Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Reciprociteti - politika më e mirë me Greqinë
Reciprociteti - politika më e mirë me Greqinë PDF Print E-mail
28 Shkurt 2011

 Regjistrimi etnik i minoritetit grek në Shqipëri të bëhet pas regjistrimit të minoritetit çam në Greqi

 Ministri i "inovacionit të kombësisë" Pollo deklaroi dje se regjistrimi i popullsisë do të shtyhet për në muajin tetor ose nëntor të këtij viti, pa sqaruar nëse deklarimi etnik dhe fetar do të hiqen apo jo. Kjo shtyrje vjen pas shumë zërave të ngritur në Shqipëri kundër regjistrimit etnik dhe alarmit të dhënë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), z. Kreshnik Spahiu se ky regjistrim përbën një rrezik kombëtar dhe është anti-kushtetues.

  Në të vërtetë regjistrimi i popullsisë që parashikohej të zhvillohej gjatë muajit prill, është devijuar nga objektivi i tij për të mbledhur të dhëna statistikore për popullatën dhe po tentohet të përdoret nga fqinji ynë jugor, Greqia, për realizimin e qëllimeve shoviniste ndaj Shqipërisë së  Jugut. Greqia tashmë punon fare hapur dhe as nuk i fsheh më qëllimet e saja. Vetëm para pak ditësh, konsulli grek në Korçë i bënte thirrje popullatës që të deklarohen si grekë. Pa harruar përpjekjet për greqizimin e Himarës dhe zonave të tjera me anë të pensioneve të dhëna me zemërgjerësi nga qeveritë greke deri edhe pleqve që nuk kanë shkelur kurrë në Greqi.

Që në fillimin e viteve '90 qeveritë greke kanë ndjekur një politikë në përkrahje të organizatave ektremiste greke që synojnë aneksimin nga Greqia të Shqipërisë së jugut. Dokumentat u jepeshin shqiptarëve nëse ata deklaroheshin "vorio-epirotë" d.m.th grekë nga Shqipëria, ose të besimit fetar orthodoks. Si pasojë, kemi patur shumë raste të ndërrimit të emrit apo kombësisë nga shqiptarë që shkonin në Greqi për të nxjerrë bukën e gojës. E gjithë kjo në mënyrën më jo-ligjore që mund të ekzistojë dhe me dijeninë e auotoriteteve greke, të cilat e mbyllnin një sy sepse kështu iu interesonte.

Qëllimi i Greqisë është që t'i tregojë botës se gjoja në Shqipërinë e jugut ka 400 mijë grekë. Dhe për të arritur në këtë shifër, përveç emigrantëve, Greqia kërkon të përdorë edhe shtetin shqiptar për ta bërë më të besueshme këtë shifër të shumëfishuar. Dhe regjistrimi etnik i popullsisë është një mënyrë e mirë për ta realizuar këtë.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike është një absurditet, sepse përkatësia etnike nuk zgjidhet nga individi, por trashëgohet nga prindërit. Përkatësia etnike, ndryshe nga shtetësia, është ligjërisht e pandryshueshme dhe përcaktohett në zyrat e gjendjes civile në aktin e lindjes, në varësi të kombësisë së prindërve. Prandaj deklarimi i kombësisë në regjistrimin e popullsisë është absurd dhe pa asnjë vlerë ligjore. Por megjithatë deklarimi i kombësisë, mund t'u shërbejë  qëllimeve politike dhe propagandistike.

Shtyrja e regjistrimit, ngjalli pakënaqësi tek partitë dhe organizatat e minoritetit grek dhe sigurisht tek Greqia, që është e interesuara kryesore në këtë çështje. Por Greqia, më parë se të interesohet për regjistrimin etnik në Shqipëri, duhet të bëjë regjistrimin etnik në territorin e saj. Dhe të njohë minoritetin shqiptar dhe çam që jeton në Greqi. Përsa kohë që kjo nuk ndodh, nuk ka se përse Shqipëria, të bëjë regjistrimin etnik të minoritetit grek. Nuk duhet harruar që Shqipëria në të drejtat e minoriteteve është disa hapa përpara Greqisë, e cila nuk njeh asnjë minoritet në territorin e saj, në një kohë kur është faktuar edhe nga një raport i Kêshillit të Europës se në Greqi ka ende rreth 300 fshatra që flasin shqip.

Përsa i përket qeverisë shqiptare duket se ajo ndodhet e zënë ngushtë në këtë çështje, sepse nga njëra anë i ka hapur rrugën regjistrimit etnik, dhe nga ana tjetër e ndien se opinioni shqiptar është në gjendje alarmi dhe nuk e pranon atë. Kjo qeveri do të bënte mirë ta anulojë  përfundimisht regjistrimin etnik dhe fetar  të popullsisë dhe të bëjë një regjistrim normal, pa deklarimin etnik as fetar, nëse dëshiron ta çojë deri në fund mandatin e saj. Kurse në raportet me Greqinë do të bënte mirë që në vend të politikës së servilizmit dhe pasivitetit, të zbatojë një politikë barazie dhe reciprociteti.

A.M


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-03-19 01:25:19
Greqia kerkon te perdor fene per te aritur qellimeve te saj . 
 
Por ata arojne se ne jetojme ne shekulin 21 jo ne te 20  
Dhe feja eshte nje dicka qe ti edshiron . 
Ne vendet e zhvilluara feja nuk shkruet ne psaport edhe nje gje tejrter sa shqiptare jetojne ne greqi nuk jtojne ne shqiperi greke . 
Dhe perse ju duhet regjistrimi . 
populli shqiptare duhet te informohet me shume nga shteti persa i perket greqise dhe qellimeve te saja ndaj vendit tone

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:34:05
Shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar apo nuk duan ta kuptojne qe armiku i tyre i perhershem jane grekerit.Greket nuk do te heqin dore kurre nga qellimet e tyre.Per ne shqiptaret ka vetem nje rruge,plumbit ti pergjigjemi me plumb.


International
English
Faqe interaktive