Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Greva e Veteraneve dhe ndërgjegjja Kombëtare
Greva e Veteraneve dhe ndërgjegjja Kombëtare PDF Print E-mail
21 Korrik 2011

(Mikut tim Sali Qazimit)

Ne një bote plot luftëra, racizëm, trazira politike,recesione ekonomike,vuajtje shoqërore a nuk meriton populli im, një vend ku mbizotëron drejtësia ,liria dhe dinjiteti.
Tash e sa jave veteranet e UCK-se kane filluar grevën, jo për te kërkuar lëmosh por për te drejta e tyre legjitime, qe janë krejt te pranueshme ne çdo shoqëri demokratike. Po ku është sot ndërgjegjja Kombëtare e shoqërisë sonë?? Se çka bene Qeveria dhe “Organizatat gjoja te Veteraneve” me shume është poshtëruese te mendosh se ata janë zëri i Veteraneve,, ata i shërbejnë vetëm urdhrave te Qeverise . Marrin rroga te majme,marrin donacione nga me te ndryshme ,vozisin vetura te shtrenjta. Kush janë përfaqësuesit e vërtet te UCK-se, mund te pyet dikush.....Unë them se përfaqësuesit legjitim te veteraneve te UCK-se janë ata,,, te cilët ne paqe po luftojnë me vdekjen për te vetmen arsye, tu njihet e drejta e luftës se tyre. Te dashure qytetare liridashës,, kjo Qeveri ka prek thelle ndjenjat e çdo qytetari,kjo Qeveri ka prekur thelle ne ndërgjegjen Kombëtare..Qytetare te dashur .....a nuk mjafton ta dini qe jemi populli me i varfër ne Evrope,,,jemi vendi me te ardhura me te ulëta ne Evrope,,,,,jemi vendi qe jemi te izoluar nga bota perëndimore,,,,jemi vendi me papunësinë me te lart ne Evropë. Qytetaret e mi te dashure?? Populli thotë një fjale te veten “Edhe miza jeton ,,po ajo jetën e bene ne prapanicën e shtazëve” mos ma merrni për te keq, por është koha te ndërgjegjësohemi dhe kësaj te keqe ti thuhet mjaft sepse fundja te keqen kur ta ndalim është mire. Qytetare te dashur... a nuk meritojnë bijtë me te mire te atdheut te përkrahen me te gjitha format. Te stopohet përdhunimi qe po i behet jo vetëm luftës se UCK-se por historisë me te lavdishme te shekullit te kaluar sepse po te anashkalosh ata qe lartësuan Kombin prek ne Flamurin ne Gjakun ne Himnin ne krejt çka është Shqiptare. Populli është pararoja e mbrojtjes së lirive, e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që sigurohen vetëm me mbrojtjen kombëtare..

 

Keto manovra te Qeverise nuk me çuditin. Por na çudit sidomos qëndrimi i masave, që vazhdojnë të mbajnë mbi kurriz keta sharllatana te cilet po rrezikojn edhe ekzistencën tone si Komb. Lumtërinë nuk mund t'a gjejmë veçse në frymën e dashurisë kombëtare.
Nuk dua të besoj se ne rinia te pranojm në heshtje këto tragjedi që po i bëhen popullit shqiptar. Na duhet bashkimi ne përpjekjen tonë, për t'i siguruar një demokraci të vërtetë duke ndalur te keqen dhe dhembjen . Kjo thirrje qytetaret e mit e dashur ,,vije nga zemra per ta pare vendin duke ecur perpare, me boten e qyteruar demokratike. Pa hajni,pa korrupcion,pa nepotizem,pa dallavare..Me pune,me ekonomi te shendosh,me shkollim superiore,me mjeksei te zhvilluar,te integruar ne BE. Populli im te gjitha keto behen vetem me ndryshime dhe pa kete klase politike e cila ka edhe shpirtin e shitur edhe kur te mos jetoj me. Te tregohemi te denjë për historinë ..

Gazmend Islami
Autori është Analist Politik

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive