Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Përkujtohet në Clifton NJ Revolta e Spaçit dhe Qaf Barit
Përkujtohet në Clifton NJ Revolta e Spaçit dhe Qaf Barit PDF Print E-mail
05 Qershor 2011

Nga   Eduard M. Dilo

Eshte bere tradite qe ne mjedisin dinjitoz tejet Shqiptar te Restorantit me pronar Zotni Qemal Lepenica te perkujtohen ngjarje me rendesi nga historia e popullit tone. Qysh kur afrohesh prane lokalit, pershendetjen e pare ta bejne flamujte kombetare te USA dhe Shqiperise, ata  duke u valvitur lehte  urojne mirseardhjen.  Hyn brenda dhe do te ndihesh tamam ne nje vater te ngrohte dhe bujare shqiptare....  
 Z. Lepenica duke te uruar plot bujari mikpritjen me  miresjellje dhe respekt pershendet :"Bujrum, Mirseardhet"! Nje ambjent i ngrohte Shqiptar, ne zemer te qytetit  Clifton NJ.   Ne mure, si nje muze i vogel, plot thjeshtesi, por qarte e bukur do te gjeshe Gjergjin tone te madh,  I.Qemalin e M.Frasherin, ....., fotografi nga shoket e idealit te tij, te cilet duke shperfillur vdekjen  u nisen nga Malta  per te vene ne jete porosine e "Babait te Shqiptarizmes" Mit-hat Frasherit te pavdekshem per lirine tone kombetare .

 

Shqiponjat e gdhendura ne dru, portrete me radhe patriotesh, besnike te Shqiperise Etnike, foto nga trojet mbare kombetare, bukuroshet shqiptare   etj.
Ne mes te lokalit, hijshem e plot nur  pershendetjen ta ben Flamuri yne Kombetar, i cili na  ben te ndihemi krenar.
Ne tavolina, krahas shtypit periodik zonal, dhe gazetave te tjera, do te gjesh dhe "ILLYRINE"....

Ne kete ambjent te thjeshte por teper dinjitoz, me 22 Maj 2011,  ish i burgosuri i ndergjegjes,  Zotni Pellumb Lamaj, u beri thirrje dhe grumbulloi
pjestare nga te mbijetuarit e diktatures, te cilet plot urtesi e miresi erdhen  ne perkujtim te masakres se Spacit dhe Qaf' Barit.
Te gjithe duke shternguar duart njeri me tjetrin (ne shume prej tyre shifje dhe shenjat e lena nder duar te prangave ), takoheshin e tregonin episode
nga ai tmerr qe piu gjak njeriu dhe blojti kocka pa meshire.

Ne syte e tyre, te ketyre te mbijetuarve , si vellezerit Eqrem, Fatmir e Novrus Mujo (bijt e patriotit kolonjar, ushtarit besnik te Shqiperise Etnike, te pa harruarit Sefer Mujo Luarasi), shihje dhimbjen per ata qe sot jane ende pa varr.  
Ne biseda, ne cdo gje aty me Zotnijte  Beniamin Cakrani, Rajmond Sejko, Fejzi Kulla, Musa Hoxha, Muharrem Zhidollari do te ndjeje aq prane renkimet nga vuajtjet pa fund te atyre qe nuk i mposhti dot diktatura, por ata e tmerruan ate, deri sa ajo i zhduki barbarisht e sot nuk dihen ku prehen.  
Kujtime te dhimbeshme, kujtime qe te dritherojne dhe te prekin deri ne palce.

"Interesat e medha gjithmone ngrihen mbi male kufomash, por idealistet e kane te zgjidhur me ndergjegje rrugen e ceshtjes kombetare dhe pse eshte nje rruge e veshtire, plot rreziqe e vuajtje, por qe me ne fund triumfon - tha ne ate ceremoni te thjeshte por teper kuptimplote e prekese ish i denuari Z.Pellumb Lamaj, pasi me pare kerkoi qe gjithe te pranishemit te ngriheshin ne kembe dhe me fytyre nga Flamuri Kombetar te nderonin me nje minute heshtje Herojte e vertete si Dervish Bejko, Hajri Pashaj, Skender Daja, Pal Zefi, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

Duke qene te vedijshem ne ate kohe per gjithshka ekstreme qe na priste,  na ben qe ne sot te kemi paqe me veten.  Ishte nje rruge e zgjedhur vete me ndergjegje, rruga e idealizmit kombetar.  Ata heroj te vertete, ne perleshjen qe nisi me policet e kampeve famekeqe dhe qe mori permasat e nje revolte, luftuan duke valvitur ne ato gerxhe per te paren here pas pushtimit komunist qe nga '44-ta,  Flamurin pa yllin e kuq sllavo-komuniste, pa draper e cekanin bollshevik.
Shiheni(!)...   shpertheu jehona ato gryka malesh vdekjeprurese se si shqiponja fluturon e lire pa simbolet e huaja qe e shemtojne ne koke.

