Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Gëzuar Festën e Flamurit !
Gëzuar Festën e Flamurit ! PDF Print E-mail
28 Nentor 2011

Përshëndetje bashkatdhetarëve kudo që janë.

E dërgoj urimin tim për 28 nëntorin historik e të lavdishëm, datë e bekuar me një imazh të madh e të rëndësishëm historik për mbarë Kombin tonë Shqiptar, Pavarësia e Shqipërisë.
Data 28 nëntor për të gjithë ne shqiptarët ka qenë dhe do të mbetet përherë e shenjtë.
Që nga 28 nëntori i vitit 1443 kur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kthye njëherë e përgjithmonë në Krujën e bekuar e të lashtë dhe ngriti flamurin e kastriotëve në kalanë shekullore, që nga 28 nëntori i vitit 1912 kur Ismail Qemali së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë ngritën në Vlorën heroike të njëjtin flamur të kastriotëve me shqiponjën dykrerëshe, duke shpallur përfundimisht Pavarësinë e Shqipërisë, e deri në kohët e sotme, kur ne e festojmë atë datë me krenarinë e të qënurit shqiptarë, me dashuri për atdheun, me dashuri për njeri tjetrin si vëllezër e motra të një gjaku që jemi.

 

Në këtë 28 nëntor 2011 ne ndjehemi të bashkuar, me Kosovën e pavarur, por shpresojmë dhe urojmë që të mos jetë e largët dita kur Kombi Shqiptar, trojet tona shqiptare brenda dhe jashtë kufirit shtetëror të jetë NJË, me Çamërinë e pavarur, që edhe populli martir çam të ketë të drejtën e tij të gëzojë truallin e vet, dëbuar padrejtësisht nga qeveria dhe ushtria greke e atëhershme.
Uroj që së shpejti Shqipëria, Kosova, Çamëria, trojet shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, të jenë një shtet i pavarur, një Shqipëri natyrale, një komb shqiptar i bashkuar përfundimisht.
E kujtojmë dhe e nderojmë me respekt të madh datën 28 nëntor, e quajtur Dita e Flamurit, i atij flamuri të shenjtë kombëtar, që vetëm përpara tij përhulemi në gjunjë me respekt dhe dashuri.
Duke puthur atë flamur, puthim tokën mëmë edhe pse jemi larg saj.
Gëzuar dhe për shumë vjet festën e shenjtë të Flamurit tonë Kombëtar.

Me dashuri
Pierre-Pandeli Simsia



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-12-07 14:47:49
GEZUAR FESTEN E KOMBIT SHQIPTAR, GEZUAR FESTEN E FLAMURIT,RROFTE SHQIPERIA ETNIKE !

Koment nga GUEST më 2011-12-07 14:47:13
u urojm te gjith shqiptareve kudo qe gjendenn 28 nentorin diten e flamurit te shqipris 

Koment nga GUEST më 2011-12-07 14:46:45
urime edhe ty zoteri edhe te gjith SHqipetarve ne gjith rruzullin toksor ku ata gjinden jua uroj fesen e madhe te Kombit pamvarsin. RROFT BASHKIMI I TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE: RROFSHIN SHQIPTARET ME GJAK TE PASTER SHQIPJE


International
English
Faqe interaktive