i kuptonte ato permes nje shkrimi te gjate. Kjo eshte fuqia e fotografise.
Por c'mund te thuhet per fotografine e fameshme "Azem dhe Shote Galica" nga Kel Marubi ne vitin 1920? Historianet thone se te ndjekur nga forcat serbe dhe te detyrar nga moti i ftohte, keta dy luftetare me ceten e tyre kishin zbritur ate dimer ne Shkoder dhe ndoshta rastesisht u ndalen perpara studios Marubi. Per asgje nuk mund te thuhet se eshte e sigurt, por duke para fotografine "Azem e Shote Galica" te forcohet bindja se pa kete fiksim drite, fizionomia e ketij cifti luftetaresh per liri do te ishte sot e panjohur dhe historia e tyre ndoshta do te tregohej si ato legjendat e lashta qe jo gjithkush u beson. "Kjo eshte nje nga fotografite me te arrira artistikisht" thote historiografi Vrioni "ku shkrihen natyrshem me njera-tjetren tema e luftes per liri me ate te emancipimit te familjes"
Libri "Fotografia-nje grusht diell", i Qerim Vrionit, eshte padyshim nje trokitje paralajmeruese zgjimi ne ndergjegjen e kombit per te njohur me mire e ruajtur vlerat e veta. Biblografia e pasur e perdorur nga autori, tregon gjithashtu se ai ndoshta ka ne plan ta zgjeroje kete punim per ta nxjerre nga kufijte e nje monografie, duke e shndruar ne nje histori te plote te fotografise shqiptare.
|
Koment nga GUEST më 2007-11-18 01:12:31 Mir shum kejt .. AMo aka naj teks lidhun me qet tem: Vetëm Fotografia.. | |