Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Vlorës, Princeshë me kurorë ulliri
Vlorës, Princeshë me kurorë ulliri PDF Print E-mail
07 Dhjetor 2010

Vlorë e bukur monument,
Aty falet gjithë Shqipëria,
Filiz shpirti ngele trupit,
Ku ushqen rrënjet Liria.
 
Nëpër dallgë petale kaltra,
Vlora, Vlora, ushton sheshi!
Sirenë malli, që nga deti,
Përndez zemrat gjithë ç’jemi!
 
Ma hedh Diellin përmbi supe,
Dhe më deh-o me musht kënge,
Zjarrin që djeg brenda gjoksit,
Ma shuan vetëm labçja tënde!

Zëri tënd Is Boletini,
Dhe Kosova, palcë burri,
Çamëria, drithërimë kohe,
Që skuq detin nga Flamuri!
 
Do të marr një fjongo Dielli,
Që t’ja lidhë foshnjës në djep,
Dritë t’i bej botës ku jemi,
Det dhe Vlorë cep më cep.
 
Tek shetis baladës Bregut,
Vajzë e valëve prêt tek Gjiri,
Vlorë e bukur, digjem mallit,
Princeshë me kurorë ulliri!
 
Nëpër male borëruar,
S’ta zunë dot hisen e diellit,
Nga ballkoni i Ismail Qemalit,
Shoh Flamurin në kupë të qiellit!
 
Marre nga libri: "Nje fjongo Dielli nga New Yorku" nga Kozeta Zylo

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive