Faqe kryesore arrow Kosova arrow Askush nuk mundet të na i mohon të drejtat tona
Askush nuk mundet të na i mohon të drejtat tona PDF Print E-mail
05 Qershor 2011
R e a g i m

Në përkrahje të grevës së anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së


Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, dega në Deçan, por edhe organizatat tjera të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit solidarizohen plotësisht më grevën  e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së që kanë hyrë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre. Kjo është kërkesë e kahmotëshme e cila është neglizhuar dhe zvarritur qëllimisht nga klane të caktuara të shoqërisë që kanë qenë pjesë e qeverive të deritashme. Shtresa e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmove dhe të pagjeturve është shtresa më e nënçmuar dhe më e nëpërkëmbur e shoqërisë sonë. Injorimi dhe mospërfillja ndaj kësaj shtrese i ka kaluar të gjithë kufijtë. Janë shtresa më e varfër, pa kurrfarë kujdesej, janë shtresa që i shërbeu UNMIK-ut dhe EULEX-it për ti mbushur burgjet për ta justifikuar punën dhe qëndrimin e tyre në Kosovë.

Është kjo shtresë pothuajse e linçuar që i mohohet edhe e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta e punës dhe shpesh herë e drejta për të jetuar. Mbi 50 pjesëtar të UÇK-së nga skamja e mjerimi, nga padrejtësitë, presioni dhe shtypja që u janë bërë nga UNMIK-u dhe EULEX-i, janë detyruar të vetëvrahën. Shpesh herë na ka rastisur ti shohim këto shtresa të katandisur si mos më keq në ekranet televizive duke kërkuar lëmosh. Kemi parë invalid e veteran të luftës duke qarë e përkulur për një strehë e kafshore bukë. Ne e dimë që rregullimi i statusit të veteranit është koncept politik dhe se Qeveria e Kosovës ka presione nga Serbia përmes vijës ndërkombëtare që ta zvarris deri në pafundësi rregullimin e statusit të luftëtarit, por kjo nuk do të tolerohet më. Shumica e komandantëve dhe udhëheqësve të luftës janë arrestuar, janë futur nëpër burgje dhe kanë vuajtur dënime drastike më vite të tërë për tu liruar më pastaj të pafajshëm. Kurse disa të tjerë janë dënuar më dëshmitar të përpunuar në Serbi, bashkpuntor e punëtor që kanë punuar në organet e sigurimit serb e që dergjen burgjeve edhe sot. Burgjet e Kosovës janë të mbushura përplot më çlirimtar, EULEX-i po vazhdon ta plotëson misionin e UNMIK-ut duke përpiluar lista të reja të arrestimeve dhe të burgosjes së çlirimtarëve me akuza të ndërtuara më shpifje e dëshmi të rreme. Po shihet qartë se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore, për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë ne nuk kemi ku të shkojmë, ne kemi luftuar që ta gëzojmë të gjithë. Ne nuk duam as më shumë as më pak se sa ta kemi statusin e nyejt më qytetaret tjerë dhe ti gëzojmë të drejtat si të tjerët. Kosova ka mbet peng i disa shtesave të shoqërisë të cilat nuk kanë zbritur nga pushteti që 12 vite, ata e kanë keqpërdorur pozitën, besimin e shoqërisë dhe vlerat e UÇK-së. Ky vend kërkon drejtësi dhe vetëm drejtësi. Ne e kemi dhënë gjakun, gjymtyrët dhe të afërmit tanë që të jemi të lirë që lirinë ta gëzojmë të gjithë e jo vetëm një shtresë. Ne nuk jemi të barabartë dhe duam drejtësi. Jemi lodhur më premtime e më fjalë boshe më të njëjtën retorik tash e 12 vite. Ka ardhur koha të ndryshojmë konceptet e mykura të nomenklaturave të vjetra të cilat e kanë quar vendin buzë gërminës. Ne jemi me juve grevist të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, jemi më të gjithë ata që do ti dalin zot Kosovës sa herë që rrezikohet çënja e Kosovës dhe kufijtë e saj.

Deçan, më 1 qershor 2011            

Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së,
Kolonel Abdyl Mushkolaj

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?