Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Ngutja serbe
Ngutja serbe PDF Print E-mail
12 Nentor 2010

Bekim Rexhepi

Serbia ishte nën presione të vazhdueshëm dhe përballja me këto do të ishte mjaftë e vështirë, sepse nënkuptonte një zbutje të dukshme të politikës se egër ndaj Kosovës. Këto presione më shumë ishin nga jashtë se sa vijnë nga brenda, ndaj dhe si të tilla lënë të kuptohet se serbët me pak përjashtime dhe në përgjithësi, akoma nuk janë të gatshëm të pranojnë humbjen e Kosovës edhe me luftë e, edhe me politikë… Më këtë retorikë që po përfaqësojnë zyrtaret serbë është vështirë të përthekohet serioziteti i politikë serbe, megjithëse duket qe ajo herë bije në nivel të normales dhe të duket se më në fund ka një farë shprese se ajo po relaksohet mbi fakte e realitete. Sakaq ajo në anën tjetër le qe nuk nivelizohet në normalitet, po rritet retorika e disa zyrtarëve serb sa që politika serbe të dekurajon papritmas serish në ato nivel të ekstremit, madje të duket se kurrë s’ka për të ndërruar përmbajtje e koncepte duke përmbys fakte dhe realitete.
Mbi këtë gjendje serbe, është e vështirë të ketë modesti dhe limite të bisedimeve, vetë prolongimi i bisedimeve pa ndryshuar disa koncepte serbe për Kosovën, janë dhe do të mbeten gjithsesi jo serioze dhe fare të pakuptimta, madje për ti zhvilluar apo për ti mbajtur ato, në çfarëdo niveli kofshin ato.

 

Nguti nga ana e Serbisë për të zhvilluar apo për të mbajtur disa bisedime të shpejta, janë të pakuptimta në kohë dhe në mundësi?! Kjo nguti serbe në këto momente disi të le të kuptosh se për këto bisedime ka një interesim të justifikuar dhe se për këto bisedime më e interesuar është Serbia se sa Kosova. Serbia, sikur ta kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, sikur ta kishte ndërruar edhe kushtetutën e saj ku akoma shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, madje sikur të kishte kërkuar falje për krimet e kryera, dhe sikur ti kishte dorëzuar kriminelët e luftës, apo po ti kishte dorëzuar edhe trupat e pajetë të të pagjeturve, po ti kthen librat kadastral dhe po ashtu fondin pensional etj.
Dhe ndofta vetëm pasi ti ketë bërë Serbia këto gjëra, një nguti serbe për bisedime do të mund të kishte kuptim. Por, krejt kjo nguti pa bërë minimumin e këtyre gjërave është e pakuptimtë sepse ajo do qe me këto bisedime të nxituara të shmang Serbinë nga fajësia dhe nga gjykimi më negativë i ndërkombëtarëve, por edhe të shmang gjithashtu mundësin e ngecjes në BE. Ndërsa, ngutja serbe për dialog të shpejtë me Kosovën, duket se është edhe një përpëlitje tjetër e radhës dhe do qe të paraqitet në opinion ndërkombëtar se “tanimë ja që Serbia ka ofruar gatishmërinë e saj të plotë, për të biseduar me Kosovën”. Derisa një pjesë e zyrtarëve serb po përpëlitet për bisedime të shpejta, dhe disa të tjerë si Bozhidar Djeliç, një tjetër zyrtar serb që këto ditë sërish vazhdoi në avazin tradicional të ati nacionalizmit ekstrem serb dhe tha se: “do ti themi edhe BE-së, se Kosova është e jona”, kur dihet se një numër i madh i anëtarëve të BE e ka pranuar dhe njohur Kosovën si shtet. Pra, mes zërave për bisedime të shpejta dhe zëra të tjerë që Kosova të jetë serbe, mund të konkludojmë se ka paqartësi të theksuar në shfaqjen e retorikës serbe. Ndërsa, këta zërat disonant akoma qarkullojnë pa filluar bisedimet, tregojnë më shumë mos seriozitetin e tyre dhe se vet serbet realisht nuk janë të interesuar aq për suksesin e apo rëndësinë e tyre. Pa mëdyshje pas zhurmës se këtyre bisedimeve fshihet taktika serbe, e cila synon të nisë me diçka, por pa dhënë diçka.
Për palën shqiptare dialogu më Serbinë nuk duhet nxituar edhe për disa arsye të tjera, e kjo është kryesisht se Kosovën akoma po e prolongon si territor të saj, edhe pse faktikisht e realisht nuk e administron, përpos në veri të Kosovës ku ka instaluar disa grupe kriminale, të cilat grupe më shumë po pengojnë me kërcënime e dhunë integrimin e qytetarëve serb të Kosovës në sistem e shtetit të ri. Dialogu më Serbinë është jo legjitimi sepse ka të bëjë me pushtetit përfaqësues në Kosovë.  E ky pushteti aktual, i cili u bë ilegjitim me shkelje kushtetuese dhe me dobësim të njëmendët të legjitimitetit, sepse kishte edhe pasoja të tjera si prirjet abuzuese, zhytje tej mase në arbitraritet dhe kapadaillëku. Më kësi gjendje pushteti do e mos se do të vihej në kundërshtim me klauzolat dhe qëllimin përfundimtar të paktit shoqëror. Ndërsa, ilegjitim mbetet ky pushtet dhe e vetmja mundësi për ta mbajtur duket se është ushtrimi i forcës. Nuk mund të komprometohet gjatë vullneti i përgjithshëm edhe pse esencialisht dihet se ai vullnet nuk mund të jetë vullnet i të gjithëve. Por, kur dhe nëse në emër të këti vullneti të përgjithshëm synohet dhe zgjidhet përfaqësimi më i mirë, i interesit të shoqërisë nuk pse të mos gjykohet si vullnet i përgjithshëm.
Duke e parë se si pushteti po tregohet  karshi vendimeve të pakta politike në interes të shtetit dhe karshi vendimeve të shumta në shërbim të interesit të tyre personal, mjaftueshëm është krijuar ndarje e thellë politike. Komprometimi i pushtetit legjitim në ilegjitim nuk mund të lejohet gjatë sepse shoqëritë civile apo organizata të tjera të organizuara në vend do ta vënë në kritikë dhe në aksion të domosdoshëm secilën pushtet qe tenton të tregohet i padrejtë, e kjo fatmirësisht, tashmë është e mundur edhe në Kosovë.
Dëshmitë e forta se si është qeverisur keq me vendin, asgjësojnë mundësinë e të gjithëve dhe gjithkujt të qëndroj i lirë në respektim të ligjit, sepse këtu vet pushteti i shkeli dhe abuzojë me ligjet e vendit. Ndërsa, siç kuptojmë respektimi i ligjit ka norma morale dhe mbi to gjithnjë vihen procedura ekzekutive për ti mbrojtur ato. Nuk është e thënë qe ligjet duhet të respektohen vetëm nga shoqëria dhe të mënjanohen nga grupe të caktuar e veçmas politika. Por, kur pushteti i asgjëson vet këto norma dhe i ngulfat procedurat, atëherë ka shumë arsye qe ky pushtet të quhet i padrejtë dhe jo legjitim. Derisa është kështu, ky pushtet ka edhe me pak arsye, të qëndroi apo ti lejohet të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë.
 