E kjo mor vellezer na ben qe te kemi paqe me veten, se Shqiperia po shkon drejt bashkimit kombetar- ora e rraces Ilire po troket. Ne brezi fatlum qe mbajtem gjalle shpirtin e nalte te shqiptarizmes dhe sot perkujtojme me respekt e dhimbje,  por krenare ata qe diktatura i ka lene pa varr dhe e ashtuquajtura demokraci po vazhdon te dekoroje ata qe i zhduken keta martire".

Po masakrohet akoma historia jone kombetare, edhe pse ka kaluar kohe - vazhdon ne bisede Beniamini e Rajmondi. Mungesa e nje Nurembergu te dyte per denimin e krimeve te komunizmit  dhe interesat e te medhenjve u dhane mundesi krimineleve te kuq si te pa fe dhe te pa Atdhe qe jane, me pelivanlleqet e tyre te valvitin shume flamuj qe nuk jane gje tjeter vec flamuj turpi.  E si te tille me keto qe bejne po realizojne me se miri interesat e tyre te uleta.

Historite dhe tregimet  e ketyre njerezve te mbijetuar  jane vellime me vete per ato tmerre te pa fund.  Cdo flok i thinjur i tyre ka nje histori, nje ndodhi, ka nje dhimbje qe kullon gjak.

Akoma ne vendin tone nuk behet gje per keta te mbijetuar, akoma drejtesia nuk vihet ne vend, akoma te pa varret vazhdohen te denohen, akoma nuk po merren demshperblimet, akoma po mashtrohen dhe po denehoen keta te ish te denuar...

 Shikon pamjet e Spacit te sotem, kete vend qe duhet te ishte nje muze  tmerri nga ajo kohe jo shume e larget qe si makine mishngrenese nuk u ngop kurre me bij Shqiperie, dhe te vjen keq qe e kane shkaterruar, nderkohe qe klasat politike ne Shqiperi ngrihen me te madhe ne ruajtje te piramides  luksoze qe te ngjall neveri si nje gerdalle e vertete ne trupin dhe zemren e sakatosur te popullit.

Ndoshta ndonje dite do te kujtohet klasa politike shqiptare te ktheje syte nga keta njerez qe jane vertet krenari e kombit, qe edhe sot duke qene te tille jane te durushem, njerezore, jo hakmarres, por te drejte dhe besojne se nje dite do te vije drejtesia e vertete per te vepruar dhe ish persekutoret te marrin ate qe u takon.
NDER, RESPEKT  PER HEROJTE E SPACIT DHE TE QAF'BARIT  DHE TE BURGJEVE TE TJERE TE DIKTATURES!

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-06-25 00:19:02
Uroj shpirtérisht té gjithé pjesmarsit né kété" dité" kujtimi pér rrevoltat e spaçit dhe té qaf barit ku u pushkatuan djemte dhe shokét tané .Né veçanti pérshéndes z;Pullumb LamajUné jam njé ish i burgosur dhe bashkvuajtés i tyre.Si Dervsh Bejkon,Skénder Dajén po ashtu dhe Hajri Pasha i kam pasur shoké té afért.Dhe njé heré ju pérshéndes dhe uroj jeté té gjaté.Me respekt shoku juaj i vuajtjeve Mani Endacaku

Koment nga GUEST më 2011-06-25 00:24:03
Le ti vleresojme dhe shperndajme sa me shume kesilloj artikujsh qe perkujtojne deshmoret e vertete te Kombit dhe vojtjet e turturat e mbedhaja qe kane hequr teburgosurit gjate sundimit te regjimit komunist ne Shqiperi. 
Te lumte z. Pellumb Lamaj. 
Nga Australia, Petrit Kello.


International
English
Faqe interaktive