Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Vetëvendosja nuk guxon te gaboj
Vetëvendosja nuk guxon te gaboj PDF Print E-mail
21 Prill 2011

Shkrimtari frëng Jules Romains shkruante diku, që Neroni ka mbetur si një tiran i zi në histori sepse iu pat rënë në qafë vetëm të krishterëve dhe ca pak patricianëve (aristokratëve) të Romës.. së kush mundë të jetë i keq, e kush i mirë në ketë Kosovë martire... varët para kujt mund të jesh i keq, apo i mirë. "Elitat" tona politike sot janë të mirë para të të huajve, e kurrsesi nuk janë të mirë ndaj Kombit të cilin e përfaqësojnë. Ata janë servil dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarve dhe jo transparent dhe jo në shërbim të interesave kombëtare: së çka është politika në përgjithësi dhe çka është politika shqiptare, në veçanti?
Sipas politikologut të famshëm, Groucho Marx - "Politika është art i gjetjes së problemeve, diagnostifikimit të tyre, dhe aplikimit të zgjidhjeve të gabuara për problemet në fjalë".Sipas modelit Kosovar, apo më mirë me thënë sipas modelit shqiptar, politika është art i arteve e shkencë e shkencave. Të shqiptarët politika të mashtron dhe të ngatërron. Në punë, politika shqiptare të lartëson dhe në jetë të pasuron.

 