Politikë serbe, mbase kështu mund të konkludojmë se ajo përfundimisht është qartësuar në vetvete, ajo do të zhvilloj bisedime të shpejta, më qëllim për ti thënë institucioneve ndërkombëtare se bisedimet mund të nisin me shqiptaret, por me këtë nisje, zyrtaret serb, disi duan të arsyetojnë vetveten, se Serbia është e gatshme për dialog dhe se topi tani është ne anën e shqiptarëve, por njëkohësisht edhe duke kërkuar nga ndërkombëtaret që të mos zvarritet hyrja në BE e vet Serbisë për shkak të Kosovës.
Ndërsa në analizat tona një Serbi me një pozitë të favorizuar në BE, karshi Kosovës dhe Shqipërisë, mbase e vështirëson dukshëm pozitën tonë në rajon për tu ankuar!…
Do të gjykojmë më plotë të drejtë se një dialog me Serbinë në çfarëdo faze pa kërkuar Serbia, falje për krime e gjenocid në Kosovë do si do qon në një akt të vet atentatit politik.
 
Spektatori është i dënuar të jetë gjithnjë pasivë
 
KFOR-i dhe EULEX-i, nuk e mbrojnë shtetin e Kosovës, sepse akoma thirren në rezolutën 1244-er dhe në 6-të pikshin e Ban-kinit. E shteti i ri duhet ta shtroj në parlament një vendim të domosdoshëm për vetëmbrojtje në rast se KFOR-i dhe EULEX-i do të mund të ngurrojnë apo të hezitojnë në vendime sepse është e qartë se Kosova nuk është atdheu i tyre.
FSK-ja duhet të marrë përgjegjësi të nevojshme për të siguruar vendin në të gjitha anët e vendit, kjo është domosdoshmëri politike, dhe për këtë nuk duhet pyetur pajtimi i Serbisë apo reagimi i saj, ndërsa KFOR-i dhe EULX-i duhet të na ndihmojnë nëse duan qe misioni i tyre të përmbyllet me sukses dhe më shpejtë.
 
Bekim Rexhepi, 09-11-2010

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-11-25 22:42:09
Nuk duhet te bisedohet fare me Serbine.Dhasht Zoti e te fitoje ne zgjedheje vetvendosja,NE do te jemi te zotet e Shtepise dhe do te zgjedhim rrugen e andrrave tona_BASHKIMIT tone me Shtetin Ame e atehere po qe se Serbija i kryen obligimet elementare ndaj Shqiperise,po do flasim si8 Dy Shtete te barabarta,dhe pa ndermjetsues!

Koment nga GUEST më 2010-12-07 22:57:51
Ju zoterinje te V V. po flitni per bashkimin, por mos po jeni te gabuar, e pastaj historia do t'ju hakmirret. Pse, sepse i keni lene pas dore ceshtjen e TOPLICES, e po merreni me bashkimin...Serbia po kerkon guri e dru per kishat e manastiret e 1000 viteve, e ne mos te kerkojm tokat e vatrat tona qe muk ka me shume se 132 vite. E kam nje ide per V V. Ju ti shkruani vendbanimet tona te Toplices ne nje sfond te bardhe dhe te jene te reklamuara neper gjithe Trojet Tona, dhe ta kuptojne te tjeret se ne kemi pase edhe nje Kosove tjeter qe sot gjindet ne Serbi. Ky koment nuk nuk eshte kritik per askende. Selimi nga ANAMORAVA.


International
English
Faqe interaktive