Faqe kryesore arrow Politika arrow Përse duhet votuar për Partinë Balli Kombëtar
Përse duhet votuar për Partinë Balli Kombëtar PDF Print E-mail
21 Prill 2011

Balli Kombëtar u krijua në vitin 1939 nga Mit'hat Frashëri i cili ishte i biri i Abdyl Frashërit, njërit prej apostujve të kombësisë shqiptare dhe ideator i Lidhjes së Prizrenit (1878) , e cila synonte pavarësimin e trojeve shqiptare që ndodheshin në atë kohë të shpërndarë  në katër vilajete të perandorisë otomane, dhe më pas bashkimin e tyre në një njësi të vetme politike.

Vetë Mit'hat Frashëri ka bërë një punë kolosale për kombin shqiptar. Ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe, ministër i qeverisë së Vlorës përkrah Ismail Qemalit më 1912, ambasador i Shqipërisë dhe i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes  në Paris më 1920.

Në vitet '40 Balli Kombëtar ishte një organizatë politiko-ushtarake me një spektër mjaft të gjerë. Programi i tij ishte Dekalogu në qendër të të cilit qëndron ideja e Shqipërisë Etnike, ose e thënë ndryshe, bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare nê një shtet të vetëm shqiptar. Duket qartë që Dekalogu nuk është veçse vazhdim i ideve të Lidhjes së Prizrenit, e cila është shprehja më e pastër e idesë së kombësisë shqiptare.

 

Në vitin 1993, pas shumë përpjekjeve, Balli Kombëtar u rikrijua në Shqipëri në formën e një partie politike e quajtur Partia Balli Kombëtar (PBK).  Kryetar i parë i PBK u zgjodh Prof. Abas Ermenji, një nga drejtuesit ushtarakë të Ballit gjate luftës dhe antar i Komitetit Qendror të tij.

Që prej ri-krijimit, PBK ka patur si prioritet  programin e Shqipërisë Etnike. Në vitet 1995-1996 Prof. Abas Ermenji  zhvilloi një seri konferencash në të gjithë Shqipërinë që kishin për qëllim ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve. Gjatë luftës në Kosovë, PBK i kërkoi autoriteteve qeveritare të ndihmonin ushtarakisht Kosovën. PBK ka punuar vazhdimisht për ngritjen e ndjenjës kombëtare, dhe është përpjekur me të gjitha mënyrat ta çojë përpara çështjen e Shqipërisë Etnike.

Për fat të keq, elektorati shqiptar deri tani nuk i ka dhënë vendin që i takon Ballit Kombëtar. Për më tepër, në vitin 1998, me nxitjen nga një parti tjetër, një fraksion i PBK krijoi një parti tjetër të quajtur Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD). Kjo ka bërë që PBK të humbasë një pjesë të vogël të votave. Për më tepër, probleme të brendshme të organizimit dhe drejtimit, kanë ndikuar në humbjen e një pjese të elektoratit, duke e çuar PBK-në në kufijtë e ekzistencës si subjekt politik.

Kjo situatë nuk është e pranueshme. Sepse nuk bëhet fjalë këtu për një parti të zakonshme, por për partinë e vetme në Shqipëri që ka haptas në qendër të programit të saj objektivin e Shqipërisë Etnike. Bëhet fjalë për një parti që ofron zgjidhjen e vetme  serioze për të ardhmen e çështjes kombëtare dhe të kombit shqiptar. Bëhet fjalë për një parti e cila do të jetë e domosdoshme nesër kur ora e bashkimit Kosovë-Shqipëri të trokasë dhe kur çështja e bashkimit kombëtar të shtrohet për zgjidhje.

Megjithë problemet që mund të ketë sot PBK, ajo mbetet e vetmja parti që ka vullnetin, potencialin dhe guximin për ta realizuar programin e Shqipërisë Etnike.
Dhe nuk është ndonjë kopje e keqe e saj, që i huazon qëndrimet politike tek ndonjë parti tjetër, që mund të realizojë Dekalogun.

Për këto arësye duhet të votojmë  për Ballin Kombëtar (PBK) në zgjedhjet vendore të 8 majit, të cilat kanë një rëndësi të madhe për zgjedhjet parlamentare që vijnë më pas.

Duhet ta kemi të qartë se duke votuar për PBK dhe për  Ballin Kombëtar, votojmë për Shqipërinë Etnike dhe për Bashkimin Kombëtar.

 A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-04-25 19:16:19
rroft balli kombetar jemi me juve ne gjdo rast

Koment nga GUEST më 2011-04-25 19:16:51
a mund te na thoni se cfar perfitoj balli ne marveshjen qe bet me kualicjonin e djatht para dy vjetesh ?duke par qe pd dhe lsi jan kunder kthimit te pronave a sju duket se bashkepunimi me ta bije ndesh me statusin dhe interesat e elektoratit te ballit dhe per kete jan te pavendosur tju mbeshtesin?a sju duket e pa arsyeshme te akuzosh elektoratin ballist per mos perkrahje dhe mos ta kerkoni fajin te drejtimi dhe organizimi i partis?un dhe te afermit e mi gjithmon kemi votuar per ballin dhe do vazhdojm ta bejm por jo per meriten tuaj por se kemi qen,jemi dhe do jemi ballista.

Koment nga GUEST më 2011-04-25 19:17:14
Skenari ramizist per eleminimin e forcave te djathta patriotike e antikomuniste,kryesisht te Ballit Kombetar, po zbatohet duke i percare dhe asimiluar ato, per te vetmin qellim trashegimin e pushtetit politik dhe ekonomik ne duart e komunisteve dhe neokomunisteve .Ne keto kushte ,kur reabilitimi i diktatures po behet cdo dite, kur rreziku sllavo-grek vazhdon ti kanoset Shqiperise ,eshte e domosdoshme bashkimi i te gjithe atyre qe duan nje Shqiperi demokratike dhe etnike,te gjithe atyre qe u shtypen nga komunizmi dhe e urejne ate ,ne nje aleance te vetme marekombetare .

Koment nga GUEST më 2011-04-25 19:17:27
Eshte per te ardhur keq qe askush nga strukturat e Ballit ne Shqiperi nuk ka kerkuar ndihme si intelektuale,finaciare nga askush 
 

Koment nga GUEST më 2011-04-29 14:35:54
Te gjith ata qe e duan Kombin me zemer dhe jan per bashkimin e tojeve Shqiptare duhet te Votojn Ballin Kombetare. 
Kishim me i lute qytetaret e Shqiperis qe te votojn Ballin dhe 
nje her e pergjithmon ti themi jo mashtrimeve dhe te qojm sa me lart zhvillimin e rinis Shqiptare qe eshte rinia me e madhe ne ballkan. 
Krenohu qe je Shqiptare mbtoje me identitet Flamurin kuq e zi Voto Ballin Kombetare per te rrit standardin tend . 
 
SUKSESE.

Koment nga GUEST më 2013-06-18 21:54:15
RROFTË SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE! 
 
JEMI NJË!  
SHQIPËRI ETNIKE - NGA NISHI DERI NË PREVEZË!


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?