Botëkuptimi i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim te konstituimit të saj, e ardhmja paraqitet si obligim qytetarë dhe njerëzorë në mbrojtje te politikës dhe frymës demokratike Thënë ironikisht, tek ne shqiptarët, politika është i vetmi profesion, ku mungesa e diturisë është më e mirë së vetë dituria. Tek ne, politika është punë profitabile, ku truri dhe arsyeja e shëndoshë janë më së paku të nevojshëm. Politika kosovare është e rastit dhe nuk ka strategji veprimi; ajo është përçarëse, nuk shkon në dobi të unifikimit në momentet vendimtare për kombin. Politikanët tanë janë individ amoral, që të padrejtën e proklamojnë si të drejtë dhe së ata (politikanët tanë) merren vetëm me thash e thëne dhe shpifje dhe e paraqesin vetën si të jashtëzakonshëm dhe shpëtimtar të kombit . Sa here qe thirren ne emrin e këtij vendi humb edhe besimi se kujt dhe me ke duhet inkorporuar që te ndihmojmë vendin tonë. Politika nuk është sa për te thënë dy fjalë, ndoshta mund te gabohem por politikanet tanë  mund te jenë “atdhetar”  por kurrë nuk mund te jenë  politikan  pragmatik. Shumica e deputeteve sikur te opozitës ashtu te pozitës, postet që mbajnë nuk përkasin me dijen e tyre për dikasteret dhe ministritë që drejtojnë. Me para mund te blesh një pozitë por kurrë nuk mund te blesh dijen. Ne jetën tonë politike mund te gjesh politikan sa te duash që për çdo dite bëjnë gabime që dëmtojë partitë e veta por edhe vendin por kurrë një herë nuk mendojnë të tërhiqen apo te japin dorëheqje. A po humb ne vlera Vetëvendosja tash kur ka filluar ofensiva ne Parlamentin e Kosovës, kush duhet te flas e kush duhet të hesht ? A duhet të gjitha ato që thuhen në parlament të argumentohen apo vetëm te flasësh sa për te thënë dikush se foli edhe ky. Një fenomen qe me ka ngjalle kureshtje . A mundet   që të mbaj tempin e saj me kuadrot që ka apo duhet që ajo të hapet karshi rinisë së shkolluar dhe mos të  mbyllet sikur partitë e tjera brenda kornizave. Ajo duhet që fytyra të reja te sjellë në radhët e saj sepse po te përsëritet  gabimi i bere me emrat e deputetëve të zgjedhur ku shkuan me alfabet , tregon çarte se qysh në start u dëmtua. Shumë emra janë futur brenda duke ju falënderuar alfabetit. Ka emra qe kurrë ne jetë njerëzit nuk i kanë dëgjuar, pra shumica kane votuar 5 emrat e parë dhe disa figura që kane qen të njohura për publikun kanë marr votën e popullit, por a janë te përgatitur te gjithë për sfidat qe i presin. Unë them qe VV i duhen kuadro që të sfidoj pozitën,nuk dua që edhe kjo të na zhgënjej  një frike të çuditshme kam brenda vetvetes që ajo po ec rrugës se partive tjera ne aspektin e brendshëm duke mos u profilizuar me kryetar me kryesi me këshill drejtues me program që tregon rrugën, shkon në të  majtë apo të djathtë edhe pse programi i saj epë indikacione se është e majtë. I gjithë vendi sytë i ka nga kjo forcë e cila ju ka ngjallur ndenjën që dikush po i përfaqëson ata. Populli është lodhur duke dëgjuar për emra te ndryshëm te trimave Shqiptar qe luftuan në këtë vend apo në tjetrin që ishin me prejardhje shqiptare. Kështu ne Shqiptarët kënaqemi kur gjejmë ndonjë emër burri të madh prej racës sonë por që i ka shërbyer ndonjë perandorie të jashtme. Dhe s'na shkon asfare në mendje se ata burra, vetëm për t'u bërë të mëdhenj, për të kënaqur ambiciet e tyre, kane shërbyer në shërbim te huaj.,. Mburremi me aventurën e Pirros që u nis me njëzet mijë Epirotë për të shtruar Romën! Dhe s'na shkon kurrë në mendje se ajo politikë nuk pati tjetër përfundim përveç shitjes si skllevër. Kemi disa lloje te shkas qe bëhen ato janë te ndryshme, ndyrse, agresive, cinike.  Frojdi  shton edhe një kur merr një shembull. Dy çifute takohen në një tren. “Ka po shkon?”-pyet njeri. “Ne Krakov”,-përgjigjet tjetri.-Merre me mend se çfarë rrenacaku je,-u nxeh i pari,-kur thua që je duke shkuar në Krakov,ti kërkon qe unë te mendoj se ti po shkon ne Lemberg. Po tani unë  e di që ti me të vërtetë je duke shkuar ne Krakov .Pse po gënjen. A do te jete një e vërtetë po që se dikush i presin dëgjuesit fjalët e tij?  . .Mburrem me trimërinë e disave  kur flasin gjëra që nuk do te mund  gjithkush ti thotë ,apo me mirë të themi vrazhdësia e gjuhës që përdorte zakonisht kundër Thaçit dhe klikës se tij . Sa më shumë që flitet nëpër media , aq me shume më humbte besimi tek disa politikan. Shihet se nuk janë  njohës te mirë të politikave krahasuese. Ishte zhgënjyese dhe krejt ai gëzim dhe ajo trimëri e tyre, zbehet karshi fjalorit politik që po përdoret.  Shtrohet pyetja cka po flasin disa ne parlament? E ndihmojnë  VV që të ec përpara, apo kthehet ajo bumerang nëse nuk  përmisohen gjërat. Unë mund ta kuptoj mllefin  qe kanë për Thaçin sepse edhe unë e ndiej që është duke shkatërruar vendin, por kurrë  vrazhdësinë  dhe fjalorin që është pa koncept, pa temë dhe pa vizion. Është lehtë të thuash diçka por është vështirë të argumentosh  sepse në momentet kur nuk mund te argumentosh del humbës në betejë. Duke pasur shumë shokë dhe miq në VV po e shoh që kjo lëvizje që ka përkrahje te madhe te të gjitha forcat qe e duan bashkimin do te humb me kohën nëse secili i thotë vetes lider dhe flet ne emër te  saj pa përgjegjësi. Disa mund të bëhen miliarder ndoshta edhe astronaut por kurrë  politikan me përmasa qe do të drejtonte Kombin. Po e marr një shembull shume thjesht,ne kohen kur emri i Fatimr Limajt lakohej shumë për keqpërdorim të parasë publike, populli mezi priste që ai të burgosej, në momentin kur u ndryshua aktakuza popullit ju kthye simpatia për Fatmirin e 98-99 pra vetëm sa e ka fuqizuar ajo ‘’padi’’ dhe e ka madhëruar sepse të akuzohesh se ke vrarë oficer serb gjate luftës është krenari. E njëjta po ndodhe me Thaçin nëse Vetëvendosja merret me ta vetëm sa do ta kthej vëmendjen e popullit dhe do ta kthej namin e Thaçit qe kishte ne vitin 98-99 pra dikush brenda VV po punon për hambar te Thaçit dhe kjo do ti shkaktojë probleme te mëdha VV nëse kjo nuk ndërmerr diçka karshi kësaj natyre qe është duke dëmtuar imazhin e Lëvizjes sepse nuk mund te imitosh dike nëse nuk e ke të lindur pra me një fjale është e kotë nëse diçka e tille nuk është ne suaza te asaj qe quhet demokratike.


Gazmend Islami
Autori është analist Politik

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive