Faqe kryesore arrow Kosova arrow Dialogu qe jep pak
Dialogu qe jep pak PDF Print E-mail
19 Mars 2011

nga Bekim Rexhepi

Këtë javë qe e lam pas filloj dialogu i shumë përfolur, diku i pritur diku mjaftë i neveritshëm. I përfolur ishte se do të filloj dhe se ky dialog nuk mund të filloj pa kushtëzime të domosdoshme! Diku u mirëprit, të shpjegojmë se ku ishte i mirëpritur ky dialog, pra në qarqet serbe por nuk mund të mos e themi se nuk kishte edhe ne qarqet shqiptare qe e dëshironin një dialog të tillë. PDK-ja e Hashim Thaqit ishte ofertuar (nga ata si Delli) qe herët për këtë dialog, edhe pse ky dialog qe në fillim nuk do të ishte teknik sepse politika serbe ndan akoma vija të trasha me çështjen e Kosovës, është kushtetuta serbe e cila Kosovën e mban ne ekspansion, pastaj kemi fjalorin serb qe Kosovën akoma e paragjykon me prone të kishave dhe te tjera si këto. Ky dialog nuk do të duhej të fillonte sipas opozitës (LDK, VV, AAK), pa disa kushtëzime të rëndësishme qe do ti bëheshin Serbisë.  Por, nuk fshehët dot skepticizmi se nga këto kushtëzime të dala nga kjo Kosovë, mund ti japin shkase efekteve të dialogut. Të sqarojmë edhe diçka:, Dialogu është më shumë një nisëm ndërkombëtare, se sa është vullnet i brendshëm shqiptaro-serb, i një dialog qe do të qonte në marrëveshje të ndërsjella.

 

Serbia dëshiron akoma edhe pas pavarësisë së Kosovës, e edhe pas kaq njohjesh solide të shumë vendeve ndërkombëtare, ti riaktivizoj potencialin e saj që të marrë sqepaku edhe diçka të fundit nga Kosova, synon veriun. Synon veriun e Kosovës edhe pse kjo duket se nuk është e mundur për shumë arsye të tjera, ndër to është hapja e Kutisë së Pandorës, e cila vërtetë se hapë disa çështje të pa rregulluara si do të duhet të rregulloheshin në ish Jugosllavi (e, sepse hapja e kësaj kutie Serbinë nuk do ta zmadhonte me territor duke u futur në veri të Kosovës, por do ta zvogëlonte edhe më shumë duke humbur territore të tjera brenda vet saj edhe ato territore qe dikur i ka grabitur me dhunë, si krahinën e Vojvodinës).
Ndërsa dialogu shqiptaro serb përmban akoma ngarkesa politike qe i pamundësojnë realitetit demokratik - hapësirë dhe shtrirje normale. Dialogu nuk përmban logo qartësuese. Shqiptaret pajtohen qe ky realitet demokratik të ndodhë, por janë serbet ata, që nuk pajtohen me realitetin, gjithnjë duke u orvatur ta ndryshojnë çoftë edhe me forcë qe ky realitet të jetë i favorshëm vetëm për ta. Kjo distancë serbe ndaj realitetit, i pamundëson suksesin çfarëdo bisedimesh shqiptaro serbe për Kosovën. Pra, po ti kthehemi edhe njëherë zërit të opozitës se: nuk duhet të ndodhë dialogu, atëherë plotësisht kanë të drejtë sepse në këtë dialog shqiptaro serb, hyhet në bisedime për Kosovën dhe jo për Serbinë. Pra, Serbia nuk përjashtohet tërësisht nga ndërhyrja në zgjedhjen politike, teknike e të tjera për Kosovën. Ajo prapë faktorizohet deri në atë shkallë, sa të mos heq dorë nga kushtetuta e saj dhe të mos përjashtoj nga fjalori emërtimin si “Kosovo Metohia apo si Kosova pronë e kishave).  Qeveria aktuale e Thaqit, përpiqet dhe mbase edhe ne rundet e tjera të bisedimeve të shfajësohet përballë shqiptarëve dhe disi para ndërkombëtarëve se ja është Serbia ajo qe nuk do marrëveshje, ndërsa Serbia do ti akuzoj shqiptaret dhe ndërkombëtaret me gjuhen e vjetër por duke i gëzuar serbet me futjen në BE, dhe pa e humbur aspiratën serbe për Kosovën, përfundimisht edhe në veri.
 
Veriu i rëndësishëm

Institucionet e Kosovës të abstraktojnë plogështinë në veri të vendit – i gjithë territorit është i rëndësishëm për funksionimin e shtetit si një organ i vetëm. Alternativa të tjera mund të jenë politike dhe të pa suksesshme, nëse nuk arrihet të shtrihet funksioni shtetëror në vend. Nëse nuk arrihet të gjendet strategjia për njohje të reja të shtetësisë së Kosovës, atëherë të provohet strategjia për vendosjen e funksionit të shtetit në veri të vendit, kjo do të ishte më e rëndësishme se sa rehabilitimi me disa njohje të reja, qe do të mund të shërbenin si komoditet për qeverinë në pushtet, por pa pushtetin në veri të vendit. Një kusht i domosdoshëm i palës shqiptare për Bashkësinë Ndërkombëtare qe të hyhet në bisedime me Serbinë, do të duhej të ishin kthimi i domosdoshëm i pikave doganore në Veri të vendit, e ne kufi me Serbin, kjo nuk u bë, nuk u bë asnjë kusht?! Veçse u broçkollit se nuk do të ketë bisedime politike rreth Statusit dhe rreth territorit të vendit, mbete të shohim manin e broçkollinave të qeverisë ndërsa opozita mbase duket të jetë e ndarë rreth një reagimi për ti ndërprerë këto bisedime të cilat do ta çojnë Serbin në BE, pa i zgjedhur problemet teknike të cilat duken te lehta, por duke harruar një Serbi problematike dhe me nerva të brendshme, që përpiqet ti fashit para serbëve me Kosovën...


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-04-05 15:07:55
kjo mua me pelqen se qka ke shkruajtur


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?