Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Kosova ndikohet prej bisedimeve Serbo-Thaçiane
Kosova ndikohet prej bisedimeve Serbo-Thaçiane PDF Print E-mail
25 Shkurt 2011

Shkruan: Gazmend Islami


Marrëveshja e fundit mes PDK-se dhe AKR-se i ka shtuar spekulimet nën rrogoz për fatin e Kosovës. Dhe kjo krejt me vend. Kjo marrëveshje, e përpiluar dhe servirur enkas prej ekspertëve ndërkombëtarë, mund të ketë pasoja të rënda për popullin e Kosovës.
Mjerisht, në politikën shqiptare është deklaruar aty-këtu se ujdia PDK-AKR s'paska gjë të bëjë me statusin e Kosovës. Këto deklarata të pamatura t'i kujtojnë deklaratat e 1989-s, se Kosova "nuk humb gjë me ndërrimin e kushtëtutës".
Të ballafaquar me këtë mizerje politikanësh, s'ka se si të mos e pyesim veten, athua Akademia jonë e nderuar vetëm mban emer? Tërë ato shoqata e ata të vetquajtur "ekspertë të politikes" e të të drejtës ndërkombëtare, të cilët nuk dalin me mendime të kthjellta për t'ia sqaruar opinionit pasojat e ujdisjes mes sahanlpiresve shqiptar dhe serbise, ç'kanë t'u ofrojnë ata shqiptarëve, kur s'reagojnë as tashti?

Unë mendoj se kjo marrëveshje dhe krijimi i intucioneve te brishta dhe marrja e postit te presidentit nga njeriu qe gjate vitit 1998 e kishte linin e hapur ajore Moske-Beograd-Prishtine është këmbanë alarmi për Kosovën. Se Kosova ka qenë në zemër të negociatave sekrete serbo-evropiane, këtë e kanë thënë botërisht krerët serbë, e kjo pohohet prej burimesh të ndryshme edhe në Perëndim. Përcaktimi i shpejt per te biseduar për ketë marrëveshje të lë të nënkuptosh se sa e lidhur është tërë ujdia me Kosovën. Afati i kësaj marrëveshjeje e indikon atë që do të duhej t'i druante secili shqiptar, se negociatat për zgjedhjen e statutit përfundimtar të Kosovës ka drojë të nisin menjiher, në kohën kur Kosova është e copëtuar territorialisht, e shkretëruar ekonomikisht dhe e pazonja ta mbrojë veteveten ushtarakisht. Në këso rrethanash, Serbia do te fitoje te drejten per te qen kandidate per ne BE ndersa Kosoves do ti kanoset ndarje ne vija etnike me te trasha dhe rrjedhimisht shkuarja drejt nje lufte te re qe eshte e pashmangshme nese ecet me kete ritem te politkes se Thacit-Pacollit, .
Objektiv i vetëm evropian në Ballkan është mosndryshimi i kufijve. Vëni re: jo mosndryshimi i kufijve me dhunë, sikur që stipulohet në Kartën e Helsinkit, por mosndryshim i kufinjve, pikë. Rrjedhimisht, qëllim i vetëm i evropianëve është që ta reformojnë martesën e përdhunshme serbo - shqiptare, e cila u nis mbrapsht më 1912 kur Beogradi e dhunoi Shqipërinë, e u bitis më 1913 kur serbëve iu dha pajë gjysma e kombit shqiptar. Evropianët i druajnë formimit të nje shteti kombëtar shqiptar, meqë ai, sipas racios reaksionare të tyre, do të shkaktonte "probleme" tjetërku në Evropë. Psh në Irlandën Veriore, në Baski, në Tirol, e në Korzikë.
Në këtë drejtim, evropianët mund të llogarisin në tre aleatë të fortë, në Moskën e zënë pisk në Çeçeni, në kinezët e ngulitur në Tibet, e në Indinë e ndrojtur gjer në palcë prej shkëputjes së Kashmirit. Rrjedhimisht, ata kanë arsye racionale të shpresojnë se amerikanët s'do të armiqësohen me tërë botën për një kafshore Kosovë. E ekspertët tanë, që thonë me gojën plot se pavarësia e Kosovës qenka bukë e gatuar, ku as qe behet fjale per nje pavaresi kur qe nga shpallja e saj 23 perqind te territorit e kontrollon Serbia.
Unë, e shumëkush bashkë me mua, pyetet se athua kur e kanë ndërmend të mbledhen krerët shqiptarë të Kosovës për ta bërë kuvend një koncensus para nisjes së negociatave me Beogradin. Merreni me mend, ju lutem, se sa lemza do të shkaktohej sikur të dilnim ne të parët me një platformë serioze, kur tërë bota është mësuar e pret sërish t'i shohë shqiptarët, vonestarët e amshueshëm, në bisht të punës.Vetevendosja duhet te luaj rolin e saj karshi situates se krijuar ne rrafshin Kombetar tash kur edhe ne Shqiperi kemi trazira ne shkup kemi po ashtu trazira kjo shihet nga shumica qytetare si shpetim i Kombit por duhet te redakilzoje punen e saj si ne parlament gjithashtu edhe jasht tije duke krijuar strukturat e saj edhe ne Shqiperi edhe ne Maqedoni sepse vetem ne kete forme mund te ruajm racen shqiptare nga ata qe po udheheqin Presidencen e kann racen sllave


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive